Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të kombit shqiptar

| E premte, 26.08.2022, 08:01 PM |


Blerim Latifi:

Gjatë historisë së tij njerëzimi ka përpunu mënyra të ndryshme për ta përjetu hyjnorën. Në mesin e tyre dallojmë dy mënyra themelore: fanatizmin dhe humanizmin.

Fanatikët e përjetojnë hyjnorën duke ua imponu të  tjerëve besimin e tyre, në të shumtën e rasteve me frikë e dhunë. Humanistët, ndërkaq, e përjetojnë hyjnorën duke u ndihmu të tjerëve, duke ua lehtësu vuajtjet e dhimbjet.

Fanatikët, me metodën e tyre, kanë shkaktu lumenj gjaku e vuajtje të pafundme njerëzore. Humanistët, me metodën e tyre, e kanë mbajtur gjallë shpresën njerëzore.

Ne shqiptarët duhet të ndihemi krenarë me faktin se fanatizmi kurrë nuk ka zanë rrënjë në shpirtin tonë, ndërsa humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të kombit shqiptar, Nanë Terezën.

Në foto: Gonxhe Bojaxhiu, 28 vjeçare