E shtune, 03.12.2022, 06:47 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Hejza' e vonuar doli hamallave

E premte, 19.08.2022, 05:58 PM


“HEJZA” E VONUAR

DOLI HAMLLAVE

NGA KALOSH ҪELIKU

“Hejza”, vitet e fundit non - stop paraqitet me shkrime publicistike me pseudonim, në gazetën dhe portalin elektronik “Bota Sot” si anonime. Nuk është ky problem, po problemi është, se: si i publikon kjo gazetë, ky portal elektronik “shkrimet” (tallavat) e saj teknefese publicistike me pseudonimin “Hejza”, pa e ditur lexuesi shqiptar, se: kush fshihet pas këtij pseudonimi “artistik”, dhe me çfarë qëllimesh politike antishqiptare?! Edhe pse “Hejza”, nuk ka sjellë diçka të re në arsimin, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Sulm i vjetër shekullor nga pushtuesit turq, serb dhe jugosllav ndaj arsimit, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Përsëritet, edhe Sot e kësaj Dite?! Themelet e një shoqërie dhe shteti historik shqiptar. Megjithatë, është e informuar dhe ka dëshmi interesante dokumentare policore për Ditën e Nesërme Shqiptare.

Në rregull “Hejza”, sot e “ngre” zërin për kulturën dhe letërsinë shqiptare. “Duartrokitje”. Problemi, është: Pse, “Hejza” arritjet e kulturës dhe letërsisë shqiptare i shti në një thes me arna të sistemit ish komunist?! Sot, futur në sistemin neokomunsit?! Gjoja, se: shqiptarët gjatë këtyre viteve pushtimi me të gjitha ”Liritë” në “demokraci”,  shtetin e “përbashkët”, nuk paskan bërë asgjë për arsimin, kulturën dhe letërsinë shqiptare?! Edhe, Sot: kur arsimi, kultura dhe letërsia shqiptare është e sulmuar nga të gjitha anët nga “vëllezërit” e Njerkës dhe argatët politik vetëm për një përdorim partriak të “vëllazërim - bashkimit”?!

Dorën  në zemër, emrin dhe mbiemrin e saj ndoshta e di portali elektronik, po nuk e di lexuesi shqiptar?! Kutadi, Unë: ndoshta, edhe nuk e njeh si emër as nëna e saj. E, ku më katundi. Ose, është kopil i lindur pas gardhi me ndonjë gomarë me samarë mbi shpinë. Mesiguri, ndoshta edhe është ndonjë poet i dështuar, dhe gazetar partiak katundi, Dje komunist, sot Neokomunist. Fytyrën e tij “artistike” e fsheh pas pseudonimit, mos e marrin vesh pronarët e tij të partive politike shqiptare dhe të “vëllezërve” në shtetin e “përbashkët”, lexuesi shqiptar. Dëshmi, që kulturën dhe letërsinë shqiptare sot, nuk e sulmon dhe përbaltë shteti i “përbashkët” jugosllav, po Policia Letrare Shqiptare Partiake. Problem, që na ndjek këmba - këmbës edhe sot e kësaj dite. Përndjekje, që pa i pastruar armiqtë brenda e vetëvetes nëpër këmbë me shekuj, nuk mund t’i shkulim nga Trungu Ilir armiqtë shekullor brez pas brezi të popullit shqiptar. Provokim i radhës, pas atyre politike: rasti i “Bita - Pazarit”, “Afera e armëve”, “Rasti i Brodecit”, Protestat politike - fetare “Monstra” të veshura me petkë fetar, “Terroristëve” të burgosur, në Kumanovë...

Provokimi radhës, edhe në arsim, kulturë dhe letrar?! Prandaj, edhe kam qenë i detyruar t’i përgjigjem “Hejzës” në mjetet e informacionit me dy-tri shkrime publicistike paravërejtëse: “Dregëza”, dhe “Grerëza”. Miqësisht, t’ia bëj me dije asaj si “ptofesioniste e Kalemit”, se: Institucionet dhe Kultura shqiptare, nuk mund të shtihen vite me radhë në thesin e saj të grisur me arna policore. Dje, komuniste, Sot: Neokomuniste. Edhe, pse: “Hejza”, ende dalldiset dhe bytry me dy këmbët e para livadheve si lopë shterpë pa brirë, e jo si shterre të qesë shqelma me dy këmbët e pasme?! Aqmëtepër, si mëzat me brirët në kokë.

Hujin e vjetër, grazhdin, dhe torbën me taxhi përqafe partiak, nuk mundet ta hudhë pas shpine, Sot as Nesër. Bythekrye, fluturon lule me lule pas mjaltit të Bletës punëtore. Herë pas here si “kritike” kulturore në Maqedoninë e Veriut, pastaj merr guxim dhe delë në Kosovë e Shqipëri, duke fluturuar livadheve, dhjetë për goje e bythe edhe helm, dhe pavetëdije delë hamllave. Në një lule shkarkohet me shkrimin publicistik,”Libra pa autorë”, se: Librin, nuk e bën të arrirë dhe nuk e shetë emri i autorit.

Aspak e vërtetë. Librin e shet emri i autorit, titulli, kopertina me ngjyra, dhe në fund vlerat e arrira artistike. Shekspirin, sot nuk e shet titulli i librit, kopertina dhe vlerat artistike, po vetë autori. Aq më pak, shumë shkrimtarë botëror dhe shqiptarë: Safo, Hajne, Balzak, Pirandelo, Cvajg, Jesenin, Pushkin, Vulf, Ahmatova, Cvetajeva, Hesse, Sagan, Markez, Servantesi, Orvell, Gëte, Naimi, Fishta, Asdreni, Gurakuqi, Mjeda, Ҫajupi, Koliqi, Noli, Poradeci, Rreshpja, Kadare, Dervishi, Shkreli, Xhafolli, Taçi etj. Sot, dalin në publik me emër dhe mbiemër. Përjashtim bënë Roterdami, me librin e tij “Lavdi çmendurisë”, që e shetë librin e tij titulli, dhe jo autori. Jo larg tij është edhe titulli i librit “Ferma e kafshëve” i Orvellit. Ose, “Don Kishoti i Mançes” i Servantesit, “Baba Tomorri” i Ҫajupit etj. Pastaj, librin e shet edhe kopertina. Dhe, në fund vlerat e arrira artistike.

Reagime publicistike, me emër dhe mbiemër si dëshmi, që u del zot me një shkrim publicistik në mjete e informacionit, sot: Kalosh Ҫeliku. Që, përveç mjeteve tjera të informacionit, dy shkrimet tjera paralajmëruese “Dregëza” dhe “Grerëza”, nuk i ka publikuar gazeta dhe portali elektronik: Bota Sot”, i cili ndoshta e di autorin teknefes, ku ajo delë anonime e dalldisur hamllave?! Siç duket, i kanë kuptuar dhe lexuar mes rreshtave shkrimet e mia publicistike, e ka gjetur veten autori, se: në një thes me arna komuniste dhe sot neokomuniste, nuk mund të shtihen brenda kokë më kokë me gjithë rraqe (herdhe të tredhura) patriotike: kunguj Stambolli, banane, patate, speca, qepë, hudra, domate, kastarveca të bahçeve tona shqiptare në Kopështin Zoologjik. Edhe, nga kush: “Hejza” anonime, pas porte?!

Problemi, nuk është ky si dukuri arratisje shqiptare. Po, pse delë pa “nevojë” me pseudonim, anonim?! Mendja e rren se, do t’i besojë lexuesi shqiptar?! E përmend si arsyetim në një shkrim publicistik “Liria krijuese”, se: “artistët kanë krijuar me pseudonime, dhe vetë ata i kanë përballuar kohës”. Aspak, e vërtetë: artistët, vërtetë kanë krijuar edhe me pseudonime, po në një kohë tjetër pushtuese dhe diktotarioale policore. Burra të tjerë kanë qenë ata asaj kohe, dhe Burrëgrua je ti sot, në “demokraci”. Kush e ndjejk dhe lexon “Hejzën”, shkrimet e saja patetike të arnuara arnë përmbi arnë dhe të vjedhura si insiprime dhe ide të vonuara, t’i publikojë me pseudonim dhe jo me emër e mbiemër, nuk janë asgjë tjetër përveçse vajtime të ndërsyera policore me dajre dhe “tallava” të përsëritura vite me radhë ish komuniste. Shkrime publicistike, që shumë herët para saj si Burrëgrua, janë publikuar dhe sulmuar si antishqiptare në mjetet e informacionit nga armiqtë policor ish komunsitë. Ndoshta, edhe vetë “Hejza” anonime pa asnjëfarë bagazhi kulturor dhe letrar me kokën në partitë politike shqiptare dhe sllavojugosllave në pushtet, dhe bythën e palarë në institucionet e shtetit të “përbashkët” në polici, është njëra nga ato “artiste”, që përpiqet t’i imitojë Rilindasët shqiptar?! Vjedhë, shkrimtarët kryengritës.

“Hejza”, vetëm i përsëritë ato shkrime të vjedhura publicistike kopi peist nga krijuesit e hershëm kryengritës shqiptar, të cilët edhe kanë përfunduar në burg. Mëkot, maskohet duke i përmendur ta fsheh veten si police “letrare” pas disa emrave të krijuesve të përndjekur shqiptar. Përpiqet, siç thotë populli ta laj mutin me shurrë. Shkaku, se: Sot, nuk guxon të dalë me emër dhe mbiemër. Trembet, mos e zbulojë si rrufjan me vite lexuesi shqiptar. Përderisa, deri dje në sistemin komunist, dhe sot: “demokratik” ka qenë këlysh me zgjebe i partive politike, i shëtitur me poste politike, vende pune, honorare marramendëse, dhe shpërblime shtetërore. Ndoshta, edhe rrufjan i shpallur nga Komisioni lustrues. Arsye, që i trembet vetëvetes të dalë me emër dhe mbiemër para lexuesit shqiptar?!

Dhe, jo partive politike që e kanë pasur “armë” pa leje, vetëm për një përdorim. Përmëkeq, Sot me pseudonimin “Hejza”, edhe nuk e hanë më pazari. I ka kaluar afati i përdorimit. Mall i kalbur nëpër tezgat e “Bit-Pazarit”, në Shkup. I mbushur me grerëza, mushkoja, krimba miza dhe karkaleca politik. Aspak, pa një bletë punëtore që fluturon lule më lule livadheve.

Përmëkeq, “Grerëza” në një shkrim publicistik teknefes delë edhe, se: “ Dhe sa më shumë manifestime letrare, (orë poetike) që kemi në këto manifestime kemi edhe: mbllaçitje, ndarje letrash (biçim mirënjohjes) për pjesmarrje, shumë fotografi, e kështu me radhë, por nuk kemi vetëm letërsi.” (?!) Hi-hii-hiii... Dukuri, që e kanë thënë para teje disa krijuesë shqiptar me emra e mbiemra në shkrimet e tyre publicistike, dhe libra. Por, jo se: “nuk kemi letërsi”?! Po, kemi letërsi. Mëkot, përpiqesh me pak shpirt, gjithë kulturën dhe letërsinë shqiptare ta shtish në një thes me arna si informatore e Policisë Letrare. Dezinformon lexuesin shqiptar, se: “ intelektuali shqiptar rri gaditu para injornatit”?! Imzot, mos intelektuali shqiptar është  dashur të rri gaditu para “Hejzës” e strukur si police “letrare” në gjirin e partive politike në pushtet, dhe Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”?! Nuk i besoj kësaj parulle ish komuniste “demokratike” të “vëllazërim - bashkimit”. Sot, Neokomuniste. Aqmëpak, e trumbetuar hamllave nga “Hejza” me trumbeta të Dexhallit në Qytetin e qyqeve.

Aspak, nuk pajtohem me “Hejzën” anonime. Shkaku, se: nëpër “shkrimet” e saja teknefese  publicistike, pjesmarrësit nëpër ato manifestime kulturore poetike i shti në thesin e saj me arna?! Historikisht, shqiptarët nëpër shekuj gjithmonë kanë krujuar dhe pasur letërsi, edhe mes gërshërve politike në shtetin e “përbashkët” dhe Policisë Letrare. Tjetër, “Hejza” përmend: “Trekëndshin: Tiranë, Prishtinë, Tetovë (Shkup), që në fakt bëjnë petulla vetëm për vete dhe marrin nëpër gojë të tjerët, kishse vetëm ata janë që bëjnë letërsi dhe të tjerë nuk ka.” (?!) Edhe, shkrimin e fundit: Kadareja... Edhe, i përmend disa emra të shkrimtarëve. Pavetëdije, se i ka harruar disa shkrimtarët disidentë shqiptar. Fatkeqsi letrare, shumica e atyre emrave nuk janë disidentë shqiptar, por partiak, klanor, familjarë dhe miqësor të “Hejzës” anonime.

Hi-hii-hiii... Është, edhe një “artiste” partiake neokomuniste me yll në në ballë, mos e harrove: “Hejza” anonime”. “Hejzë” anonime, mos qaj me lotë krokodili! Ja, edhe një petull artistike për ty si police letrare nga autori i këtij shkrimi publicistik me emër dhe mbiemër: Kalosh Ҫeliku. Dihet, shkrim publicistik me të gjitha identifikimet policore. Nuk është pseudonim. Edhe, pse gjatë studimeve në Prishtinë, sistemit komunist kanë menduar se është pseudonim. Aqmëpak i mbuluar me ferexhe të zezë?! Shami të zezë mbi kokë.

Letërsi “madhore”, bënë vetëm “Hejza” anonime, e dalldisur dhe vonuar hamllave me vendbanim në Kumanovë, Shkup ose në Tetovë, që nuk ka guxim të dalë me emër dhe mbiemër përmejdani në dyluftime kulturore - artistike. Mos e them, edhe politike. E, në çdo shkrim të saj publicistik, kërkon debat kulturor?! Cili artist shqiptar do t’i përgjigjej “Hejzës” anonime, e cila  non - stop e përbaltë arsimin, kulturën dhe letërsinë shqiptare?! Askushi. Mos më tepër së paku lexuesi i sotshëm shqiptar t’ia shoh veprat “artistike”, sytë dhe fytyrën.

“Hejzë”, hiqe nga koka shaminë me të cilën i ke mbuluar sytë dhe fytyrën! Edhe ferexhenë e zezë partiake krahëve, atëherë mund të kemi debat kulturor, edhe politik ballë për ballë në mjetet e informacionit edhe para kamerave televizive! A je tashti, e kënaqur si anonime “Bit - Pazari”, dhe e lumtur si police letrare, e ndërsyer moti kohë me vite pas arsimit, kulturës dhe letërsisë shqiptare?! Që, e arrinë kulmincionin “artistik” policor te Ismail Kadare. I vetmi shkrimtar që konkuron për Ҫmimin Nobel, vite me radhë. U propozuan edhe dy emra të tjerë të shkrimtarëve: Diana Ҫuli, dhe Rexhep Qosja. Po, jo edhe Teki Dërvishi. Ndoshta, edhe që do ta kishte fituar këtë Ҫmim Nobel. I përmend edhe disa emra shkrimtarësh me bollëk, nuk ka problem. Larg, famës dhe vlerave të arrira artistike të Ismail Kadaresë. Edhe, pse Letërsia shqiptare e krijuar nëpër disa shtete shqiptar e ndarë me kufinj politik dhe Diasporë, ka disa emra shkrimtarësh që e meritojnë Ҫmimin Nobel. Punë tjetër është ajo, se: a do ta pranonin këtë Ҫmim Nobel, apo do ta refuzonin. Është, arshini i “Hejzës kulturore - artistike”. Përsëri, hamllave?! Nesër, këtë Ҫmim Nobel mund ta marr një shkrimtar shqiptar anonim i kioskit të gazetave.

Mëkot, “Hejza” me këmbëngulje në shkrimet e saja teknefese ende kërkon debat kulturor. Nuk guxon të thirrë debat politik institucional me emër e mbiemër, apo të ndonjë institucioni kulturor shqiptar partiak, në pushtet. Trembet, si argate e partive politike dhe bashkëpunëtore e Policisë Letrare ende jugosllave, vite me radhë e nderuar me poste politike, vende pune nëpër institucionet e shtetit, të “përbashkët”, dhe honorare marramendëse. Pavetëdije, e heq shaminë dhe ferexhen e zezë dhe para lexuesit shqiptar delë lakuriq me gjithë rraqe të tredhura, tundura e të patundura për mejdani.

Sot “Hejzës”, nuk i shkon njeri përmbrapa me trutë në kokë si Hojdodole* “Bit - Pazari”, në Shkup. E, as debaton njeri me Burrëgruan e fshehur pas pseudonimit policor - “letrar”: ”Hejza”?! Shkaku, se: shqiptarët, sot janë mbushur mend me kësi provokimesh politike - policore - “kulturore” të cilat i kanë paguar edhe me  kokë, dhe burg disavjeçarë, në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë.

“Hejzë” anonime, unë e di kush je me emër e mbiemër, shkaku, se: u mplaka me këto budallaki të sojit tënd politik - “kulturor”, stilin “artistik”, aftësitë krijuese “letrare” - policore. Mëkot, përpiqesh ta fshehësh veten nën ferexhe të zezë, që nuk e di ende lexuesi shqiptar. Hiqe shaminë nga koka, dhe ferxhenë e zezë krahëve me të cilat i ke mbuluar sytë dhe kokën! Dhe, kërkoj falje nga lexuesi shqiptar për shprehjen letrare, edhe bythën përmejdani. Ndoshta, mund të polimizoj me ty një ditë të mbarë, Nesër: Ose, Pasnesër, nëse del me emër dhe mbiemër para lexuesit shqiptar pa shami dhe ferexhe të zezë.

Lexuesi shqiptar: së paku të t’i shohi sytë dhe fytyrën policore!...

1, Gruaburrë me të meta psiqike dhe mendore.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora