E shtune, 20.04.2024, 10:37 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Përndjekja e disidentëve dhe fjalës së lirë krijuese

E enjte, 11.08.2022, 07:50 PM


PËRNDJEKJA E DISIDENTËVE DHE FJALËS LIRË KRIJUESE

NGA KALOSH ?ELIKU

Adem Kastrati (1933 - 2000) lindi në vitin 1933 në fshatin Karaçevë të Dardanës së Kosovës, në një familje të madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashëse. Ishte e njohur familja e tij nga babai në këtë anë, por edhe nga ana e nënës së tij të Drajkocit (daja i tij, ishte disidenti politik e atdhetari Metush Krasniqi).

Adem Kastrati - Piktori e pedagogu i artit figurativ, krijuesi letrar, mbledhësi, shënuesi dhe publikuesi i thesarit popullor shqiptar, analisti i marrëdhënieve shqiptaro-sllave dhe euro-botërore.

Adem Kastrati gjithashtu spikatet si mbledhës, shënues dhe botues i folklorit dhe etnografisë, si bashkëpunëtor i devotshëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Është autor i dhjetëra dramave e tregimeve, artikujve publicistikë, që shumicën e tyre i nënshkruante me pseudonimin R. Kosova. Poashtu, si bashkëpunëtor i rregulltë i revistës për humur dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket, në Shkup, publikoi edhe disa karikatura me pseudonimin Cun Geli. Po me të njëjtin pseudonim (Cun Geli), është edhe autor i ballinës dhe karikaturave tek libri i Kalosh Çelikut: “Kali i Trojës” nëpër “Bita - Pazar” (1994), në Shkup.

Ferra, bën ferra. Kurrë nuk bën mollë. Ose, kumbulla. Aqmëpak, qershia. Përmëtepër, rrush. Nuk e kam thënë unë autori i këtij shkrimi publicistik. E ka thënë, popullli. Unë, vetëm e përsërita në këtë shkrim publicistik për, aq sa: t’ua përkujtoj këtë kryevepër të popullit.

Populli është ai edhe, që më së shumti ia sheh sherrin kësaj pjelle të rrufjanëve komunistë, që kopilat pasmesnate na i lanë pas porte. Një Zot e di, se:       me cilët u hipën e u zbritën në kohën e sistemit komunist. Dhe, Sot: neokomunist. Që, edhe në Ditën e sotshme të na trokasin pas porte, Dje: në barkun e “Kalit Trojës”, So, në barkun e “Kalit TëShemës” me koncerte partiake për “fitore” historike, duke i shpërblyer këngëtarët e “tallave” me shuma materiale marramendëse. Turren me të katra pas shpine për një torbë taxhi. Ose, një krah kashtë, në grazhd, tën Njerkës. Nateditë, t’i ndërsehen nga pusia Trurit Artistik Shqiptar.

Dëshmitar i gjallë jam për jetën dhe veprën e një piktori të madh shqiptar, Adem Kastrati. Ferrin komunist nëpër të cilin ai kaloi si artist shqiptar. Përfitimi, kam qenë nxënës i tij në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Edhe, e përkujtoj një shkrim kritik timin në atë kohë publikuar në gazetë: Flejnë profesorët, flejnë nxënësit, flejnë aktivitetet e lira.

Profesori shkrimin nuk e priti me duartrokitje. Megjithatë, nuk mu hakmorr si nxënës me “ndëshkime pedagogjike”. Momente, kur e pashë në vepër artistin  e përndjekur, se: vërtetë ishte i Madh. Malli më ka marrë sot për kalibrin e nivelit të tij pedagogjik në arsim. Dihet, nuk ka qenë i vetëmi veteran i arsimit. Trimi i mirë me shumë shokë. Thotë, populli. Pemë që sot, dhanë fruta. Rrënjë të thella kanë shti në çdo qytet shqiptar.

Profesorin, dhe piktorin e madh shqiptar Adem Kastratin do ta njoh më së miri pas studimeve. Edhe atë, në vitet e tetëdhjeta, pas kthimit tim nga Prishtina në Shkup, kur gjithë kohën e lirë do ta kaloj me të dhe disa miq të penës kokë më kokë në Klubin e Teatrit të “pakicave kombëtare”, në Shkup. Tek tashti e shoh, se: edhe pse, unë katër vite me radhë e kisha pasur profesor të artit figurativ, nuk kisha ditur asgjë rreth problemeve të tij jetësore dhe artistike si veteran i arsimit dhe patriot i madh shqiptar. Kurrë, gjatë orëve të mësimit problemet e tij, nuk i kishte shprehur para nesh, në mesin e shkollës. Gjithmonë, i buzëqeshur plot vullnet për punë me vargjet e Naim Frashërit: Natën ta bëjmë ditë/ që të shohim pakëz dritë.

Tashti, pas kaq viteve e shoh Natën dhe Ditën e Madhe të Piktorit të Madh Shqiptar me famë botërore, Adem Kastrati. Artistit, që me brushë dhe Penë në dorë i kishte vënë gjoksin para kohës qorre. Njerkës me pashterkë të kuqe, që në mesin tonë shqiptar gjuante me qerre “nacionalistë”, dhe “irredentistë”. Burri, që kurrë nuk u ankua për gjendjen e tij materiale e artistike si i pabarabartë me “vëllezërit” e Njerkës: me honorare marramendëse, atele dhe ?mime shtetërore, kur ky artist, nuk kishte as çati mbi kokë, duke krijuar e jetuar në një podrum të “Fushë - Topanës” Shkupit. Herë pas here, duke e vërshuar uji i shiut rrebesh. Dhe, në stinën e vjeshtës nga podrumi ia nxirrte pikturat si anije pa vela rrugëve të Shkupit për në Ekspozitën figurative në Vardar, nën “përkujdesjen” e fenomeneve natyrore.

E them këtë, se: kohën e fundit nga “dekoratat e luftës” më ka ardhë deri në fyt, rrufjanët nderohen dhe shpërblehen me çmime të majme letrare e  pensione, shpërblime republikane për “merita artistike”, gjoja për vlera të arrira kulturore.

Edhe sot, më kujtohet kur në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar e solli pikturën e Pjetër Pogdanit (1999), të një formati të madh sa që na e zuri plotësisht një anë të murit zyrës. Gjendjen tonë materiale dhe politike, në të cilën na gjeti papritmas si shkrimtarë. Momente ato, kur kultura shqiptare ndiqej si shtrigë dhe mezi prisnin ta dënonin në turrën e druve. Dorën në zemër, ishte bashkëluftëtari ynë në çdo pusi krah për krahu në luftë. Bashkëpuntor i rrgulltë i Zekthit, kopertinës dhe karikaturave të librit me satira: “Kali i Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (1994) me pseudonimin e tij letrar, Cun Geli. Përmëtepër, dora e tij e piktorit i gëlqerosi pa asnjfarë shpërblimi material edhe zyrat e Lidhjes të Shkrimtraëve Shqiptar.

Adem Kastrati nuk ishte vetëm piktor, por edhe publicist dhe dramaturg. Tjetër punë është ajo se, dramat e tija nuk arritën gjatë asaj kohe të vihen në skenë, shkaku, se: vetë të punësuarit në atë “Teatërin e pakicave”, ishin edhe aktorë, edhe drejtorë, edhe regjisorë, edhe shkrimtarë. Pazarin kulturor e bënin në mesin familjar, miqësor, klanor e partiak.

Kastrati, ishte njohës i mirë i folklorit shqiptar. Fshikullues i rrept i anëve negative përmes shkrimeve dhe karikaturave, që herë pas here publikoheshin te Zekthi, revistë për humor dhe satirë që, del kur t’i teket, (199… - 20…) në Shkup. Halë në sy për bërllokun komunist e fetar fundamentalist dhe policisë letrare nateditë në pritë pas porte.

Piktori i madh shqiptar, profesori dhe miku im besnik i Luftës me Brushë dhe Penë, një ditë iku papritmas nga mesi ynë para syve të pikturave, fluturoi në qiell mes yjeve. Përsëgjalli, përveç pikturave, disa dramave dhe karikaturave, ai na e la amenet për botim edhe një ditar (Fadil Currit). Ditar, të cilin shkrimtari Fadil Curri do të marrë guximin edhe do ta botojë si libër (2009). Amaneti, është amenet. Pa sikur, edhe ai të kushtoj me kokë.

Vite më vonë, pas arratisjes të piktorit të madh dhe mikut tonë në amshim, Fadil Curri do të ma dorëzojë për botim Ditarin e profesorit. E pranova, pa hamendje. Nuk prish punë, i thashë Fadil Currit, ende pa e lexuar Ditarin, e di hiç pa e lexuar se çka përmbanë mes atyre dy kapakëve. Nuk ka rëndësi, e pranoj rrezikun se me të cilët kemi punë policore - letrare. Kopilat, që përpiqen me denoncime gjygjsore të na e mbyllin gojën. Përveç, shpërblimeve policore të asaj kohe, me këmbëngulje kërkojnë edhe dëmshprëblime marramendëse materiale. Lotët u shkojnë rrëke për një krah kashtë në grazhd. Një torbë taxhi përqafe. Edhe, atë: nuk janë pak në numër, pesë askushë me emra e mbiemra. Dje, pjellë komuniste. Sot, pjellë pasardhëse neokomuniste. E shëtitur me vende pune e poste partiake - politike. Fatkeqësisht, edhe pas arratisjes në amshim e ndejkin Piktorin. E akuzojnë në gjygj si delezeza të nënkryera mes Kopesë me zgjebe, gjoja për “shpifje dhe ofendime” publike për ditarin e tij autobiografik. Pamarrë parasysh, se: Edhe, Komisioni Lustrues për hapjen e dosjeve policore, i shpalli spiunë me dëshmi administrative publike në mjetet e informacionit. Ditë, kjo: kur, Piktori jeton në mesin e luleve, dhe ende e vazhdon luftën me kulturofagët.

Libri, Ashtu mendonte, fliste dhe shkruante Adem Kastarti (SHGB “ASDRENI”, Shkup - 2009), me punën e palodhur të shkrimtarit Fadil Curri, më në fund doli në dritë. Vërtetë, një dëshmi interesante policore e Piktorit për Ditën e Nesërme. Cili më mirë se ai e njihte frymëmarrjen e popullit shqiptar?! Pak veta mund t’i vuanin, luftonin dhe përballonin gjithë ato përndjekje të papara policore deri më sot, përveç Adem Kastratit?! Profesori, nuk i kishte përqafuar shpërblimet e atëhershme komuniste: honoraret e majme marramendëse, çmimet shtetërore dhe rahatinë artistike, po luftën me Brushë dhe Penë në dorë.

Luftë, të cilën do ta vazhdojë me miqtë e tij besnik edhe përtej varrit. Pamarrë parasush pasojat, sulmet fizike dhe kërcnimet edhe me gjygj. Pjella komuniste, edhe sot mbi si gëlbaza në çdo vend moçalik, pranë kënetave. Rrënjët përpiqet t’i lëshojë edhe në lëmë, përpara Shtëpisë. Përderisa, dikur na kërcnoheshte me UDBA jugosllave, sot kërcnohet me gjygjin e korruptuar neokomunist, në shtetin e “përbashkët”. Dëmshpërblime, kërkojnë për jashtëqitjet e tyre, dhe plehërat e familjeve të tyre rrufjane, që në atë kohë shumë vetë i kanë marrë më qafë. Edhe pse, e di se kjo farë hithe, vendin e ka pas Shtëpisë: në hale. Nuk prish punë, jemi mësuar me ferrat dhe haletë shqiptare. Portën, edhe këtyre fundrrinave rrufjane neokomunsite, Që:  ua kemi hapur krah më krahu,n dge i presim në çdo kohë te Pragu i Derës Shtëpisë.

Plot, pas trembëdhjetë viteve të botimit të Librit Ashtu mendonte, fliste dhe shkruante Adem Kastarti (SHGB “ASDRENI”, Shkup - 2009), pas një gjykate maratonike në Shkup, gjygji korruptuar sjell vendimin: që, autori i librit Fadil Curri të dënohet me shumë materiale marramendëse. Recezenti, Ymer Bajrami poashtu. Dhe, SHGB “ASDRENI” e fshirë dhunshëm nga Regjistri Qëndror (2015), në vitin 2022 me qindar mijëra euro.

Papritmas, në telefon më merr piktori (recenzenti) Ymer Bajrami, duke më pyetur se, a kam marrë ndonjë letër padie nga përmbaruesit përmes postës? Shkaku, se: autori i librit Fadil Curri, e kishte marrë një të tillë nga përmbaruesit. Edhe pse, ende pa vend pune në Shkup: i lindur në këtë Kryeqytet Shqiptar, me shtëpi dhe familje, i shkolluar në Shkup, ende pa nënshtetsi?!

Jo, iu përgjigja. Po, ai gjykim maratonik kundër artistëve disidentë, dhe fjalës të lirë publike, moti ka përfunduar si proces gjygjësor në favor të autorit, recenzentit dhe SHGB “ASDRENI”. Tekefundit, sipas ligjit: është, edhe proces i vjetruar mbi dhjetëvjeçar. Na, lidhjen bisedo me djalin e Adem Kastratit, Artanin: Mirdita, unë jam djali i Adem Kastratit. SHGB “ASDRENI”, a e ke të mbyllur si shtëpi botuese? Po, i përgjigjem. Që, në vitin 2015 e mbyllën dhunshëm. Atëherë, a ke ndonjë vendim nga Regjistri Qëndror? Po, kam i përgjigjem. Mund, edhe të ta jap si dëshmi. Mos u mërzitë për këtë, unë e rregulloj këtë punë.

Edhe, pas një ore e lam takimin te Qendra tregtare “Mavrovasja”. Ia dhash Vendimin e Regjistrit Qëndror. Tashti, rri rehat: unë, do të merrem me përmbaruesit. E, si do të merresh ti me këto hajdutë publik shtetëror-partiak brez pas brezi?! Lehtë, mu përgjigjë: do t’i shes nëpër botë pikturat e Babait, Adem Kastrati. Nuk do të lejoj, që përmbaruesit i prekin pagat e Fadil Currit (autorit) dhe Ymer Bajramit (recenzentit).

Thashë, me vete: Lehtë është për një popull, që lë pas vetes pasardhës t’u dalin zot artistëve, dhe miqëve të Babait nga plaçkitësit e shtetit të “përbashkë” neokomunsit. Them, ende me vete: ?ka ka bërë shteti i “përbashkët” për piktorin dhe profesorin Adem Kastrti, përveç përndjekjeve të papara policore.?! Asgjë. Përsëgjalli, nuk pati atele. Kushte krijuese artistike. ?mime shtetërore. I mungonte, edhe buka e gojës për familjen. Përmëkeq, nuk e qasën edhe në ndonjë shoqatë artistike me honorare dhe ?mime shtetërore të “vëllezërve” të Njerkës. Përsëgjalli, ia ndërsyen kulturofagët e policisë “artistike” pas shpine.

Shqiptarët,”gjithmonë, përveç sëpatës pas dere e kanë varë, edhe një kizë për pastrimin e Oborrit nga ferrat përpara Shtëpisë… Kërrocat, që u janë ngatërruar nëpër këmbë…

Dhe, në fund:

Karikaturat edhe satirat e huazuara nga libri me satira pubiblistike: Kali i Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (Shkup, 1994). Dëshmi, historike. Nuk keni, ku  të ikni nga ky Libër! Vtëtvetja “artistike” - politike shqiptare brez pas brezi…

Ikni, kur të mundeni nga Bota artistike shqiptare krijuese! Pushtetin e “vëllzërim-bashkimit” të shtetit “përbashkët musliman” e keni “hallall”. Edhe. me “Din e Iman” në atë botë. Qoftë komunistë, apo nekomunistë. Patjetër, me “Din e Iman”. Që, e sjell Sot, Unë: Edhe, në këtë shkrim publicistik, edhe me “hallallin”.

Problemi i reagimeve policore-letrare - partiake, policore, dhe fizike në rrugë, ku qëdron Sot?! Nuk ka problem për mua si Shkrrimtar “problematik”. Ende, banorë i shtetit të “përnbashkët”. Qetësisë të Shkupit. Kryeqyetitit Historik Shqiptaqr…

Edhe, kësaj ecje me “fitore” hiwtorike  të “Vëllaqpartiake - politike të dalldisura pas posteve politike dhe pushtetit:  Ditës gtë shqiptarëvehistorik…

“Lufta” për Kalanë Dardane. Dhe, Dudumi që gërhet pë Liri…

Kërcnime policore, dhe fizike për t’ia mbyllur gojën Shkrimtarit…

Rrufjani me koka intelektuale shqiptar në shpinë nëpër “Bit-Pazar”, të Shkupit…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora