Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (7)

| E merkure, 17.08.2022, 07:43 PM |


NUHI VESELAJ

NGA JETËSHKRIMI   (7)

PËRJETIME NGA QENDRA SHKOLLORE TEKNIKE   (7)

B. INTERVENMI ALLAUDBORISTIQ KUNDËR ZGJIDHJES SË KONTESTIT MBI BAZË GJYQËSORE NË FAVOR TË SË DREJTËS

Sihyrje

Dushko Ristiqi pasi paska pritur pak ditë se do të shkoj t’i përulem me kërkimfalje, për ofertën aq shpëtuese e me perspektivë karrieriste që më ofroi: drejtor i Qendrës shkollore, që nënkuptonte edhe rehabilimin tim nga etiketimi armik e moralopolitikisht i papërshtatshëm në arsim, po i pranueshëm si drejtor, bashkëpunëtor regjimi (!), ndërsa unë si bukëshkalës, më tepër zgjodha vuajtje jezui se të bëhem bashk[ëpunëtor i tij.  i tij, nuk i rashë mb’atë anë, e refuzova dhe kështu, sipas tij u tregova arrogant, armik vërtet i papërmirësueshëm, atëherë me mllef shtesë, paska urdhëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në atë Qendër shkollore. Dhe pa dyshim, duke e vënë nën administrimin e dhunshëm, ndonëse nuk ishte e domosdoshme, ai mundi me marrë qeverisjen e plotë në duart e veta. Kështu me instalimin e Këshillit të administrimit të dhunshëm me drejtor Halil Vllahia dhe zëvendës Ivko Jagodiq filloi zbatimi sipas urdhër-dëshirave të tij:

Së pari, kuptohet u pezulluan organet vetëqeverisësëse dhe drejtuese të Qendrës, Hamit Maloku, si drejtor i paaftë dhe mashtrues (!) u transferua nëpunës –zyrtar në komunë.

Së dyti, sipas makinacioneve të ndryshme dhe lirisë absolute që kishte për intervenime, u larguan nga ajo shkollë afro 50 punëtorë entuziastë, sigurisht të gjithë të padëgjueshmit.

Së treti, vendi i sekretarit të OTHLKJ të Qendrës që e kishte Ramadan Seferaj, u pushtua nga sekretari i rinj, i dëgjueshëm shoku Sadri Tolaj.

Së katërti, tashti ishte më lehtë me manipulue si të dojë me procedurë edhe për përjashtimin e Nuhi Veselajt, që ishte poenta kryesore, ngase ky mbi një vit qëndroi në cilësinë e të etiketuarit për përjashtim dhe mbi gjashtë muaj në cilësinë e të suspenduarit, po nuk ishte përjashtuar, sepse atë e mbronte kolektivi.dhe në mënyrë të vendosur OTHLKJ-së.

Së këtejmi, drejtori i Këshillit të dhunshëm administrativ, Halil Vllahia, në emër të Këshillit të arsimtarëve, duke marrë si pretekt mbledhejn e datës 7.3.1973, pa qenë prezent as unë as gjysma e më tepër e anëtarëve të atij këshilli, dhe pa votën shumicë të tyre ma lëshoi vendim-përjashtimin me këtë përmbajtje në dispozitiv:

I. Nuhi Veselaj profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, me status të punëtorit me kohë të pacaktuar, i ndërprehet marrëdhënie punës në këtë Qendër më 7.3. 1973 për shkak se nuk i plotëson kushtet për arritjen e qëllimeve të arsimimit dhe edukimit të nxënësve.

II. I përmenduri, shkarkohet nga detyra në këtë Qendër më 7.3. 1973, por ka të drejtë në të ardhurat personale për 4 muaj, përfundimisht më 2.8.1973,

III. Pas kalimit të këtij afati të përmendruti i dorëzohet libreza e punës dhe tërë dokumentacioni personal…

IV. Me këtë zhvlerësohet vendim-suspendimi.

Po sipas këtij vendimi kisha të drejtë ankese Pleqësisë së Qendrës. Mirëpo pasi ishin shuar organet vdetëqeverisëse të Qendrës, pra edhe Pleqësia, Ankesën e refuzoi po drejtori Halil Spahia, me këtë tekst-përmbajtje:

I. Këshilli i administrimit të dhunshëm të QSHT “19 Nëndori” në Pishtinë, më 17.O4.1973 shqyrtoi ankesën dhe mbetet pranë vendimit të Këshillit të arsimtarëve të dates 07.03.1973…

II. Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese gjyqit komunal. Vendimi i dorëzohet palës me 23.04.1973.

Në Gjykatën komunale të Prishtinës unë e paraqita Padinë15.05 1973, me të cilën kërkoja që:

I. Gjykata me aktvendim përjashtimin tone nr, 463, dt 23.3.1973 dhe nr. 602 më 24.4.1973 t’i shpallë të paligjshëm dhe në afat 15 ditësh të më kthejë në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe

II. Njëherazi shpenzimet procedurale gjyqësore kërkoja t’i paguajë pala e paditur.

Kontesti në fjalë ishte shumë i lehtë për t’u zgjidhur në gjykatën komunale po të ekzistonte një shtet normal, mirëpo meqë ishte implikuar, pa të drejtë politika shqiptarofobe moniste, atëherë për gjyqtarët tanë të rinj paraqiste problem. Dilema ishte: të veprohet sipas direktivës udbo-partiake si më parë, apo mbi bazë ligjore. Meqë ishte ngjarje pas brionianeve, gjyqtarja Sanie Muçolli, që i ra hise me shqyrtue padinë tonë në konsultim me avokatin Bajram Këlmendi vendosi me respektue ligjin jo direktivat, ashtu edhe më 15.3.1974 mori aktvendimin në favor të Padisë sonë: Kthim i detyrismshëm në vendin e punës, përkatësisht:

Obligohet pala e paditur që paditësin ta kthejë në vendin e punës brenda 15 ditësh dhe në emër të shpenzimeve të procedurës t’ia paguajë 300,oo din., e të gjitha këto, pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë, nën kanosjen e ekzekutimit të dhunshëm.

Ky aktvendim, edhe pse plotësisht i ligjshëm ishte atakvrasje e politikës komitetoudboristiqe albanofobe, sepse aktvendimi i përjashtimit ishte marrë në kundërshktim me të gjitha dispozitat  e LTHMP dhe aktet normative të Qendrës së paditur sepse:

Së pari, vendimi është bazuar në mbledhjen e këshillit të arsimtarëve që sipas proceverbalit nuk paska qenëi forum i domosdoshëm, present paskan qenë 43 anëtarë, 27 prej tyre paskan votuar pro, 16 kundër, ndërsa këshillin arsimtarëve të Qendrës e përbëjnë 124 anëtarë, andaj vendimi i përjashtimit është nul.

Së dyti, shkelje tjetër, punëtorit të përjashtuar nuk i është mundësuar mbrojtja, nuk ka qenë fare i ftuar në mbledhje, madje nuk i ishte marrë mandate që ishte anëtar i rregullt i pleqësisë së qendrës.

Së treti, në LTHMP nuk paraqitet kusht ndërprerja e marrëdhënies së punës e aq më pak përjashtimi nga OP për shkak të mungesës së kushteve moralo-politike.

Së katërti, sipas mendimit të kësaj Gjykate ndërprerja e marrëdhënies së punës mund të bëhet ndaj një personi i cili tregohet i paaftë për të kryer punët nga profesioni, por më parë formohet komisioni prej tre anëtarësh, i cili në mënyrë të përshtatshme bën verifikimin dhe lidhur me atë propozim-verifikim merr vendim Pleqësia jo Këshilli i arsimtarëve.. Pra edhe këtu vendim përjashtimi në fjalë ka shkelje të dispozitave ligjore

Së pesti, nga çka u tha më lartë është vendsosur si në dispozitivin e këtij aktgjykimi.

Së këtejmi, pushteti udboristiq, i alarmuar, duke mos u besuar më shqiptarëve, mori masa që urgjentisht në mënyrë të organizuar allaudboristiqe, në mënyrë që vendimi mos me marrë formën e prerë, pushtoi dy procedurat vijuese të procesit gjyqësor që janë:

e para, e drejta e ankimimit në gjykatën e shkallës së dytë dhe

e dyta, apelimi, përvetësimi i gjyqtarëve në gjykatën e shkallës së dytë.

Si u bë pushtim i këtyre dy procedurave do të bëjmë fjalë në vijim. Po sido që të ketë qenë, vetëm po ia rikujtojmë të vërtetën lexuesit të nderuar, se pala allaudboristiqe me forcën parti-shtet siç e pati bllokuar punësimin tonë, jashtë çdo etike njerëzore, duke mos lejuar punësim qoftë drejtpërdrejt, qoftë me konkurs, pothuaj po me atë energji intervenoi, bile më me pafytyrësi, në bllokimin e zgjidhjes së kontestit mbi bazë të procedures gjyqësore. Dhe ky bllokim u bë, siç u tha me pushtimin dy procedurave vijuese: së pari, me rrugë formale juridike me ankimime dhe së dyti, me aprovime rigjykimesh arbitrare prolongoi zgjidhjen 20 vjet, kur edhe u prish parti-shteti i Jugosllavisë së Dytë, e dhe të asaj Tretë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur me mundësi bashkëpunimi me Shqipninë Nanë e vise të tjera me shpresë pa vijë të zezë kufindarëse që nuk ishte plotësisht objektivi final i idealit të luftës sonë së pandërprerë që nga fëmijënia e deri sot.

Vërtet nuk e kam të qartë pse udboristiqët çështjen time e morën aq me seriozitet, ngase unë në të vërtetë as nuk kisha fuqi të ndonjëfarë peshe me qenë armik aq i fuqishëm dhe aq më tepër i rrezikshëm për shtetin serbojugosllav, por, siç do ta trajtoj në një vend tjetë më në hollësi, veprimi im ishte shumë i thjeshtë: ngulm e sulm me fjalë e veprim në luftë vetëmbrojtëse. Së këndejmi, që pëveç lukunisë tjetër besnike ngjyer me politikë mashtruese ë ekpansinuiste të vëllaznim bashkimit, Dushku, siç del nga realiteti, emnoi ekip të posaçëm vetëm nga serbë, si hakmarrje kundër meje për padëgjueshmëri dhe kundër zgjidhjes së këtij kontesti në favor të Padisë, si:rE para, Dushko drejtpëdrejt veproi vetë si serkerat Komiteti , ndërsa kur u avansua me punë e dytyra në organe më të larta partiake e shtetërore të Kosovës, bojkotimin e punësimit tim ia la amanet-detyrë sekretarit të ri po serb që e la në vend të tij në krye të Komitetit komunal të LKJ të Prishtinës.

E dyta, që mos të mund të punësohesha apo të mos e gëzoja ndonjë ndihmë materiale nëpër mjet Entit për punësim sa isha i papunë, angazhoi drejtorin e të atij enti Svetozar Mijatoviq, i cili zyrtarisht m’i mohoj të gjitha të drejtat.

E treta, ankimimin e parë për gjykatën e shkallën e dytë, kundër aktvendimit të Sanie Muçollit, që ishte thikë në zemër për ta, fillimisht nuk ia besoi drejtorit Halil Vllahia apo sekretarit të Qendrës, që mbaheshin shqiptarë, por zvdrejtorit serb Ivko Jagodiq me tekstankimim parimisht të parapërgatitur.

E katërta, në gjykatën e shkallës së dytë, Gjykatën e Qarkut të Prishtinës si njeri besnik të vetin e kishte gjykacin Lubomir Popoviqi, i cili do të nënshkruajë si kryetari kolegjit të apelit  për dy rastet e para të aktvendimeve të shkallës së parë, të cilar do t’i prishë duke e kthyer lëndën në rigjykim, jo për ndonjë arsye madhore, por vetëm e vtëm për të zvarritur zgjidhjen.

E pesta, meqë krejt procesi kundër meje që nga nisa e në vijimsi ishte antiligjor DushkoRistiqi në gjykatën komuinale të Prishtinës, angazhoi një gjykac serb që thonin se ishte “Duskovzet“ (dhëndërr i Dushkos), në mos gabofsha, e quanin Zoran, në koordinim me Lubomirin, pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e apelit, lëndën e uzurpoi, madje filloi edhe procedurën e shqyrtimit. Gjatëshqyrtimit më bënte presion miqësisht si gjyqtar lënde për përgjysmimin e këkesës nga Padia, siç do të sqarohet si pike e vetme më poshtë.

Së këtejmi, për aktivitetin kundër nesh për dy të parët (sekretarin e komitetit dhe përfaqësuesi i Entit për ikuadim), kemi dëshmuar në pjesën e parë të këtij kreu, ndërsa tash do të flasim më në hollësi për aktivitetin konkret të tre aktorëve të fundit, që nuk ishin të vetëm, andaj lëndën do ta shtjellojmë në dy pjesë nënkrerësh:

E para, si vërtllojë trize allaudboristiqe: vendim i ligjshëm ndaj falsankimmiit dhe farsëapelimit dhe

E dyta, konstatime e komente rreth kategorzimit të aktorëve gjatë kësaj odisejade vërtllojë dydekadash të moszgjidhjes së këtij kontesti gjyqësor.

I. VËRTLLOJË TRIZE ALLAUDBORISTIQE: VENDIMI I LIGHSHËM, FALSANKIMIMI DHE FARSAPELIMI

Që të dyja procedurat vijuese të procesit gjyqësor të akupuara: ankimimi dhe apelimi, për rastin në shqyrtim i quaj veprime false apo farsa përkatësisht falsankimime, përkatësisht farsapelime. Fktikisht ishin të panevojshme, sepse ligjërisht e logjikisht dukej qartë se përjashtimi ishte bërë kundërligjshëm, andaj nuk kishte arsye ankimimi dhe as rigjykimi siç bënin gjykacët e apelit. Këto procedura u aplikuan vetëm sa me mbulue formalisht shkeljen flagrante që komitetoudboristiqët si pushtetarë në vend që të mbronin ata kishin bërë shkelje ligjshmërie si pushtet. Kështu ata meqë nuk kishin fakte kundër aktvendimeve të gjyqtarëve të shkallës së parë  shfrytëzuan këto të drejta for,ale procedurale vetëm sa për të krijuar roletë apo vërtllojë për zvarritje që përmbarimi assess mos me marrë formën e prerë. Edhe pse dihej se me këto manipulime e drejta shkilej arbitrarisht nga oganet zyrtare partiashopushtetore, të cilat zyrtarisht kishin obligim me zbatue të drejtën, por ata inatqe e lanë kontestin hapur afro 20 vjet, kur edhe falimentoi ai shtet diskriminues serbojugosllavokolonizues shqiptarofob. Për këtë vërtllojë, sa banale sa të dhimbshme, që sapo e cekëm, do të bëjmë fjalë në në tri pikat vijuese ku preken po këto tri proceduira:

Së pari, rreth seancave gjyqësore të shkallës së parë në të mirë të zgjidhjes së të drejtës,

Së dyti, tekstfalsankimimet politike me shkrim e me gojë dhe

Së treti, rreth farsarsyetimeve nga tekstapelimet pa bazë argumentimi, bërë vetëm me qëllim zvarritjeje të zgjidhjes së kontestit mbi bazë ligjore.

1) Nga vendimet Gjykatës së shkallës së parë mbi bazë ligjore.

Sido që të ketë qenë, në vijim do të cekim me radhë të pesë aktgjykimet nga shqyrtimet kryesore në Gjykatën komunale të Prishtinës si gjykatë e shkallës së parë, duke shënuar emrin e kryetarit të kolegjit ose të trupit gjykues dhe të porotëve, datën e marrjes së aktvendimit (përfundimtar), me ndonjë sqarim karakteristik në vijim.

a) Shqyrtimi i parë, gjyqtare Sanie Muçolli, 15.03.1974

Padia për pafajsisë time e paraqitur më 15.04.1973, pas vendim-përjashtimit të dates 02.04.1973 nga Halil Vllahia, drejtor i Këshillit të dhunshëm të Qendrës shkollore teknike, e cila u shqyrtua në Gjykatën komunale të Prishtinës nga trupi gjykues kryesuar nga gjyqtarja Sanie Muçolli, e gjyqtarët porotë Behlul BerishaQamil Berisha, avokat Bajram Këlmendi dhe përfaqësues i shkollës Qazim Buleshkaj, më 15.03.74, u vendos në favor të Padisë, duke konstatuar se të gjitha të dhënat faktike nga akuza ishin të paargumentuara, siç u shënuan më sipër. Janë dy karakteristika që patën jehonë nga ky vendim guximtar i Sanies:

E para edhe gjyqtarët e tjerë në rishqyrtim do të ndjekin po këtë rrugë mbi bazë ligjore dhe

E dyta, meqë aktvendimi ishte në kundërshtim të plotë me politikën serboallaudbistiqe shqiptarofobe aktuale, nga pala partiasho-pushtetare pati reaksion, e cila mori masa të organitzuara kundërshtuese. Me fjalë të tjera ajo (pala partiake-pushtetore) pushtoi dy procedurat vazhduese ankimimin dhe apelimin, me të cilat, në të vërtet arbitrarisht u stopua zgjidhja me zvarritje, duke u krijua vërtllojë e vërtetë.

Nuk di, për guxim kundër direktivës partiako-pushtetore sa pati pasoja e nderuara Sanie Muçolli nga udboristiqët pushtetarë.

b) Shqyrtimi i dytë, gjyqtare Virgjina Dumnica, 09.07.1978

Pas 6 vjet zvarritjeje të qëllimshme nga gjyqtari serb i gjykatës themelore, mos gabofsha e quanin Zoran, si duketishte në koordinim me gjykacin e apelit Lubomir Popoviq, siç do të shpjegohet më poshtë. Kështu lënda për rigjykim iu dorëzua jo pa sherr gjykatëses së nderuar Virgjina Dumnica9.7.1978, me verejtjet e qortimet e Lubomir Popoviqit, bërë aktgjykimit të Sanies, e cila ishte bazuar kryesisht në dipsozitat e LTHMP, të cilat gjykaci shkallës së dyti, i quajti joesenciale, sepse sipas tij gjykata e shkallës së parë është dashur të konstatojë, edhe të dhëna nga shkresat e lëndës që i paska gjetur ai, ku dalka që paditësi paska qenë i dënuar 3 vjet, kur, si, për çka e gjëra të tjera të pasqaruara (që në të vërtetë ishin rrena) u dashka t’i sqarojë gjykata e shkallës së parë, të dhënë këto, të cilat, në të vërtetë, nuk ishin cekur asgjëkundi, as në mbledhjet e OTHLKJ, as në kërksë-urdhërin e Komitetit, as në vendimin e drejtorit për suspendim, as në sqarim-vendimin e përjashtimit nga drejtori i dhunshëm, madje as në tekstin e ankimimit, gjë që dëshmon se kjo kërkesë paraqet paradoks të vërtetë, por që në të vëretë tregon tendencë për rigjykimin-zvarritje në shkallën e parë.  Lidhur m këtë Virgjina, u gjind për mrekulli, konstatoi se paditësi nuk ishte i shënuar asgjëkundi në regjistrat e të dënuarve kundër popullit dhe shtetit, prandaj, jashtë presionit politik, më 21.11.1980 me porotët Naser Efediu (!) e Danillo Delibashiq, veproi mbi bazë ligjore, përforcoi konstatim-lëshimet në vendimpërjashtimin ashtu si edhe Sanie Muçolli, se të gjitha akuzat e përjashtimit ishin të pabazuara ligjërisht, dhe e përplotësoi me kërkesën e precizuar rreth shumës financiare që i kishin borxh paditësit, duke urdhëruar:

I. Obligohet pala e paditur që paditësin, në afatit ligjor, ta kthejë në vendin e punës.

II. Obligohet e paditura që paditësit t’i paguajë 41.746,80 din, me kamatë 7.5% dhe gjithashtu t’i paguajë shpenzimet e procedurës kontestimore, 2.317,20 din.

III. Paditësit t’i lidhet stazhi i punës për 18 muaj 3.8.73 -19.2. 1975.

E veçanta e këtij aktvendimi është se precizohet shuma e të ardhurave funanciare që duhet t’i paguajë e paditura paditësit dhe ta lidhë stazhin e punës për 18 muaj sa zgjati papunësia.

Përsëri kundër këtij aktvendimi me tekst klishe të kryerreshtit të parë të ankimimit të Ivko Jagodiqit, u ankua shkolla dhe përsëri më 11.07.198l lënda kthehet në rigjykim sipas tekst-klishesë së apelimit nga Lubomir Popoviqi.

c) Shqyrtimi i tretë, gjyqtar Haxhi Këlmendi, 01.06.1983

E thamë që më 1981 Lubomir Popoviqi lëndën time e kishte kthyer në rigjykim me disa kërkesa që nuk mund të sqaroheshin, pasi vetë politika udboserboristiqe me qëllim i shënonte ato çështje që nuk mund t’i sqaronte ngase ishin sugjestive, joreale. Ishte kohë që lëndët me ngjyresë politike si jona hezitonin t’i merrnin në përpunim gjyqtarët lojalë të politikës së ditës. Si duket duke parë këtë Haxhi Këlmendi vullnetarisht e merr në shqyrim lëndën e tillë dhe pa më ftuar fare, pasi ishte i njohur me tendencën udboristiqeshqiptarofobe më 01.06.1983 si kryesues i trupit gjykues me porotët Hamdi Konjuhi, e Zeqir Statovci konstaton pafajsinë dhe lëshimet e vendimit të QSH. Së këndejmi, vendosi ashtu si edhe Sania, përkatësisht e Virgjina: Kështu edhe në dispozitivin e aktvendimit të Haxhi Këlmendit figuronte:

I. Aprovohet kërkesë padia e paditësit Nuhi Veselaj … dhe obligohet e paditura që në afat prej 8 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, paditësin ta kthejë në vendin e mëparshëm të punës.

II, Obligohet e paditura që paditësisit t’i paguajë në emër të kompensimit të të ardhurave personale të humbura shumën 41.745,80 dinarë me kamatë 7.5% duke filluar që nga data 1.3. 1973 e gjer te pagesa definitive.

Pra e veçantë e veprës së Haxhiut duhet përmendur fakti se e ka shpëtuar lëndën nga zvarriqëndrimi, duke e vënë në rrjedhë zgjidhjeje.

Ç’është e vërteta, me punën e drejtë guximtare të gjyqtarit Haxhi Këlmendi rastësisht isha njohur para disa vitesh dhe kjo rastësisht. Ndodhi që sapo u takova me Metush Krasniqin, bashkëpërjashtuesin tim nga Qendra shkollore, i cili më tha se për disa minuta fillon shqyrtimi i padisë së tij kundër atij përjashtimi të përbashkët. E shoqërova drejt Gjykatës. Gjyqtar ishte Haxhi Këlmendi. E pyeta më lejoi praninë. Aty në të vërtetë unë i shërbeva Metushit si avokat, por njëherazi i lehtësova punën edhe gjyqtarit me të dhëna faktike si ish- zvdrejtor që isha që kur ishte pranuar Metushi referent i nxënësve, andaj deklaroja që në asnjë rast nuk kemi vërejtur veprime të dyshimta nga ky punëtor, i cili ka kryer punët e detyrat si duhet e me pedanteri. Nuk ka pasë të bëjë fare me prosesin edukativ mësimor. Madje në mbledhjen që po ceket që gjoja është përjashtuar, e paraqita kopjen e procesverbalit përkatës, ku shihej se nuk ka qenë qenë prezentë as çereku i numrit të personrlit të shkollës, madje, ata që ishin prezentë nuk kanë votuar për përjashtimin e tij nga kolektivi. Përjashtimi është shpallur në mënyrë arbitrare allapatizançe. Gjyqtari këto i mori si fakte relevante. Kështu kontesti Metush Krasniqi /Qendër shkollore pati zgjidhje më të shpejtë, e më të lehtë se sa imi që do të pasojë.

Me fjalë të tjera, nuk di për karrierën e mëtejshme të Haxhiut, por mund të them me plotgojë që gjyqësia jonë atëbotë ka pasur shumë nevojë për gjyqtarë të guximshëm si Haxhi Këlmendi, të cilët i jepnin me kuptue Dushkut e allaudbashëve servilë se kishte kaluar koha e allapartizançes së tyre, apo jo?

ç) Shqyrti i katërt, përsëri gjyqtare Virgjina Dumnica, 04.12.1986

Gjyqtarja Virgjina Dumnica pasi ishte informuar nga Zorani, (familjar i Dushkut) që për mos me u maltretua më shumë, pasi kishin kaluar mbi 13 vjet nga shkëputja faktike e punës tone me nxënës, paskam pranuar se: Heq dorë nga këkesa kthimi në vendin e punës, Virgjina , duke zhvlerësuar arsyetimin e Lubomirit e të Anton Nokës, me porotët Hamdi KonjuhiBehlul Berisha,  më 04.12.1986, miratoi dispozitivin e aktgjykimit si vijon:

I. Aprovohet kerkesëpadia e paditësist Nuhi Veselaj dhe anulohet aktvendimi i të paditurës QSH, dt 23.03.1973 e dhënë në mënyrë dhe kushte të cilat janë në kundështim me Ligjin dhe marëdhëniet resiproke të punëtorëve në punën e bashkuar dhe aktet normative të Qendrës së paditur.

II. Obligohet e paditura që paditësit t’ia lidhë stazhin e punës prej muajit gusht 1973, përfundimish në muajin shkurt 1975 dhe në emër të kompensimit të të ardhurave të humbura personale, t’ia paguajë paditësit shumën e tërësishme 41.746,80 dinarë me kamatë 7,5%, duke llogaritur prej 15.5.1973 e gjer te pagesa definitive si dhe t’ia kompensojë shpenzimet e procedures në shumën prej 29.628,00 dinarë në afat prej 15 ditësh prej ditës së plotfuqishmërisë së aktgjykimit me kërrcënim të përmbarimit të dhunshëm.

Kështu siç po shihet në krahasim me rastin e parë Virgjina miratoi nga akt Padia vetëm kërkesën, për pagesën e borxhit (rrogat për 18 muajt e papaguar si dhe shpenzimet e procedures), duke bërë anashkalimin e kërkesës për kthim në vendin e punës.

d) Shqyrtimi i pestë, gjyqtare, Exhlane Mehmeti, 03.09.1991

Lëndën e kthyer në rigjykim nga gjykacja Meleqe Bexhetit, rasti i dytë, e trajtoi gjyqtarja e nderuar Exhlane Mehmeti me porotët Hamdi Konjuhi e Bajram Bilibani, dhe më 03. 09. 91, argumentoi të vërtetat siç pati bërë Sanie Muçolli, Virgjina Dumnica, Haxhi Këlmendi përsëri Virgjina Dumnica. Madje, Exhlania si Virgjina, rastin e dytë, urdhëroi vetëm kompensimin e borxhit. Si e veçantë a aktvendindimit të Exhlane Mehmetit është se aktvendimi nuk ra në duartë të drejtorit shqiptar të Qendrës, sepse shkollat shqipe i pati mbyllur Qeveria serboudboristiqe, të cilën drejtorët e kësaj Qendre shkollore e paten kursyer materialisht, duke mos ia paguar borxhin Nuhi Veselajt, sepse ashtu kërkonte gazda. Në të vërtetë, drejtori zyrtar serb i Qendrës nuk u ankua dhe pas 19 vitesh kontesti u zgjidh në favor Padisë, por mbeti pa u realizuar e drejta e kompensimit për shkak të falimentimit të shtetit serbojugosllav.

E veçanta e të gjitha këtyre aktvendimeve të Gjykatës së Qarkut, ishte, pasi nuk mund të gjenin fakte  kundër aktgjykimeve të Gjykatës komunale, ndërsa kishin urdhër-kërkesën që lënda mos të përfundojë në favor të padisë, këta gjykacë kërkonin shibla të paargumentuara si pretekst që zgjidhjen ta zvarrisnin duke e sjellë lëndën në rigjykim

2) Rreth prsioneve allaudboristi në përgjysmimin e kërkesë-padisë dhe falsarsyetimet e ankimuesve në emër të Qendrës

Regjimi serboudboristiq, kuptohet, siç pati vepruar për pengimin e punësimit tonë, qoftë drejtpërdrejt apo me konkurse, po ashtu pati interevenuar në mënyrë edhe më flagrante në prosesin gjyqësor, duke bërë presion tek unë ta përgjysmoja kërkesë padinë, si dhe në zvarritjen e zgjidhjes  me tekstankimime. Në vijim do të sqaroj presionin në përgjysmimin e kërkesëpadisë dhe pastaj do të cek farsarsyetimet e përfaqësuesve ankimues të Qendrës:

1. Presion -intervenimi gjentelmen në senacat e Gjykatën komunale, për përgjysmimin e kërkesë-padisë

U cet pak më sipër që kundër aktvendimit të Sanie Muçollit, ishte në koordinim bashkëpunimi i  trojkës serbe: 1. përfaqësuesi i shkollës, zëvdrejtori Ivko Jagodiq, 2. gjykaci i Gjyqit të Qarkur Lubomir Popoviq, dhe 3. gjykaci i Gjykatës komunale që në mosgabofsah e quanin dushkovzet (dhëndëri i Dukshku), të cilin, pak më sipër, edhe pse me rezervë, e shënova me emrin Zora. Ky  kur i tekej lëndën time e merrte në dorë. Kjo vu vërejt qartë pas kthimit të lëndës në rigjykim nga Lubomiri Popoviqi, të cilën e uzurpoi zyrtarisht për një kohë, duke veprue si gjyqtar lënde,.Është vërtetë që disa ili disa here më ka ftuar në séanca, sillej shumë mirë em fjalë.Sencat i përfundonte  duke u arsyetues se po i përfundonte pothuaj në besedë të lirë me mua me arsyetim se përfaqësuesi i shkollës nuk po dëgjon me ardhë e proçka të tilla dhwe caktonegt datën e seancës tjetër. Kështu ndodhi mbase në mbi dhjetë seancave. Shqipen e fliste mirë, më mirë se Dushku. Dhe ndërkohë pothuaj u familjarizuam në biseda jo zyrtare here flisnim serbisht e here shqip. Madje pos tjerash në një bisedë nuk di si ra llafi, e pyeta për shëndetin e Dushkut. Natyrisht, pa marrë parasysh moskuptitimet, i thashë se për Dushkun si njeri nuk mendoj keq, po ai duke dëgjuar të tjerë është sjellë keq ndaj meje e familjes sime. Zorani më tha ti ke gabuar që nuk e ke ndëgjue Dushkun, do të ishe drejtor, madje edhe në ndonjë pozitë më të lartë. I thashë nuk e kam kuptuar. Mbaj mend që thashë: Dushku duhet ta dijë se mua as nuk më ka pasur as nuk më ka armik, aq më tepër të rrezikshëm si prendonte ai. Armiq i ka bashkëpunëtorët e tij, siç e pati Hamitin që e ndësei kundër meje, sepse unë jam njeri lojal nuk përzihem në politikë…

Ndërkohë, sidomos pas rikthimit në rigjykim të lëndës nga gjykaci Anton Noka, më tha haptazi se ky është edhe mendimi i të mëdhenjve tanë  (nashih velikana), nënkupohej edhe këshillë e Dushkut:

Duhet të marrësh vesh: Përjashtimi yt është përjashtim politik. Gjyqi nuk mund të vendos pa lejue politika. Po ti vetëm nëse deklaron para gjykatës se nuk kërkon të kthehesh në shkollë (arsim) si profesor i gjuhës shqipe, do të lejohet punësim i përshtatshëm, vetëm atëherë do të bëhet kompensimi i rrogave të muajve të papaguar, madje do të paguhen plus edhe mëditjet e humbura në këto seanca gjyqësore. Mendohu unë nuk po të bëj presion, po kjo është zgjidhja më e mirë.

Unë hezitoja qëllimshëm. Në një séance të radhës pasi kishte prova se unë nuk përtzihesha nëas një parti shqiptare që filluan së formuari, adje nuk dalluar në ngjarjet rreth Uzinës, më dha ngulas:

Nëse deklaron se heq dorë nga kërkesa kthimi në vendin e punës do të jesh i lire me zgjedhë vend pune gjetiu edhe në Fakultet, pasi je magjistër dhe për këtë nuk do të keshë pengesa, por vërtet duhet ta tregosh lojalitet.

Ç’është e drejta, procesi kundër meje nuk ishte normal, prandaj me zhbllokua punësimin dhe me fitue edhe privilegje të tjera si punësimi në Fakultet patjetër duhet të lëvizja diçka. M’u kujtuan fjalët e prof Kostallarit, kur e piata pyetu, se a ka mundësi që për termonologji tekniko teknologjike të ndëlidhem me uzinat në Shqipëri, ai më tha:”Për do punë lypset vënë 9 e 99 kryqa, por një kryq përherë ta ndalësh për vete”. Po unë jam i tillë, asnjë kryq të huaj nuk dua ta kap me dorë, por gjithsesi vendosa me bë përgjysmimin e kërkesës së padisë. Të kërkoj vetëm kompensimin e të ardhurave personale të humbura të muajve të pa paguar, madje edhe mëditjet e humbura në seanca, për çka më joshte Zorani. Shërbimi i uzinës, iu përgjigj kërkesës së tij, siç dëshmon Vërtetimi nr. 1407, dt 31.o5. 1985, ku një meditje kapte shumën 863,5o dinarë. Kështu manipulohej me afro 20 ditë të humbura. Po ato ditë, se të jepja deklaratën i thashë Zoranit, Pozrdvi Dushka, (Selam Dushkut) pranoj propozimin me devizën e sarhosh pijanecit: Rrenë po e di, rrenë po e pi, po për realizim mbetet të burrnia juaj (Vasa rec). Me thënë të drejtën jo pse i besoja, por pse nuk kisha tjetër derëdalje, dhe mendova se me këtë sadopak u krijoja lehtësi përveç gjyqtarëve shqiptarë në gjykatën komunale e ankimusve të shkollës, por edhe gjyqtarëve shqiptarë të apelit.

Fill pas kësaj Zorani nuk e kreu vetë premtimin, por lëndën ia la në dorë përsëri Virgjinës, e cila pa zvarritje e shkroi aktgjykimin si më sipër. Sidoqoftë, me gjithë sakrificën që bëra kjo nuk ndikoi fare as te përfaqësuesit e shkollës (drejtorët), as të gjykacja e apelit (Meleqja), siç do të konstatohet në vijim.

2. Nga fals ose klishe tekstsankimimet e përfaqësuesve të Qendrës

Kam para vetes pesë tekstankimime të përfaqësuesve të Qendrës shkollore kundër aktgjykimeve të gjyqtarëve të shkallës së parë, ankimime këto që tërë procesin e zgjidhjes e kthenin në vërtllojë banale e të dhimbshme që zgjati afro 20 vjet dhe mbeti faktikisht i papërfunduar. Sido që të ketë qenë, në vijim po japim emrin e ankimuesit, datën e ankimimit dhe ndonjë karateristikë të veçantë nga fals-klishetë e arsyetimeve në tekstankimin përkatës.

Në të parin kujton se Nuhiu nga udhheqësia e shkollës në koordinim me udheqësit shoqëror-politikë komunal, ka qenë i suspenduar që nga shtatori 1972, për artikujt e botuar (vjersha) në fletushkën e shkollës që politikisht janë konstatuar se nuk përkojnë me realitetin dhe kanë prapavijë politike. Këtu shton gënjeshtrën, edhe pse qëndron e kundërta, se gjoja për dënim-suspendimin e paditësit ishin në pajtim të plotë edhe organet shqoqërore politike të shkollës. Prej kësaj nënkuptohet se Nuhiu nuk paska faje penale, po qenka përajshtuar për lajthitje të supozuara politike.

Në kryrreshtat të dytë dhe të tretë e trashë gënjeshtrën se gjoja në mbledhejn e këshillit të arsimtarëve njëzëri ka votuar shumica anëtarëve që Nuhi Veselaj si person moralopolitikisht i papërshtatshëm të përjashtohet nga kolektivi. Çka nuk ishte e vërtetë.

Edhe pse ka harrue me kërkue rigjykim, Lubomiri, shoku i ekipit nga Gjykata e Qarkut aprovon ankesën me gënjeshtar dhe lëndën e kthen në rigjykim.

Pas shtatë vjet zvarritjesh Ismail Berisha arsyeton ankimimin me faktklishenë se pasi paditësi nuk posedon kualitet të duhur moralopolitik për punë në arsimimin dhe edukimin e brezit të rinj, më 31.01.1981, propozon që Gjykata e qarkut ta anulojë vendimin e Gjykatës komunale dhe lëndën ta kthejë në rigjykim apo ta modifikojë sipas gjendjes faktike.

Si e veçantë e kësaj ankese është se ankimuesi kërkon nga gjykatat që kjo lëndë në prosedurën e mëtejshme t’i dërgohej Shkollës teknike “Milladin Popoviq” të Prishtinës, e cila është ndarë nga kjo Qendër në vitin 1979.

Ky jurist, përfaqësues i shkollë në arsyetimankimimin paraqet këtë faktklishe: QSHT duke zbatuar  rekomandimet, konkluzat e sugjerimet e instituicioneve më të larta partiake (jo ligjin) …mori vendimin që punëtori Nuhi Veselaj të përjashtohet nga marrëdhënia e punës nga kjo organizatë punonjëse, meqenëse i njëjti nuk posedon kualitete të duhura moralopolitike për punë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Andaj më 11.07.1983 propozon që Gjykata e qarkut lëndën ta kthejë në rigjykim ose ta modifikojë sipas gjendjes faktike. Shihet qartë se juristi nuk mbështetet në ligj sikurse gjykata e shkallës së parë, po në sugjerime partiake!

Edhe ky drejtor cek arsyetimin falsklishe se Qendra, duke zbatuar rekomandimet, konkluzat dhe sugjerimet e organeve më të larta partiake, meqë personi në fjalë nuk posedon kualitete të duhura moralopolitike kolektivi i QSH e ka përajshtua nga marrëdhënia e punës, prandaj edhe pse aktvendimi i Gjykatës komunale, nuk cek kthimin në vendin e punës, po vetëm aplikimin e të drejtës materaile dhe të lidhjes së stazhit, ky drejtor mendon se nuk është gjykuar drejt, prandaj  më 20.01.1087, propozon që Gjykata e Qarkut ta kthejë lëndën në rigjykim apo ta modifikojë sipas gjendjes faktike.

d) Ankimuesi Shemsi Lushaku, drejtor i shkollës, 17.10.1990

Përmbyllje

Të gjithë ankimuesit duke u mbështetur në rekomandime e sugjerime partiake shkelnin ligjin, andaj së paku sot, aktorët duhet t’i kthehen ndërgjegjës së tyre, nuk po them se duhet t’i vrasë, por le ta dijnë ata dhe opinioni pse isha i dënuar aqë egërsisht nga të gjithë pa ndonjë faj. Vërtet udbopartiashëve serbojugosllav u pati mbetur merak gjatë fundvitit 1952 deri në verën 1954 kur me mbajtën në burgun hetues me akuzë për faje kundër popullit dhe shtetit, por për mungesë provash, nuk mujtën me më dënue për faj të tillë, andaj tash Dushku mori si pretekst manipulimi atë ngjarje, të cilit i shtoj i edhe një të paargumnetuar se një vjershë e botuar në fleushkën e shkollës që supozohet se një nxënës, pa i përmendur emrin ia paska kushtuar shokut të tij Murat Mehmeti, i vrarë në demontratën e parë shqiptare në Jugosllavi më 1968,. Është e vërtetë se me atë demonstrate me kërkesën Kosova Republikë u thye kulaçi SerbiJugosllavi ndaj Kosovës koloni, që nuk do të ngjitet më, siç dësmuan edhe demontratat e massive të viti 1981 e në vazhdimësi, kur aktorët qorrazi me ankimimet e tyre, duke shkelur ligjin e rregulloren e shkollës ndihmonin serboudboristiqët, kundër kujtimit të nxënësit dëshmor të shkollës së tyre dhe kundër paditësit koleg të tyre që kishte të vetmin faj pse nuk pranoi postin e drejtorit të shkollës, vetëm pse i propozoi Dushko Ristiq që të jetë bashkëpunëtor i tij.

2. Farsëtekstarsyetimet për rigjykim kundër aktgjykimeve të shkallës së pare nga gjykacët e Gjykatës së Qarkut

Për të kuptuar ma mirë farsëtekstarsyetimet e për zvarritjen e zgjidhjes së procesit tonë gjyqësor nga gjykacët e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës bërë aktvendimeve të Gjykatës së shkallës së parë do të konsultojmë me radhe aktgjykimet e tyre, duke shënuar emrin e gjykacit, emrate porotëve, datën e vemdosjes me ndonjëi sqarim me interes të veçantë.

Së pari, më 30.09.76 me dy porotë shqiptarë Lirie OsmaniXhevdet Bici, prishi aktvendimin e ligjshëm të Sanie Muçollit dhe aprovoi falsankesën bazuar në sugjerime e gënjeshtra të Ivko Jagodiqit, duke e kthyer lëndën në rigjykim, dhe këtë e bëri me porosi. (Këtë vetë ma ka thënë ndër sy, kur i dorëzova një lutje-kërkesë për përshpejtimin e zgjidhjes, pasi isha i papunësuar.) Ai ma tha haptazi, se ai do të veprojë ashtusiç kërkohej nga politika komitetoudboristiqe. Në të vërtetë, Lubmiri Gjykatës komunale ia shihte për të madhe pse është bazuar vetëm në ligjshmëri formale e jo në faktet esenciale, sipas tij duhet sqaruar, si paska gjetur ai në shkresat e lëndës, pse paditësi paska qenë denuar 3 vjet (!). Me këtë kuptohet që Lubomiri ishte pajisur me lëndë plus nga organet udbohetuese. Kjo e dhënë e fryrë dhe jo e saktë, madje me të pavërteta, nuk ishte prezentuar më parë në denoncimet për përjashtimin e paditësit. Kështu me kërkesat e tilla që e dinte edhe vetë që ishin gënjeshtra, ngase e kishte vërtetimin në dosje se nuk kam qenë i dënuar, ai arsyetonte kthimin e lëndës në rigjykim dhe kështu ndihmonte kauzën e Udboristiqit me lukuni për moszbatimin e kërkesës nga Padia.

Së dyti, Lubomir Popoviq,16.04.1982 me porotët Verosllava Dimiq dhe Xhevat Bici merr në shqyrtim aktvendimin tjetër në të mirë të padisë, po edhe tashti lëndën e kthen në rigjykim, përkundër faktit që gjykata e shkallës së parë sipas urdhërit të tij kishte vërtetuar se emri paditësit nuk figuron në regjitsrin e të dënuarve, siç dëshmohet edhe me dy vërtetime nga Prizreni e Prishtina, ku megjithatë kërkon që gjykata e shksllës së parë të vazhdojë të kërkojë e rikërkojë material plus nga SPB-të (!). Një sjellje e tillë pasqyron shumë qartë se si gjykatësit e shkallës së dytë përkrahnin regjimin deskriminues serbojugosllav shqitarofob, duke vepruar jo sipas ligjit po sipas direktivave e sugjerimeve udbopartiake.

2) Nga tekstapelimi i Anton Nokës, 28.06.1985

3) Nga tekstapelimi i Meleqe Behxhetit, 02.09.1988 dhe 03.03. 1990

së pari, më 02.09.1988 me porotët Danica Marinkoviq dhe Radojka  Vllahoviq prishi aktvendimin shkallës së parë me arsyetimin se gjoja nuk është sqaruar vuajtja e dënimit të paditësist 3 vjet kundër popullit dhe shtetit si dhe plus kërkon të zbardhen lëshimet ideore si autor apo redactor bërë në fletushkën e shkollës? Kjo gjykace, bile ia sheh për të madhe gjykatës së shkallës së parë pse obligon që Nuhi Veselaj të ktheht në vendin e punës?

Së dyti, më 03.03.1990, me porotët Shefki SylajRadmila Aksentijeviq, përsëriti rikthimin e lëndës në rigjykim, ku kërkoi të analizohen në hollësi lëshimet e bëra në fletushkën e shkollës.

Kështu me rigjykime duke u sjellë klënda vërtllojë b[ëhej zvarritje e zgjidhjes që ishte objektivi i organeve partiakoudboistiqe dhe kështu kaluan 20 vjet deri sa u shkatërrua parti-shteti hegjemonist shqiptarofob i SerbiJugosllavisë që e mbante Kosovën me dhunë si koloni dhe shqiptarët si kolonë qytetarë të dorës së dytë.

Përmbyllje

Me fjalë të tjera pse Gjykata e apelit fillimisht nuk dërgoi prova që i cek, Lubomirisi shkresa të lëndsë po kërkonte verifikimin e tyre nga Gjykata e shkallës së parë?! Këtë e bënte me qëllim, ngase edhe vetë e dinte  që edhe vetë e dinte që nuk ekzistonin fakte, andaj përdorte thashethëna si pretekst për zvarritjen e zgjidhjes së lëndës dhe aq më keq ky pretekst do të përsësitet si klishe edhe në shqyrtime të tjera nga ankimues e gjykacë servile shqiptarë, siç vepruan Anton Nokaj e Meleqe Bexheti që nuk donin apo nuk guxonin të vepronin siç kishin bërë gjyqtarët në shkallën e parë, andaj kërkonin të sqarohet kuptimi i vjershës nga fltushka e shkollës, ku një sqarim të tillë nuk donin ta bënin vetë udboristiqët, ngase vjersha si çdo krijim poetik, mund të kuptohet e komentohet individualisht ndryshe-ndryshe, siç bënim ne në vetëmbrojtje. Tashti pra e kemi të qartë se paditësi mund të ketë qenë i burgosur me vite me akuzë kundër shtetit dhe popullit por nuk kishte fakte që ishte dënuar për për faj të tillë. Atëherë cili duhet ta mbronte të drejtën, pikërisht për këtë ishin të kualifikuar ata, që vepronin kundër, siç ishin vetë juristët, gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut, përfaqlësuesit e shkollës, udhëhesit shtetëror e partiakë apo jo?! Sidoqoftë edhe nga kjo episodë e jetës sime shihet e vërteta, se çfarë të drejtash kishin shqiptarët, prandaj sado që përpiqeshin udboristiqët me ngjitë atë kulaçin e thyer me demonstartën e vitit 1968, kur u vra nxënësi dëshmor Murat Mehmti, ai kulaç çahej më tej nga vetp dhuna e tyre. Kështu, u rrit rezistenca popullore me demonstata të reja masive më 1981 e në vazhdimësi, andaj ankimuesit edhe apeluesit me rigjykime vetëm mundën me bë zvarritje deri sa revolta kaloi më në fundë edhe në luftë të armatosur për liri e sovranitet kombëtar.

Në këtë pjesë, duke lënë vend për një analizë më të thellë e të gjithanshme, do të cek 6 profile individësh a grupe aktorësh që shfaqen sipas karakterit të shërbimit që kanë kryer kryesisht si pjesëmarrës në kuadër të procesit të kësaj odisejade gjyqësore që zgjati pothuaj 20 vjet. Gjithsesi këta individë përfaqësues grupesh, por edhe grupe personazhësh pasqyrojnë në njëfarë dore  realitetin e kohës. Nuk di sa do të jem i zoti, por do të përpiqem me i përshkrue në mënyrë sa më reale ato veçori karateritike të aktoëve që kanë lënë përstypje tek unë. Kështu, nga ky këndvështrim dallojmë këto gjashtë profile aktorësh që pakashumë tregojnë jo vetëm gjendjen apo përjetimin tonë në këtë episodë jete, por edhe botëkuptimet e qendrimet e tyre, duke pasqyruar sadopak gjendjen shoqëror në këtë periudhë 20 vjeçare, që më në fund si rezultat e asaj dhune shpërthyen revoltat massive dhe doli në skenë UÇK-ja dhe implikimi e faktorit të jashtëm në dobi të së drejstës kombëtare shqiptare

Po fillojmë tani konkretisht me identidikimin e profilimit të individëve apo të grup aktorëve, siç paracwekëm në këtë sihyrje:

Së pari, unë te Dushku Ristiqi, kam parë që nga fillimi profilin e një udbashi, të cilin pa ndonjë parapëgatitje e kanë futur në politikë delikate të gjykuar me humbje. Sepse koha ishte e tillë që politika shtronte detyra me shumë përgjegjësi të lartë në Kosovë, ku lideri i caktuar duhej ta luante rolin e një politikani të moderuar. Kështu ky politikan, i cili nuk mundi me çlirue nga kornizat udbashoide të pas luftës NÇl, hapi rastin tim, pa qenë fare në arenë si problem. Konkretsht me të marrë informatën gjysmake se para një dekade si mësues i rinj i sapodiplomuar si nxënësi rregullt i Normales së Gjakovës paskam qenë në burgun hetues i akuzuar për penale shumë të rënda, pa mare parasysh se akam qenë i dënua apo jo, ky përsërit këkesën allapartiaznçe që punëtor i tillë nuk duhet t’i lejohet puna në arsim, vendim udbopartiaashe që e mbanin në fuqi  që nga partzania. Unë me dinakri e jo pa sakrifikim komoditi nuk e paskam përfilluar atë ndalesë dhe kladestinmisht duke shtuar shkollim (mësues-proefsor) e duke ndërruar terren etj., afro 10 vjet kam mundur me bë stash pa ndërprerje në arsim dhe në asnjë rast nuk isha akuzuar për ndonjë  gabim penal. Kështu, Ristiqi me instalimin e tij sekretar i Komitetit komunal të LKJ të Prishtëss, posa u njoh me rastin tim, gaboi rëndë pse mori masa udbashopartiashe duke më rënduar me etiketimin armik, madje i rrezikshëm i regjimit serbojugosllav, bëri largimin tim nga mësimdhënia, më suspendoi nga puna, më shpalli të përjashtuar botërisht, por pasi kolektivi ku punoja e kundërshtonte me fakte, pas një bisede kokë më kokë me të, në mënyrë të pabesueshme, duke i shpallur të paqena të gjitha aktivitetet e deriatëhershme kundër meje më ofroi rehabilitim: kthim në atë Qendër-shkollë, jo si mësimdhënës po drejtor, po nënkuptohej me një kusht, të jem bashkëpunëtor i tij, mirëpo kur unë e refuzova ai pothujase u tërbua, m’u kanos dhe nga si mik u tha, që më ofroi postin e drejtorit në Qendër automatikisht më shpalli armik, siç më kishte etiketaur pa të drejtë më parë me rastin e propozim-përjashtimit. Dhe përveç si armik shteti, regjimi, tashti, aq më keq primitivisht më shpalli amik personal të tij dhe kështu inatqe, siç e pamë në paraqitjet e pakpërparshme, duke shfrytëzuar pushtetin absolut partiakokomitetoshtetëror 18 muaj më dënoi pa të të adhura personale, pengoi çdo punësim, pamundësoi çdo ndihmë materiale, deriedhe shtesat e fëmijëve, dhe aq më keq pengoi edhe zgjidhjen e çështjes me anë gjyqësore. Sido që të ketë qenë, para se të jap mendimin tim rreth profilimit të këtij udhheqësi partiako-shtetëror po jap profilizimin si e ka përshkruar studiuesja Sabile Basha Keçmezi, këtë personazh në një shkrim të saj në internet, para se të konvertohej ky udbash në lider-politikan e të caktohej në postet më të larta partiake e shtetërore në Krahinën Socialiste të Kosovës:

Në Beograd një nga ata që drejtonte shtypjen e egër kundër shqiptarëve është Dushan Ristiq. Ky serbomadh i tërbuar që ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Rankoviqit kundër shqiptarëve tregohet akoma sot si një shtypës mizor i shqiptarëve. Në këtë ndërmarrje të shëmtuar ndihmohet nga Boshko Dinoleviq e disa komunistë të tjerë (Nga interneti).

Studiuesja nuk ka gjurmuar më tej se pikërisht siç kemi konstatuar ne Dushan Ristiqi përformohet  si politikakan dhe dërgohet së pari në Prishtinë në Komitetin komunal të LKJ, ku kishte problem edhe me disa serbë kundërshtarë të zjarrtë kundër të dretave të formale të shqiptzarëve, siç e drejta e flamurit, e gjuhës etj., dhe së këtejmi do të ngritej në postet më të larta në kiearkinë partiake e pushtetore të Kosovës. Madje, edhe pas humbjes së luftës së fundit përmendet si anëtar aktiv i rezistencës serbe (clan srpskog otpora) në Kosovë, krah i djathtë i Momçillo Trajkoviqit, për çka, përkundër të gjithave, e ka simpatinë tonë të sinqertë në mbrojtje të interesave të popullit të vet. Për Dushkun mund të thuhet se përkundër asaj pune politike pro Beogradit që ka bërë në Kosovë, në anale interneti serbe nuk përnendet fare si politikan i suksesshëm, po ai si duket mbetet i sukseshëm vetëm në dhunën kundër meje (!), sepse tërë dijen e energjinë si poliikan Dushko e pati bërë në organizimin e fushatës, kundër largimit tim nga arsimi, pastaj u tregua shumë primitiv, si hakmarrës, duke shfrytëzuar tërë aparatin shtetëror e partiak dhe kështu më la të vuaj inatqe, pa përfillur asnjë të drejtë morale e njerëzore. Zakonisht diktator priret me u bë ai që ka psikozë polici e jo politikani të vërtetë. Kështu edhe Dushku u tregua si një minidiktator ndaj meje, ngase kaq kishte mundësi organizimi. Kjo që e thamë nuk shihet vetëm me vendim-përjashtimin antiligjor e antinjerëzor, po në bllokimin e punësimit por edhe në bllokimin ose prishjen e gjykimit të shkallës së parë që ishte në favor të së drejtës sime. Kështu Dushku paraqitet si një minidiktator i karrabythtë patologjik me veti të një udbashi sadist hamarrës primitiv, gjë që nuk do të bënte në atë kohë asnjë politikan i arsyeshëm.

Së dyti, mund të themi se në krahasim me të kaluarën, pas Plenumit të Brioneve në vitete e ’70-a shihet diçka e mirë tek intelektualët e rinj shqiptarë. Për rastin tonë merita e parë i takon Sanie Muçollit, që si duket për të parën herë në gjyqësinë kosovare dikush guxoi mos me veprue sipas urdhër-direktivave politike, po mbi bazë ligjore që respektojnë të drejtat e qytetarit. Kështu Sania fillimisht bazuar në LTHMP në mbështetje pati edhe avokat Bajram Këlmendin hapi rrugën që të hedhë poshtë argumentat politikë. Pas saj, po atë rrugë për lavdi e ndoqën gjyqtarët e nderuar Virgjina Dumnica, Haxhi Këlmendi, përësëri Virgjina Dumnica dhe së fundi Exhlane Mehmeti, me porotët e tyre: Hamdi KOnjuhi,  Bajram Biliobani, Behlul BerishaZeqir Statoci e Nase Efendia, po në njëfarë mënyre e pranoi të vërtetën edhe Zorani, dhëndërri i Dushkut, i cili, para dhe pasi mori pëlqimin, më pati premtuar pagesën e borxhit, mirëpo pasi  hoqa dorë nga kthimi në vendin e punës, edhe hoqi dorë nga lënda, ë cilën ia doëzoi Virgjinës.. Sido që të ketë qenë, kjo dukuri guximi si veprimi i Sanijes dhe gjyqtarëve të tjerë shqiptarë të shkallës së parë duket edhe në veprimet e intelektualëve tanë të tjerë, si Sadri Fetiu e Ramadan Seferaj me shokë, të cilët bile më haptazi e më trimërisht kundërshtuan veprimin antiligjor e kundër njerëzor të Dushkut si partishtet, por edhe vazhduan të vepronin guximtarisht sipas logjikës shqiptaro kosovare të kohës në të mire të së drejtës shqiptare që sapo kish filluar të dilte haptazi në hapësirë dhe që jepte shpresë që e drejta dhe e vërteta do të përjetësohet në ptë arshme jo të largët me fitore edhe në shoqërinë tonë. Këta dhe shokët e tyre gjithnjë e më të vetëdijësuar në kohëhapësirën pëkatëse do vazhdojnë luftë të suksesshme për barabarësi të plotë e të vërtetë qytetare edhe kombëtare, duke kuptuar e luftuar kundër diskriminimim kolonizues.të SerbiJugosllavisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

treti, mjerisht kishin mbetur robë të sistemit diskriminues shqiptarofob, ashtu edhe disa argatë të Ristiqit dolën disa shqiptarë që dukeshin si me qenë të dresuar, ngase argatonin   disiplinisht për interesin e gazdë-padronit.Të tillë si argat servile të të fortit u traguan: Ismail Berisha, Qazim Gashi, Sadik Maliqi, Sadri Tolaj, Shemsi Lushaku, Hamit Maloku, Lekë Vuksani, etj, të cilët si zyrtarë ishin të obliguar me respektue ligjin, ndërsa këta u treguan destruktivë shërbëtorë të denjë të gazdës serbjane që sundonte në emër të partisë. Këta shërbenin qorrazi sipas konkluzioneve e sugjerimeve të individëve të politikës dhe kështu u bënë pjesë e lukunisë allaserboristiqe albanofobe.

Së katërti shkalla e fajit të aktorërëve nga pika e misërme varësisht nga situata, përgatitja intelektuale profesionale në ndonjë rast a situate mund të konsiderohet e tolerueshme apo e arsyeshme, vetëm në ato raste kur sakrifikohej diçka më e vogël për me fitue diçka më me peshë, më të madhe në të mirë të shoqërisë shqiptare. Përndryshe, assesi nuk munmd të arsyetohet konkretisht veprimi gjyqtarëve shqiptarë, pas vitit 1881 e më vonë, që ishin betuar se do të respektonin ligjin, kurse ata pa hezitim shërbenin kundërligjshëm, vetëm e vetëm për të kënaqur dëshirën primitive hakmarrëse të gazdaristiqit apo të Lubomirit, siç vepruan gjyqtarët e apelit Anton Noka e Meleqe Behxheti, me porotët: Lirie Osmani, Xhevat Bicie Shefki Sylaj, që në atë periudhë të mos vepronin aq qorrazi, nuk ishte aq rrezik se do të kishin rrjedhoja hakmarrëse nga Lubomiri apo udboripartiashoristiqët, sepse kishin ligjin si mbrojtje siç e patën kolegët e tyre në gjykatën komunale, apo jo?!

Unë kam pasë fituar bindje se të gjithë gjyqtarrët e Gjykatës së Qarkut kishin frikë të zbatonin ligjin në të mirë të pales shqiptare. Pothuajse të gjithë frigoheshin se po e humbnin bukën, prandaj hezitonin të vepronin sipas ligjit, Nuk mund ta shfajsoja për guximin e munmguar juridik as Nekiben as drejtor Tuhinën. Është e vërtetë që Tuhina para meje e Fazli Balës, u tregua se gjoja ishte në shërbim të ligjit, kundërshtonte vijën allaserboudbashoristiqe krekosej që mbopnte edhe të dfrejtën e gjuhës, sej se kishte të drejtë të fliste dhe të dënonte palët në gjuhën e tyre, prandaj kur më tha pse po më flet serbisht e jo shqip, i thashë nuk po besoj që dikush di apo merr frymë shqip në këtë Gjykatë (!).

Së pesti, shikuar nga këndëvështrimi i regjimit serbojugosllav lypsej respektuar  luftëtarë të pushteti të vet si: Ivko Jagodiqi, Lubomir Popoviq me porotët Verosllav Dimiq,. Danica Marinkoviq, Radojka Vllahoviq dhe Radmila Aksientijeviq, sepse e kryenin misionin si më së miri, siç u thoshte Gazda Ristiqi, madje ndikonin drejtpërdrej tek kolegët shqiptarë, të vepronin kundër interesave të vetvetes. I vetmi porot serb që ka dhënë vote mbi bazë ligjore në të mirë të kërkesë padisë sonë ka qenë Danilo Delibashiq, që ishte porot në shqytimin e parë të Virgjina Dumnica më 1980.

Së gjashti, dy fjalë po i themi për personazhin vetjak. Dikush, apo njëra palë mund të më cilësonte si viktimë, ndërsa pala tjetër si armik, madje i rrëzikshëm i shtetit serbo-jugosllav, ndërkaq unë nuk e konsideroja veten as si viktimë, as armik as i rrezikshëm. Pse? Sepse unë nuk e ndjeja veten viktimë, ngase nuk isha plotësisht i pafaj për çka akuzohesha ngaserbët e serbofilët shqiptarozinj që e konsideronin atë regjim si të vetin. Urreja në mënyrën time jo individët, po sistemin diskriminues sebojugosllavokomunist, i cili që në fillim pas LDB, na i hoqi librat elbasonogege të Shqipnisë, si reaksionare, dhe na solli më tepër fjalë revolucionare se ndonjë ndonjë libër revolucionar me vlerë, të cilat për nga numri nuk i shtonin po i mungonin deri sa më 1948 i shuan plotësisht. Ndonjë libër shqip e këngë shqipe të kohës me vlera thjesht shqiptare që patëm përvetësuar gjatë okupatorit nazifashist mund të lexoninm e këndonim jashtë shkolle e me drojë. Më shumë privilegje kishte ai shqiptar që deklarohej turk apo musliman apo edhe jugosllav se shqiptar. Duhet të mësoheshin allaparizançe, jo pa ndikim të dikujt, se na jemi ndryshe nga ata përtej gardhit të zi, ku gjuhësisht mbizotëronte toska. Kështu në kuadër të atij sistemi dhe legjislature ne që kishim bërë sadopak shkollë shqipe duhet të luftonin për shkollën e gjuhën shqipe kuptohet edhe për për identitetin kombëtar jo vetëm brenda vetvetes, po në bisedë me ndonjë shok besnik, po sipas rastit edhe me masën, po në veçanti në mësimdhënie me nxënës, të cilëve me kujdes duhet t’u rrënjosnim të mirën e mësimit të shkollës shqipe. Meqë nuk kishte mënyrë tjetër rezistence, ne armë lufte e bëmë gjuhën, gjuhën e vjershave, fjalën e thjesht, me rrotulla. Kështu edhe kur pësoja si në rastin e fundit, isha përgatitur me durue, por edhe me luftue sipas situates më fort me dije. Më shumë kam fituar në disa situate, duke mësuar dijen e kundështarit, deri edhe lutjet fetare ortodokse se vjershat e zjarrta patriotike në shqipe.

Në fund po e përmbyll këtë pjesë me këto dy konstatime:

E para, përkundër disa lëvizjeve mund të thuhet se ishte gënjeshtër e kulluar edhe pse e tymosur me temjan pravoslavlje që gjoja shqiptarët fituan liri të tepërt, në vitet ’74, kur Kosova u pranua si element i Federatës, ngase jetonte nën kornizat e Sebisë. Për mendimin tonë Kosova kishte fituar si dhuatë iluzione lirie. Materialisht, shpirtlërisht e politikisht si dhe inteltualisht nuk kishte arritur me kuptue sa duhet përpjekjen për liri të vërtetë, për me gjithatçë atë që e thoshte në ilegalitet të thellë, tashti e thoshte sin ë hije, por edhe në dritë me diell, andajpër me shpëtue nga diskrimimini i kamufluar që vazhdonte të shtypte vetëm në Kosovë, siç ishte Letra e TITOS dhe që dëshmon më së miri rasti im, lypsej guxim më i madh, dije e diplomacy, por edhe mosdëgjim e veprim drejt fitores.

E dyta, prandaj kur kemi parasysh tërë sistemin e tillë shtypës diskriminues e të korruptuar kundërshqiptarëve masa këto të trashëguara nga Serbi-Jugosllavia e Kralevinës që Kosovën e konsideronte koloni të dhuruar nga Europa, por që ashtu paksa si nën rogoz me dinakri u trashëgua edhe nga Serbi-Jugosllavia federale komuniste e Titos, por që në veçanti doli më haptazi në Serbi- Jugosllavinë e Tretë, i cili deshi Kosovën si vend pa popullatë shumicë të natyrshme shqiptare, por vetëm me një pakicë që do t‘i përdorte si sherbëtorë besnikë deri sa të asimiloheshim në serbomuslimanë apo serbokatolikë.

Me fjalë të tjera, shpëtimi i popullit shqiptar qëndronte dhe qëndron te vetvetja. te gjuha e mendja e tij, te logjika e shëndetshme me ideologji e dorë demokratike që e kishte të paplotë dhe mjerisht ende e ka, prandaj tashembastashti, gjithsesi ky popull duhe të t’i përtërijë rrënjët ushqyese të dijes e të dashurisë nga mbiqielli i vet dhe njëherazi të ripërtërijë rrënjët e ushqimit të jetës fizike nga nëntoka e vet dhe nga këto rrënjë të përmbashkuara në mbitokën dhe nënqiellin e vet, ta kultivojë e gëzojë të drejtën e të vërtetëne identitetit të vet me pasurinë gjuhësore e shkencore historike pellazgo-ilire- dardano-shqipe krahas sforcimit të vetvetes duke u përkujdesur për rrajtjen e mozaikut të trevave gjuhësore e konfesionale të komuniteve me burrni e njerëzishmëri pa harruar përformëzimin e mësimkultivimitë të rrënjëve hyjnore e tokësore të identitetin e vet, duke gjetur prehje për bashkim paqësor kombëtar me miqësi të ringjallur njerëzisht, fqinjësisht e ndërkombëtarisht, sepse një bashkim i tillë pa vizë të zezë kufindarëse është në interesin e të gjithëve.