E marte, 23.04.2024, 09:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Motive të madhërishme

E marte, 16.08.2022, 06:52 PM


MOTIVE TË MADHËRISHME

METAFORA  E  DETIT

Meti Rexhepi

erdha te djersa jote prej jodi

me dy dete në ballë nën qepallë

ëmbëlsinë e damarëve të tokës

papërfillshëm ua njelmësoje

e dukej se ta sillnin kot atë shije

të kaltrën ta përhirtin avujt  e djersëve vetjake

prej teje  bashkat e bardhë-hirta

të mbushura me afshin e lëngshëm

dhe për habi nuk e marrin njelmësinë

të cilën e ke në buçimë

në pështymën tënde të trazimit

*

sapo të hysh prekë syprinën e rrëqethjes së parë

të rrethojnë muskujt ujorë dhe çelë të kaltrën riparë

t`i lypin vrimat për mbushje

natyrshëm zbrazësinë e pushton

nuk mund t`i frysh kosit

derisa tambli  i njelmët

t`i kishte djegur buzët

si nuk ia qëmtoje dhe përkufizoje as një metaforë

kurdoherë cektësia të shpie në thellësi

pastaj thellësisë ke për t`ia lypur fijen trishtuese

për mbështjellje boshtit të shpresës brisk-topitur

*

gjakoja t`ia përkufizoja mendjes

metaforën e dendur si deti

pa të çara  e vrima

as kur zhvendos tërmeti

shtrëngatat ia trazojnë valëzimet

zemërata dallgësh pështyjnë shkëmbinjtë dhe grimcojnë

gjymtyrë stomesh gdhendin e lëmojnë

durimi shekullor i shpatit i lë gjymtyrët e shtatit

tërhiqet dhe shtrihet poshtë dallgëve që godasin

duket se krejtësisht ishte ngrënë por nuk i bëhet vonë

për përftimin e cekëtinës mbi detin ende ruan ëndrrën

*

uniteti i ujit i kthehet shtratit

baticë-zbaticat shkundin amullinë

thellësitë tua aq fort shtrëngojnë muskujt

pa rënkuar mbajnë  mijëra tonë anijesh mbi shpinë

hulli shkume hapen para-prapa në çast mbyllen

tërësi muskujsh që nuk prehen zgjaten lakohen

nuk këputen porse durimin valë-valë shtrojnë

veçse edhe në një vrimë gjilpëre

gishtërinjtë ujorë i fusin

menjëherë vrimë-gjilpëra bëhet shteg i hapur

deri tek porti a do t`ia dalë fundosja ose ankorimi plagë hapur

Durrës, më 8-10 gusht 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora