| E premte, 12.08.2022, 08:40 PM |
Ndahet nga jeta Erica Bauhofer – Schader, mikja zvicerane e përkushtuar ndaj arsimit shqiptar
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Erica
Bauhofer- Schader, mikja zvicerane e njohur për kontributin e madh ndaj arsimit
shqiptar, lindi më 7 janar 1950 në Weinfelden / TG. Pas një sëmundje të rëndë u
nda nga jeta, më 10 gusht 2022 në Hagenbuch / ZH.
Ndarja
e parakohshme është një humbje e madhe për botën zvicerane sepse ajo tregoi
gjithmonë cilësitë më të mira të gruas zvicerane dhe për botën shqiptare kishte
një përkushtim humanitar si rrallë ndokush tjetër ndaj arsimit shqiptar. Shquhet si mësimdhënëse e gjermanishtes dhe
frëngjishtes.
Krahas
veprimtarisë si pedagoge ajo do të jetë shumë aktive me projektet humanitare të
herëpashershme për të dhënë standarde të reja shkollave në Shqipëri.
Duke
qenë bashkëshortja e Prof. Dr Basil Schader shumë shpejt u afirmua në hapësirat
shqiptare si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë V dhe gjithçka që mësoi gjatë
vizitave për problemet arsimit shqiptar, më pas këto njohuri i përdori për të
ndihmuar në përmirësimin e kushteve të shkollave në kuadër të projekteve që
drejtonte. Ajo i përkrahi pa kursim kulturën shqiptare sepse i donte shumë
shqiptarët.
U
angazhua e mblodhi donacione nga sponsorët zviceran dhe së bashku me
bashkëshortin e saj Shader realizuan një sërë projektesh me përkushtim për
shkollat në veri të Shqipërisë për gjatë dy dekadave. Është i njohur kontributi
i tyre i çmuar në komunën e Balldrenit,
në ndërtimin e dy shkollave të reja dhe kanë mbështetur ngritjen e standardeve
të infrastrukturës në tri shkolla tjera. Bashkëshortet Schader janë shpallur
qytetarë nderi në komunën e Balldrenit.
Zonja
Erica me zemrën e saj bujare arriti e para nga zviceranet të krijoj miqësi me
mësimdhëset shqiptarë në Zvicër dhe është anëtare nderi i LAPSH-së në Zvicër
prej 2 mars 2003.
Ajo
luftoi mjaftë me sëmundjen e gjatë e të lodhshme!
Lamtumirë, Erica Bauhofer- Schader !
Qoftë
i paharrueshëm kujtimi për TY!
Gjenevë,
11. 08. 2022