E enjte, 18.08.2022, 02:46 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ultimatume me i mbulu (qorru) çikat e gratë e Kosovës!

E premte, 05.08.2022, 07:59 PM


Blerim Latifi:

SHBA: Asociacioni nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti.

Kjo është përgjigjja amerikane ndaj barrikadave të Vuçiqit në veri.

E ju shqiptarë kokëshkretë vraponi dilni në fotografi me Ramzan Kadirovin dhe nisni ultimatume me i mbulu (qorru) çikat e gratë e Kosovës, si në Afganistan. Se kështu e keni pasë gjithë zakon: me i ra murit me kokë.

___________

Dje (03-08-22) në mbramje më ra puna të kaloja nëpër sheshin "Zahir Pajaziti". Rreshtat e të rinjve që donin të siguronin një biletë për koncertin e Dua Lipës nuk kishin të sosur. U ndjeva mirë, sepse ajo pamje më riktheu shpresën se të rinjtë e këtij vendi ende nuk e kanë humbur sensin e vlerave bashkëkohore në jetë dhe art, ende e kanë të qartë se nga duhet të ecin, edhe përkundër faktit se vazhdimisht bombardohen me ideologji mesjetare.

___________

Qe dy pika nga marrëveshja e Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe, për ta kuptuar se me këtë marrëveshje Kisha Ortodokse Serbe praktikisht bëhet një shtet brenda shtetit malazez dhe Mali i Zi gradualisht duhet të përshëndet me pavarësinë e tij nga Serbia:

- Marrëveshja e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend – gjë që i përjashton ato nga juridiksioni / ligjet lokale.

-Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare.

Nëse kjo marrëveshje nuk prapakthehet, atëherë klero-fashizmi serb do të marrë krahë për të kërkuar edhe një shtet tjetër brenda shtetit në Kosovë.

___________

Kina e ka rrethu Ishullin e Taivanit duke provoku hapur një konflikt me SHBA- të. Në ndërkohë një grup xhihadist palestinez ka filluar sulmet me raketa mbi Izrael.

Duket se aleatët e Rusisë po përpiqen t'i ndihmojnë asaj duke tentuar të hapin vatra të reja konflikti në zonat e interesit amerikan. Edhe Vuçiqi me shumë dëshirë do t'u bashkohej, por duket qartë se nuk po ia mbanë.

Forcat e autoritarizmit lindor po synojnë ta ribëjnë me luftë rendin botëror në dëm të demokracisë perëndimore, por bota jonë është fatlume për faktin se ky ndryshim nuk ka gjasa të ndodhë.

SHBA -të vazhdojnë të bëjnë diferencën e madhe me gjithë të tjerët në fushën e teknologjisë së luftës. Siç e bënte dikur Roma, legjionet e të cilës njëkohësisht luftonin në tri kontinente, nga brigjet e Britanisë deri në shkretëtirën e Detit të Vdekur.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora