E premte, 29.03.2024, 09:05 AM (GMT)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli

E merkure, 31.08.2022, 07:00 PM


Homazh i mbajtur në Vatikan kushtuar Nenës Terezë

Në kuadrin e  kremtimit të njëqind  e dymbëdhjetë vjetorit të lindjes të Nenës Terezë

Legjendës ma madhështore e këtij shekulli...

Nga Hasan Hasanramaj

Në kuadrin e njëqind e dymbëdhjetë vjetorit të lindjes dhe përvjetorit  të vdekjes dhe organizimit të shumë manifestimeve në Kosovë dhe vende të tjera  po ia kushtojmë këtë shënim bijës së Kombit, nobelistes, humanistes, bamirëses të Madhes të kombit shqiptar - Nënës Terezë. Këto data që këto ditë po kremtohen në Kosovë e vende të tjera janë një ndër ngjarjet me të rëndësishme kulturore për popullin shqiptar dhe botën mbarë - kryesisht kushtuar kësaj figure të veprave të mëdha humanitare që ka bërë për  skamnoret në botë të cilët vdisnin nga uria. Andaj, për ta njohur  identitetin e saj, si njeri i kësaj bote për të cilën, as filozofët antikë nuk do të mund të jepnin përgjigjen për arsyen që këtë personalitet  e ngriti aq lart, arsyeja e cila do ta linte të qetë ose do t'ua shuante kureshtjen e amshueshme, sikur që ishte problemi i njohurisë së sendeve. Kjo bijë e kombit shqiptar të arbrit, modelistja, humanistja dhe bamirësja Nëna Terezë u ngrit shpirti i saj deri te metafizika e Shën Tomës. Sikur të jetonin edhe sot mendimtarët e shquar të mendimit filozofik  me botëkuptime të ngjashme: a thua a do të mendonin se jeta  për njeriun është  tragjedi, utopi, fshehtësi ose do të shpallnin edhe sot Zotin e vdekur?!  Nëna Terezë gjithsesi me jetën e saj e dëshmoi të kundërtën. Kjo Nënë mbështetet në këtë botë që ta inkurajojë dashurinë e Zotit, ta zbusë vargun e dhimbjeve të ndryshme, që hyjnë thellësisht në trupin-mishin e njeriut. Sigurisht, ata që e kanë njohur këtë  Nënë dhe ne që po i shkruajmë këto fjalë modestie do të pajtohen gjithsesi se kjo figurë kombëtare qe dhe mbetet e përjetshme si person që është zhytur thellësisht në tiparet e përbashkëta të humanizmit, deri te identifikimi me vuajtjet njerëzore e më varfërinë e të gjithëve. Dashuria e Nënës Terezë ndaj njeriut, sidomos ndaj atij që është më pak i vlefshëm në sytë e botës së sotme, qe e madhe.

Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin me të madh të dashurisë  krishterë ndaj të varfereve në fund të  shekullit XX

Prandaj në sytë e në zemrën e saj janë të denjë për çdo afekt, nderim e dashuri. Nëse nga mbretëria e Hyjit s'mund të përjashtohet askush, nga marrim ne guxim t'i përjashtojmë  varfanjakët nga të mirat tokësore dhe nga nderimi njerëzor; t'u thuhet se kjo jetë është kotësi, e pakuptimtë e tragjedi; ose do të ishte edhe më mirë t'ia merrnin jetën vetvetes - të mos kishin lindur fare? Dashuria e saj për ta, në përngjasim të asaj hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri familjar, edhe pse këta dalloheshin  dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e tjera.

Kjo është, ndoshta e vetmja barazi që solli Nëna Terezë në këtë dhe, që nuk mund të mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e revolucione, sepse kjo dashuri vjen thjesht nga Zoti. Për Nënën Terezë identifikimi me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, por njëmendësi. Asgjë nuk i dallonte duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e saja nga të varfëritë: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk dëshirojmë të themi se vetëm Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor. Atë që Nëna Terezë iu ofroi këtyre "varfanjakëve" është diçka tjetër: Dashuria krishtere. Sigurisht, Nëna Terezë, duke iu dhënë këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e verbuar, kishte edhe kritika, që janë absolutisht të paqëndrueshme për shumë arsye. Madje ndihmat e limituara shëndetësore dhe metodat që i zbatonin Motrat e Dashurisë viheshin në pah -  me qëllim që të diskreditohet dobishmëria e tyre. Është më se e vërtetë, nëse merret parasysh çështja statistikore, se veprimtaria e Nënës Terezë ishte e vogël dhe jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është pohimi  kundër statistikor, kjo për të cilën në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar që kthehet, sesa për shumicën e të drejtëve. Këtu shihet shembulli i Nënës Terezë, i klithjes së saj për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX, sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja  e cila për të ishte një lidhje personale me Krishtin e mishëruar.

Klithjet e e Nenës Terezë ishin dhe mbeten më humania  dhe më civilizuesja ...

Feja, besnikëria, dashuria, flijimet e Nënës Terezë kurrë nuk do të veniten, por gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Preferenca e saj është aq e qartë saqë secili pati mundësi t'i shohë përparësitë që sjell Zoti. E pra, ajo doli t'i bindë zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj. Vërtet, Nëna Terezë mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet!  Kur analizohet jeta Nënës Terezë, atëherë vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë dinamizëm dhe atë energji?  Ndoshta, e tërë ajo që mund të thuhet për Nënën Terezë qëndron në faktin se ajo ishte besimtare e thellë e lutjes, e kurrë nuk prante që të mos lutej ose të mos meditojë e të mos besonte në fuqinë e saj. Jeta e Nënës Terezë ishte një sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka zanafillën dhe kuptimin e vet te Qenia absolute-te Zoti, që mishërohet për njeriun. Edhe këto fjalë po me duken të zbehta për ta paraqitur me këtë rast një Nënë me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një  Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin, një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha krijesat e veta.

Nëna Terezë për krishterimin, por edhe për mbarë njerëzimin në botën  u flijua e, sidomos, për popullin shqiptar nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë. Për këtë shqiptarët dhe mbarë bota  janë falënderues për  për këtë figura të mirënjohur kombëtare dhe ndërkombëtare sa i peket të mirat që i ka sjell të varfurëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora