Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Mendjerobër të entuziazmuar!

| E enjte, 11.08.2022, 07:39 PM |


Ndue Ukaj:

Shqiptarët e mençur dhe idalistë - që prej Rilindjës Kombëtare e këndej, ishin të përkushtuar dhe të palëkundur në nevojën e europianizimit të kombit tonë. Të tillë janë ata emra që ndritin historinë tonë kulturore dhe përbëjnë hartën themelore të identitetit dhe qytetërimit tonë. Dhe në saje të idealeve të tyre të nalta, kombi ynë është rimkëmbë, kurse sot, një tufë mendjerobërish të entuziazmuar nga heshtja e partisë - pushtet, përpiqen të bëjnë të kundërtën; të kthejnë mbulesat fetare në shkolla. Kjo domethënë qartësisht të përcaktohesh kundër europianizimit të kombit tonë. E, të mençurit, kundëreuropianizimin e konsiderojnë të barasvlefshëm me kundërshqiptarizëm. Në të vërtetë, ky rezulton të jetë thelbi i krejt debatit rreth shamisë. Për aq sa shoh dhe lexoj, në esencë, mbulesa nuk po promovohet e as nuk po propagandohet si e drejtë e personit dhe dinjitetit të tij, por si kauzë tinzare politike.