Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhelal Zejneli: Kosova, njohja ndërkombëtare e saj

| E shtune, 13.08.2022, 09:09 PM |


KOSOVA - NJOHJA NDËRKOMBËTARE E SAJ

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. I pari politikan që e vizitoi Kosovën ishte ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild (Nils Daniel Carl Bildt, 1949-). Ai erdhi në Kosovë më 8 mars 2008.

Deri më 4 shtator 2020, prej 193 shteteve - anëtare të OKB-së, Republikën e Kosovës e kanë njohur 116  shtete dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB-së. Prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovën e kanë njohur 23 prej tyre. Anëtarët e BE-së vendosin vetë se a do ta njohin Kosovën. Për të siguruar paqen dhe mbikëqyrjen e jashtme, BE-ja e ka vendosur në Kosovë misionin EULEX. Prej 29 shteteve anëtare të NATO-s, Kosovën e kanë njohur 24 sish.

*   *   *

Tre shtete, anëtare të përhershme të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së – ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe e ka quajtur akt ilegal, Kina ndërkaq ka shprehur “brengosje”. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India  lëshuan një deklaratë të përbashkët me të cilën autoritetet e Beogradit dhe të Prishtinës i ftojnë në bisedime të reja.

*   *   *

Më 15 gusht 2008, ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili në vitet 2012-2013 ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq (1975-), i paraqiti kërkesë zyrtare  OKB-së, për të marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në seancën e mbajtur në shtator të vitit 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mori vendim që çështjen ta çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, GJND-ja vendosi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, as me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Më 7 shkurt 2013, Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi një rezolutë për Kosovën. Me këtë, ndërmjet BE-së dhe Kosovës u hap rruga e marrëveshjes për stabilizim- asociim. Në dokumentin për Kosovën të paraqitur para Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së nga euro-deputetja Ulrike Lunaçek (Ulrike Lunacek, 1957-) thuhet se BE-ja mund të lidhë me Kosovën marrëveshje për stabilizim-asociim, edhe pse pesë vende të Unionit nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Kjo politikane austriake deklaroi se ndarja e Kosovës nuk mund të pranohet. Projektrezoluta u bën thirrje pesë anëtarëve të BE-së që ta pranojnë shtetin e ri.

Dokumenti parashikon që Serbisë t’i jepet data e negociatave për anëtarësim në BE, me kusht që Beogradi t’i plotësojë kushtet themelore dhe ta vazhdojë procesin e reformave. Një prej kushteve të integrimit të saj është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Pavarësia e Kosovës është njohur:

- nga 116 prej gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së, apo nga 55.95% e tyre;

- nga 3 (prej gjithsej 5) shtete, anëtare të përhershmeKëshillit të SigurimitOKB-së, apo nga 60% e tyre;

- nga 5 (prej gjithsej 10) shtete, anëtare të përkohshme Këshillit të Sigurimit OKB-së, apo nga 50% e tyre. (Vlen për kohën kur është shpallur pavarësia);

- nga 23 (prej gjithsej 28) shtete të Bashkimit  Evropian, apo nga 82.14% e tyre;

- nga 26 (prej gjithsej 30) shtete të NATO-s, apo nga 85.71% e tyre;

- nga 36 (prej gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 64.29% e tyre;

- nga 34 (prej gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 72.34% e tyre;

- nga 32 (prej gjithsej 57) shtete të Konferencës Islamike, apo nga 63.16% e tyre;

- nga 10 (prej gjithsej 22) shtete të Lidhjes Arabe, apo nga më pak se 50% e tyre;

- nga të gjitha vendet e forumit politik ndërqeveritar, i njohur si Grupi 7 (G7) – Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja.

Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në shkallë botërore.

*   *   *

Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur (renditja sipas datës së njohjes):

Afganistani (18.02.2008); Kosta-Rika (18.02.2008); Shqipëria (18.02.2008, përkatësisht më 21.10.1991); Mbretëria e Bashkuar (18.02.2008); ShBA-ja (18.02.2008); Franca (18.02.2008); Turqia (18.02.2008); Australia (19.02.2008); Senegali (19.02.2008); Gjermania (20.02.2008); Letonia (20.02.2008); Estonia (21.02.2008); Italia (21.02.2008); Danimarka (21.02.2008); Luksemburgu (21.02.2008); Peru (22.02.2008); Belgjika (25.02.2008); Polonia (26.02.2008); Zvicra (27.02.2008); Austria (27.02.2008); Irlanda (29.02.2008); Suedia (04.03.2008); Holanda (04.03.2008); Islanda (05.03.2008); Sllovenia (05.03.2008); Finlanda (07.03.2008); Japonia (18.03.2008); Kanadaja (18.03.2008); Monako (19.03.2008); Hungaria (19.03.2008); Kroacia (19.03.2008); Bullgaria (20.03.2008); Lihtenshtajni (25.03.2008); Koreja e Jugut (28.03.2008); Norvegjia (28.03.2008); Ishujt Marshall (17.04.2008); Nauru (23.04.2008); Burkina-Faso (24.04.2008); Lituania (06.05.2008); San-Marino (11.05.2008); Republika Çeke (21.05.2008); Liberia (30.05.2008); Sierra-Leone (13.06.2008); Kolumbia (07.08.2008); Belize (07.08.2008); Malta (21.08.2008); Samoa (15.09.2008); Portugalia (07.10.2008); Mali i Zi (09.10.2008); Maqedonia e Veriut (09.10.2008); Emiratet e Bashkuara Arabe (14.10.2008); Malajzia (30.10.2008); Mikronezia (15.12.2008); Panamaja (16.01.2009); Maldivet (19.02.2009); Palau (09.03.2009); Gambia (07.04.2009); Arabia Saudite (20.04.2009); Komoros (18.05.2009); Bahrejni (19.05.2009); Jordania (07.07.2009); Republika Dominikane (10.07.2009); Zelanda e Re (09.11.2009); Malevia/Malavi (16.12.2009); Mauritania (12.01.2010); Suazilendi (12.04.2010); Vanatu (28.04.2010); Xhibuti (11.05.2010); Somalia (19.05.2010); Hondurasi (03.09.2010); Kiribati (21.10.2010); Tuvalu (18.11.2010); Katari (04.01.2011); Guineja-Bisao (10.01.2011); Omani (04.02.2011); Andora (08.06.2011); Guineja (12.08.2011); Nigeri (16.08.2011); Benini (17.08.2011); Shën-Lucia (19.08.2011); Gaboni (09.09.2011); Bregu i Fildishtë (21.09.2011); Kuvajti (11.10.2011); Gana (23.01.2012); Haiti (10.02.2012); Brunei (25.04.2012); Çadi (01.06.2012); Papua Guineja e Re (03.10.2012); Burundi (16.10.2012); Timori Lindor (09.11.2012); Saint Kits dhe Nevis (14.11.2012); Fixhi (14.11.2012); Dominika (11.12.2012); Pakistani (24.12.2012); Guajana (16.03.2013); Tanzania (05.06.2013); Jemeni (1.06.2013); Egjipti (26.06.2013); Grenada (25.09.2013); Libia (25.09.2013); Tajlanda (26.09.2013); El-Salvadori (04.10.2013); Tonga (15.01.2014); Lezoto (11.02.2014); Ishujt Solomon (13.08.2014); Antigua dhe Barbuda (20.05.2015); Surinami (08.07.2016); Singapori (01.12.2016); Bangladeshi (27.02.2017); Madagaskari (25.11.2017); Barbadosi (15.02.2018); Izraeli (04.09.2020)

*   *   *

Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën (renditja sipas alfabetit)

Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Ekuadori, Filipinet, Greqia, Gjeorgjia, India, Irani, Kazakistani, Kina, Kirgizia, Kongo (Republika Demokratike), Koreja e Veriut, Kuba, Laosi, Meksika, Moldavia, Maroku, Palestina, (shtet vëzhguese në OKB), Qiproja, Rusia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Sri-Lanka, Taxhikistani, Ukraina, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami.

*   *   *

Kosova dhe organizatat qeveritare ndërkombëtare

Këshilli i Sigurimit i OKB-së – prej pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së, ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rusia si anëtare e përhershme e KSOKB-së, e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Një prej pesë anëtarëve të KS të OKB-së është edhe Kina. Për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ajo ka shprehur brengosjen e vet.

Bashkimi Evropian - Më 18 shkurt 2008, BE-ja u prononcua rreth deklaratës së Kuvendit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë. BE-ja vendosi misionin e vet në Kosovë me emrin EULEX. Ky mision përfshin përfaqësuesin special, 2000 policë dhe këshilltarë juridikë.

Parlamenti Evropian - Më 30 maj 2008, Parlamenti Evropian (PE) shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës u shfaq zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.

Më 15 korrik 2008, Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshoi një deklaratë me të cilën e njohu ndarjen e Kosovës nga Serbia. FMN-ja mori   nga Kosova kërkesë zyrtare për anëtarësim. FMN-ja e ndihmon Kosovën teknikisht dhe e monitoron zhvillimin ekonomik të saj.

NATO-ja e udhëheq KFOR-in i cili nën mandatin e KS të OKB-së, prej qershorit të vitit 1999, e ka nën kontroll sigurinë e Kosovës.

Organizata e Konferencës Islamike (OKI/OIC) - Në një deklaratë të datës 14 mars 2008, Organizata i motivon shtetet anëtare që Republikën e Kosovës ta njohin individualisht. Azerbajxhani, Egjipti, Indonezia dhe Sudani, pavarësinë e Kosovës e kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë. Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, të mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, lidhur me Kosovën miratuan një rezolutë të re. Kjo rezolutë e iniciuar nga Shqipëria, u miratua njëzëri prej 57 shteteve anëtare të OKI. Prej 57 shteteve anëtare të OKI, Kosovën e kanë njohur vetë 32 sish.

OSBE - Për njohjen apo për mosnjohjen e Kosovës, shtetet deklarohen individualisht. Sipas OSBE-së, Kosova duhet të jetë shumetnike.