E merkure, 24.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Editorial

Gjergj Kabashi: Shpopullimi!

E premte, 05.08.2022, 08:00 PM


Shpopullimi

Nga Gjergj - B. Kabashi

Sipas disa statistikave Kosova pas luftës kishte rreth 2.2 milionë banorë, ndërsa pas 20 vitesh mendohet se ka rreth 1.6 milionë banorë , e ndoshta edhe më pak.

As shpërngulja e dhunshme brenda vendit nga serbët e pothuaj 30 mijë shqiptarëve në pjesën veriore, nuk janë trajtuar asnjë herë në mënyrë zyrtare , e në anën tjetër ende flitet për shpërnguljet e serbëve nga Kosova , por jo edhe të shqiptarëve.

Askush në vend deri në këto ?aste nuk e ka shtruar problemin për diskutim publik në Kuvendin e Kosovës , ku flitet edhe për politikën botërore e ku madje ka me dhjetëra deputet islamistë që mendojnë për fatet e islamit në botë, por nuk u shtrua kurrë  problemi jetik i shpërngulejeve të rrezikshme që po e boshatisin vendin , kur tashmë shumë fshatra pothuaj janë zbrazur dhe shumë shtëpi kanë mbetur të shkreta e pa asnjë njeri.

Pushtetet e pasluftës janë sjellë aq mospërfillëse për fatin e vendit, sa nuk ka shembull tjetër për sjellje të tilla për një komb që NATO ia solli lirinë e munguar me shekuj.

Punësimet partiake dhe padrejtësia aq e pranishme gjithandej ndaj njeriut të pa krah e të pa "parti", kanë sjellë situata dëshpëruese, duke nxitur shpërngulje të paimagjinueshme prej vendit.

Aq më keq asnjë prej fabrikave të njohura përpara luftës nuk u gjet mundësia për tu aktivizuar pas qershorit 1999, por, përkundrazi, ato u tretën sikur të mos kishin qenë kurrë, pavarësisht se në periudhën e autonomisë së Kosovës prej tyre mbaheshin mijëra familje pasi kishte shumë të punësuar në to.

Ligësia e "udhëheqësve tanë aristokrat" shkoj aq larg, sa që me një indiferencë e gjakftoftësi të paimagjinueshme e lejuan Turqinë neootomane që ta xhamizonte vendin tonë Shqiptar e të sillej në të si në një vilajet të saj të dikurshëm osman, duke e përcjellë gjendjen e "umetit musliman" madje edhe përmes TIKA-s agjenturore, kësaj organizate për përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e dikurshme të pushtuara nga Perandoria Osmane.

As njerëzit që mund të jenë pesimistë të mëdhenj prej natyrës nuk kanë mundur të besonin se në vitin 2022, pra 23 vite nga koha kur vendi u lirua prej okupimit pothuaj njëshekullor të Serbisë, do të ndodhte një islamizim aq i padurueshëm e antishqiptar njëherësh, sa me ia bërë jetën e padurueshme secilit Shqiptar e Shqiptare në kohën kur vendi ynë konsiderohet i lirë.

Nuk është lehtë të kuptohet e thuhet publikisht , por lihet përshtypja sikur "pushteti ynë" është duke i ndejtur përkrah dhe duke e përmbajtur antishqiptarizmin.

Kështu nuk vepron asnjë politikë kombëtare në asnjë shtet tjetër në botë.

Kjo tragjedi kombëtare do të duhej të ndalej tash, por athua a ka Kosova kuadro për ta ndalur më në fund këtë tragjedi kombëtare dhe islamizimin e palejueshëm dhe të dënueshëm antishqiptar?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora