E enjte, 25.04.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Letra të gjetura

E enjte, 18.08.2022, 12:24 PM


Letra të gjetura

Tregim

Nga Përparim HYSI

Jo vetëm i kam gjetur fare rastësisht këto letra,por  dhe kam mbi dhjetë vjet që i ruaj. Tani,kur nuk mban më ujë pilafi,dua qoftë dhe duke i rënë pragut që të dëgjojë dera,dua qoftë në një mënyrë apo tjetër që këto letra të thehen tek protagonistët. E keqja e madhe është që unë asnjërin prej tyre nuk njoh dhe për mos i mbajtur mbi supe si GURIN E SIZIFIT,po  i sillem të vërtetës ashtu si anës dhe pas anës. LETËRHUMBURIT( të më falin që po i quaj kështu) e di  që janë shqetësuar për këto letra që për ta janë sa të shtrenjta,aq dhe intime. Them intime,se, që nga letra e parë dhe deri tek e fundit,aq sa kam gjetur unë, ka një dashuri reciproke. Protagonistët flasin me kode,por,përmjet rreshtash,zbulon një dashuri që,sado ka lindur vevetiu, është paksa si blasfemi. Të dy protagonistët nuk janë as adoleshentë dhe as të privuar nga një dashuri tjetër. Të dy janë familjarë dhe,siç gjykon nga ato që lexon,as njëri dhe as tjetri nuk duan të prishin familjet e tyre. Dashuria e tyre është si një grip apo fruth.Dihet që,si nga çdo sëmundje, të mëdhenjtë vuajnë më shumë.

*     *    *

Përmjet letrave,ata dalin me emrat ERA dhe SHKËMBI. Shkëmbi (sa përkon sinonimi me ato që shkruan ai),duket është disa vjet më i madh dhe pak më i rezervuar në ato që shkruan. ERA,sado që është serioze dhe me dinjitet,në gjykimin tim,duket që dashuron për herë të parë dhe është aq e sinqertë dhe transparente si xham,sa të vjen keq për vuajtjet e saj që janë tërësisht shpirtërore. Ajo është si qelqe kristal që,po u thye,bëhet çikrra-çikrra.

Protagonistët duken kanë punuar bashkë dhe puna sa krijon anfinitet,aq i ka mundësitë dhe për intimitet.Por le t'i lëmë hamendësitë e mia që mund të jenë fare subjektive dhe t'u kthehemi në"vija të trasha" letrave,

SHkëmbi;" Sytë e trembur dhe të errët,seç të bëjnë edhe më të bukur. Të lutem,mos u siil sertë,se pusullën e kam humbur, Aroma jote dehëse më hyn drejt e në mushkëri dhe unë bëhem xurxull,sikur kam pirë raki.

ERA:"...sa shumë,sa shumë kam për të thënë...ndaj dua të flas,të flas,të flas.Se ti asgjë nuk di dhe nuk di a mundem që të tregoj një ditë?

Shkëmbi:"Kur vure dorën mbi dorën time,mua tak dhe një komb m'u bë në fyt.Ah.ta dish mirë,moj mikja ime,sa herë të shoh ty dhe bëhem si i dytë.

Era;"Unë të vështrova në sy, ashtu si besimtari shenjtorin.Ç'do ndodhë me ne të dy?Nuk  janë"këmborë" për auditorin.

Shkëmbi:" Sa hire që ke! Sa hire! Këto hire i shoh me lakmi! Ta them troç,moj mike! Me ty kam rënë në dashuri.

ERA:"Mora forcë dhe vendosa,Me ty jam gati të shkoj dhe në FERR.As nuk pyes për pasojat...të ardhmen e shoh me tmerr.

Shkëmbi:" E mbaj mbi vete kompleksin e fajit. Jam unë që  të shtyva në mëkat.Por janë ca gjëra që lindin vetvetiu dhe,sado që i di që pasojat nuk janë të mira,prapë se prapë,pothuajse i hyn detit në këmbë.Kështu ndodh mes nesh

që,si dy ashkëla,humbëm në detin e stuhishëm të dashurisë.

Era:"Ashtu,me një frymë,vrapova tek ti.Kisha frikë se mos ktheja mendje. Isha si e marrosur,por gjeta aq guxim sa të bëhesha "ajo ashkëla tjetër",për t'u zhytur në detin e stuhishëm të dashurisë.

Shkëmbi;"Unë ta hodha dorashkën,sikur po të ftoja në  duel.Prita e prita përgjigje dhe ja tek vjen e më gjen

ERA:" Të gjeta, vetëm të gjeta dhe si ARKIMENDI bërtita:"Eureka"!Tani ftesës për"duel" iu përgjigja dhe filloi"Dyluftimi".Qe një betejë e bukur ku u ndamë"barabar",As që pendohem fare,sikur shpirti të më vejë mu në djall.

*     *     *

Ka dhe ca letra të tjera,por në fund të fundit,që të gjitha janë letra dashurie. Të një dashurie reciproke dhe nuk e di se ç'ka ndodhur mes tyre. Që të dy janë shprehur me vargje e,në gjykimin tim, SHKËMBI ka përvojë në vargje,kurse ERËN e ka bërë poete dashuria. Këto letra i kam gjetur mbi 10-vjet të shkuara dhe besoj që të dy do kenë shkruar libra me poezi.Duke i botuar këto letra,ku edhe kam"ndërhyrë" paksa duke i shkurtuar,dua t'u them atyre,se,po t'u interesojnë,le t'më shkruajnë përmjet e-mailit që është: papihysi@gmail.com

Tiranë, 17 gusht 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora