E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shkrimtari i natës dhe ditës

E shtune, 30.07.2022, 06:21 PM


SHKRIMTARI I NATËS

DHE DITËS VITIT 2022

NGA KALOSH ?ELIKU

(XHAJKO *)

Përditë rrugëve të “Bit - Pazarit” Shkupit, e takoja një personazh të shkrimeve mia publicistike dhe librave me gunën e zezë maksi deri në fund të këmbëve hedhur krahëve. Rruga si rrugë kishte plot njerëz të këtij qyteti, ose që vinin nga qytete tjerë, Kosova dhe Shqipëria.

“Xhajko”, ishte i veçantë dhe dallohej nga njerëzit e tjerë që e shëtitnin përditë Shkupin shqiptar. Edhe, për mua si shkrimtar një endacak tjetër i llojit vetë të shkrimtarit. Përmëtepër, “Xhajko” edhe e kishte shëtitur botën. Dhe, më në fund ishte kthyer në vendlindje.

Sytë e mi të shkrimtarit kishin potencuar plot personazhe në Qytetin e qyqeve. Pasardhësin e Zef Serembes, Hojdodolen, Eprorin ushtarak jugosllav me këngën e tij të përditshme nëpër “Bita - Pazar” të Shkupit: “Ma  ka lanë nana amanet, po jo edhe “Xhajkon”.

Vite më vonë, unë duke u takuar rrugëve të “Bit - Pazarit” me “Xhajkon”, edhe do të përshëndetemi si miq. “Xhajko”, kur rastësisht më takonte në kefene, përmes kamarierit ma përcillte edhe ndonjë pije “hallall”, jo çaj rusi. E pash se “Xhajko” ishte Mbret i “Bit - Pazarit”. E njihte i gjithë Shkupi. Dhe, u bëmë edhe miq në Qytetin e qyqeve.

“Xhajko”, shpeshëherë kur më takonte në rrugë me çantën time të zezë nga lëkura përplot me libra, më thoshte: Mjaftë më me atë çantë e lodhe veten, ecë t’i thirrë unë dy-tri shkina ta bartin barrën, heqin nga shpina atë çantë të madhe me libra.

Erdhi Koronavirusi. Pandemia. Masat qeveritare. Izolimi. Maskat. Dy metra larg edhe me gruan besnike. Vaksina. Ndalesa edhe nëpër kafene. Moskalimi kufinjëve politik pa vaksinë. U bëmë të huaj, të panjohur në Qytetin e qyqeve. Dy-tri vite i dehur rrugëve dhe në burgun shtëpiak. Nuk e di as vetë se, si kam mbetur ende gjallë?!

Në një takim rasti me lexuesin e shkrimeve të mia publicistike (A. I.), ma bënë me dije se nuk jeton më “Xhajko”. Aspak, nuk e kisha hetuar gjatë këtyre viteve me pandemi dhe masa qeveritare mungesën e “Xhajkos”.

Vërtetë një humbje e madhe për Qytetin e qyqeve…

1. Endacak në Qytetin e qyqeve.

(BUKETI I GONXHES VOGËL

ME DEGË GJELBËRIMI)

Degë kopështi gjelbërimi nga Pylli vogël i Shtëpisë. I ndihmoi edhe gjyshi duke këputur degë sipas kërkesës të Gonxhes: Edhe, një!... Edhe, një!... Edhe, një!...

Gonxha e mbuloi gjyshin me degë gjelbërimi, në Kopësht. Dikur, me gjethe filloi t’ia mbulojë edhe trupin. Kokën. Sytë. Këmbët… Tavolina xhelbëroi. Edhe, gjyshi. Mysafiri vazhdoi me drekën mbretërore. Gonxhja dhe Fisi me akullore. Babai, mysafiri dhe gjyshi me birrë “Rrapi hallall”, në vend të çajit rusit.

Ditën e nesërme, kur në Kopësht erdhi një tjetër mysafir, Babi Taçi e kishte hequr shtamën e birrës “hallall” me degë gjelbërimi. Dhe, në vend të saj kishte shtruar pije “haram”:  ujë gline, koka kola, Fanta, kikirika dhe birrë “Rrapi”.

Në fund, kur mysafiri iku, gjyshi vërejti se mungonte buketi i stolisur i Gonxhes me degë gjelbërimi. U tha, djemëve: ku e latë buketin e Gonxhes me degë gjelbërimi? Asnjëri nga djemtë nuk diti t’i përgjgjet. Shkak, që Gjyshi doli ta kërkoj te kontenierët e bërllokut.

“Maqedonaset” e fesë ortodokse, kur e panë mbi kontenierët e bërllokut, filluan të kryqzohen: “shpëtoje, o Zot!” Ato “muslimane” me ferexhe të zeza, me  “tybe istifa”…

Gjyshi, pasi nuk e gjeti buketin e Gonxhes në kontenier, u kthye ta kërkojë në kopësht. Dhe, e gjeti pas karrikes tij me gjithë degë gjelbërimi.

Dhe, me gjithë shtamë e vëndosi mbi tavolinë…

(SHKRIMTARI I NATËS

DHE DITËS VITIT 2022)

Kalosh ?eliku pa vaksinë antikoronavirus, dhe me Koronavirus shqiptar, masa Qeveritare: laj duart me sapun, mos dil në rrugë pa maskë, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, miket, izolohu nga familja... Edhe, miqtë e penës... Edhe, në tavernë mos hy pa vaksinë. Aqmëpak, pa vaksinë mos dil edhe nga kufinjtë shqiptaro - shqiptar!

Poezi, shkruaj në verandë! Ose, dil në kopësht, dhe këndo këngë dashurie gjithë natën! Mund të dalësh edhe te “Parku i grave”, në Shkup me dy kanaqe birrë. Por, jo edhe nën Rrap me mike, dhe dy shtama me verë dhe poezi erotike!

Sot, Kalosh ?eliku i atyre viteve me Koronavirus dhe Pandemi, nuk e di as vetë: sesi, ka mbetur ende gjallë në jetë, mes këtyre masave Qeveritare?! Burg shtëpiak, ku e gjeja veten në Liri mes rakisë rrushit, dëllinjave të “Përronit të Thanës”, dhe masave Qeveritare. Shtamave me verë pa Mike. Larg familjes, larg miqëve, Grave të mia besnike. Larg, Atdheut. I dehur mes çmendurisë dhe mençurisë. Tri vite me radhë duke përplasur kokën në rrugë tavernave, dhe për hekurave partiak. Trëndafilave, në Kopësht.  Kuzhinë, mes mureve në shtëpi.

Përfitimi i masave Qeveritare, dhe Pandemisë: Vëretë, i humba Gratë e mia besnike, u izolova nga familja, miqtë, po i fitova librat e mi erotik: Zonjën Vdekje, do ta marr për Grua (2018), Rrugaçja (poezi, 2019), Hënorja (roman, 2021) dhe Burri Grave (poezi, 2021).

Lufta, vazhdon me Penë...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora