E merkure, 30.11.2022, 01:15 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Mitologjia serbe ka ardhur duke u përforcuar

E hene, 29.08.2022, 06:59 PM


Blerim Latifi:

Escobar u tha në Beograd: Duhet ta harroni narrativën "Kosova është Serbi". Të shumtë ishin ata që mendonin se pas vitit 1999 shoqëria serbe do të fillonte një proces reflektimi e çlirimi nga mitologjia e Kosovës, diçka të ngjajshme me denazifikimin gjerman.

Por kjo nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, kjo mitologji ka ardhur duke u përforcuar nga viti në vit. Ajo ende sot i ka të gjitha tiparet e një feje politike në Serbi. Si e tillë ajo e pamundëson çdo lloj mendimi politik brenda Serbisë, i cili do të thoshte: Po, Escobar ka të drejtë. Përjashto këtu ndonjë zë individual, i cili mbytet nga zhurma e shovinistëve që garojnë me njëri tjetrin se kush është më antishqiptar se tjetri.

Por nuk janë vetëm serbët fajtorë për faktin se vazhdojnë të ushqejnë narrativën shoviniste për rikthimin e tyre në Kosovë.

Janë edhe europianët të cilët nuk kanë investuar kurrë seriozisht në devalvimin e kësaj narrative, derisa nuk e kanë lëshuar asnjë rast për t'i demonizuar nacionalizmat e fqinjëve të Serbisë.

Jemi edhe vetë ne shqiptarët, që me dobësinë kronike të shteteve tona, në mënyrë të tërthortë, kemi ndihmuar që serbët ta kuptojnë të ardhmen me termat e kësaj narrative.

__________

Mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, sepse kriza ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve, e ka devalvuar shumë edhe pagën ekzistuese që e marrin. Dhe qeveria nuk ka me pasë çare pa u marrë me këtë çështje.

Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat.

Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona.

__________

Mund të dukem i ashpër, anakronik, e në kundërshtim me konceptin liberal të drejtësisë, por rastin e këtyre pesë monstrave që e kanë përdhunu një 11 vjeçare, Kanuni i Lekës e kish zgjidhë ma së miri. Mëshira për monstra të tilla, është formë e padrejtësisë!

__________

Duke ikur nga zhurma e militantëve që duan t'ia nxjerrin sytë njëri tjetrit rreth meritave për marrëveshjen e fundit me Serbinë, pushova në kët' kopsht romantik, i cili ndodhet në një vend që historikisht ka qenë n'sherr me Serbinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora