Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Shoqata patriotike ”Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” dënon përsëri ashpër raportin e zotit Dick Marty

| E hene, 01.08.2022, 06:21 PM |


Shoqata “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” në Nju Jork, dënon përsëri ashpër raportin e përgatitur nga zoti Dick Marty, kundër ish Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës zotit Hashim Thaçi, ish Kryetarëve të Kuvendit të Kosovës zotit Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të lart të saj zotrinjëve Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Sali Mustafa e të tjerë.

Ne mendojmë së ky raport, i mbushur plot me akuza fallco, është ndërtuar mbi bazën e informatave të rreme, që janë marrë në Beograd e Moskë, të sajuar nga shërbimet sekrete sërbe e ruse dhe diplomacia antishqiptare e tyre .

Një raport i tillë, që i hapi rrugë miratimit të rezolutës 1782 në Këshillit e Europës, për krijimin e Gjykatës Speciale dhe ngritjes së akuzave fallco ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), është tepër i dyshimtë dhe me qëllime të caktuara antishqiptare, që drejtohet kundër Pavarsisë së saj.

Po kështu edhe kërkesa e diplomacive europiane, për ngritjen e një gjykate të tillë, përbërjen e stafit të saj me gjyqtar e prokuror të huaj dhe dislokimi i këtij indtitucioni jashtë teritorit të Kosovës, janë bërë në kundërshtim të plot, jo vetëm me Kushtetutën e Republikës së Kosoves, por edhe me parimet bazë të Drejtësisë Ndërkombëtare.

Duke parë dhe ndjekur në vazhdimësi, gjithë procedurat e një procesi të tillë gjyqsor, që nga krijimi dhe funksionimi i kësaj gjykate, ngritja e akt-akuzave ndaj të pandehurve, ballafaqimi i tyre me provat e dëshmitarët dhe procedurat e tjera, ku janë bërë shkelje të mëdha, arrijmë në konkluzionin se nuk kemi të bëjmë aspak me një proces gjyqsor të drejtë, të ndershëm dhe të paanshëm.

Koha vërtetoi plotsisht, se shoqata jonë kishte shumë të drejtë në qëndrimin e saj që mbajti qysh para më shumë së një dekade, kur denoncoi dhe dënoi publikisht raportin e zotit Dick Marty, si një skenar të mbushur plot me akuza fallco dhe shpifje kundër liderëve tanë të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne si shoqatë, mbështesim fuqishëm dhe pa asnjë rezervë edhe miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të datës 21 Korrik 2022, e cila i hedh poshtë si të pabazuara në fakte e prova akuzat e raportit të senatorit zviceran Dick Marty, duke i kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që të rishikoj sa më parë edhe rezolutën e saj Nr.1782, e cila i hapi rrugë realizimit të këtij skenari të turpshëm e kriminal sërb, për dënimin heronjëve çlirimtar të Popullit të Kosovës.

Shoqata jonë gjithashtu, i sygjeron Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që të krijohet edhe një grup pune i veçantë, për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj rezolute kaq të rëndësishme e me interesa të mëdha kombëtare.

Kjo situatë e tillë, kërkon gjithashtu edhe një angazhim më të madh e bashkëpunim më të ngusht me avokatët mbrojtës të heronjëve tanë çlirimtar, të akuzuar padrejtësishtë, për për tu vënë atyre në dispozicion, të gjithë ndihmën e strukturave të shtetit tonë dhe atij të Kosovës.

Ne besojmë dhe jemi tepër të bindur, se liderët tanë të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës me në krye zotin Hashim Thaçi, janë plotsisht të pafajshëm dhe ata do të triumfojnë ndaj akuzave të padrejta që ka ngritur kjo gjykatë dhe prokuroret e saj kundër tyre,

Drejtësisa do të fitoj edhe në këtë proces të montuar gjyqsor, që po drejtohet kundër ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe liderëve të saj, të cilët ishin aleat të Natos me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe terroristi gjykatar Sllobodan Millosheviç.

Nga:

Themi J. Tushe

New York - Kingston, Pennsylvania

July 29, 2022

Shoqata atdhetare ”Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan”, dënon ashpër akuzat fallco të zviceranit zotit Dick Marty, kundër Kryeministrit zotit Hashim Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shoqata atdhetare “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan”, me qendër dhe veprimtari në qytetin e New York-ut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i ndjek me shqëtsim të madh dhe kujdes të vaçantë, të gjitha akuzat fallco, që ka thurur e ngritur kohët e fundit zvicerani Dick Marty ndaj Kryeministrit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi dhe Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të saj.

Pas një analize të thellë e të gjithanëshme, që u kemi bërë denoncimeve të tilla, të pabazuara në fakte e prova, arrijmë në konkluzionin se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin dhe i konsiderojmë si shpifje të rradhës, të një komploti të madh sllav, që po luhet nga klanet shoviniste sërbo-ruse kundër lirisë së Popullit Shqiptar të Kosovës.

Një skenar i tillë antishqiptar, kaq i errët dhe i mbushur plot e përplot me mashtrime ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe liderëve të saj heroik, që u fillua më parë nga sërbofilja e Bërnës, Karla Del Ponte dhe po vazhdohet nga zëvëndësi i saj, me intrigat e kohëve të fundit, shihet qart se ai është i frymëzuar, e pse jo dhe i shtrenjtëpaguar nga shteti i sotëm shovinist sërb, duke i shërbyer vetëm politikës së tij të krimit.

Edhe pas këtij sulmi cinik e të pabesë plot me akuza, që ka ndërmarrë zoti Dick Marty, kundër heroit dhe udhëheqësit të Luftës Çlirimtare të Kosovës, zotin Hashim Thaçi, për gjoja krime të rënda mafioze, si tregëti armësh, droge e organe njerëzish, qëndron e maskuar dora tinzare dhe kriminale e Beogradit, pamvarsisht se këtë herë lojtari i tij serbofil është përsëri një i huaj.

Zyrtarët serb, që e kanë mbajtur të pushtuar e të shtypur Kosovën për një shekull, jo vetëm që nuk kant hequr dorë nga ajo, por aktualisht ata po punojnë edhe më intensivisht e me egërsi të paparë, kundër pamvarsisë së saj.

Ata vazhdojnë të mendojnë akoma si dikur, se me dredhi e dinakri, mund ti realizojnë përsëri edhe sot, qëllimet e tyre të mbrapështa, për të implikuar, penalizuar dhe goditur pas shpine drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetin e pavarur të saj, për t’ja lidhur duartë dhe kthyer prapë nën robërinë e mëparëshme sërbe.

I tërë ky komplot i egër kriminal kundër Popullit martir të Kosovës, që është përgatitur vite më parë në zyrat gjakatare të shërbimit sekret sërb BIA-s, prej vrastarëve profesionist të ish UDB-së dhe diplomacisë titiste, ngarkon me përgjegjësi të rëndë edhe diktatorët e rinjë Boris Tadiç, Vuk Jeremiç, Ivica Daçiç, Aleksandër Vuçiç e të tjerë.

Të gjithë liderët e sotëm serb, pa asnjë dyshim, ata kanë qenë ushtar besnik, bashkëpuntor dhe pjesmarrës në krime me ish bosët e tyre Sllobodan Millosheviç, Ratko Mlladiç e Radovan Karaxhiç, që mbytën në gjak dhe masakruan shqiptarët e tërë popujt e Jugosllavisë.

Klani vrastar i Zemunit, që sot është në krye të Sërbisë, e ka filluar luftën e tij të fshehtë dhe të ashpër kundër shtetit të pamvarur të Kosovës shumë kohë më parë, qysh kur denoncuan në Gjykatën e Hagës me shpifje e mashtrime komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjtë e Popullit Shqiptar Ramush Hajredinaj, Fatmir Limaj, Azem Sylaj, Agim Çeku e të tjerë.

Këta lider sërb, që i kanë duartë të lyera me gjak, megjithëse u demaskuan rënd përpara opinionit përparimtar botëror, po ecin përsëri në rrugën e krimit dhe po përgatiten që të kryejnë vrasje, masakra dhe kasapane të reja nëpër Ballkan.

Ne jemi shumë të bindur, se edhe akuzat e funksionarit të lart të Këshillit e Europës, Dick Marty kundër zotit Hashim Thaci, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Republkës së Shqipërisë dhe liderëve të saj, që kanë qenë përherë viktima të terrorit shtetëror sërb, të cilat ai po i trumbeton sot me shumë bujë si “ një zbulimi i madh i shekullit”, do të demaskohen rëndë, së shpejti.

Edhe ky skenar i zi kriminal sllav, do të dështoj përsëri me turp para drejtësisë, qysh sapo të filloj përballjen me provat, realitetin dhe të vërtetën, të cilat flasin krejt ndryshe nga akyzat fallco të Beogradit.

Të gjitha shpifjet monstruoze të këtij personaliteti, që do të mbeten edhe një turp i madh për Këshillin e Europës, janë veprime të qëllimëshme e të kundërligjëshme, që duhet të ndëshkohen e dënohen rëndë sipas ligjeve në fuqi. Ato, nuk do ta cënojnë aspak figurën e ndritur të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kryeministrit të saj, zotit Hashim Thaçi. Këto intriga do ta forcojnë akoma më shumë dhe ngren më lart figurën e tij, në piedestalin e nderit, ku e ka vendosur Kombi Shqiptar, për veprën dhe shërbimet e mëdha, që i ka bërë çështjes tonë të shenjtë kombëtare.

Ne e përshëndesim gjithashtu edhe qëndrimin e guximshëm të Shtetit Shqiptar, për dënimin e shpifjeve të tilla ndaj zotit Hashim Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili më në fund arrin që ta ngrej zërin e vet, për të mbrojtur bashkëkombësit e tij dhe të drejtat e tyre nga sulmet kriminale të shtetit shovinist sërb. Në të njëjtën kohë, ai duhet të shikoj me kujdes, vigjilencë dhe përgjegjësi, se mos në raportin e zi famëkeq të zviceranit sërbofil Dick Marty, ka dhënë kontributin e tij si mercanar i fshehtë edhe ndonjë lider politik i lartë shqiptar, i zhytur në intriga, krime dhe tradhëti të thellë, që është duke i shërbyer me zell e përkushtim padronëve të tij antishqiptar sërbo -rus.

Këshilli Drejtues

Themi J. Tushe

Pashko Rr. Camaj

New York

December 28, 2010.

Duke parë rëndësinë e këtij artikulli, ne po e dërgojmë të plot për botim në shtyp.

Nga:

Themi J. Tushe

New York - Kingston, Pennsylvania

July 2022.