E enjte, 25.04.2024, 06:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Valbona Spahija: Jooooo!

E merkure, 17.08.2022, 07:39 PM


Valbona Spahija

JOOOOO!

JO t'kam thanë dje,

JO t'them sot,

JO t'them edhe nesër,

JO, s'mundesh me m'zhba

ti fantazmë e vjetër!

Në emën t'fesë

do me ma nalë dritën,

në emën t'fesë

po ma mohon traditën,

në emën t'fesë

po ma mohon gjuhën,

në emën t'fesë

po ma fëlliq kulturën,

në emën t'fesë

po ma mohon historinë,

në emën t'fesë

po ma përdhos lavdinë,

në emën t'fesë

po do me m'nënshtru,

në emën t'fesë

po do me m'faru!!

JOOOOO!

JO po të them

ti s'ke të drejtë,

ti je mesjeta

e unë jeta vetë!

JO po të them

e po t'shkeli me kamë,

ti je i ardhun,

unë ktu jam kanë!

JO po të them

për jetë e mot,

ti fantazmë e vjetër,

ti s'më zhbën dotë!!

https://www.facebook.com/valbona.spahija.1



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora