Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Zemrat na i ke flladitur!

| E hene, 01.08.2022, 07:00 PM |


Jusuf Zenunaj

ZEMRAT NA I KE FLLADITUR

O i pari i qeverisë me trupin e gjatë,

"Open Ballkanin " s'e heq goje ditë as natë !?

Orator i kulluar si dikur Ciceroni,

në foltoret e Europës me batuta

dita-ditës të shtohet nami.

Sikur breshëri, kur bie në tokën e zhuritur

edhe sot  nga Tirana me "Open Ballkanin", Edi,

Zemrat na i ke flladitur !?

Fillimgusht 2022, Jusuf Zenunaj