E enjte, 01.12.2022, 11:42 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Lexoni shqipe ma shumë!

E enjte, 11.08.2022, 07:15 PM


Blerim Latifi:

Tertulliani ka qenë njëri ndër shkrimtarët më të hershëm në literaturën teologjike kristiane. Ka jetuar nga viti 155 deri në vitin 220 të erës së re, në atë që sot përbën shtetin e Tunizisë.

Ka shkruar në latinisht për të gjitha çështjet teologjike që e preokuponin kohën e tij. Në kontekstin e këtyre çështjeve ai ka shkruar edhe për gratë. Teksti i tij "Mbi dukjen e grave" përbën tekstin e parë ku mbulesa( burka) e grave interpretohet teologjikisht.

Aty Tertulliani u drejtohet grave: "Zoti ju urdhëron të mbuloheni...kokat e secilës prej jush nuk duhet të shihen".

Kjo 400 vjet para lindjes së Islamit, i cili, gjatë procesit të themelimit, dihet mirë se huazoi shumë gjëra nga krishterimi dhe judaizmi.

Por derisa në Perëndimin e krishterë me kohë e kanë kuptuar se deklarata e Tertullianit është thjesht deklaratë e tij, por jo edhe e Zotit, në botën islame ende janë të shumtë ata që përnjëmend mendojnë se në deklaratën e Tertullianit është shprehur vullneti i Zotit.

P.s.

Lexoni shqipe ma shumë!

Lexoni libra të mirë në historinë e feve, e jo broshura propagandistike!

Do ta kthjelloni mendjen dhe do ta kurseni veten nga emocionet e panevojshme dhe të dëmshme për rehatinë shpirtnore.

___________

Më ka tregu nji bashkëluftëtar i tij: Nji herë disa ushtarë e quajtën komandant, e ai ua ktheu aty për aty: "S'ka ktu komandant, na krejt jemi nja, na jemi veç luftarë t'lirisë. Kjo asht grada ma e madhe që mundet me pasë njeriu".

Dhe ai luftoi e ra si i tillë. Me 10 gusht 1998. Duke mbrojtur Junikun, arterien kryesore të furnizimit të UÇK- së me armatim nga Shqipëria.

Mos t'u harroftë kurrë emri e shembulli, Bekim Berisha- Abeja!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora