Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Kaçaku i Fushës

| E marte, 23.08.2022, 05:30 PM |


KA?AKU I FUSHËS

NGA KALOSH ?ELIKU

Gjatë Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, organizatori mua dhe Kaçakun e Fushës, si “nacionalistë” dhe “irredentistë”, “armiqë të rrezikshëm”  të “vëllazërim - bashkimit” jugosllav, shtetit të “përbashkët”, na vendosi në Hotel “Beogradi”. Provokimi tyre i radhës, se: pas Luftërave të U?K -ës 1998 - 1999 në Kosovë dhe 2001 në IRJ të Maqedonisë, ne si kaçakë mali e fushe në letërsi do ta refuzonim strehimin e tyre në mes të Strugës. Qytet, në kufirin politik shqiptaro - shqiptar. Hotel, ku në vizitë mua më erdhi edhe Mikja. E shtruam me pije “hallall”, raki rrushi dhe verë së bashku në dhomë kokë më kokë.

Dikur, Kaçaku i Fushës tha:

- Unë, do të shkoj ta pres agimin me poezi në Hotel “Drim”! Tjetër, fushëbetejë. Përinatë, organizatorëve “vëllezër” të Njerkës. Kohën e fundit, nuk i trembem askujt në Bregliqe. Tekefundit, as edhe Zonjës Vdekje, kur pasmesnate më troket në derë.

- Nuk ka problem, i thashë. Përderisa, ti do ta presësh agimin me poezi në Hotel “Drim”, unë me Miken poete do ta përcjellim Natën, dhe presim agimin në Hotel  “Beogradi”.

Pasmesnate, Kaçakut të Fushës iu mërzitë poezia në Hotel “Drim”. Dhe, vendosi të mos e pres agimin. U kthye në Hotel “Beogradi”. Përçudi, e gjeti derën e mbyllur me çelës. Trokiti në derë, por askushi nuk ia hapi derën. Përbrenda, thashë, me vete: Shko dëgjo poezi në Hotel “Drim”! Sonte, unë dhe Mikja me poezi e presim Agimin në Hotel “Beogradi”.

Ditën e nesërme me Kaçakun e Fushës, u takuam gjatë mëngjesit në restorantin e hotelit. Erdhi, dhe u ulë në tavolinën tonë me drekën.

- Pse, tha: nuk ma hape mbrëmë derën?

- Me siguri më paska zënë gjumi, iu përgjigja. Po ti, a nuk shkove me poezi ta presësh agimin në Hotel “Drim”?

- Jo, u përgjigjë. Unë mendova, mos ke vdekur.

- Po, i thash: vdiqa mbrëmë me Miken duke lexuar poezi e pi verë. E përcollëm Natën e Madhe. Dhe, u ringjalla, e pritëm Agimin. Diellin me rreze të na trokasë në dritare.

- Po, ti ku fjete? A, nuk shkove me  poezi në Hotel “Drim” ta presësh agimin?!

- Po, vetëm dikur u mërzita me poezinë, dhe u ktheva në Hotel “Beogradi” ta presim së bashku agimin me verë. Edhe, e gjeta derën e dhomës të mbyllur me  çelës. Disa herë trokita në derë, por askush nuk ma hapi derën. Dikur, vendosa të kërkoj ndihmë te recepcionistja. I thashë: ai i çmenduri nuk ma hapë derën. Mos, i ka ndodhur ndonjë e keqe, ka vdekur mes poezive?!

- Edhe?

- ?ka, edhe. Ajo, pasi buzëqeshi, ma dha çelësin e një dhome tjetër ta kaloj natën. E prita agimin pa poezi dhe Dy shtama me verë në Hotel “Beogradi”…