E premte, 29.03.2024, 06:02 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Koha erdhi shqiptarët ta duan Shqipërinë

E hene, 01.08.2022, 06:59 PM


KOHA ERDHI SHQIPËTARËT

TA DUAN SHQIPËRINË

NGA KALOSH ?ELIKU

Historikisht, shqiptarët i kanë bërë shtete popujt tjerë, por jo edhe popullin shqiptar. Turqia me pashallarë, agallarë dhe bejlerë shqiptar e pushtuan Ballkanin. Dhe, përderisa i kishte shqiptarët me vete, e kishte edhe Ballkanin e sundoi pesqind vite. Edhe, atë pa shkolla shqipe, shtet shqiptar. Skënderbeu, si strateg lufte i siguroi pushtet në Ballkan. Turqisë, Sami Frashëri i krijoji gjuhë letrare turke. Rilindasët, letërsi. Ataturku, shtet modern.

Dhe, përderisa Turqia i kishte shqiptarët me vete e sundoi Ballkanin me shekuj. Skenderbeu, qe ai i pari që i priu luftës për Shqipëri. Edhe, më pas edhe Rilindasët shqiptar. Vaso Pashë Shkodrani në Egjipt. ?ajupi në Kajro. Asdreni me shokë në Rumuni. Arnautët (shqiptarët) me Universitet në Siri, si artistë, novelistë, poetë, shkrimtarë, kritikë letrar dhe dramaturgë. Kryengritja e Dervish Carës dhe çlirimi i Shkupit (1843 - 1844). ?lirimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit kombëtar nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Mehmet Derallës, Bajram Daklanit etj. (1912). Ismail Qemali me shpalljen e pavarësisë në Vlorë (1912).

Moti kohë e kanë thënë Rilindasët shqiptar: ?ajupi në një poezi edhe e ngre zërin:

Jam Sulltan, mbret i v?rtet?,

Shoq t? tjer? s’kam n? jet?;

Gjak?tor e zem?rderr,

Nga frika m? b?jn? nder.

............................................

Kesh? kompn’e Shqip?ris?

Direk i gjith? Turqis?,

Pse s’m? priti sa t? vdes?,

Pa t? m? dil i pabes?!

Me Shqip?ri t? luftonem

Kam frik? mos turp?ronem,

Kam frik? nga Sk?nderbeu

Mos dal? prap? nga dheu!...

Ose, Vaso Pashë Shkodrani nga Egjipti:

Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fè ca thonë kam din;
Njeni: "jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje" -disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,

………………………………………….

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Filip Shiroka nga Libani, Misiri e Kairo:

………………………………………………..

Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,

Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,

Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë

Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.

……………………………………………..

-Ç’ke bre bir - m’thotë - Ç’ke me mue,

Qi m’ke sha e m’ke trazue?... -

-m’ndiei, o plak - thaçë, gabim ke!-

-Nuk t’kam sha as s’di kush je!-

Nuk po m’njeh - tha - m’shiqo mirë:

Jam Adami plak, bre birë!-

……………………………………..

-Po baj çudë - tha - me t’vërtetë

S’po di, Eva ku i ka gjetë,

Kta tradhtorë të patynzonë

Qi turpnuene emnin t’onë;

E… me idhnim briti tue thanë:

“Farës s’ime kta nuk janë!”

Se… me kenë t’ont - tha - tue qa

Gruen kisha tash m’e nda!...

Por kta njerz kanë le ma vonë

Prej Kainit t’patynzonë,

Qi ka mbytun vllan e vet,

Vret mallkimi i Perëndisë,

Qi turpnon para njerzisë!

Gjergj Fishta nga Shkodra e Bosnia:

Ju rrugaça e sallahana

Vagabonda e shakllabana,

Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjerës moj Shqipni

Kthjelltë hi i keni në mushkni,

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi!

Bre coftina, ka kalbë mbi dhe! -

Der kur ju, tu’ u tallë nëpër ne,

Do t’na qelbni fis e atdhe?

Ah! bre ju… nuk dij shka u kjoftë,

Sa tash ma jemi tue u njoftë,

Se kush jini e se shka jini,

Se kah shkoni e se kah vini,

Plang e shpi se kah i kini

E sa pare u ban ju gjaku:

Se për ju, po, duhet laku.

…………………………………………..

Ani kush, pra, me i pri kombit

Ju, do pyka bijtë prej llomit

Qi “Shqiptarë” vedit thoni,

Jo pse ju Shqipninë doni.

Jo pse ju ndo’i send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka asht Lirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përparimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyran s’po e gjeni dot.

Nën kambë t’cilit ju me u shtrue,

Se un ma tash jam regjë me jue.

E jau njof shpirtin der m’palc:

Pleh i ndytë, me u bartun m’shkalc

E me u qitë jashta Shqipnije…

Ali Asllani nga Vlora :

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Fan Noli nga Amerika:

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
……………………………..
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

………………………………...
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Edhe, Sot: Shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë shtete në Ballkan. Dje, Jugosllavinë e shokut Tito. Sot, Maqedoninë e Veriut po e bëjnë shtet, pa shqiptar dhe gjuhë shqipe. “Maqedonasit”, kur nuk e duan vetë si shtet. Megjithatë, e duan shqiptarët. Shqipërinë duke e ndarë me kufinj politik copë - copë nëpër disa shtete në “Ballkanin e hapur”.

Koha erdhi, siç duket: shqipëtarët, ta duan Shqipërinë...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora