Mendime
Enri Zholi: Ervehe Çumani - Një Betejë e fituar me shume dashuri dhe përkushtim!
E marte, 02.08.2022, 06:32 PM
Flet inxhinierja e ndërtimit Ervehe Çumani:
Një Betejë e fituar me
shume dashuri dhe përkushtim!
Nga
Enri Zholi
–
Erveheja Ka kryer studimet e larta në vitet 1985-1990, në Fakultetin e
Inxhinieri Ndërtimit, Universiteti Shtetëror i Tiranës, i quajtur në atë
periudhë moniste Universiteti “Enver Hoxha”.
Fakulteti i Inxhinierisë në ato vite ka patur profesorë shumë të nderuar
si Nikolla Verdho, Luljeta Bozo etj., të cilët kanë qenë të talentuar në
profesionin e tyre dhe në metodat e mësimdhënies. Edhe sot Fakulteti i
Inxhinieri Ndërtimit ka një staf akademik shumë të mirë. Erveheja ka zhvilluar
një kurs pasuniversitar në vitet 2009-2010, dhe ka përshtypjet më të mira për
stafin akademik të këtij fakulteti si nga ana profesionale dhe organizative.
Njëkohësisht ajo ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Vendor, në KLSH, etj..
-Familja juaj ka kaluar
një periudhë të vështirë nga Covic-19-. Si e përjetuat atë situatë.?
-
E kaluam mes vështirësive dhe moralit të lartë.
Dashuria dhe përkushtimi familjar; asistenca mjekësore, suporti shoqëror
dhe miqësore; si dhe besimi në zot,
ishin kombinimi perfekt për të mposhtur
virusin covid-19!
Familja
ime si shumë familje shqiptare të cilët
kaluan covidi-19 u përballën me një situatë të rënduar familjare shëndetësore
dhe të rëndë emocionale.
Periudha
shkurt-mars 2021 ishte një periudhë e vështirë që edhe sot pas një viti e
gjysëm kur e kujtojmë na kapin emocionet e një gjendje të pa imagjinuar që çdo
ditë pas infektimit me covid kemi përjetuar dhimbje dhe zbritje si në rrathët e
ferrit të Dante Aligerit; Gjendje e rënduar shëndetësore;Vizita, konsulta
mjekësore, asistencë mjekësore; Suport familjar, mjekësor, shoqëror;
Bashkëpunimi, mbështetja, dashuria familjare sekreti i përballimit të situatës.
Si u infektua familja
juaj nga covid-19?
- Në fillim të shkurtit 2021
familjarisht kaluam disa ditë pushimi pasi na erdhi vajza që pas studimeve
universitare punon në një kompani franceze internacionale. Patëm shumë kontakte
dhe ambiente në të cilat organizoheshin festa familjare. Besoj në një nga këto
ambiente duhet të jemi infektuar. Ditën që do të përcillnim gocën për në Francë
vendosa të bëj tamponin testin për covidin dhe marr brenda disa orësh
përgjigjen se isha infektuar. U shqetësova, kontaktova me mjeken e familjes dr.
Arbanën, u izolova nga familjarët dhe zbatova protokollin mjekësor. Pas disa
ditësh bashkëshorti nuk ndihej mirë, pas kontrolleve mjekësore u konstatua se
ishte me covid!! Këtu fillon lufta e vështirë me covidin!! Pas analizave të
gjakut, grafi, skaner etj u konstatua se bashkëshortit i kishin ndryshuar
rrënjësisht të gjithë parametrat dhe treguesit shëndetësor dhe u krijua një
situatë shumë kritike, i rrezikohej jeta nga Covidi dhe pasojat e sëmundjeve
bashkëshoqëruese!!
Çfarë rruge ndoqët për
kontrollin dhe trajtimin mjekësor?
- Situata fillestare ishte ne kaos, nuk
dinim ku dhe çfarë të bënim; Pastaj vijuan kontrollet dhe konsultat mjekësore
si dhe kurat me medikamente për të cilat
nuk mund të ndiqej protokolli për shkak të kushtëzimit të sëmundjeve
bashkëshoqëruese. Bashkëshorti Arbeni ishte shumë rëndë. Në këtë periudhë u
konsultuam me disa mjek, mjeku i familjes, dr.A.Syti, Dr.D.Kalo, Dr.J.Basho,
dr.V.Llajo, dr.E.Kreko etj.etj. Na
këshilluan të ndiqej situata në shtëpi se nga epidemia kishte mbipopullim në
spitale anticovid. Vijuam analizat e përditshme mjekësore me ndihmën e
dr.Llajos, asistencë mjekësore për mjekimet, serumet, oksigjenin etj ne shtëpi
....arriti situata me 4 bombola oksigjen...shtëpia si spital hynin e dilnin
doktorë dhe infermier. Dr.Evelina kushërira ime mjeke ishte një mbështetje
shumë e madhe profesionale dhe emocionale. Pasi kaluam emergjencën e covidit
filluam të trajtonim në spital problemet shëndetësore të mbartura që infektimi
me covid i nxori në pah. Bashkëshorti pas 15 ditë trajtimi mjekësor në shtëpi
me oksigjen dhe normalizimin e situatës u shtrua 15 ditë të tjera në spital nën
kujdesin e kontrollit mjekëve dhe në
veçanti të nderuarit dr.J.Basho për të cilin familjarisht kemi konsideratën më
të lartë se na shpëtoj jetën e Benit.
Si e përjetuat
familjarisht këtë situatë?
Kjo
situatë tepër e vështirë për familjen
tonë. Fikëm celularët dhe kontaktonim vetëm me mjek. Familjarëve ju kërkuam
mirëkuptim se nuk kishim kohë dhe gjendje emocionale tu përgjigjeshim, kur të
kishim nevojë do tu telefononim vetë. Unë djali, nusja e djalit dhe vajza e
cila brenda muajit shkurt erdhi dy here nga Tokio ku punonte në atë periudhë u organizuam me turne, për të shërbyer dhe
monitoruar oksigjenin, diabetin, pulsin dhe mjekimet e ndryshme si dhe mjekimet
popullore. Edhe pse me gjendje covidi po më lehtë se bashkëshorti isha unë dhe
nusja e djalit Ardita. Djali konsulta me mjek të ndryshëm , sigurimin e
medikamenteve, sigurimin e bombolave të gazit etj. Sigurimin e ushqimeve të
sugjeruara nga mjekët. Kjo ishte periudha më e vështirë e jetës sonë familjare
luftë për jetë a vdekje! Disa mjek na sugjeruan për trajtimin e covidit ta
shtronim në sanatorium bashkëshortin se situata po përkeqësohej çdo ditë e më
shumë. Por familjarisht vendosëm ta trajtonim në shtëpi pas argumenteve dhe
përshkrimeve të situatës nga mjekët që ju besuam jetën dhe i falënderojmë çdo
ditë nga zemra. Vazhduam trajtimin me
vullnet kurajo dhe mirëkuptim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin si familje. Në
zemrat tona dashuria dhe përkushtimi na dhanë forcë , kurajë të përballonim
situatën : “Nuk do kishte VISAD pa Benin”, “Ameli do të kërkonte gjyshin”
“Shtëpia do kërkonte njeriun burrin e shtëpisë” “Kishte kohë të priste nënë
Tefta dhe vëllai i larguar nga jeta Maksi të presin sa të plaket për të pirë çaj me Benin,(i thërriste në
ëndërr).... Beni do ta pinte çajin në mes të natës në gjendje kllapie me mua nga duart e mija”. U koordinuam unë,
Visi, Ada, Ardita dhe qëndronim me orare të kombinuara për ti shërbyer Benit 24
orë, u shqetësuam, u tronditëm, u lodhëm, u sfilitëm por ja dolëm! Faleminderit
zotit, dashurisë dhe përkujdesjes familjare, mbështetjes së mjekëve të
mrekullueshëm shumë profesionist dhe me zemër të madhe që na mbështetën.
Sa ndikoj rrethi miqësor
dhe stafi mjekësor në këtë situatë shëndetësore në familjen tuaj?
- Jeta është e bukur dhe fat kur ke miq
të mirë dhe rreth familjar, prindër, motra vëllezër që të mbështesin plot
dashuri. Ne kemi fat si familje kemi miq të mirë, zemërbardhë, të gjendur, me
vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Po e filloj nga motra dhe vëllai im
që ato ditë të vështira na mbështetën në çdo rast kur ne ju kërkuam ndihmë;
Shoqëria e ngushtë dhe miqësia na u gjend pranë në çdo rast gojë ëmbël dhe me
energji pozitive për të na dhënë kurajë, forcë, shpresë se do ja dalim do ta
fitojmë këtë luftë për jetën veçanërisht
Sadi, Arta, Narja, Luli dhe Tana! Kemi shqetësuar miq të vjetër dhe të
rinj në mes të natës në momente kritike për jetën e Benit për ti kërkuar ndihmë
në gjithë sistemin mjekësor; mirënjohje për të nderuarin z.Gramoz Ruci, ish deputeten Vasilika Hysi, prof. Dr.Jovan
Basho, dr.Evelina Kreko, dr.Arbana Shyti, dr.Vasil Llajo, dr. Edmond Fypja Etj.
Ja dolët më në fund ta
fitonit luftën me covidin?
-Lufta
vazhdon.., Jeta është luftë dhe ne fitojmë betejat që na përball jeta si rasti
i sëmundjes nga covidi. Nuk e dimë sa e kemi të shkruar të jetojmë,
falënderojmë zotin dhe njerëzit e mirë të kësaj jete që i duam dhe na duan.
Sekreti i fitores së kësaj beteje ishte dashuria, përkushtimi dhe mbështetja
familjare që hapi të gjitha rrugët dhe shtigjet e mbështetjes së miqësisë,
shoqërisë dhe profesionistëve të fushës mjekëve të nderuar për të dalë nga
kllapia e ëndrrave takime me të vdekur
që do zoti i shohim pas 100 vite jete,
të gjithë bashkë.
Faleminderit
dhe përulje me dashuri dhe respekt familjes time dhe veçanërisht Benit që
luftoj fort për të fituar këtë betejë dhe nuk u dorëzua. Mirënjohje dhe respekt
brez pas brezi miqve, shoqërisë, familjarëve dhe mjekëve që kontribuuan me
magjinë e fjalës, karakterit, profesionalizimit dhe zemrës së bardhë që ne ta
fitonim këtë betejë.
Lufta
për jetën vazhdon se lufta me viruset
është luftë globale!