E enjte, 06.10.2022, 06:42 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bashkim Saliasi: Një ditë ndryshe në Shkollën 'I. Alla'

E merkure, 24.08.2022, 07:22 PM


Një ditë ndryshe në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “I. Alla”, Zgosht në rrethin e Librazhdit

Nga Bashkim Saliasi

Çaush Kullafi, drejtori, gazetës “Zana e Çermenikës”, kishte mbi një muaji e gjysmë që së bashku me kryetarin e Shoqatës “Çermenika 2017”, z. Behar Almeta kishin planifikuar organizonim një takim me nxënësit e shkollës së mesme, Zgosht, rethin e Librazhdit.

E mirëpritëm ftesën, si unë dhe shkrimtari Viron Kona. Një javë më parë z. Çaush na informoi për datën e zhvillimit të aktivitetit më 27. 05. 2022.

Mëngjesi i ditës së premte erdhi i freskët dhe z. Behar pasi bëri grumbullimin tonë lagjet e Tiranës morëm rrugën për Librazhd.

Gjatë rrugës z. Behar na tregoi se shoqata jonë ka gati pesë vjetë që zhvillon aktivitete social-kulturore dhe artistike në zonën e Çermenikës. Fillimishtë tregoi se si kishin arritur me përpjekje të vazhdueshme duke ngritur  ekipin  e  koordinimit  takimeve gjitha rrethet ku ishin vendosur qytetarët çermenikas vendosur me banim në Tiranë, Lushnjë, Fier, Sarandë, Laç, Lezhë e deri në Selanikë të Greqisë ku punojnë e jetojnë. E ndoqëm me mjaftë interes rrëfimin e tij, ndërkaq në Elbasan më tërhoqi vëmendjen gjelbërimi dhe sistemimi i rrugëve. Kujtesa më çoi në vitin “79, kohë kur unë së bashku me gjeneratën e atëhershme kryem zborin ushtarak repartin e Labinot-Fushë.

Në një moment pyes z. Almeta se cili ishte ai person që propozoi emrin e gazetës Zana e Çermenikës. Ne e shtruam në tavolinë dhe kërkuam mendim nga të gjithë pjesëmarrësit,- tha ai. -Në fund, me votim fitoi propozimi i bërë nga zoti Ilmi Leka. Gjatë rrugës, zonja Gëzime Sinani, Administratore e Librarisë “Miqtë e Librit” dhe Kancelari “Sara” na tregoi për kontributin e saj në ndërtimin e xhamisë dhe rrugës fshatit lindjes.

Shkrimtari Viron Kona foli rreth mbresave që ruante kujtesë në kohën e rinisë kur kishte punuar në shtabin e ndërtimit të hekurudhës Librazhd-Përrenjas. Për mua, tregoi shkrimtari Viron Kona, qyteti i Librazhdit është i njohur në të gjithë zonat ku kalojmë, madje shumë gjëra më kujtohen deri në detaj...

Në hyrje të qytetit të Librazhdit qëndruam për të pirë një kafe dhe për të shijuar aromën e gjelbërimit rreth lumit Shkumbin. Uji i freskët, kafeja ekspres e shoqëruar me një gotë raki trevës Librazhdit na çlodhi disi, patëm kohë edhe për një shetitje qytetin e bukur të Librazhdit.

Librazhdi një qytezë e vogël, por një qytezë bënë ndihesh mirë. Rrugët e pastra dhe plot gjelbërim të japin relaks. Në lindje të qytetit gjendej stadium i ndërtuar dhe mirëmbajtur shumë mirë. U takuam aty dhe u përshëndetëm me shumë dashamirës dhe të njohur të Çaushit dhe të Beharit, të cilët kishin dalë për të marrë gazetën “Zana e Çermenikës”. Aty u njohëm dhe me Kordinator e Përgjithshëm të Shoqatës Kulturore “Çermenika 2017” z. Bashkim Isaku dhe Kryetarin e Shoqatës Kulturore “Çermenika 2017”, dega Lushnje z. Qani Kaca u bënë pjesë veprimtarinë e organizuar shkollën e Zgoshtit.

U nisëm për fshatin Zgosht. Flora e pasur e zonës lumit Shkumbin dhe fshatrave përrreth mbushnin me oksigjen.

Kudo mbretëronte gjelbërimi. Pasi përshkruam një copë rrugë arritëm në përball shkollës së fshatit Zgosht, një godinë dykatëshe e vendosur mbi rrugë e dukej si një dallëndyshe në fluturim…

Që në pamje të parë të binte në sy se brenda asaj godine do të gjenim nxënës që mësonin mirë dhe një staf mësuesish kualifikuar..

Në ambjentet e shkollës na pritën drejtori i shkollës z. Zabit Biçaku, Drejtoresha e Zyrës Arsimore të rrethit Librazhd, zonja. Lindita Roçi së bashku me koordinatoren e kurikulës zonjën Enkeleda Çota.

Hymë ambjentet e shkollës. Kudo zotronte qetësia. Mësuesit dhe nxënësit vazhdonin normalishtë mësimin. U ngjitëm në katin e dytë. Drejtori na tregoi ambjentin ku së bashku me mësuesit e shkollës takoheshin për të rrahur problemet që ju dilnin gjatë ditës. Çdo gjë e pastër dhe në vendin e vet. Më në fund pas prezantimit me mësuesit që do merrnin pjesë në takimin tonë drejtori Zabit Biçaku na ftoi të uleshim biblotekën e shkollës.

Në takimin tonë merrnin pjesë nxënës të talentuar të shkollës të cilët kishin njohur krijimtarinë e shkrimtarit Viron Kona. Drejtori na prezantoi me nxënësit pjesëmarrës. Desara Shpata, Inverta Qoshi, Aida Hoxha, Erjona Qoshi, Valbona Qoshi, Olsi Hasa, Mateo Kaca,

Xhesika Gjini, Leonora Qoshi, Kejsi Ceveli, Majlind Shehu, Sabjan Shpata, Tejëll Balla, Grisilda Qoshi dhe me mësuesin e letërsisë z. Bedri Kaza.

Takimin e hapi drejtori shkollës zoti Zabit Biçaku dhe më pas ia kaloi drejtimin e aktivitetit nxënëses Desara Shpata, e cila i drejtoi disa pyetje shkrimtarit Viron Kona.

Në fjalën e tij, shkrimtari falënderoj grupin inisiator dhe mikpritësit për këtë takim të këndshëm, prezantoi diçka nga veprimtaria e tij letrare dhe i dhuroi biblotekës shkollës Zgoshtë një sërë librash nga krijimtaria e tij,por edhe të disa shkrimtarëve të tjerë shqiptarë si nga Emine S. Hoti (Norvegji), Sokol Demaku (Suedi), Delo Isufi (Shqipëri).

Nxënësit i drejtuan shkrimtarit pyetje të shumta, të cilave ai iu dha përgjigje duke bashkëbiseduar këndshëm me lexuesit gjimnazistë.

Midis të tjerave edhe unë shpjegova se veprimtaria ime letrare nisi me gazetën “Mësuesi”, kohën kur atje punonte miku im, shkrimtari Viron Kona vazhdimisht më ka nxitur shkruaj dhe botoj krijimet e mia. Edhe unë i dhurova biblotekës shkollës, përveç krijimtarisë sime, edhe disa libra nga miqtë e shokët e mi.

Edhe Kryetari Shoqatës “Çermenika 2017” , zoti Behar Almeta i dhuroi Biblotekës së shkollës dy libra botime të Akademisë së Shkencës, ku trajtoheshin tema nga Simpoziumi i mbajtur vitin e kaluar në qytetin e Librazhdit.

Përshëndetën me radhë drejtoresha e Zyrës Arsimore Lindita Roçi dhe Administratore e Librarisë “Miqtë e Librit” dhe Kancelari “Sara” Gëzime Sinani.

Nxënësia Desara Shpata i drejtoi një pyetje drejtorit të Gazetës “Zana e Çermenikës”, zotit Çaush Kullafi.

Zoti Çaush: - Çfarë iu shtyu ju ndërmerrnit këtë nismë për të ardhur në shkollën tonë?

Përgjigja e Caushit ishte shumë e shkurtër: Aroma e vendlindjes, - u përgjigj ai. Më pas drejtori shkollës na ftoi që të ndjekim koncertin e përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Na tërhoqën edhe vallet e recitimet e, sidomos kostumet e bukura popullore të veshura nga nxënësit e shkollës... Shkolla dukej si një mozaik shumëngjyrësh, kur nxënësit nënë tingujt e muzikës kërcyen vallet popullore të zonës së tyre. Interesant ishte dhe recitimi i nxënëses Desara Shpata, e cila recitoi me emocion poezinë e shkruar nga Çaush Kullafi dedikuar vizitës aty shkrimtarit Viron Kona. U recituan edhe pjesë nga krijimtaria ime.

Drejtoria e shkollës për kontributin që dhamë për pasurimin e biblotekës së shkollës na falënderoi dhe na nderoi me çertifikata “Miq të shkollës”.

Pas një kafeje ku bashkëbiseduam për emocionet e asaj dite, u larguam nga shkolla e mesme Zgosht me përshtypjet më të mira.

I urojmë nxënësit dhe mësuesit e shkollës Zgosht për suksese arritje sa mira në mësime dhe në jetë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora