E shtune, 20.04.2024, 05:29 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: S' ka armik ma të madh shoqëria se dehumanizmin

E marte, 30.08.2022, 07:38 PM


Ndue Ukaj:

Dhuna e tmerrshme e pesë barbarëve mbi një vajzë të vogël 11 vjeçare tregon shkallën e madhe të dehumanizimit të shoqërisë sonë. Ky akt barbar, me plot kuptimin e fjalës, tregon se në ç' shkallë kritike ka mbërri shtazifikimi i njeriut tonë, dhe kjo vërtet është kambanë alarmi për secilin njeri normal.

Sepse, prej kësaj të keqe s' mund t' na çlirojë askush: as NATO, as Brukseli, as plot politikanë të idhët që  gjuhën e sjelljet johumane i kanë referene të përditshme, as shtirjet e rreme që i bëjmë për poza publike.

Shoqëria jonë vuan ma shumë se për ajër të

pastër e ushim të mirë për një shkollë të vërtetë  humanizmi.

Sa shumë merakosemi ose shtiremi se merakosim për mjedisin ku jetojmë, për ajrin që thithim, për ushqimin që hamë dhe sa pak merakoshemi për mejdisin etik ku rritemi dhe gjuhën që përdorim.

Sa fjalë vullgare e të pista dalin prej gojëve të plot meshkujve shqiptarë që si bisha i shikojnë vajzat ose gratë?

S' ka armik ma të madh shoqëria se dehumanizmin. Dhe ne jemi duke rrëshqitë drejt kësaj katastrofe. Sepse, e kemi bjerrë bukur shumë shkollën e humanizmit dhe kemi mbjellë shkollë monstruoze.

__________

Terri mendor që është ulë kambëkryq në jetën tonë shoqërore është burim i gjitha të këqijave që janë grumbullu: përdhunimeve, mungesës së rrymës, mungesës së perspektivës, mungesës së progresit, bjerrjës së idealeve, prandaj kot kukurisim e çirremi si të çmendur, duke lypë adresa tjera andej e këndej, për me faturu marrëzinë tonë.

Nuk është problem as Serbia, as Rusia, as dreqi e as i biri, por terri mendor që pllakosë mes nesh, prej të cilit s'po dimë të dalim dhe i cili ka mjegullu krejt jetën tonë.

Pra, ky terr që e ka goditë vendin tonë kaq ashpër, e ka adresën e sakt dhe të gjitha justifikimet tjera janë tërësisht banale dhe pjellë e mendjeve të errëta.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora