E marte, 27.09.2022, 01:32 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dy gjinjtë e poetëve jashtë mureve

E diele, 31.07.2022, 07:18 PM


DY GJINJTË E POETËVE

JASHTË MUREVE

NGA KALOSH ҪELIKU

Jo! Nuk do ta vdes këtë Rrospi të re Evropiane pa e hipur në Baba Tomorr si Nënë e tretë shqiptare. Mjaftë më e shëtitëm Shtëpive publike të “vëllazërim-bashkimit”, e hipën dhe e zbritën partitë politike “demokratike” shqiptare krah për krahu me ato “maqedonase” shkallëve të “vëllazërim bashkimit” jugosllav.  E rrëzuan pas mullarëve me barë me vite i hurit e i kallirit në shtrat bythekrye. Edhe, pas mullareve me barë të “Bit-Pazarit” Sot, erdhi koha ta rrëzojnë kryengritësit shqiptarë nëpër libra në bibliotekë.

Edhe, ky i arratisuri me Miken e tij kërkonte strehim në Shkup. Iu kujtua një hotel afër stacionoit të trenit, ku me Hojdodolen i kishte kaluar dy netë rrjeshtë. E kishte ngatrruar rrugën dhe me gjithë mike kishte hyrë në oborrin e policisë. Rojtarët e pritën me nderime, duke menduar se është epror policor. Por, kur u tha se kërkon hotel me Miken ta kaloj natën. Qeshën. Iu përgjigjën se ishte në lokalet e policisë. Mund ta kalojë natën edhe në këtë “hotel”, po më mirë do të ishte të gjejë ndonjë strehim tjetër në Kryeqytet. Mund të kërkoj ta kalojë natën në hotele që i ka Shkupi me bollëk nëpë “ Bit- Pazar”.

E kuptoi, sa është “sahati”, padashtas kishte kërkuar strehim në polici.?! Iku. Dhe, pasi e la makinën në parking e kaloi natën në Hotel “Turist”. Dihet, si zakonisht nuk e paraqiti Miken me të cilën e kaloi Natën e madhe. Ҫmenduri artistike.

Koha erdhi, Sot miket t’i strehojë pak te “Pazari i Grave”, mes dëllinjave. “Qytetin e qyqeve” (1997). Pse jo, edhe te romani “Shtëpia publike” (2000). Romanin e autorit të librit “Gratë  e mia besnike” (2001). Natën me borë të madhe ta kalojmë mes dëllinjave te “Parku i grave”. Dhe, presin Agimin. Shtetin e tretë të shqiptarëve.

Durim. E ka thënë Ibrahim Rugova. Nuk e kam thënë unë në libër. Pas Ditës vjen Nata. Dhe, pas natës agimi. Lindë, Dielli me rreze. E, ku e keni ju Agimin mbi Ҫelvjollcë majë maleve?! Përtej maleve. Apo, pas pushtetarëve në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit’?! Unë, nuk e di. Ndoshta, ju shihni edhe pas maleve?!...

Edhe, pse Gruaja besnike e murosur në “Urën e Gurit’ në Shkup me një gji jashtë për poetët, Sot: i ka nxjerrë të Dy gjinjtë jashtë me tambël përmejdani për poetët Ditën e Nesërme. Tambël, t’u japë për Ditën e Nesërme...

E, poetët kënqen vetëm me një gji jashtë mureve të partive politike...



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora