Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Refrene jete

| E merkure, 03.08.2022, 05:12 PM |


Poezi  nga  Xhevahir Cirongu

Refrene jete…

Ajo erdhi me llavën e vullkanit,

heshtjes i  tha  largohu prej meje,

një tingull  ëmbël   seç  pëshpëriti

dhe vrapoj me vrap të puthte retë e qielli.

Nuk desha ta trembja refrenin e jetës,

mëngjeseve të pranverës u çelën petalet,

takojnë një yll që bënte dritë në largim

dhe refrenet e këputura,atje lane gjurmë jete!

Vetëm koha e antivlerave rrugullisej diku

ajo s’di  ti buzëqesh ditës me diell mbi tokë,

saqë  edhe fjala në pentagrame të shkruar

merr rrugën për fluturim e kërkon të na buzëqesh.

Pse kështu o refren i jetës  sonë ndalo një çast

eja me vrull e na buzëqesh si  dikur  te ne.

refreni jetës le të vrapojë me dashuri

mbi gurë të bardhë, le të tregohet edhe një përrall!

Dt. 02. Gusht  2022