E merkure, 24.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Besa për Nënë Terezën

E hene, 15.08.2022, 07:14 PM


Jahja Drançolli:

BESA për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore: Unë jam shqiptare me origjinë, por kam jetuar me prindërit e mi në Jugosllavi!

BESIMI për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Kuptimi dhe praktika e betimeve të Nënë Terezës u ndikua shumë edhe nga prejardhja e saj kulturore. E rritur në Shkup në një familje të rrënjosur fort në traditat e tyre shqiptare, ajo ishte e njohur me praktikën shumë të nderuar dhe të vlerësuar të B E S Ë S, d.m.th. "Fjala e Nderit". Duke kërkuar besnikëri absolute ndaj fjalës së dhënë, B E S A ka një karakter pothuajse të shenjtë. Është një lloj betimi ose zotimi, i cili nuk mund të shkelet as me çmimin e jetës. Më vonë Nënë Tereza do të shpjegonte: “Ata [shqiptarët] kanë një fjalë, B E S A, që do të thotë [...], nëse të kam dhënë fjalën, edhe sikur të më vrasin [...], unë nuk do ta zbulojë emrin tënd.” Në dritën e edukimit që kishte marrë, zotimi privat që bëri Nënë Tereza mori një rëndësi edhe më të madhe: ajo ishte e vendosur t'i qëndronte besnike fjalës që i kishte dhënë Zotit, edhe me koston e jetën e vet!

BESA, sipas traditës popullore, është fjala që jepet për t'i qëndruar besnik atdheut, flamurit, fshatit, familjes deri në fund. Prandaj, humanisti shqiptar Marin Barleci (1450-1513), shkruante se “BESA është gjëja më e shtrenjtë që kanë arbërorët (epirotët). Ndërsa Sami Frashëri, rilindas i madh, besën e ka kuptuar si një instrument të fuqishëm për integrimin politik të shqiptarëve në luftën e përbashkët, duke thënë: “BESA e shqiptarit është dhe ka qenë gjithmonë e njohur dhe e padëgjuar në të gjitha botët." Fenomeni i besës manifestohet fuqishëm sidomos në Kuvendin e Lezhës (1444), Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, Kuvendin e Lidhjes së Pejës, Besa-besë (1899), Kuvendin e Drenicës (nëntor 1944) etj. Lufta kundër Beogradi në Kosovë ishte rast i “besës” masive dhe ky fenomen socio-historik për Kosovën është më tipik në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Drenicë, ku sipas mesazheve që vijnë nga “BESA” personi deklaron se nuk kishte kthim prapa!

Burimi: Udhëzimet dhe Nënë Terezës për Motrat, 19 janar 1983!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora