E diele, 02.10.2022, 11:11 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 1989/Letra anonime

E marte, 09.08.2022, 07:33 PM


1989/Letra anonime

Nga Kastriot Dervishi

Populli ynë heroik gjithnjë i ka pasur qejf letrat anonime. Kënaqej teksa nxinte jetën e tjetrit, por sidomos kur nuk vinte emër. Lumturia në fshehtësi ishte e madhe. Një letër e shkruar më 25.12.1989 i drejtohej Komitetin Qendror të PPSH-së të ishte vigjilent e të merrte masa. Rasti u verifikua nga organet e pushtetit dhe rezultoi se i përmenduri kishte 4 vjet që ishte larguar nga fshati dhe banonte te i vëllai në Patos dhe te vëlla tjetër në Urën Vajgurore. Me raste shkonte edhe te një kushëri në Hamallaj të Durrësit. Thuhej se “manifestonte shfaqje të huaja”, por në ngarkim të tij nuk kishte materiale.

Ju njoftoj si më poshtë vazhdon:

I quajturi F.Q. nga fshati Novaj i Rrethit Skrapar me përbërje politike i deklasuar, ka 2 vjet që ka braktisur punën dhe qarkullon në gjithë rrethet e Shqipërisë duke mashtruar qytetarët e thjeshtë; në fshatrat e Skraparit dhe Beratit, ju ka marrë fshatarëve raki se gjoja do ta shiste në Durrës se atje është krizë për raki dhe shkon shumë. Fshatarët i kanë besuar dhe ia kanë dhënë rakinë; F. lekët i ka përvetësuar për nevojat e tij dhe nuk ua ka kthyer lekët personave të mallit.

F.Q. shkon në çdo rreth dhe pyet kush ka flori dhe t’ia jepnin atij për t’i dhënë makinë qepëse, televizor me ngjyra ose frigorifer. Ky person i dalë nga kontrolli mundet që të bëjë edhe vjedhje të ndryshme.

Përgjegjësi kanë edhe Dega e Rrethit Skrapar që nuk e ka vënë nën kontroll këtë parazit, të cilin e ka në zonën e vet, por e lë të livadhisi. Ai është larguar nga Skrapari pa shpërngulje, është pa punë dhe veprimet i bën në rrethet e tjera.

Ka këto tipare: është i gjatë, i hollë, biond me flokë kaçurrela, është kapur para disa muajsh nga dega e Fierit, është mbajtur i ndaluar 3 ditë dhe është liruar sepse, sipas të thënave të tij, doli mik me një oficer.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora