E enjte, 28.03.2024, 09:44 PM (GMT)

Mendime

Rexhep Shahu: Nuk duhet lejuar shteti fetar në asnjë rrethanë

E diele, 14.08.2022, 08:30 PM


Rexhep Shahu:

Qortuesit që më qortojne pse dua të mbrohet rreptësisht shkolla dhe shteti laik në Kosovë, dhe pse e quaj krim cenimin e laicitetit te shtetit nga ndërhyrjet e islamizmave ekstremiste radikale, kur mbarojnë punë me skelat e shtrihen të çlodhen në divane, me kujtojnë se në Perëndim, në Amerikë lejohet shamia qe mbajnë vajzat e gratë arabe në vendet perëndimore.

Po, e di, asnjë arab nuk ndalohet të jetë arab në Amerikë, Gjermani apo Francë, nuk i thotë kush një gruaje arabe në Perëndim mos ji arabe, mos mbaj shami.

Po në Shqipëri e Kosovë, mendoj unë, vajzat shqiptare nuk janë arabe as turke, dhe nuk duhet të vishen si vajzat arabe se janë shqiptare.

Në 1937 mbreti Zog në Shqipëri ka heqë percet, xharret, apo burkat, ua ka zbuluar fytyrën grave e vajzave shqiptare.

Në Kosovë pas luftës së dytë botërore intelektualet e udhëhoqën heqjen e perceve e shamia ve a xharreve.

Gjyshi im hoxhe që ka cele shkolla fetare në fshatra të Kukesit që në vitin 1901, sa ka dalë dekreti i mbretit Zog në 1937 për shplimin e fytyrës së gruas e vajzës shqiptare, ia ka heqë mbulesën e fytyrës gruas së tij gjyshes time prizreniane.

Gratë e vajzat shqiptare kanë veshjet e tyre, kanë shamiat e tyre të bardha, me lule, të sarita, plot ngjyra, por asnjëherë nuk mbulojne fytyrën e sytë.

Ata islamistë radikale, ata klerikë analfabete funksionale ose shërbëtorë rrymash të errëta nuk duhen lejuar ta arabizojne vajzën e gruan shqiptare, nuk duhen lejuar ta arabizojne shtetin e shkollën laike shqiptare, nuk duhet lejuar shteti fetar në asnjë rrethanë.

Kryeministri i Kosovës që vran e kthjell dhe cakton afate moshe kur duhet vu shamia apo kur duhen veshë brekët, le ta mbrojë shtetin laik shkollën laike sipas kushtetutes dhe të mos flasë si kryetar sekti fetar, si shërbëtor apo imam i xhamisë.

Për fat të mirë tani ka shqiptarë të shkolluar në shkolla fetare në vendet arabe e ne Turqi. Dijetarë shqiptare kanë përkthyer Kuranin e literaturë islame fetare. Mendoj se nuk duhet lejuar me tej që në ceremoni mortore të mos përdoret gjuha shqipe edhe për lutje e falje në xhamia. Kurani është shqip. Bibla është shqip.

Nuk lartësohet një hoxhe që flet fjalë që nuk i kupton as ai në arabisht. As nuk zvogëlohet as poshtrohet një prift që flet shqip në kishe apo ne morte. Hoxhallarët idiote që thonë se Zoti flet veç arabisht dhe Kurani duhet përcjellë veç arabisht le të shkojnë në Arabi. Shqiptarët besojnë se Zoti di shqip dhe Kurani është kthyer edhe në shqip.

Politikanët e pozitës dhe opozitës që nuk jane të qartë e të prerë kundër cenimit të laicitetit të shkollës e shtetit, janë shndërruar në vegla qorre të ekstremizmave radikale islamike, janë blerë nga këto rryma. Në këmbim të parave të errëta dhe të votave të pista ata lejojnë të cenohet shteti e shkolla laike që është detyrim kushtetues në Kosovë e Shqipëri.

Gati një shekull sundoi Serbia në Kosovë dhe nuk mundi ta veshë vajzën, gruan apo burrin shqiptar në Kosovë me simbolet serbe. Gruaja dhe vajza shqiptare nuk vuri shami si vajza a gruaja serbe. Po pse u dashka tani që vajza shqiptare të vendosë shami arabe. Burri shqiptar nuk e ndërroi kapuçin, qeleshen a plisin e shqiptarit me shllatken serbe. Po disa meshkuj shqiptare pse në vend të kapucit, qeleshes a plisit shqiptar mbajnë do lloj kapuçash a celeshesh  beze...

Spiunat e bijtë e spiunave gjithmonë janë kontigjente të mundshme të islamizmave radikale dhe kërcënojnë me parime duke të kujtuar komunizmin e ateizmin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora