Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabile Basha: Mezi ika nga ëndërra

| E marte, 02.08.2022, 07:26 PM |


Sabile Keçmezi-Basha

MEZI IKA NGA ËNDRRA

Mezi ika nga një ëndërr e keqe mbrëmë

Që më mbylli gojën, kënd nuk mund të thirrja

Frikohesha se do mbyteshim në stuhi

Këmbët sa një trohë më kishin mbetur

Nuk mund të vrapoja nga ëndrra e ligë

Flokët fije-fije më shkonin luginës

Hijet e zeza luhaja ndërtonin

Thonjtë e këmbëve më hanin lëkurën

Brinjët e shkërmoqur qeshnin përtej ëndrrës

Thirra sa munda

Që të më zgjoj dikush nga gjumi

Nuk dëgjoi askush rënkimin tim

Dikush përtej ëndrrës më tha

E tërë rodin e ka zënë peng ëndrra