E diele, 02.10.2022, 10:41 AM (GMT+1)

Editorial

Gjergj Kabashi: Gra dhe vajza shqiptare, protestoni!

E diele, 07.08.2022, 08:00 PM


GRA DHE VAJZA SHQIPTARE, PROTESTONI PANDËRPRE NDAJ ATYRE QË DUAN QË TË DUKENI NDRYSHE, E QË E CENOJNË IDENTITETIN DHE KULTURËN SHQIPTARE

Kërkesë grave e vajzave shqiptare të mbarë Dardanisë dhe Shqiptarisë në përgjithësi...!

Nga Gjergj - B. Kabashi

Të nderuara gra dhe vajza Shqiptare,

Ju jeni duke e parë se çka është duke bërë Bashkësia Islame e Kosovës, BIK, tashmë organizatë me qëllime e synime të hapura politike antishqiptare me agjendën e saj të pandalur islamizuese ndaj kombit.

Jo vetëm me të ashtuquajturën "çështje e shamisë", por sidomos me xhamizimin dhe islamizimin famëkeq të vendit tonë Shqiptar, që tashmë është duke ia ndërruar natyrën kombit, natyrë kjo që populli ynë e ka ruajtur me shekuj përkundër pushtimeve mizore turke-osmane, serbe e të tjera.

Nuk ka popull në botë që nuk bënë përpjekje që ta ruaj kulturën, traditat, doket, zakonet dhe historinë e vet autentike, veçanti që islamistët e BIK-ut, qofshin edhe deputet apo islamist politik që kryejnë detyra e obligime për të e punëdhënësit e kësaj organizate, janë duke e luftuar pamëshirshëm natën e ditën, pandërprerë.

Prandaj, të dashura Gra dhe Vajza Shqiptare, pavarësisht moshës suaj, qofshit gra në moshë, të reja apo fëmijë, kuptojeni se jeni shenjestër e dhunës islamike të BIK-ut e të "bikërve" të tjerë të "Arnautllukut", të cilët duan që të vendosin për ju, "të luftojnë për të drejtat tuaja", të përpiqen për mënyrën se si duhet të dukeni, të silleni, të veproni, të gjykoni, të jetoni e të vdisni.

Duke e vërejtur gjithë këtë mësymje islamike që po ndodhë ndaj Jush, askush nuk ka të drejtë të rri i qetë e të paraqitet sikur nuk është duke kuptuar se çka po duan islamikët. E ashtuquajtura "çështje e shamisë", është politikë e islamit botëror, panislamizmit, politikë që nuk na përket neve se ne jemi Shqiptarë e Shqiptare e nuk ka mundësi e as të drejtë që tjetri të na paraqes e bëjë Musliman me zor.

Jo! Pavarësisht besimit fetar që mund ta kemi apo mund të mos e kemi, ne jemi vetëm Shqiptarë dhe Hamidja, Shpresa, Lulja, Erëmira, Helena, Kristina apo sido që ta ketë emrin, ajo është vetëm Shqiptare dhe si e tillë duhet të jetoj e përpiqet pa e lejuar askend përanash që të ndërhyj në jetën e saj, duke i diktuar se si duhet të sillet e të vishet. Tregoni vetës, popullit që i përkisni dhe botës se ju jeni vetëm Shqiptare dhe se askush nuk guxon që në emër të religjionit Islam apo cilitdo religjion t'ua caktoj të "drejtat" tuaja.

Prandaj, motra të dashura, Gra dhe vajza të nderuara, organizojeni një protestë madhështore anekënd Kosovës, në secilin qytet të saj e sidomos në Prishtinë, ku duhet që Presidencës, Kryeministrisë, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetvendosjes, BIK-ut, t'ua hudhni shamitë tek dyertë e tu thonë se këto shami të islamit botëror u takojnë juve, e jo neve!

Mos prisni më se heshtja dhe mosveprimi juaj ndaj mësymjes së burrave islamik për "të drejtat tuaja", ndaj lirisë suaj, është mësymje e vërtetë antishqiptare. Heshtja dhe mosveprimi mund t'ju vras, shenjoj dhe cënoj jo vetëm juve por mbarë kombin shqiptar.

Prandaj, protestoni!

Organizohuni dhe protestoni fuqishëm që ta kuptojnë të gjithë, qoftë BIK-u, qoftë deputetët antishqiptar-islamik, qoftë Presidentja, Kryeministri, secili kryetar partie apo MASHT se askush kurrë e në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet të vendosë për juve

Ju jeni Shqiptare, ne jemi të gjithë Shqiptarë andaj askush nuk mund të lejohet të na bëjë Musliman me zor, vetëm e vetëm që për shkak të përgjumjes sonë kombëtare në këto 23 vite, u arrit që vendi ynë të na xhamizohet e që islamistët politik të depërtojnë madje edhe në institucionet e Kosovës së re, qoftë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

NDAL islamizimit të vendit tonë dhe poshtë Shamia që synohet tu imponohet fëmijëve në shkollat fillore apo të mesme të Kosovës.

_____

* Do të ishte mirë që letra me përmbajtje të ngjashme të shkruhen sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të organizohet një protestë e madhe e Grave dhe Vajzave Shqiptare ndaj dhunës dhe imponimit të pandalshëm islamik rreth mënyrës së veshjes dhe sjelljes së femrës shqiptare.

PS!

Vërejtje... Kjo foto është bërë Sot në mëngjes, me 07.08.2022, në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Foto: Agim Bërdyna, ish funksionar i lartë i MASHT të Kosovës, i cili ma dergoj për ta ilustrustruar shkrimin.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora