E diele, 02.10.2022, 10:55 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Bozhidar Deliç nuk është vetëm!

E hene, 08.08.2022, 07:39 PM


Bozhidar Deliç nuk është vetëm!

Nga Enver Bytyçi

Bozhodar Deliç është rizgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Ai ishte në këtë post edhe legjislaturën e kaluar dhe do të jetë gjithashtu në këtë legjislaturë. Por zhurma po bëhet tani pas katër vitesh. Nuk u bë në zgjedhjen e tij të parë, megjithëse është i njëjti, drejtues i masakrave në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Dragashit, ku janë masakruar së paku 2500 shqiptarë.

Reagimi i sotëm lidhet me faktin se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga aktor në atë që quhet zgjidhje e problemit dhe krizës midis Kosovës e Serbisë, tani konsiderohet vetë problemi. Zhurma e sotme për rizgjedhjen e Deliç si nënkryetar i parlamentit serb vjen për të testuar dhe detyruar presidentin Vuçiq të distancohet nga e kaluara kriminale e tij dhe e vendit të tij. Sepse nuk është vetëm Deliç. Për t'u distancuar sidomos nga aleanca dhe lidhjet me Rusinë! A do të funksionojë kjo? Sigurisht që jo! Eshtë thjesht një taktikë e radhës, të cilën Beogradi e përdor me mjeshtri për të mashtruar Perendimin!

Me qindra dhe mijëra krimnelë lufte në Bosnjë e në Kosovë janë të lirë në Serbi. Madje Serbia ka prodhuar kriminelë të rinj të pas luftës, si Milan Radojçiq, i cili përmes një videoje kërcnoi pak ditë më parë Kosovën me luftë dhe u mor në mbrojtje nga vetë kreu i shtetit serb. Serbia dhe institucionet serbe nuk mund të ekzistojnë ndryshe, nuk mund të veprojnë dhe të uudhëheqin pa masën e kriminelëve në pushtet e në administratën publike.

Bozhidar Deliç është i partisë së djathë ekstreme NADA, por më parë ka qenë anëtar i partisë radikale si dhe i partisë së ashtuquajtur progresive të Aleksandër Vuçiq. Ai është mbështetur dhe mbështetet pikërisht për veprat e tij kriminale kundër shqiptarëve. Në vend se të hetohej e të gjykohej për krime lufte e krime kundër njerëzimit, ai është zgjedhur deputet dhe nënkryetar i një parlamenti të inkriminuar me luftra e masakra kundër popujve të tjerë.

Bozhidar Deliç nuk është i vetëm. Bashkë me të janë vetë presidenti Vuçiq, i cili në kohën e masakrave në Bosnjë ishte deputet e kriminelit Shejshel dhe nga foltorja e atij parlamenti bëri thirrje për vrasjen e shfaqrosjen e 100 muslimanëve për çdo serb të vrarë. Eshtë president ai që në qeverinë kriminale të Milosheviçit ushtroi detyrën e ministrit të propagandës së tij kundër NATO-s e pro masakrave dhe genocidit të planifikuar nga shteti në Kosovë. Kur vetë presidenti i një vendi është i inkriminuar dhe personazh krimesh në të shkuarën e tij, nuk mund të pritet që ai të largojë bashkëpunëtorët e vet nga politika dhe institucionet e vendit të tij. Vuçiq nuk bën dot përjashtim për këtë.

Ndërkohë, përveç Vuçiq, aktorë të rëndësishëm të krimeve në ish-Jugosllavi e në Kosovë janë edhe të tjerë politikanë. Ivica Daçiq është njëri prej tyre. Ai ishte zëdhënësi i Milosheviçit! Pas tij është Aleksandër Vulin. Dhe ne shohim çdo ditë se si këta kriminelë të dëshmuar në luftën kundër shqiptarëve nxisin aktualisht konfliktin kundër Kosovës dhe destabilizimin e rajonit tonë. Nëse dikush do të hulumtonte me saktësi dhe në detaje përbërjen e parlamentit, qeverisë, administratës së lartë të shtetit serb, atë të ushtrisë e shtabit të përgjithshëm të saj, të policisë, prokurorisë e gjykatave serbe, do të zbulonte me mijëra Bozhidarë Deliçë!

Shqetësimi është se pse bota e qytetaruar nuk reagon ndaj kësaj situate, e cila është premisa kryesore për rikthimin e dhunës në rajonin tonë?! Çfarë e mban peng Europën dhe SHBA-të në këtë histori lëshimesh, ndërkohë që te shqiptarët shohin edhe qimen në qull?! Hamendësohet se Vuçiq ka premtuar ndërrimin e kursit gjeopolitik të Serbisë dhe ndaj e tolerojnë atë për të mbërrit te finalja, te ankorimi i Beogradit në anijen euro-atlantike. Unë i respektoj ata që në Perendim mendojnë dhe shpresojnë te Vuçiq!

Por është naivitet i palejueshëm të besosh se kriminelët serbë bëhen "demokratë" dhe "përkrahin vlerat perendimore"! Ata janë dhe do të mbeten me shpirt e me zemër në aleancë strategjike me Rusinë! Ata e shohin presidentin rus, Vladimir Putin, si "shpëtimtarin" e Serbisë! Ata nuk kanë asnjë ndjesi pozitive për Europën dhe SHBA-të! Nëse gjendet ndonjë i tillë, ai nuk ka e nuk do të ketë për dekada me radhë ndonjë ndikim në opinionin serb.

Bozhidar Delliç jo vetëm nuk është vetëm, por fatkeqësisht ai ka përkrahjen e Perendimit. Shihni si i sheh Perendimi me lupë deklaratat e liderëve shqiptarë dhe sa ashpër reagon ndaj tyre!

Ndërkohë qe Vuçiq ndez flakët e luftës dhe mban mijëra kriminelë të tipit Deliç e askush nuk guxon t'i reagojë! As kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nuk përton t'u hakërrehet shqiptarëve të tij si të qe xhandar i mesjetës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora