E hene, 28.11.2022, 01:49 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Disa gra e mbrojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre

E hene, 15.08.2022, 06:57 PM


Blerim Latifi:

15 përqind e atyre që e kanë mbështetur fushatën për futjen e hixhabit në shkollat publike, paskan qenë të gjinisë femrore.

Kjo po ma kujton atë që e thotë Bernard Lewis, historiani i famshëm i Lindjes së Mesme:

Janë tri grupe të grave me qëndrime të ndryshme rreth emancipimit të gjinisë tyre.

Disa gra e mbrojnë dhe madje e lavdërojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre.

Disa të tjera, duke mos njohur gjë tjetër përveç traditës patriarkale, nënshtrohen pa bërë zë. Dhe një grup tjetër i grave, të cilat të prekura nga idetë moderne të lirisë dhe barazisë, ngrihen kundër nënshtrimit.

Kjo ndarje i përgjigjet plotësisht gjendjes reale në Kosovë.

Këtu feministet e vërteta (grupi i tretë) janë të pakta. Ndërsa feministet që i shohim rëndom nëpër foltore politike e tryeza të shoqnisë civile, kryesisht janë feministe të rreme, që kauzën e barazisë gjinore e ndjekin ose për të zhvatur ndonjë votë ose ndonjë fond europian.

________

Isaiah Berlin, mendimtari i madh i liberalizmit, e thotë me një vend: Në kohët moderne të gjithë flasin për lirinë, vetëdeklarohen miq të saj, gojën e kanë plotë demokraci, madje edhe armiqtë më të urryer të lirisë e demokracisë. Prandaj detyra e parë e një liberali të vërtetë është vigjilenca liberale, të mos tregohemi naivë dhe të sillemi me kujdesin e kopshtarit të mirë që di të dallojë bimët e mira nga ato të këqijat.

________

Po i duket se ka bo punë t'madhe. I thash se nuk përfiton kurgjo prej kësaj pune. M' kqyri shtremt: - Nashtë. Sa t'jam gjallë tokën batall nuk du me e pa.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora