Speciale » Alia
Lutfi Alia: Në përvjetorët e Shën Nënë Terezës shqiptare
E shtune, 06.08.2022, 07:40 PM
NË PËRVJETORËT E SHËN NËNË TEREZËS SHQIPTARE
Nga Lutfi
ALIA
Më 26 gusht 2022 do të
përkujtohet 112 vjetori i lindjes të Shen Nënë Terezës shqiptare.
Më 5 shtator 2022
mbushen 25 vite, kur pushoi së rrahuri zemra e madhe e Shen Nënë Terezës. Atë
ditë, në shtratin e thjeshtë dhe të bardhë, në dhomën e saj të vogël në
“Shtëpinë e Nënës” në Kalkuta, pushoi së rrahuri zemra e madhe e motrës
misionare Shen Nënë Tereza. Pas 87 vitesh, trupi i saj i vogël qndronte pa
lëvizur përtej jetës e vdekjes, mbuluar me lule, e rrethuar nga motrat e
dashurisë, që i rrinin pranë me lotët dhe dënesat e dhimbjes, duke përsëritur
lutjet-uratat e Nënë Terezës. E rëndë pesha e dhimbjes. Atë ditë Nënë Tereza
mbi Pegasin u ngjit në amshim pranë Atit tonë, që e priste në dritën e
parajsës. Kumti i kobshëm e mpiu botën, dhimbja dhe lotët e hidhërimit i
pushtuan popujt e botës. Në funeralin e ngjitjes në amshim të Nënë Terezës,
morën pjesë mbi 1 miljon njerëz, hindian të thjeshtë dhe shumë personalitete të
botës, ishte korteu më i madh në historinë e njerëzimit.
MEDITIME PËR SHEN NËNË TEREZËN
SHQIPTARE
Nёnё Tereza, kjo grua e madhe e
shtatvogёl, e veshur me sarin e bardhё, me kordona blu nё buzёt anёsore, me shaminё
nё kokё ashtu si e vinte nёnlokja Drane; me kryqin tё fiksuar nёn supin e majtё
mbi zemёr; nё kёmbё mbathur vetëm sandalet; gjithnjё nё
shtegëtim me hap tё shpejtё dhe tё sigurtё
nёpёr rrugёt e botёs dhe kur ngjiste shkallёt e pallateve mbretёrore, kur
shkonte nё zyrat e pushtetarёve; me tё njejtin ritёm lёvizte nё shtёpitё e
motrave tё misionit dhe kur hynte nё shtёpitё e popullit tё thjeshtё, nё
barakat e slum-eve tё Hindisё dhe tё 136 vendeve të
botёs; pёr herë dhe kudo ishte
aktive, dinamike, e fuqishme, e thjeshtё deri nё madhёshti,
ishte Nënë Tereza Shenjtorja e Dashurisё.
Nën hapat e lehtё e të
sigurta tё Nёnё Terezёs, gjithçka
merrte jetë dhe Ajo bëhej me flatra qiellore. Kushdo që e ka takuar Nënë Terezёn, është
ndodhur pёrballë pamjes e saj
hyjnore, me sytё plot dritё, nga buronte njё vështrim
i butё, i ёmbёl, i qeshur, depёrtues, plot mirёsi, por dhe
serioz e guximtar, i mbushur me preokupim, me dhimbje dhe rrallё herё me
zemёrim, qё i kthente nё forcё dhe nё aksion, pёr tё zgjidhur problemet shumta
tё pjesёs sё mbrapshtё tё botёs.
Ky portret i mirёnjohur dhe shumë i
dashur nga tё gjithё, plotёsohet me njё veçori
tё Nёnё Terezёs, me pёrshёndetjen e saj tipike, me dy
pёllёmbёt tё bashkuara para gjoksit tё vogёl, qё i puthiste lehtё – lehtё, si
tё merrte ndër duar, pёr tё vendosur brenda
zemrёs tё saj tё madhe, tё mbushur me dashuri nëne.
Kush e ka takuar Shen Nënë Terezën, nga njerёzit e
zakonshёm e deri te burrat e shteteve, Papёt dhe kardinalёt, artistët
e shquar, shkrimtarёt, shkencёtarёt, miliona varfanjakë,
lypsat, gazetarёt, mbretёr e mbretëresha,
princa dhe princesha, presidenta, kryeministra e ministra, diktatorë, burra e
gra, nёpunёsit e zyrave, kudo në
rrugë dhe nё shtёpitё e misionit, të
gjithë pa pёrjashtim, për ta përqafuar,
ishin tё detyruar të përkuleshin para
shtatit të saj të pakët dhe kjo s'ishte thjeshtё përkulje
fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që u impononte madhёshtia
e shenjëtores Nёnё Tereza.
Shen Nёnё Terezёs ёshtё ikona
e kohëve moderne, ëshë shenjtorja e të varfërve,
shenjëtoria e dashurisë. Pёr veprat shpirtёrore
dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë
Tereza nderohej nga tё gjithё popujt e botёs, tё cilët
e quanin: "Nёna e dashurisё”, “Nёna e botёs”, “Ungjilli i gjallë","Ungjilli
i pestё”, “Pena e Zotit", “Lajmëtare
e dashurisë të Jezu Krishtit”, “Nёna e tё varfёrve”,
“Shenjtoria e dashurisё”, “Shenjtoria e tё varfёrve”, “Investuesia e dashurisë”,
“Engjëlli i dashurisë”, “Engjёlli i jetёs”, “Engjёlli
i mirёsisё”, “Mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në
botë”, "Shёruese e plagëve të botës",
“Emisaria e Zotit në tokë", “Ungjilloria transparente” etj, etj
Pesha e viteve kishte lёnё
gjurmёt, ndёrsa mundimet qё kishte bartur nё jetё, ia kishin kёrrusur paksa
trupin e saj shtatvogël, por nuk e thyen
shpirtin dhe forcёn e Motrës së madhe. Shen Nёnё
Tereza i shёrbeu njerёzve me vetmohim, duke e shndёrruar dashurinё për
njerëzit nё besim, në mision dhe nё
profesion, përherë nё ndihmё tё viktimave tё
varfёrisё dhe njerëzve në vuajtje.
Tё gjithё ruajmё nё kujtesё
fotografitё e panumërta të Nënë Terezës, me fytyrën
e bukur dhe fisnike, tё skalitur me rrudha, tё ndriçuar
me buzёqeshjen e ёmbёl dhe hyjnore, me vështrimin
e ngrohtë, të qeshur e plot dashuri. Kështu mbetet Nënë Tereza, përtej kufijve
të kishës katolike dhe të ftohtёsisё zyrtare tё
pushteteve. Nuk ishte rastёsi, qё nga gjiri i popullit tё vuajtur shqiptar,
Zoti zgjodhi Shen Nënë Terezën, që e pёrdytёsoi
me Jezu Krishtin, kёsisoj ajo u ngjit nё lartёsitё e shenjtёrisё universale, u
bё simbol i pastёrtisë, i besimit me
devotshmёri, i pёrkushtimit me dashuri nё misionin si motёr
katolike, misionare e bamirёsisë, misionare e
dashurisë. Nënë Tereza i shёrbeu të
gjithë njerёzve pa dallime fetare, etnike, sociale dhe ekonomike, i
ndihmoi tё varfёrit, tё sёmurёt, tё braktisurit, të
gjymtuarit, jetimёt, ata që shoqëria dhe
pushtetet i kishin braktisur dhe spitalet nuk i pranonin e me kёto
vepra u bё modeli i pёrsosur i humanizmit dhe i dashurisë
për njeriun.
Pёr kontributet shpirtёrore dhe
humanitare, murgesha misionare Nënë Tereza, ёshtё
vlerёsuar një ndёr gratё mё tё shquara
tё shekullit XX dhe pёr kontributin e saj, shumё shtete dhe institucione e kanё
dekoruar me 35 urdhёra, medalje dhe me shumё çmime
prestigjioze, ndёrsa nё vitin 1979 i akorduan çmimin
Nobel pёr paqёn, pёr veprat e shquara nё aktivitetet e saj
humanitare dhe nё inspirimin shpirtёror. Atё ditё, kur mori çmimin
Nobel, Nënë Tereza bёri dhe deklaratёn e fuqishme: “Me
origjinё dhe me gjak, jam shqiptare....”, njё thёnie lapidare, qё pёrcjell
kumtin e krenarisё të shqiptares, por dhe nderin pёr tё
gjithё shqiptarёt, qё i gёzohen dhe e admirojnë
bashkatdhetaren e madhe me famё botёrore.
Ashtu si populli e “kanonizoi” Papën Gjoni XXIII, shumë
më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e fatlumëve dhe Lumturimi “i
posaçëm” dhe i shpejtë i Nënë Terezës shqiptare më 19 tetor 2003, nxiti dёshirën
e pёrgjithёshme tё shpallej menjёherё shenjtore dhe populli,
ashtu si e quajti Nёna e Dashurisё, pa hezitim e “kanonizoi” shenjtore dhe
popujt e botës e quajtën e Shenjta Nёnё
Tereza. Si shenjtorёt e tjerё dhe Shen Nёnё Tereza është
kudo e pranishme dhe frymёzuese, pasi Ajo ka lёnё
testamentin e besimit katolik tё pastёr e tё ndjerё shpirtёrisht, optimizmin,
guximin, shpresёn gjithmonё fitimtare, thjeshtёsinё e admirueshme, dashurinё
hyjnore pёr njeriun, forcёn vepruese, dhёmbshurinё dhe pёrkushtimin pёr tё
ndihmuar tё varfёrit, lypsat, jeti-mёt, tё sёmurёt, sakatёt, tё gjithё ata qё
shoqёria i braktis dhe i konsideron tё paprekshmit. Pёrgjigjia e saj hyjnore
ndaj thirrjes sё Jezu Krishtit: “Eja, bёhu drita ime”, e bёnё motёr
katolike tё devotëshme, misionare tё
bamirёsisё, nёnёn e tё varfёrve, dёshmitaren e dashurisё tё Zotit pёr tё gjithё
njerёzit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe nivele social-ekonomike. Besimi
nё fenë katolike i dha forca tё
veproi me dashuri nё shёrbim tё viktimave tё varfёrisё dhe kështu
Ajo krijoi shërbimin, moralin, humanizmin dhe dashurinë Tereziane,
qё edhe nё ditёt e sotme, janё modele sociale
pёrgjithёsuese pёr tё gjithё popujt e botёs.
Duke vlerёsuar veprёn e Nёnё
Terezёs, Papa Pali VI tha: “Ju prezantoj Nёnё Terezёn dёshminё autentike tё
Ungjillit pёr tё gjithё, lajmëtaren e dashurisё tё
Jezu Krishtit”. Papa Gjon Pali II, në
ditёn qё e shpalli tё Lumturueme Nёnё Terezёn tha: “Me
dёshminё e jetёs dhe tё veprës sё saj,
Nёnё Tereza na kujton tё gjithёve, se misioni ungjillor i Kishёs, kalon pёrmes
dashurisё, e ushqyer nё lutjet dhe nё dёgjimin e fjalёs sё Zotit”. Shen Nёnё Tereza ёshtё Ungjilli i pestё.
Ndonёse dihen cilёt jane katёr Ungjijtë e tjerё,
shumё tё krishterё dhe jo tё krishterё nuk e dinё cilёt janё ungjillorёt, por
njohin Nёnё Terezën dhe e pranojnë unanimisht si
Ungjillin e pestё, misionaren e bamirësisё,
mishёrimin e dashurisё nё veprim, shenjtoren e dashurisё.
Edhe nё çastet
e vёshtira tё pёrjetimit tё “natёs sё shpirtit”, Nёnё Tereza
nuk u fsheh nё fenё e saj, nuk dyshoi, nuk u thye, nuk u dorёzua, nuk e
braktisi fenё katolike, pёrkundrazi e kёrkoi Zotin me insitim, pasi besimin nё
Zot nuk e donte si dhuratё, ashtu si e pranojnë
besimtarёt dhe mistikёt e tjerё, por e kёrkoi me të
gjitha forcat e besimit, me mençurinё e saj, kësisoj
e gjeti, e përvehtësoi, e zbatoi në fè dhe në jetën si motёr
katolike, si misionare e dashurisë, duke rrezatuar dritё mbi
tё gjitha errёsirat.
Shen Nёnё Tereza, me misisonet
e bamirësisë-dashurisë, ka dhёnё
kontribut tё shquar nё ndёrkombёtarizi-min e humanizmit, duke krijuat kulturёn
e shёrbimit pёr njerёzit nё nevojё, për njerëzit në
vuajtje, pavarёsisht nga pёrkatёsia fetare duke u bёrë
protagoniste e shquar e ekumenizmit tё kohёve moderne.
Me misionin ungjillor, Shen Nёnё
Tereza u bё "Samaritania e mirё" pёr çdo
person qё ka takuar, pёr çdo
të varfër, të sёmurë, të braktisur, për
çdo njeri nё krizё, nё vuajtje dhe nё dёshprim.
MOTËR KATOLIKE E PËRKUSHTUAR
Dёshira e Gonxhe Bojaxhiut, pёr t’iu
përkushtuar veprës sё Jezu
Krishtit, e ka zanafillën në zemër të
vendlindjes arbërore, e cila në vitet e fёmijërisë
dhe të rinisë se saj, ishte e copëtuar dhe nё
mjerim. Jetesa mes të varfërve të Shkupit, ndikoi nё
shpirtin e brishtë të Gonxhes, duke i ideuar
ndjenjat e miqësisë, të ndihmёs dhe të
respektit për të nëpërkëmburit nga fati i mbrapsht, nga shtypja dhe
padrejtësitë shoqërore, andaj i u përkushtua atyre me dhёmbshuri
dhe me dashuri e kёsisoj i parandolli vehtes misionin e kryqit.
Në rrugën e shenjtërimit që ajo zgjodhi, nuk e çoi ndonjë
kompleks, apo sugjerim, as urdhër, përkundrazi inspirimi për të hyrë në shёrbim
të kishës si motër katolike, i lindi natyrshëm në
shpirtin e saj të ndjeshëm dhe për këtë pёrkushtim të
veçantё tregon: “Isha e ulur në
gjunjë para Zonjës të Letnicës, në Santuarin
pranë Shkupit, kur dёgjova thirrjen hyjnore.
E kujtoj shumë mirë atë mbrëmje
të festës së Zonjёs e
ngjitur në qiell. Po lutesha dhe këndoja e mbushur me
gëzim tё brendshëm,
kur e dëgjova zёrin e Zotit, që
më ftoi t’i përkushtohem Atij, të konsakrohem në shërbim
të njerëzve”.
Gonxhja rinushe vendosi t’u shërbente njerëzve në emër të
Zotit dhe jo të mbyllej si murgeshë në kuvend, për t’i kaluar ditët me lutje
dhe meditime, andaj me Jezu Krishtin në zemër, iu pёrkushtua
atij në shërbim të njerëzve. Duke parë këtë pёrkushtim,
Zoti e ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi
tokë, andaj zgjodhi Gonxhe Bojaxhiun për barazi dhe si dёshmi
të një jete si motër misionare në shërbim të njerëzve.
Nё gusht tё vitit 1928, Gonxhe
Bojaxhiu vendosi“... para Zonjёs Sonё, vendosa të
shkoj nё mision e do t’i pёrkushtohem tёrёsisht
Zotit dhe shpёtimit tё shpirtёrave”. Kёsisoj Gonxhia e
nisi jetёn e misionares.
Mё 26 shtator 1928, Gonxhja nisi
udhёtimin e misionares dhe nga kjo ditё vazhdoi pelegrine tёrё jetёn. Fillimisht
nё Urdhёrin e Motrave tё Loreto-s nё Dublin të
Irlandёs, ku qëndroi pak kohё pёr
tё marrё mёsimet e anglishtes dhe ku mori velin e motrёs nё rishtari. Nё zbatim
tё rregullave tё Urdhёrit tё Motrave tё Loreto-s, Gonxheia zgjodhi emёrin Maria
Tereza e Jesu Krishtit Fёmijё, ashtu si Shёn Tereza e Lisieux dhe nga ajo ditё
e thёrrisnin Motёr Tereza. Duke marrё emёrin e Terezёs sё vogël,
Gonxhja bёri njё zgjedhje tё veçantё, qё
i lindi si thirrje e brendёshme, si e tregon ajo vetё: “Tereza e Liseiux bёri
gjёra tё vogla me dashuri tё madhe; gjёra tё zakonëshme
me dashuri tё jashtёzakonёshme; ja pse u bё e Shenjtё
dhe unё besoj, se ne mund ta pёrdorim kёtё shembull
nё jetёt tona, duke bёrё gjёra tё vogla me
dashuri tё madhe”. Preferoi emёrin Tereza, sepse ndjehej mishërim
i tё dyjave, me tё parёn ngjante nga shtati i pakёt dhe
inspirimin pёr tё bёrё gjёra tё vogla me dashuri tё madhe, ndёrsa me
shenjёtoren e Avilas e lidhёte dashuria pakufi ndaj Krijuesit, deri në
vetëflijimin absolut.
Besimi nё fenё katolike dhe
shёrbimi me dashuri pёr viktimat e varfёrisё, pёr njerёzit në
vuajtje, qё kishin nevojё për
ndihmё, pёr pёrkrahje, pёr njё fjalё tё mirё, e kanё
zanafillёn nё edukimin qё mori nga prindёrit, nё shkollёn, nё famullinё e
Shkupit dhe nga shoqёria shqiptare e kohёs. Në
Shkup, tё vobektit dhe nevojtarёt, e kishin ndjerё nga afёr
dashurinë, dhёmbshurinё dhe dorёn e
ngrohtё tё Gonxhes së vogël, qё u
rrinte pranё dhe i ndihmonte, andaj e quanin “Engjёlli i ngushёllimit shpirtëror”.
Nuk duhet tё harrojmё se nё atё periudhё, femra shqiptare ishte e
shtypur dhe pa tё drejta shoqёrore, ndёrsa Gonxhja, i sfidoi paragjykimet dhe
ndalimet e kohës, Ajo spikati mbi kufizimet, qё
diktonte kultura dhe mentaliteti patriarkal i kohёs.
Kёto janё tiparet e kulturёs
humanitare, fetare dhe tё fisnikёrisё tё familjes Bojaxhiu, tё shkollёs shqipe,
të shoqёrisё shqiptare dhe tё
famullisё tё Shkupit, ku u rrit dhe u edukua Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Nga
nёnlokja Drane dhe nga babai Nikolla, Gonxhja mori vlerat më
të mira, që çdo fëmijё dëshiron
t’i trashëgoi nga prindёrit e vet. Gonxhja ishte 18 vjeçe
kur hyri nё jetёn e murgeshёs katolike dhe nё kёtё shtegёtim tё
gjatё, mbajti nё thellësi të qёnies
sё saj forcёn dhe dashurinё e nёnёs Drane, qё e edukoi me virtyte tё larta,
ruajti krenarinё dhe shpirtin e aksionit tё baba Nikollёs, kishte mbёshtetjen e
pёrherёshme tё vёllait Lazёr dhe tё motrёs Age; por ndjente dhe jehonёn e Rozafës,
gruas mitike të murosur në përjetësi, qё e frymёzonte me
sakrificёn sublime pёr tё bёrё mirёsi; nё shpirtin e saj ishte madhёshtia e
mbretёreshёs Teuta dhe e princeshës Donika Kastrioti,
mençuria dhe fisnikёria e Dora D’Istrias, forca
edukuese e Parashqevi Qirjazit, trimёria e Nores të
Kelemendit, e Janica Martinit, e Mara Kondit, e Shote Galicёs,
ashtu si tërë jetën e shoqëruan uratat e qindramijёra
nёnave,
grave dhe vajzave shqiptare.
Kjo botё shqiptare, qё
gjallonte nё shpirtin e Gonxhes, u lidh dhe me njё tjetёr botё tё dashurisё, qё e gjeti nё fenё
katolike, që i bashkoi nё njё tё vetme e
kёsisoj, e plotёsoi universin e pёrkushtimit nё katolicizёm, nё bamirёsi, nё
dashurinё pёr njeriun dhe pёr jetёn. Kёto misione, Nёnё Tereza i ka shprehur me
veprat e shumta fetare dhe humanitare, por dhe nё shkrimet e nё letrat e
shumta, nё uratat, nё esse-tё dhe poezitё e saj tё bukura plot ndjenja, me
kёshillat profetike, me veprёn apostolike, me predikimet, me sentencat
ungjillore, nё takimet e nё bisedat me njerёzit e thjeshtё dhe nё marrёdhёniet
me qytetarёt dhe zyrtarёt. Ta njohësh mirëfilli punën e
saj të bërë në Kalkuta dhe në qindra vende tё
tjera të botës, të njohësh besimin e palëkundur të saj për
Jezu Krishin dhe Shёn Marien, do të
thotë ta njohësh Shen Nёnё Terezёn, tё njohish shpirtmadhësinë
e saj, pakufish-mërinë pёr të
bërë mirësi në jetë, të kuptosh si flijohej për të tjerët, të kuptosh pasurinë
e saj fetare dhe shpirtë-rore, sa ishte e mirë, e dobishme për njerëzit, për
botën që i përkiste dhe që e shenjtëroi.
Pasi qёndrimit nё Dublin, nё
dhjetor tё vitit 1928, rishtarja Tereza udhёtoi pёr në
Hindi dhe mё 6 janar 1929 mbёrriti nё Kalkuta. Pas disa ditësh
e dёrguan nё kuvendin e Darjeeling, pёr tё plotësuar
noviciatin (rishtarinë) dhe pёr t’u kompletuar nё
formimin si murgeshё. Për aftësitë dhe
nivelin e formimit e emёruan mёsuese nё shkollёn e
kuvendit.
Mё 24 maj 1931, pasi mori
pёrkushtimin e pёrkohshёm tё murgeshёs, e rikthyen nё Kalkuta, nё kolegjin
katolik tё Saint Mary’s High School, nё periferi tё Entally. Nё kolegj, Motra
Tereza jepte mёsime nё lёndёt e historisё dhe tё gjeografisё. Rregullat e urdhërit
“Motrat e Loreto-s”, nuk i lejonte murgeshat tё
dilnin jasht mureve tё kuvendit, por Motra Tereza duke pёrfituar nga
veprimtaritё vullnetare tё nxёnёsve të saj, dilte dhe i
shoqёronte nёpёr Kalkuta, kёsisoj njohu kushtet e rёnda ku
jetonte populli e aty preku mjerimin, vuajtjet. Kёto realitete, i pёrjetoi me
dhimbje dhe kjo vuajtje nxiti thirrjen e brendёshme pёr t’i ndihmuar kёta
banorё.
Mё 24 maj 1937, mori pёrkushtimin e
pёrhershёm tё murgeshёs dhe u quajt Nёnё Tereza. Papa Gjon Pali
II, pёr kёtё zgjedhje ka thёnё: “Ta quajmë Nёnё një
fetare është e zakonëshme për të gjithë ne, por ky emër, për Nënë Terezën ka
shprehje intensiteti special. Një nënë shquhet për aftësinë të dhuroi. Duke e
vrojtuar Nënë Terezën në tiparet e saj, në sjelljet dhe në mënyrën e të
jetuarit dhe të vepruarit, na ndihmon të kuptojmë çfarë pёrfaqësonte
ajo përtej përmasave fizike dhe çdo të thotë të jeshë Nënë”.
Pasi mori pёrkushtimin motrёs sё
pёrhersheme, u rikthye nё Kalkuta, ku e ngarkuan drejtuese nё Kuvendin e
Motrave tё Loreto-s, ndёrsa nё vitin 1944 e emёruan drejtore e kolegjit katolik
tё Shёn Marisё nё Entally.
Nё vitin 1945, populli hindian u
ngrit nё luftё pёr pavarёsi nga Anglia. Nё ditёt kur Kalkuta u pёrfshi nga
luftimet, Nёnё Tereza i aktivizoi motrat dhe nxёnёset e kolegjit, tё mjekonin
tё plagosurit, të ndihmonin jetimёt, fëmijёt e
braktisur dhe nё shpёrndarjen e ushqimeve banorёve nё mjerimin e slum-eve të
Kalkutёs. Nё fund tё vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua
nga ushtria, qё e shndёrroi nё spital, ku Nёnё Tereza dhe murgeshat, shёrbyen për
mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Nё
gusht tё vitit 1946, Kalkuta u shndёrrua nё arenё luftimesh. Ndёrsa ecte nё
rrugёt e Kalkutёs shihte shkatёrrimet dhe masakrat, që e
tronditёn dhe ndikuan, qё krahas dhimbjes munduese, nё shpirtin
e saj tё ndjeshёm tё lindi njё reflektim i brendshёm dhe revolta shpirtёror
ndaj padrejtёsive, qё e udhёhoqёn drejt marrjes tё njё vendimi tё rёndёsishёm
nё jetёn e saj.
NËNË TEREZA THEMELUESJA E URDHËRIT
MOTRAT MISIONARE TË DASHURISË.
Congregatio Sororum Missionarium
Caritatis.
Mё 10 shtator 1946, Motra Tereza
shkoi nё kuvendin e Darjeeling, ku kaloi 10 ditё me ushtrime shpirtёrore. Gjatë
meditimeve kalonte nё kujtesё ngjarjet e Kalkutёs,
luftёn, shkatёrrimet, djegiet, tё vrarёt, tё plagosurit, varfёrinё, vuajtjet e
njerёzve tё thjeshtё dhe nё ndёrgjegjien e saj shpёrtheu “thirrja e
thirrjeve shpirtёrore”, pёr tё cilën tregon: “Atё natё
hapa sytё dhe pashё vuajtjen e njerёzve dhe ndjeva mungesёn e pёrkushtimit tim.
Dёgjova Zotin, qё kёrkoi nga unё tё braktisja jetёn e qetё, brenda mureve të
kongregacionit fetar dhe tё dilja nё rrugё, pёr
t’u shёrbyer tё varfёrve, të pamundurve, tё
sёmurёve, tё plagosurve. Ky ishte urdhёr, nuk ishte sugjerim, as kёshillё, as
propozim”.
Motra Tereza, pas këtij reflektimi dhe e udhёhequr
nga thirrja e Krishtit nё kryq: “Kam etje”, vendosi tё largohet nga
Kongregacioni i Motrave tё Loreto-s dhe t’i dedikohej bamirёsisё, mbёshtetjes,
ndihmёs materiale dhe shpirtёrore pёr tё varfёrit, qё shoqёria e kohёs dhe
kastat hindiane i kishin braktisur dhe i konsideronin tё paprekshmit. I kёrkoi
ipeshkёvit tё Kalkutёs dhe Selisё sё Shenjtё, ta lejonin tё dilte nga kuvendi e
të shёrbente si motёr aktive
pranё njerёzve, t’u shёrbente tё varfёrve, ashtu si e kishte ndjerё thirrjen e
Jezusit. Ipeshkёvi i Kalkutёs dhe bashkёmotrat e kongregacionit, u pёrpoqёn ta
bindnin tё ndёrronte mendimin.
Njё sociolog atesit
shqiptar, ka shkruar se Nёnё Tereza e braktisi kuvendin e Motrave tё Loretos,
sepse nuk
donte t’iu shёrbente vajzave tё
familjeve tё pasura. U befasova nga ky lloj sociologu, i cili hiqet si studiues
i jetёs sё Nёnё Terezёs dhe kёtё manipulim të
induktuar nga kultura e tij komuniste, na e servir si zbulimin e tij tё
madh. Nёnё Tereza nuk e braktisi kuvendin, nuk ka thёnё se nuk donte t’i
mёsonte nxёnёset pse ishin nga familjet e elitёs, pёrkundrazi i donte, i
nderonte, i respektonte dhe i trajtonte njёlloj si motrat e kuvendit, pasi ajo
i konsideronte tё gjithё njerёzit tё barabartё para Zotit. Ndarjen me nxёnёset
e saj, e pёrjetoj me dhimbje, por misioni qё do ndёrmerrte, ishte mё i madh, mё
i rёndёsishëm se detyra e mёsueses nё kolegj. Duhet
t’i kujtoi ketij lloj sociologu shqiptar, se shumë
nga nxënëset e saj që ishin bija të elitës, u bënë misionare dhe punuan së
bashku me Nënë Terezën.
Nёnё Tereza doli nga kuvendi, por nuk
e braktisi fenё katolike, ndryshoi vetёm mёnyrёn e pёrkushtimit katolik dhe përjetimin
e fesë së krishterë, krijoi kishën pa mure, e zbriti shёrbimin
fetar mes njerёzve, zgjodhi tё qёndronte pranё tyre, duke i shёrbyer tё
varfёrve, tё sёmurёve, tё braktisurve, leprozёve, jetimёve, sakatëve
atyre qё ishin pa mbёshtetje dhe pa pёrkrahje. Me kёtё zgjedhje,
Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё
katolike, krijoi kishën e hapur pranë
njerëzve, duke treguar forcёn e besimit katolik nё
shёrbim tё njerёzimit, kështu zbriti nё
rrugёt e hapura tё Kalkutës dhe mё pas
e shtriu misionin në 136 shtete tё
botёs, i ndihmoi njerёzit në nevojë me vepra tё
vogla e tё zakonёshme dhe me dashuri tё madhe.
Për këtë vendim shpesh shtrohet pyetja: Eksklaustrim apo
shekullarizim i Nënë Terezës? Nga letrerkembimi i Nënë Terezës me
konfesorët, me ipeshkëvin e Kalkutës e me eproret e kongregacionit “Motrat e
Loreto-s”, rezulton se ato e këshillonin për eksklaustrim, pra dalje të
përkohshme nga kuvendi, me kusht të ishte e lidhur me urdhërin e saj. Këtë sugjerim,
Nënë Tereza e shihte si kufizim të veprës së saj, si pengesë për të kryer
misionin, andaj vendosi ta linte bashkësinë e Motrave të Loreto-s, për të
themeluar urdhërin e ri, ashtu si ia kishte këshilluar Jezu Krishti gjatë
vegimeve mistike në kuvendin e Darjeeling. Nё bazё
tё teologjisё moderne, Nёnё Tereza preferoi shekullarizimin, kësisioj
u largua nga kuvendi dhe e zbriti besimin fetar në popull, duke modifikuar
skemat, rregullat, zakonet tradicionale, pozicionet, praktikat dogmatike dhe
ato apriore të besimit fetar katolik. Vatikani ia dha lejen Nënë Terezës, tё
jetonte në periferi të Kalkutës, ashtu si kërkoi, të jetonte
pranë dhe me njerëzit e varfër, ku ndoqi rregullisht jetën fetare si motër
katolike.
Më 15 gusht 1948, në festёn e
“Zonja e Ngjitur në Qiell”, Nënë Tereza e hoqi
vellon e zezё te Motrave te Loretos, veshi sarin e bardhë
hindian dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive. Në shtator 1948, Nënë
Tereza shkoi nё kuvendin e Patna, pranë
misionit të motrave mjeke, ku frekuentoi kursin 4 mujor për infermjere, duke
rritur aftësitë në shërbim tё njerëzve,
qё jetonin në slum-et
(barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat) e shumta të Kalkutës dhe të
qyteteve të tjera hindiane, ashtu si shërbeu të varfërve dhe në 136 vёnde të
tjera të botës.
Në janar 1949, filloi misionin e Motrës Misionare të lirë
dhe aktive në shërbim tё varfërve.
Banonte në një barakё në
Creek Lane në Motijhil dhe aty priti grupin e parë te motrave, që u bashkuan me
Nënë Terezën. Në ato ditë kur filloi misionin, në kuletë kishte vetëm 5 rupie,
por nё zemër kishte një pasuri
të madhe, besimin katolik dhe dashurinë për njerëzit e varfër, të cilëve u
shërbeu me devocion hyjnor. Këtë vepёr modeste në
ndihmë të të varfërve, që e filloi vetëm me 5 rupie, por që e shndërroi në
institucion humanitar gjithëbotëror, qeveria Hindiane, e ka nderuar me emetimin
e monedhës 5 rupie me portretin e Nënë Terezës.
Në barakën e ndёrtuar me kartona, Ajo u
mësonte fёmijёve shkrim e këndim,
rregullat bazë te higjienёs, normat e sjelljes me
kulturë dhe njëkohësisht iu shpërndante ushqime familjeve të
vobekta. Më 19 mars të viti 1949, Nënë Tereza u sistemua në një shtëpi më të
mirë, ku një nga dhomat e përdori për tu asistuar të sëmureve në gjendje të rëndë.
Në fillim të vitit 1950 Nënë Tereza i paraqiti Ipeshkëvit
Imzot Pèreir, kërkesën për themelimin urdhërit të ri, tё
cilin e quajti Missionarie della Carità
(Misionaret e Bamirësisë - Dashurisë), si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti nё
vegimet nё kuvendin e Darjeeling. Leja nga Roma erdhi më 7
tetor 1950. Atё ditё, kryeipeshkevi i Kalkutës
Imzot Pèreir, shpalli themelimin e komunitetit të motrave katolike “Missionarie
della Carità”. Fjala karità (latinisht: caritas) në gjuhën shqipe
përkthehet me sinonimet: bamirësi, dashuri, dhëmshuri, përdëllim. Shumica e
përdorin thjesht bamirësi, si e ndeshim shpesh nё emërtimin
Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës. Kësisoj e përkthyer, nuk e shpreh
thelbin e misionit tё Nënë
Terezës, pasi në krye të veprimtarive të motrave misionare, nuk është
bamirësia, mëshira, lëmosha, altruizmi, filantropizmi, por dashuria për jetën,
shёrbimi me dashuri njeriut tё vuajtur. Bamirësi
është të dhurosh parà, ushqime, veshje për të varfërit, por këto janë ndihma
individuale, janë lëmosha të çastit, ndërsa misionaret e Nënë Terezës u
dhurojnë njerëzve që vuajnë shumë më tepër, i trajtojnë me dashuri, me
përkushtim, i japin kurajo, i ushqejnë, i lajnë, i përkëdhelin, i mjekojnë, iu
japin mbështje shpirtërore, iu kthejnë buzëqeshjen, iu shёrbejnë tё
gjithёve me dashuri. Për këtë aspekt, Don
Lush Gjergji, autori i 30 veprave dinjitoze kushtuar jetës dhe veprimtarisë të
Shen Nënë Terezës, bibliografi kompetent me vepra të përkthyera në 35 gjuhë të
botës, me të drejtë ka përdorur emërtimin Misionaret e Dashurisë dhe
është nderim e respekt për veprën e saj, tё
quhet kesisoj dhe jo tё pёrdoret njё fjalё e përkthyer
thjeshtë dhe thatë “bamirësi”.
Mё 22 gusht 1952, inauguroi Shtëpinë e Kalighat, për të sëmurët në gjёndje
terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin këta
fatkeqё, të cilët spitalet i
refuzonin t’i shtronin. Studiuesi Renzo Allegri, shkruan: “Nënë Tereza, me
Misionin e Dashurisë, krahas krijimit tё njё
rendi tё ri misionar dhe njё kulture shёrbimi pёr tё varfёrit, kërkonte
të shmangëte dhe gabimet e të kaluarës të disa prej urdhërave tё
krishterё, që kishin lindur për të ndihmuar
të varfёrit, por ishin shndërruar
në shërbim të tё pasurve.
Në shtëpinë e Kalighat-it të varfërve dhe të sëmurëve iu
jipej bukë, shtrat, veshmbathje, ilaçe, mbi të gjitha dashuri, dinjitet,
ngrohtësi, trajtim njerëzor. Një ditё ajo pa në
rrugë një njeri të shtrirë, të uritur, të rreckosur dhe i pistë, i mbushur me
miza dhe krimba. Njerёzit i kalonin pranë
dhe e vёshtronin me përçmim, ndërsa Nënё
Tereza e mori nga rruga, e lau, e veshi e ushqeu dhe e vendosi në
shtrat në shtëpinë e Kalighat. Ky njeri i braktisur u befasua nga përkujdesia
dhe nga kjo dashuri, që nuk e kishte ndjerë kurrë në jetën e tij të varfër,
andaj i tha Nënë Terezës: “Nënë, kam jetuar në rrugët si kafshë, por tani do
të vdes si engjëll!”
E filloi misionin duke ndihmuar njerëzit e braktisur në
rrugët e varfërisë të Kalkutës dhe kësisoj vazhdoi të ndihmoi me qindramijëra tё
tjerё, duke kryer vepra të vogla me dashuri të
madhe, duke kryer shumë mrekulli, nga ato që dinte të kryente vetëm Nënë
Tereza. Komuna e Kalkutës e vlerësoj këtë nisëm sociale dhe pёr ta
mbёshtetur i dhuroi ndёrtesën e njё
hoteli të vogël të braktisur në periferi të Kalighatit e njёkohësisht
i dha njё buxhet modest, qё e përdori
për krijimin e kushteve minimale të shërbimit ndaj të sëmurëvë terminalё. Në
këtë qendër të re, motrat misionare përkujdeseshin për të sëmurët rëndë, për
fëmijët jetima dhe për të moshuarit e braktisur nga familjet, nga shoqëria dhe
nga shteti. Ata mjeranë ishin të feve të ndryshme, si hindù, myslimanё,
budista, sikhizmatikë, katolikё etj,
por të gjithë rrinin së bashku. Qёndra
e Kalighatit ishte strukturë asistence e një
urdhёri të krishterë, por
sejcili prej të sëmurëve, ishte i lirë të praktikonte ritet e fesë së vet, pra
myslimani lexonte Kuranin dhe falej pesë herë në ditë, hindusëve u jipej uji i
lumit Gang, katolikёt kryenin ritet sipas Ungjillit
etj. Kështu punuan Nënë Tereza dhe motrat misionare, përherë
duke respektuar besimet fetare të sejcilit prej tyre, pa as më të voglën
tentativë proselitizmi.
Në shkurt të vitit 1953, motrat misionare u vendosën në selinë e re në shtëpinë
N° 54 A Lower Circular Road – Missionaries of Charity, ku ruhet
ende tabela e drurit me shkrimin me ngjyrë të bardhë: 1, 54 A Mother Teresa
MC IN/OUT; pra nuk quhet kuvend (manastir), si ato të urdhërave të tjerë të
krishterë, por Shtëpia e Nënë Terezës Misionare e Dashurisë. Njerëzit e
trajtuar nga motrat misionare, flisnin me respekt dhe entusia-zëm për shërbimet
që kryenin dhe kjo atmosferë, i sensibilizoi masat e gjëra popullore, të
besonin dhe të vlerësonin kontributin e shquar të Nënë Terezës dhe nё
nderim të veprës së saj, të gjithë e quanin Nënë Tereza e
Kalkutës, kësisoj e njohu bota, me kёtё “titull nderi”
e quajti mass media, duke e shёndёrruar Kalkutën
nё mbiemёr “zyrtar”.
Në shkurt të vitit 1965, me “Decretum laudis”, Papa Pali VI e aprovoi Urdhёrin “Missionarie
della Carità”
dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me selinë në Kalkuta. Emёrtimi
pontifik, do tё thotё, qё kisha tё krijonte ura lidhёse me besimtarёt dhe me
shumë popuj dhe pikёrisht misioni i Nёnё
Terezёs e meritonte mё shumё se çdo urdhёr
tjetër këtë nderim, pasi duke e zbritur kishёn në
popull, krijoj lidhje tё fuqishme mes kishёs dhe popullit,
mes Misionit tё Dashurisё dhe popujve të
gjitha besimeve fetare. Në vitin 1965, me Nënë Terezёn,
punonin 300 motra misionare, të cilat krahas
shërbimeve në qendrat e asistencës, zbrisnin në rrugët e Kalkutës për të
ndihmuar të varfërit, të braktisurit, jetimët, të sëmurët.
NËNË TEREZA E FAMËSHME DHE E
SHENJTË:
Me themelimin e Urdhërit Misionaret e Dashurisё,
Nёnё Tereza veshi sarin e bardhё të grave hindiane dhe
sipas traditës popullore, bardhësia shpreh bashkëndarjen e dhimbjes me të
vuajturit, ndërsa në buzët anësore të sarit, shtoi katër shirita blu, që
shprehin katër përkushtimet e motrave misionare: varfëria, pastërtia (kastità),
bindja dhe jeta e varfër ndërmjet të varfërve. Zgjodhi ngjyrën blu për
shiritat, në nderim të Virgjёreshës
Marie, ndërsa tre ravijëzimet, shprehin Trinitetin e Shenjtë. Nën supin e majtë
mbi zemër, Nënë Tereza vendosi kryqin me Jezu Krishtin, pra e përdori ndryshe
nga të gjitha motrat e rendeve të tjera të krishtera, të cilat e mbajnë kryqin
në qafë me varëse.
Nënë Tereza e nisi misionin me një grup të vogël motrash,
që u përkushtuan me vetmohim të varfërve dhe nevojtarëve, njё veçori
shёrbimi, që e dallonte misionin
e Nënë Terezës nga rendet e tjera të krishtera, duke i treguar botës se duhet tё
jetojmё me profesionin dhe misionin e dashurisë,
me kёtё art shёrbimi për
tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt e të
braktisurit. Shёrbimi i motrave misionare, i kapёrcen kufijt e mёshirёs,
nuk ёshtё vetёm keqardhje, nuk ёshtё thjeshtë
bamirёsi, por ёshtё dashuri dhe ndihmё pёr tё gjithё ata qё
vuanin. Martin Luther King nderohet nga bota sepse luftoi pёr drejtёsinё pёr tё
gjithё, pa dallime ngjyre tё lëkurёs e
pa dallime fetare; Mary Curie ёshtё e famëshme
për zbulimet shkencore; Markoni u shqua për zbulimin e radios; Gabriel Garzia
Markez u bë i njohur në botë për librat që shkroi; Bill Gates si themeluesi i
Microsoft; ndërsa Nёnё Tereza u bё e famёshme dhe e
shquar duke luftuar pёr drejtёsi shoqёrore, pёr t’iu rikthyer dinjitetin dhe tё
drejtat elementare viktimave të varfërisë dhe të
sëmurëve, të cilёve u shërbeu me dashuri,
falas, me vepra humanitare dhe me inspirime shpirtёrore,
me dashurinё pёr tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit, duke kryer vepra madhore pa
preçedenta nё përmasa
dhe nё intensitet, kësisoj u bë e famёshme
dhe e shenjtё për së gjalli dhe njё ndёr
figurat mё tё shquara tё shekullit XX. Bota e vlerёsonte dhe Nёnё Tereza i
risillte shenjtёrinё botёs.
Me thjeshtёsi tё admirueshme, me
dinjitet dhe guxim, pa bёrё shpikje dhe zbulime tё mëdha,
Nënë Tereza zbatoi profesionin, misionin dhe artin e dashurisё,
kёsisoj u bё e pёrbotёshme, u bё vetё bota. Ajo tregoi me vepra, se nuk u
shёrbeu tё tjerёve vetёm me misionet shpirtёrore dhe as me aksione individuale,
por i masivizoi kёto shërbime, i organizoi nё
institucione fetare, laike dhe shoqёrore jo qeveritare, i fuqizoi me mjete dhe
me burime njerёzore, i shtriu nё tё pesё kontinentet, duke ndihmuar popujt e tё
gjitha besimeve fetare.
Për imazhin publik, si simbol historik shpirtëror dhe
humanitar, Nёnё Tereza është vlerёsuar
në vendin e katërt ndër personalitet më të shquara të
botës së krishterë, që janë Jezu Krishti, Shën Pali, Shën Françesku i Assisit
dhe Shen Nënë Tereza. Në vitin 2010, revista “Time”, në kremtimin e 100
vjetorit të lindjes tё Nёnё Terezёs, i kushtoi njё numёr
special me titull në kopertinё “Nënë
Tereza e Shenjta e Gjallë”.
Papa Gjon Pali II ka thёnё:
"Nёnё Tereza e Kalkutёs, bija e popullit shqiptar, i ka dhёnё nderin
dhe shkёlqimin kombit tё saj, ashtu dhe Kishёs Katolike".
Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs u rrit,
u zgjerua, u fuqizua, u pёrhap nё tё pesё kontinentet, i pranishёm nё 136 vende
tё botёs, me 5000 motra misionare, qё u shёrbejnё me vetmohim pjesёs mё tё
dobёt tё shoqёrisё, tё varfёrve, tё sёmurёve me SIDA, leprozёve, tё sёmurёve me
tuberkuloz, me malarie, me kolera, invalidёve, toksikodipendenteve, jetimёve,
tё gjymtuarve, tё uriturve, tё braktisurve, pleqёve tё mbetur vetёm dhe tё
paaftё nga ana shёndetesore dhe mendore.
Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të
OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së
Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, duke e
prezantuar Nënë Terezën tha: ”Kёtu është
salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kanë folur burrat më të fuqishëm të
botës, ndёrsa tani kemi privilegjin të
kemi mes nesh dhe tё dёgjojmё gruan më
të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme t’ua prezantoj,
sepse e njihni tё gjithё dhe Ajo s’ka nevojё pёr
fjalё, por për veprat tona. Mendoj, se
gjëja më e mirë që mund të bëjë unë, është ta ftoj tё na
nderoi me mesazhin e saj dhe t’u them, se ajo është
më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është
OKB-ja, Ajo është paqa në botë.”
Në vitin 2012 Asamblea e OKB, në nderim të kontributit të
madh humanitar të Nënë Terezës, 5 shtatorin, ditën e ndarjes nga jeta të
shenjëtores tonë, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë - Dashurisë. Populli
ynё, krenohet me shqiptaren e shquar dhe shenjëtore,
e cila me krenari deklaronte pёrkatёsinё shqiptare.
Ditёn kur e nderuan me çmimin Nobel, duke i
u përgjigjur pyetjes qё i bёri njё prift nё sallё pёr
origjinёn e saj, Nёnё Tereza deklaroi me krenari: “Me origjinё dhe me gjak
jam shqiptare, me shtetёsi hinduse, jam motёr katolike dhe pёrmes thirrjes time
i pёrkas gjithё botёs, por zemra ime i pёrket vetёm Zotit”. Nënë Tereza u bë
figura qendrore e njohjes të shqiptarëve në botë, ishte ambasadorja gjithёbotёrore
e popullit tonё, duke ndikuar në rritjen e
prestigjit tё Shqipërisё nё
arenёn ndёrkombёtare dhe pse politika shqiptare nuk ia dha vendin dhe as
meritat qё i takonin, madje dhe aktualisht nuk e nderon si e meriton.
Presidenti i USA
Bill Klinton, nё vitin 2002 u
shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani unë ndihem shumё krenar, që plotёsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave
tё lirisё në Kosovë”.
Ditёn e shpalljes e
Lumturueme tё Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II
tha: ”Ta lavdёrojmё kёtё grua tё vogёl tё dashuruar me Zotin,
kёtё lajmёtare tё pёrulur tё Ungjillit dhe bamirёse e palodhur e njerёzimit. Ta
nderojmё kёtё personalitet tё shquar tё epokёs tonё. Ta pranojmё mesazhin e saj
dhe tё ndjekim shembullin e saj”.
VIZITAT E NËNË TEREZËS NË SHQIPËRI
Marrëdheniet e Nënë
Terezës me atdheun janë një realitet dhimbje dhe dashurie. Regjimi komunist nuk
e lejoj të vinte të çmallej me nënën Drane dhe me motrën Age, por dhe nuk i
lejoi nënën dhe motrën të shkonin ta takonin në Romë. Pas shumë kërkesash
insistuese personale dhe zyrtare dhe pas ndërhyrjes të Sekretarit të
Përgjithshëm të OKB Perez de Cuellar, Nënë Tereza e realizoi dëshirën e zjarrtë
e të kaherëshme e në gusht të vitit 1989, pasi mori vizën në Ambasadën tonë në
Romë, erdhi për vizitë në atdheun e saj të dashur, që shënoi
fillimin e lidhjes
me popullin shqiptar, që e priti me shumë dashuri.
Ardhja e Nënë
Terezës në Shqipëri u prezantua si vizitë private dhe për të shpëtuar shpirtin
mëkatar, regjimi dha në lajme vizitën në varrezat e Sharrës. Me shpirtin të
mbushur me mall e me dhimbje Nënë Tereza vendosi lule dhe u lut para varreve të
nënës Drane dhe motrës Age. Në këtë vizitë me emocione drithëruese, Nënë
Terezën e shoqëroi Maria Kraja, shoqja e ngushtë e nënës Drane dhe e motrës
Age.
Në takimin me Ramiz
Alia, Nënë Tereza i foli me dashuri nëne, e quajti “biri im”, ndërsa presidenti
e refuzoi kërkesën e saj për të hapur shtëpitë e misionit, duke i thënë se në
Shqipëri nuk ka të varfër e të braktisur. Propoganda komuniste e mbajti të
fshehur këtë rrethanë, madje nuk tregoi asgjë për aktivitetet dhe kontributet e
shquara të Nënë Terezës në qindra vende të botës. Aktiviteti i parë publik
ishte takimi i Nënë Terezës me intelektualë dhe funksionar të partisë e të
shtetit dhe me përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Takimin e hapi Ministri i
shëndetësisë Ahmet Kamberi, i cili e prezantoi me shumë kulturë, me nderim dhe
respekte Nënë Terezën. Në vazhdim foli Nënë Tereza, e cila pasi falenderoi për
mikpritjen, bëri uratën dhe e bekoi popullin shqiptar, madje një pjesë të
uratës e tha në gjuhën shqipe, çka krijoi entusiazëm ndër pjesmarrësit. Në këtë
takim u shfaq një film dokumentar me aktivitetet misionare të Nënë Terezës. Në përfundim
të ceremonisë pata fatin ta takoj Nënë Terezën dhe nga ky takim lindi një
miqësi e madhe, që vazhdoi dhe kur ika në Itali.
Në prag të
krishtlindjes të vitit 1989, Nënë Tereza në letrën e urimit më shkruante: “Me
gjithë impenjimet e shumta, mendjen e kam në Shqipëri dhe po përpiqem të gjejë
kohë të lirë, për t’u rikthyer dhe të punojmë së bashku ...” Nënë Tereza e
mbajti fjalën, në vitin 1990 erdhi e bardhë plot mirësi, me entusiazëm, me
dinamizëm dhe me forcat e saj tipike, punoi me dashuri dhe arrijti plot suksese
dhe në atdheun e saj të dashur. U rikthye në atdhe, ashtu si premtoi, e mori
Jezu Krishtin për dore dhe ia pruri fisit të vet shqipar.
Kjo vizitë përkoi me
80 vjetorin e lindjes e në këtë përvjetor Presidenti i Republikës e dekoroi me
urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1990 Nënë Tereza hapi në
Tiranë shtëpinë e Misionit të Dashurisë. Mass media e regjimit jepte lajme të
shkurtëra e pa komente për vizitat dhe takimet e Nënë Terezës. Ftohtësinë e
shtypit tonë, e sfidoi shkrimtari Luan Rama, i cili në revistën “Ylli” botoi
shkrimin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, ku për herë të parë e njohu publikun
tonë me Nënë Terezën, madje shembi dhe tabut e kohës sepse tregoi për
aktivitetet e saj si motër katolike.
Në mars të vitit
1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri dhe vizitoi qytete të tjera
fillimisht shkoi në Shkodër e më pas në Durrës, Elbasan dhe Korçë. Gjatë këtyre
vizitave nuk takoi asnjë nga pushtetarët, as ato lokalë dhe as ato të qendrës,
por takonte dhe bisedonte direkt me popullin. Mikpritjen dhe nderimin e këtyre
njerëzve të thjeshtë për Nënë Terezën, sidomos për ata që e shoqëronin dhe e që
e ndihmuan për ngritjen e shtëpive të dashurisë, e shprehu me respekte dhe me
letra falenderimi si familjeve Kraja, Shpati, Vorfi, Zajmi.
Në një nga takimet e
zakonëshme i thashë Nënë Terezës: “U bënë tre vjet që vjen në atdheun tënd,
këtu ke motrat, ke fisin tënd dhe shumë miq, ke popullin që të do me zemër, pse
nuk regjistrohesh banore e Tiranës?”
U mallëngjye e pa
komentuar më pyeti: “Ҫfarë duhet të bëjmë e kujt duhet t’ia kërkoj këtë
nder?”. Natyrisht kishte zgjidhje. Shkuam në zyrën e gjendjes civile të lagjes
Nr. 1 dhe biseduam me përgjegjesen Q. Leci, e cila na spjegoi proçedurën dhe
rregullat. Bëmë kërkesën, plotësuam formularin dhe i dorëzuam fotografitë. Pas
disa ditësh zonja Leci e ftoi Nënë Terezën në zyrë dhe i dorëzoi Letër
Njoftimin dhe lejen e pashaporizimit në Lagjen 1 të rajonit 1 të Tiranës. Nënë
Tereza e lumturuar e shtërngonte Letër Njoftimin në gjoks dhe i a tregonte të
gjithëve, sidomos të huajve që vinin ta takonin.
Nënë Tereza
udhëtonte në shumë shtete ku vepronin shtëpitë e misionit. Në aeroporte, në
pikat e kufirit tokësor dhe në porte, nuk ia kontrollonin pashaportën, madje të
gjithë ngriheshin në këmbë dhe e përshëndetnin me nderime. Të gjitha portat e
shteteve ishin hapur për Nënë Terezën, sepse ajo kishte “pashaportën e
dashurisë dhe të mirësisë”. Ndonëse ishte pajisur me pashaportat hindiane,
kanadeze, amerikane-USA, franceze, italiane, të Vatikanit etj, ajo dëshironte
të kishte pashaportën diplomatike të shtetit amëtar, të udhëtontë nëpër botë si
shqiptare. Këtë kërkesë asnjë qeveri shqiptare nuk ia plotësoi, i dhanë vetëm
pashaportën e zakonëshme, megjithatë Nënë Tereza shprehte gëzim dhe krenari,
duke ia treguar të huajve, të cilëve u thoshte: “.. shihni sa e bukur është
pashaporta e atdheut tim”.
Gjatë vitit 1991,
Nënë Tereza kontribuoi në ripërtrijen e fesë katolike, ndihmoi në rihapjen e
Kishë së Shen Ndout dhe të katedrales “Zemra e Krishtit” dhe të shtatë kishave
në rrethe, organizoi mensën për romët e Bregut të Lumit, shpërndahu medikamente
në qendrat shëndetësore të malësisë, pruri ndihma ushqimore që u shpërndanë
falas popullit. Për çdo aktivitet që organizonte, kërkonte të njihej me ligjet
dhe rregullat e shtetit, si veproi në vitin 1992 kur ftoi një grup të madh
mjekësh amerikanë, që kryen vizita mjekësore falas dhe shpërndanë medikamentet
që kishin sjellë, por duke respektuar nomeklaturën e barnave të vendit tonë.
Në një nga takimet
me Nënë Terezën më konfidoi për gjendjen e saj shëndetësore. Më tregoi se në
vitin 1989, para se të vinte në Shqipëri kishte kaluar infark miokardi, me
çrregullime ritmi, andaj mjekët i kishin vendosur pacemaker; në vitin 1991 i
ishte nënshtruar angioplastikës në një klinikë në Kaliforni, në vitin 1992 i u
shtuan shenjat e insuficiencës kardiovaskulare, por Ajo kurrë nuk u ankua, as
nuk e ndërpreu aktivitetin misionar, vazhdoi me të njëjtin intensitet, madje
erdhi në Shqipëri dhe ndejti më gjatë duke punuar për forcimin shtëpive të
dashurisë, për rihapjen e kishave, sidomos të Katedrales në Shkodër. Për të
kontrolluar gjendjen shëndetësore të Nënë Terezës, dërgova kardiologen Dr
Mimoza Lezha, e cila i qëndroi pranë disa ditë, madje fjeti dhe në shtëpinë e
Nënë Terezës.
Më 25 prill 1993,
Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Në aeroportine Rinasit u prit nga
personalitetet e larta shtetërore dhe krahas tyre Nënë Tereza, e pranishmë si
bija e shtëpisë, që kish dalë të priste Atin e Shenjtë. Në të gjitha
aktivitetet, Papa Gjon Pali II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e
kishte kryer në asnjë vend të botës, më asnje figurë të kishës, as me kryetar
shtetesh dhe as me funksionarë të tjerë të shtetit. Ky veprim shprehte nderim
dhe respekte për figurën madhështore të Nënë Terezës shqiptare.
Në një bisedë me
miqt e mi Shaban Sinani dhe Naim Zoto, konstatuam se gjatë pesë viteve të
aktivitetit të Nënë Terezës në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe i
televizioneve nuk e kishin intervistuar Nënë Terezën. Një qëndrim paradoksal i
mass medias shqiptare. E informova Nënë Terezën për kërkesën e Shabanit dhe të
Naimit për intervistën. Pranoi me kënaqësi. U takuam me Nënë Terezën në dhomën
e saj, dhe sapo u sistemuam dhe Shabani do të fillonte t’i drejtonte pyetjet,
Nënë Tereza e parapriu: “Ju që shkruani për mua dini më shumë sa di unë për
veten time, andaj mendoj jo intervistë, sepse nuk kam asgjë të veçantë për të
treguar për veten, unë jam një pikë ujë në oqean, por dëshiroj që përmes jush
t’i transmetoj një mesazh popullit shqpëtar”. Mbetëm të befasuar nga kjo
syrprizë e bukur, nga ato që dinte të bënte vetëm Nënë Tereza”.
Më 30 prill 1993, në
gazetën “Shqip”, u botua mesazhi i Nënë Terezës me titull editorial me germa të
mëdha
“E doni atdheun,
duke dashur njeri tjetrin”. Ky mesazh u mirëprit nga populli që e
admironte, i dëgjonte dhe i respektonte kashillat e saj, ndërsa politika
shqiptare e të gjitha ngjyrave mbajti qëndrim indiferent, madje asnjë gazetë
dhe asnjë kanal televiziv nuk reaguan dhe as nuk e transmetuan mesazhin. Ishte
koha kur Shqipëria grindej me vehten dhe politikanët ishin të ndërsyer mes
tyre.
SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS
Kishin kaluar 13 vjet nga dita kur Nënë Tereza u
kanonizua e Lumturume dhe në ditët, muajt e vitet, që kalonin shpalleshin prova
të shumta dhe dëshmi të qarta për domozdoshmërinë e shpalljes Shenjtore. Në
fakt, tërë jeta e Nënë Terezës ishte Vita sanctae - jeta e shenjtores”,
e përjetuar çdo ditë në fè, nё ungjill, nё eukaristi
dhe në lutjet, qё i zbatoi me përkushtim
e me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare në
ndihmë të viktimave të varfërisë të sëmurëve, jetimeve dhe të braktisurve nga
familjet, nga shoqëria dhe shtetet.
Nënë Tereza i kishte përmbushur të gjitha kushtet pёr tu
shpallur shenjtore, ashtu si ka percaktuar Koncili i Trentos, andaj çdo
ditë e më shumë, idhëtarët e saj dhe populli e quante Sancta Teresa - Shen
Tereza dhe arrijti 4 shtatori, dita e bukur, kur Papa Françesko e shtoi në
listën e shenjtorëve të Kishës Katolike, por nga ana tjeter konfirmoj se Ajo
nuk ishte e nuk është vlerё vetëm
e krishtërimit, por ёshtё vlerё e madhe e njerëzimit
dhe i përkiste të gjithë popujve të botës. Në këtë shkrim do t’i rikujtoj
lexuesve disa nga kriteret më thelbësoret dhe më tipiket, që e shquajnë Nënë
Terezën në aktivitet e shumta si misonare katolike dhe si shenjëtore.
Nënë Tereza është themeluesja e Urdhërit Misionaret e
Dashurisë, fillimisht vepruese në Kalkuta dhe në vazhdim në 136 vende të botës
duke realizuar ndërkombëtarizimin e Misionit të Dashurisë, duke e shndërruar në
mision humanitar gjthëbotëror. Asnjё urdhёr i krishterё,
apo i ndonjё feje tjetёr, asnjё shoqatë humanitare, asnjё
organizatё joqeveritare bamirёse dhe ato të
quajturat ndërkombëtare, nuk kanё aktivitete nё pёrmasat
gjithë botërore dhe me intensitetin, që ka zhvilluar
Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs, i cili mbetet
unikal nё historinё e njerёzimit, me shtrirje aktive nё shtetet e tё pesё
kontinenteve. Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza
revolucionarizoi misionin e fesё katolike, krijoi kishën
e hapur, duke e zbritur pranë njerëzve, duke e përhapur forcёn e
besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.
Me veprat e saj sublime Nënë Tereza u bë ikona e
Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të
varfërit ndër mё të varfërit. As
konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan të kryente misionet shpirtërore dhe
humanitare. Personaliteti dhe autoriteti i fuqishëm i Nënë Terezës u shpreh në
vitin 1984, kur ndërhyri dhe iu imponoi palëve luftuese të ndërpresin luftimet
në Liban, atë që nuk e bëri OKB, as USA, as Franca, as Anglia, as Italia. Kjo
ngjarje është pa preçedenta dhe për herë të parë në historinë e njerëzimit, një
motër katolike shqiptare, u be protagoniste e paqes, duke detyruar armëpushim
për motive humanitare.
Po të jetonte në ditët tona, Nënë Tereza do të kishte
ndikuar fuqishëm dhe në ndalimin e luftës në Ukrainë dhe në këto ditët të
luftës të sotme, Ukrainës dhe botës i mungon një personalitet i fuqishëm si
Nënë Tereza.
Me lutjet në përgjërim, me uratat dhe aksionet, me
ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me
jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve. Ajo është
ungjilli i pestë, e pranuar unanimisht,
është shenjtore e dashurisë. Shen Nёnё
Tereza, Shen Gjon Pali II dhe Shen Pio Pietrelçina,
janё tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan titullin Servus
servorum Dei - shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit, pёr veprat shpirtёrore
dhe humanitare, që kryen me dashuri nё
shёrbim tё njerёzimit.
Nënë Tereza me motrat misionare kanë ndihmuar, kanë
strehuar dhe ushqyer, kanë larë dhe mjekuar me dhjetramiliona njerëz të varfër,
jetima, të sëmurë, sakatë, të braktisur, të përbuzur, ata që kastat i
konsideroin të paprekshmit, ata që dergjeshin gjysëm të “vdekur” në rrugët e
pista të Kalkutës e në vendet e tjera të botes; i kanë shërbyer popullit të
gjitha moshave dhe pa dallime fetare, etnike, social-ekonomike. Me këto
shërbime Nënë Tereza solli një risi
humanizmi në misionet e kishës katolike. Nënë Tereza dhe motrat misionare
shër-benin me përkushtim, me dhimbshuri dhe me dashuri, duke e shndërrruar
dashurinë në profesion, në aksion, në mision fetar dhe humanitar.
Shen Nënë Tereza është misionare e bamirësisë, e
dashurisë, e paqës, misionare e jetës.
Nënë Tereza nuk ishte teologe, por besimi i saj ishte i
madh dhe i thjeshtë, ishte besimi i një motre katolike të devotёshme
dhe këtë e ndjenin të gjithë, andaj dhe para se të shpallej
e shenjtë, fotografia e saj qëndronte si një ikonë e shenjtë në murin e dhomave
të miliona besimtarëve, madje dhe të atyre që nuk besojnё, pra
dhe të ateistave dhe kjo është një mrekulli e vërtetë. Të
gjithe ishin të bindur për veprën e shenjtë të Nënë Terezës, por konservatorizmi
i klerikëve, diktonte si kerkesë prova të dokumentuara të heroizmit dhe të
mrekullive të kryera nga Nënë Tereza, të cilat sipas tyre duheshin për ta
shpallur shenjtore.
Në vitin 2002, Papa
Gjon Pali II, aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe
njohu mrekullinë me qytetaren indiane Monika Besra, e cila u shërua nga tumori
me ndërhyrjen shpirtërore të Nënë Terezës. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti
mbi vlefshmërine e proçesit të Lumturimit.
Natyrisht, ky rast nuk është e vetmia mrekulli e Nënë
Terezës, janë dhe shumë te tjera.
Në dhjetor të vitit 2015, Papa Françesko shpalli dekretin
për miratimin e një tjetër mrekullie dedikur Nënë Terezës. Ky është rasti i
Shërimit të një të sëmuri 42 vjeçar nga San Paolo - Brazil, i cili më 9 dhjetor
2008, ra në gjendje kome, gjatë ndërhyrjes për abscese të shumta në tru, të
ndërlikuar me hydrocefali. Gjysëm ore pas ndërhyrjes, kur mjeku u kthye te i
semuri, e gjeti zgjuar dhe në gjendje koshiente, ndërsa bashkeshortja e tij
vazhdonte të lutej për të Lumen Nënë Tereza, ndaj të cilës shprehnin devocion
familjarisht. Gjatë kontrolleve shëndetësore të sëmurit pas operacionit,
rezultoi mrekullisht shërim i plotë. Më 10 shtator 2015, nga verifikimi që i
bënë shtatë antarët e konsultës mjekësore të Kishës Katolike, çdukja e
sëmundjes u konsiderua shkencë-risht e paspjegueshme, por u vlerësua një
mrekulli e Nënë Terezës. Bazuar ne raportin e hartur nga komisioni i mjekëve,
antarët e Konsultës Teologjike, që kanë detyrë të shprehen në rastet e kanonizimit,
deklaruan “lidhje perfekte e shërimit, me vokacionin për të Lumturumen Nënë
Tereza”. Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e
Shenjëtorëve, miratoi raportin e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i
mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik dhe mrekullinë e Nënë Terezës, në
shërimin e qytetarit brazilian.
E tërë jeta e Nënë Terezës është plot vepra heroike dhe
mrekulli të shumta. Ndonëse shkruhet pak, madje pothuaj nuk flitet rreth këtij
fakti, do të shtoj dhe një mrekulli tjetër, që është unikale në historinë e
njerëzimit. Në vitin 1958, për kurimin e të sëmurëve me lepër, në Titagarh, një
lagje e madhe e degraduar në shtetin federal tё
Bengala, Nënë Tereza hapi qendrën e asistencës dhe të kurimit të
sëmurëve me lepër. Sëmundja e leprës ishte shumë e përhapur në Hindi, ishte një
plagë e madhe shoqërore. Hindia është leprozari i hapur dhe më i madh i botës.
Për ta vënë nën kontroll këtë situatë, Nënë Tereza iu përvesh punës, duke
krijuar një rrjet me ambulanca infermierie, ku Ajo vetë personalisht dhe me
motrat misionare u shërbenin të sëmurëve me lepër. Lepra është sëmundje
infektive ngjitëse, andaj në të gjitha vendet e botës, këta të sëmurë trajtohen
në leprozare, të izoluar, për të parandaluar infektimin e personave të tjerë.
Si të mos mjaftonte izolimi për motive mjekësore, familja dhe shoqëria i
përbuz, nuk u afrohet, i braktis këta mjeranë, të cilët janë të detyruar të
jetojnë të mbyllur mes tyre në leprozarët. Është fakt i njohur nga të gjithë, i
dokumentuar me fotografi dhe me filma dokumentarë dhe me të dhëna klinike, që
pasqyrojnë punën vetmohuese të Shen Nënë Terezës dhe të motrave misionare, që u
shërbyen këtyre të semurëve me dashuri, i kanë përkedhelur, i kanë ushqyer, i
kanë larë, i kanë veshur, i kanë ndihmuar të shtrihen në shtrat, i kanë kuruar,
u kanë lehtësuar dhimbjen, u kanë dhënë shpresa.
Shen Nënë Tereza dhe pse i prekte, i mjekonte dhe i
ushqente të sëmurët me lepër, nuk u infektua nga bacili tepër ngjitës i leprës
dhe kjo është një nga mrekullitë e vërteta, që karakterizojnë jetën dhe veprën
e saj sublime, në shërbim të këtyre të sëmurëve, është një sfidë për pushtetet
indiferente dhe për mjekësinë. Impenjimin në trajtimin e këtyre të sëmurëve
Shen Nënë Tereza e shprehte me thjeshtësinë dhe përkushtimin e saj, duke
theksuar me bindje: “Nuk ka leprozë,
është vetëm sëmundja e leprës e cila mund të kurohet”.
Misionet e Shen Nёnё Tereza pёrfshijnё
aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror,
bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti
e sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit
nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn e lënduar
nga sëmundjet, janё misione hyjnore, misione të
shenjta, qё i realizoi me thjeshtësinë
dhe me madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё
botёrore. Shen Nënë Tereza shqiptare është gruaja
më potente e botës, është motra misionare, që e ndërkombëtarizoi dashurinë për
njeriun.
Më 15 mars 2016, Papa Francesko firmosi dekretin e
kanonizimit shenjtore të Lumturumes Nënë Tereza.
Më 4 shtator 2016, Selia e Shënjtë zyrtarizoi vendimin e
Kongregacionit të Kardinaleve të Kanonizimit shenjtore të Nënë Terezës, duke
konfirmuar verdiktin mbarë popullor: “Vox Populi, vox Dei”, pasi de
facto, popujt prej kohe e kishin shpallur shenjtore. Ceremonia e
shenjtërimit u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe shënoi një
ndër ngjarjet kryesore të Vitit Jubilar të Mëshirës.
Pas kanonizimit shenjëtore, në disa vende të botës u
konsakruan kisha me titullin Shen Nënë Tereza, por kjo nuk ndodhi në Shqipëri,
sepse si gjithmonë shqiptarët janë te vonuar në nderimin e figurave të shquara
të kombit, ndër të cilat shquhet në përmasa gjithëbotërore Shen Nëna Tereza.
Shen Nёnё Tereza shqiptare është
Nёna e pёrjetёshme e popujve, Apostola e Dashurisё,
Shenjtoria e Dashurisë, vepra e saj shpreh
shërbimin, moralin, humanizmin dhe dashurinë Tereziane, qё edhe
nё ditёt e sotme, janё modele sociale pёrgjithёsuese pёr tё gjithё popujt e
botёs.