E shtune, 20.04.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

E hene, 01.08.2022, 07:59 PM


Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Nga Kimete Berisha

Që nga dita kur e kanë marrë pushtetin flasin ekskluzivisht për luftë, për konflikte, për armikun e jashtëm dhe për armikun e brendshëm, flasin për 20 vite të humbura të Kosovës në Liri, flasin fjalë të mëdha, ia tregojnë vendin Rusisë; sillen si superfuqi botërore, e këshillojnë BE-në se si duhet të sillet, e mësojnë NATO-n se si duhet të veprojë.

Dhe i urrejnë gazetarët.

Vetëm Unë e Ti  - dhe bota është e jona.

Duan ta zbulojnë një Liri tjetër.

Duke e shpallur Lirinë e UÇK-së të korruptuar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë degraduar Kosovën, e kanë varfëruar, e kanë zbrazur dhe e kanë bërë karikaturë të nivelit botëror.

Nuk e di çfarë i mundon tjetër, por e di që vuajnë për të qenë heronjë.

Askush nuk të ndal të bëhesh heroinë - urdhëro zonjë, por ka shkuar ajo koha kur Ty e Prindonin vjen "pushtuesi" ju merr me aeroplan, e ju shpëton nga lufta, e ne masakrohemi

As nuk përsëritet më fati i Albin Kurtit që të bëhesh veteran - pa pasur nevojë të luftosh.

Temat e mëdha, arketipe, si lufta, mund të jetë atraktive vetëm për atë që nuk e ka provuar luftën dhe për atë që nuk e di se kushdo që e ka provuar luftën - për të lufta kurrë nuk ka përfunduar.

Kushdo që sot e ka parë Kryeministrin Kurti në konferencë me Xhelal Sveçlën, e ka kuptuar se ai e ka kokën e nxehtë, se nuk e ka situatën nën kontroll dhe se është krejtësisht i vetmuar.

Djersitej, ishte i mllefosur, dhe fliste si një kryeministër që ia kanë marrë pushtetin paramilitarët serbë!

- Paramilitarët serbë, "Rojat e Urës", marrin rroga nga qeveria e Albin Kurtit, pa punuar në Institucione, por duke luftuar kundër Institucioneve.

Qeveria Kurti u bën zullum shqiptarëve në Institucione, por paramilitarët serbë i paguan me pare (me rrogë mujore), për ta kall flakë veriun;

- Kryeministri Albin Kurti në konferencë tha: Situata në Veri nuk varet nga unë, nuk varet nga Kryeministri, nuk varet nga ministri i policisë, nuk varet nga Policia e Kosovës

Po nga kush varet - tregoi kryeministri - pa e pyetur 'kush.

- Situata në Veri, tha, varet nga kriminelët serbë.

Kryeministri është dorëzuar para kriminelëve: ka shfaqur shenja të pafuqisë, të depresionit, të vetmisë, të frikës dhe të nervozës së madhe.

Kur nuk frikësohet, vishet si Zelensky.

Mbrëmë e kish zgjedhur kravatën ngjyrë ushtarake.

Sot, ngjyrë lejlja.

(Lejla ti nuk e di se sa i lënduar jam, bash në zemër, Lejla..

.a edhe ti po më lë - Lejla).

- Kryeministri ia dorëzoi pushtetin kriminelëve serbë, kur tha se: do ta tërheqin vendimin për reciprocitet nëse serbët i tërheqin barrikadat.

Si në filma me pengmarrës.

- Ku mbeti rivaliteti i Vjosa Osmanit me Putinin, të cilin krejt bota së bashku nuk e provokon më shumë se Vjosa Osmani - e vetme.

Nga nata e mbrëmshe u kuptua se Kosova është në duar të dy ego-manjakëve, të cilët nuk ka ushtri në botë që i shëron nga komplekset.

Ironia është se luftëtarët e UÇK-së, që nga përfundimi i luftës, flasin për paqe, kurse ata që kanë ikur nga lufta, dhe ata, familjarët e të cilëve kanë qenë milicë të Serbisë, ata flasin veç për luftën dhe provokojnë konflikte.

Serbët e kanë seriozisht.

Ka mundësi që tek mbrëmë e ka kuptuar Kryeministri Kurti, se serbët e kanë seriozisht.

Unë që jam rritur dhe kam jetuar në Veri, e di, që për një çast, pa pritur e pa u kujtuar, e gjithë hyrja e banesës, me gra, me pleq e me fëmijë janë armatosur kundër shqiptarëve.

Këtu seriozisht nuk e ka veç Vjosa Osmani me Albin Kurtin.

Asnjëri nuk kanë fuqi ta menaxhojnë alarmin e Veriut, se lëre ti të menaxhojnë diçka më shumë.

- E Rakiqin, pse emrin e Rakiqit nuk e përmend!

Pse kryeministri bëhet sikur nuk e sheh Rakiqin, duke i mësuar serbët se si t'i luftojnë institucionet e Kosovës?!

- Ke hyrë në negociata me një shtet që nuk ka kërkuar falje për vrasjen e 1400 fëmijëve shqiptarë!

Çka paske pritur ti?

Që Aleksandër Vuqiç (hatri yt) ta marrë seriozisht një targë automjeti, një dokument identifikimi, kur nuk e merr seriozisht gjakun e fëmijëve shqiptarë të masakruar nga policia e tij!

- Serbinë nuk e kemi idol, nuk e kemi model, që të veprojmë siç vepron ajo.

Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ti s'ke nevojë t'ia kthesh me reciprocitet.

E keqja nuk kthehet me reciprocitet.

Zullumi nuk kthehet me zullum.

Duam Drejtësi.

Drejtësia e zgjidh problemin. Jo barazia në të keqen.

Nëse ti je i keq me mua - unë ta kthej me të keq: Jo. Nuk shkon ashtu.

Aq më tepër që atje e kemi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

Për hir të tyre ne duhet të sillemi ndryshe nga Serbia.

Sepse vërtetë jemi ndryshe nga Serbia.

Ne jemi viktima - që nuk gjetëm Drejtësi.

Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ne s'kemi nevojë ta shkelim askënd.

Jo ta imitojmë një shtet armik.

Kjo nuk është "betejë politike", është betejë e Albin Kurtit me teneqe dhe me letra të kota.

P.S. Kryeministri e privatizoi edhe "të vërtetën".

I këshilloi shqiptarët që ta dëgjojnë vetëm atë dhe Sveçlën, se sipas tij, vetëm ata e thonë të vërtetën.

Ne të tjerët, gazetarët shqiptarë, me apo pa vetëdije, sipas tij, punojmë për Serbi.

Më vjen keq sa poshtë i ka ra katuni.

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora