E shtune, 20.04.2024, 12:07 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Historia tragjike e çikave të Kosovës

E merkure, 10.08.2022, 08:00 PM


Blerim Latifi:

Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës:

Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë, pastaj, në një kohë tjetër, i helmonin në shkolla, pastaj erdhi një kohë kur i vrisnin, i masakronin e i përdhunonin, e sot, sot në liri, po duan t'i zezojnë, t'i mbulojnë, t'i arabizojnë, t'u vënë në ballë shenjën e të qenit pronë e burrave primitivë.

Dhe politikanët heshtin, sepse mendjen e kanë veç te pushteti i tyre personal, te votat, për të cilat janë në gjendje të koketojnë edhe me dreqin e me t'birin.

Heshtin edhe intelektualët!

Disa nuk kanë guxim të flasin, sepse ndihen të frikësuar nga falangat digjitale vahabiste, e shumë të tjerë sepse e kanë shitë shpirtin.

Kështu çikat e Kosovës po bëhen viktimat e para të projektit perfid të Serbisë për t'i bindë ata që e mbajnë gjallë shtetin e Kosovës, botën perëndimore, se ky shtet nuk bëhet dot, sepse njerëzit e tij kulturalisht na qenkan anadollakë, e jo evropianë, prandaj, rrjedhimisht, çështja e statusit të Kosovës duhet të rihapet!

Sepse një gjë dihet shumë mirë, prej kohësh: pas çdo "rizgjimi fetar" gjithmonë fshihen plane e synime politike.

____________

Tri llojet e paqes dhe Ballkani

Në "Paqe dhe luftë midis kombeve" filozofi Raymond Aron përmend tri llojet themelore të paqes:

- paqja e ekuilibrit të forcave,

- paqja e fuqisë hegjemonike dhe

- paqja perandorake.

Paqja e ekuilibrit të forcave është paqja që buron nga fakti se shtetet janë të barabarta në aspektin e fuqisë ushtarake dhe kjo ndikon që ato në vend të luftës të zgjedhin paqen.

Paqja e forcës hegjemonike është paqja që vjen si rezultat i faktit se një shtet ushtron hegjemoni(dominim) mbi shtetet e tjera dhe ua imponon paqen atyre.

Paqja perandorake është paqja që vjen si rezultat i përfshirjes së shteteve tjera brenda një megashteti.

Në situatën e tanishme në Ballkan kemi në zbatim modelin e dytë, paqen hegjemonike, e cila është vendosur dhe mirëmbahet nga dominimi amerikan në këtë pjesë të botës.

Nëse në të ardhmen, për çfarë do arsye, ky model nuk do të funksionojë, atëherë, në mungesë të ekuilibrit të forcave, paqja do të marrë fund sa hap e mbyll sytë.

Serbët e presin atë ditë, prandaj investojnë aq shumë në ushtri, duke lënë prapa të gjithë fqinjët e tyre.

Ne, ndërkaq, nuk e presim atë ditë, ngase nuk besojmë se do të vij ndonjëherë, prandaj edhe nuk e lodhim fort mendjen për ekulibrin e forcave në rajon.

Ndërsa kur është puna të paqja perandorake, modeli i saj më shumë i përket të kaluarës së perandorive të mëdha, por diçka e përafërt me të do të mund të aplikohej në Ballkan nëse Bashkimi Europian e rimerr veten dhe vendos t'i përfshij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora