Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Me Amerikën dhe Unionin Europian edhe këtë sfidë e kalojmë
E merkure, 24.08.2022, 06:59 PM
Ndue Ukaj:
Fjalët
e Christopher Hillit dhe shtetit që përfaqëson ai s' janë opinione dosido të
kafeneve të Prishtinës. As fjalë të tifozëve politikë që flasin me epsh për
udhëheqësit e tyre. As mendime kuturu të rrjeteve sociale apo studiove
televizive, ku shpeshherë mbretëron tallavaja. Ato janë fjalë të një dipomati
të rryer që ka kryer detyra të mëdha në dobi të lirisë dhe shtetit të Kosovës,
prandaj duhet lexuar me shumë kujdes. Syçelun dhe të zhveshun krejtësisht nga
ideologjitë verbuese, të llojit "bar do hamë..."
Me
parulla, retorikë bajate dhe boshe s' arrihet asku dhe asgjë.
Me
parulla s' shënohet asnjë progres për shtetin e Kosovës dhe këtë gjë me gjasë
tashmë e ka kuptuar edhe tifozi më fanatik politik.
Kosova
e sotme i ka rrënjët te raportet me Amerikën dhe ata që dëmtojnë apo
shpërfillin këto raporte i bëjnë dëmin më të madh Kosovës.
Secili
njeri racional e di mirë se çdo marrëveshje që afrohet nga Amerika është më e
mirë sesa secila tentativë - gjoja patriotike - për ta sabotuar një të tillë.
Kosova,
deri me sot, të gjitha betejat me Serbinë i ka fituar dhe s' ka asnjë arsye të
sillet e frustruar.
Me
Amerikën dhe Unionin Europian edhe këtë sfidë e kalojmë për merak. Pa ta, jemi
kryengul dhe drejt humnerës politike.