Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1912: Gjergj Kastrioti personalitet i madh ndërkombëtarisht

| E shtune, 27.08.2022, 06:09 PM |


Shtypi austriak i vitit 1912: Gjergj Kastrioti personalitet i madh ndërkombëtarisht i njohur që ka nxjerrë Shqipëria

Nga Gjon Keka

Shtypi austriak i "Prillit të vitit 1912 (N.w.J,April,,s.6, Wien, 1912)“,që do të thotë pak para shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912 me shkrime të ndryshme donte t'ia aktualizonte dhe ringjallte figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit shqiptarëve në atë kohë, kjo posaçërisht për t'ia përshtat rrethanave politike të kohës, pra proceve që ishin në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Aty shkruan se si „kujtimi për të madhin Skënderbe, kurrë nuk është larguar nga mbamendja historike tek populli shqiptar.

Ky Skënderbe, emri i vërtetë i të cilit është Gjergj Kastrioti një hero luftarak i fuqishëm i shekullit XV, është ndoshta i vetmi personalitet i madh ndërkombëtarisht i njohur që ka nxjerrë Shqipëria dhe shqiptarët..

Skënderbeu u solli shqiptarëve lirinë nga zgjedha turke, edhe pse vetëm për disa dekada.“