E shtune, 20.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Stop shtypjes religjioze të grave!

E shtune, 06.08.2022, 08:00 PM


Blerim Latifi:

Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t'i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshencën për t'u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ka rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t'i rris si analfabetë.

Paramendojeni të njëjtën situatë për Majlinda Kelmendin, Rita Orën, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, e sa e sa vajza të Kosovës që po e nderojnë Kosovën gjithandej botës.

Sa e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë.

Një komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.

Stop shtypjes religjioze të grave!

Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora