| E enjte, 18.08.2022, 07:07 PM |
PRAPË BIEN KAMBANAT NË KISHËN E CURRJAVE T’EPËRM
Nga
Frank Shkreli
Nuk jam i sigurt
se kush prej lexuesve -- përveç atyre që vijnë nga Tropoja me rrethinë ose nga
krahina që njihet si Malësia e Gjakovës – mund të kenë dëgjuar për fshatin
Currrajt t’Epërm – që konsiderohet si njëri prej fshatërave më të izoluar të
Shqipërisë, rajonit dhe ndoshta në Evropë.
I izoluar nga natyra ndoshta, por jo i pa dëgjuar, as i harruar nga
historia. Banorët e asaj ane dhe Kisha e
tyre -- Kisha e Shna Ndout në atë fshat -- kanë bërë historinë e vet. Historia
e kësaj kishe përshkruhet më posht, shkurtimisht, nga At Bernardin Llupi – një françeskan i
cili së bashku me 3 martirë të tjerë nga Shqipëria (Marie Shllaku, Kolë Parubi
dhe Gjergj Martini) është dënuar me vdekje nga një gjykatë sllavo-komuniste në
Prizren dhe janë pushkatuar natën e zezë të 24-25 Nëntorit të vitit 1946.
Sidoqoftë, vrasja
e këtyre martirëve të Atdheut, është një subjekt dhe kapitull tjetër i
dhimbëshëm i historisë së Kombit shqiptar e sidomos të atyre anëve, shekullin e
kalar, por le të sjellim historinë e shkurtër të kësaj Kishe në Curraj të Epërm
– që u ruajt nga banorët gjatë komunizmit edhe kur regjimi barbar i Enver
Hoxhës e kishte shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Një kishë kjo
që është rinovua kohët e fundit. Bazuar në fjalët e At Bernardin Llupit – një
përshkrim ashtu siç pasqyrohet në faqen personale elektronike të Ambasadorit
Flamur Gashi. Ambasador Gashi – i cili
deri kohët e fundit ishte në stafin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë
-- mori pjesë në inaugurimin e kishës në Curraj t’Epërm në fillim të këtij
muaji dhe është njëri prej donatorëve që kontriboi për ringritjen e këtij
simboli historik të qendresës fetare dhe atdhetare të popullit të asaj zone
kundër hordhive serbo-malazeze, në mbrojtje të “Besimit në Zotin, në Mbrojtje
të Atdheut dhe tokës së të parëve, Dashurisë, Besës, Urtësisë dhe Unitetit
Kombëtar” – me frymën se, “Në kish? hyjmë për të dashur Zotin, prej këtu dalim për të dashur
të afërmin”, siç u shpreh Radio Vatikani në kronikën e saj me këtë rast.
Sa ipërket
historisë, bazuar në faqën (facebook) të Ambasador Flamur Gashit: August 7 at 2:05 PM -- (At
Bernardin Llupin), ka shënuar se, “Kisha e Currajve t'Epërm ka shkruar
historinë e saj, ka hyrë në historinë e kombit shqiptar, me ngjarjen historike
të së dieles të 4 korrikut 1915, kur një komando ushtarake malazeze, arriti
deri në qendër të Currajve t'Epërm, e për siguri u ngujua brenda në Kishë. Banorët e fshatit, si besimtarë te zellshëm
që ishin, nuk pranonin të gjuanin plumba mbi derën dhe as mbi dritaret dhe
muret e Kishës.
Në
ketë situatë të pazakontë, famullitari i Kishës së Currajve t'Epërm, At Leonard
Shajakaj ka dalë jashte Kishës e ka folë me përfaqesuesit e popullit të
Currajve t'Epërm, të cilët kanë refuzuar me indinjatë kërkesat e ushtarëve
serbo-malazezë. Në vazhdim të kësaj
bisede, paria e Currajve t'Epërm, ka kërkuar ndihmën dhe shpjegimin fetar të
famullitarit të tyre për të nxjerrë pushtuesit serbo-malazez jashtë nga
Kisha...Në bisedë e sipër, famullitari At Leonard Shajakaj, sipas dokumentave historike
e kishtare por edhe tregimeve në breza të burrave të Currajve, u ka thenë
burrave të Currajve: “A po ndieni burra! Në këtë rast nuk âshtë mëkat me qitë
pushkë kundra kishës..., pse meshtar aty s’ké, por ká hî aty ai që kjofte tretë
(shejtani), pse këta s’janë tjetër veçse të mallkuar, e prandej duhet qitë
jashta kishe”. Pas fjalës së
famullitarit, nderkohë që malazezet nuk u dorëzuan vullnetarisht, ka krisë
pushka, ka nisë lufta, aq sa edhe sot në gurët dhe mureve të kishës, duken
shenja të plumbave të asaj beteje…” ka shkruar (At Bernardin Llupi).
Natyrisht,
dhe për fat të keq, ajo kohë dhe sidomos periudha e komunizmit që pasoi, ishin
kohë të tjera dhe shumë të vështira që urojmë të mos këthehen më. Por, sot me ndihmën e bijve të tyre
në diasporë dhe kontribuesve dhe donatorëve vendas, si ish-Ambasadoriit të
Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, Z. Flamur Gashi nga Kosova dhe kushëririt të
tij, Milazim Ademi, dhe biznesmenit e humanistit, Skënder Thaçi, Kisha
historike e “Shna Ndout e Currajve t’Epërm është rindërtuar me nj? dashuri birnore e vëllazërore, me ndihm? financiare e materiale, me nj?
p?rkushtim t? veçant? p?r t? nderuar
Zotin, t? par?t, tradit?n, kultur?n e p?r t? hapur shtigje t? reja premtuese”,
thuhet në kronikën e
Radio Vatikanit shqip, me atë rast, me qëllim që, “Ajo të kthehej sërish në një
vend takimi vëllazëror dhe lutjeje, ku i thuren lavde Zotit të
Gjithpushtetshëm, Atit tonë të përbashkët.”
Është kjo histori
pra, që u kujtua por që edhe u përjetësua me 6 gusht, 2022, kur pas shumë
dekadash, përsëri, ranë kambanat e Kishës së rindërtuar në Curraj të Epërm dhe
tingujt e tyre u dëgjuan përsëri anë e mbanë asaj zone. Sipas një kronike nga
Radio Vatikani në gjuhën shqipe, ceremonia e bekimit të kishës u kryesua nga Ipeshkvi
i Sapës, imzot Simon Kulli, në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë, në praninë e
besimtarëve e qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e diaspora. E
pranishme ishte edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e
Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, përfaqësuese e qeverisë së Prishtinës në
këtë ceremoni, si dhe autoritete të tjera.
Nuk u vihet faj përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës të Tiranës për
mungesën, pasi Currajt e Epërm – një fshat ndër më të izoluarit por me një
histori domethënse për Kombin – siç duket është më afër Prishtinës se Tiranës.
Kisha në Curraj
t’Epërm
Në këtë botën tonë
shqiptare konfliktuale dhe frymës dhe atmosferës negative politike, shoqërore
dhe ekonomike dhe pothuaj në çdo fushë tjetër të aktivitetit të shoqërsisë
shqiptare, unë e ndjejë si detyrë njerëzore, morale dhe atdhetare që nga koha
në kohë, të ve në dukje vepra – anë e mbanë trojeve tona dhe në diasporë -- si
kjo e rindërtimit të Kishës së Shna Ndout në Curraj t’Epërm. Për të thekësuar
dhe rikujtuar se me gjithë problemet, hallet dhe grindjet politike ndër
shqiptarë, në këto kohëra të pasigurta në radhët e shqiptarëve sot, shqiptaria
ka ende burra dhe gra që veprojnë dhe bashkpunojnë, bazuar në “Besën e Lidhur
dhe në Fjalën e Mbajtur”. Burra si
Ambasador Flamur Gashi me shokë, miq e bashkpuntorë si Skendër Thaçi, Skënder
Përpepaj e Milazim Ademi, si dhe Shoqata “Nikaj-Mërtur”, që ishin protagonistët
kryesorë të realizimit të kësaj vepre. Të gjithë këta filiza të shëndosh të
Kombit na japin shpresë se në këtë botën e turbullt shqiptare sot, ende ka
shqiptarë që mendojnë dhe punojnë për të mirën e përbashkët -- në mbrojtje të
identitetit dhe të interesave kombëtare, në përgjithësi! Nuk mund të gjejë fjalë më të përshtatëshme
për ta mbyllur këtë shënim modest, me këtë rast, se sa deklarata e njërit prej
kontribuesve, Z. Skendër Përpepaj për Radio Vatikanin shqip, i cili pasi
falënderoi, “të gjithë ata që kanë kontribuar për restaurimin e Kishës
dhe në veçanti mikun tim dhe mikun e të gjithë Currajve, Ambasadorin Flamur
Gashin i cili së bashku me nipin e tij i bën dhuratë dy KUMBONA për Kishën tonë
si dhe materiale të tjera të nevojshme për Kishën. Gjithashtu një falënderim
edhe për mikun tonë tjetër Skënder Thaçi i cili bëri dhuratë disa kryqa për
Kishën e sapo restauruar”, theksoi ai. “Edhe ky rast tregojë me
vepra se shqiptarët janë vëllezër të gjakut dhe të kombit dhe nuk i ndanë asgjë
për të mirën e të gjithëve”, është shprehur Skendër Përpepaj. Nuk më mbetet
tjetër veç të them: Amen, ashtu qoftë gjithmonë ndër shqiptarë, pa dallim feje
as krahine! Ju lumtë burrave të Dheut!
Kisha në Curraj i Epërm
“Kumbonat” –
dhuratë për Kishën “Shna Ndou” në Curraj t’Epërm, nga Ambasador Flamur Gashi
(në foto) dhe nipi i tij Milazim Ademi
”Kryqat” – dhuratë
për Kishën Shna Ndou në Curraj t’Epërm, nga Skender Thaçi, i biri i Imer Imerit
nga Fleti i Pukës.
Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli me pjesëmarrës të tjerë në bekimin e Kishës së Currjave t’Epërm.