E enjte, 28.03.2024, 06:52 PM (GMT)

Kulturë

Fran Ukcama: Tahir Bezhani - Valset e Hirit

E shtune, 30.07.2022, 05:59 PM


VALSET E HIRIT

Nga Fran Ukcama

Kam ndjekur vijimësisht krijimtarinë poetike të poetit gjakovar, mikut tim Tahir Bezhani, mik në largësi, ndonëse nuk jemi takuar kurrë, por sikur njihemi tash njëqind vjet.. Na lidhin motivet, ndjenjat, frymimet letrare, na lidh Gjakova dhe Tropoja, Malësia e Gjakovës, djepi epik i Gegnisë  Epër, oazi i poetëve dhe artistëve të lindur në prehër zanash, ushqyer me tamlin e tyre, kulloshtrën e gurrave,  marrë forcë nga orët e Alpeve..

Me vëllimin e fundit poetik që më erdhi si një skifter nga Alpet në Myzeqe,  “Valset e Hirit”, nuk u befasova se kam vite që kam krijuar konturet e ndritura të këtij poeti brilant, por m’u shtuan akoma më tej konsideratat për një krijues serioz i bashkëkohësisë kombëtare letrare, poetike.

Tahir Bezhani, tani ka arën e tij, kiet e tij, parmëndën dhe fjalëfarën e zgjedhur për të krijuar vepra cilësore që arrijnë në maja bashkëkohore, lëvrues mjeshtër i temave të rëndësishme, gjetjeve të gjitha të qëmtuera nga jeta dhe realiteti, të cilat përcjellin mesazhe të fuqishme shoqërore, atdhetare, kombëtare.

Hetova që në fillim stilin e vargut po vetiak të papërlyem, të kthjelltë si gurrat e bjeshkëve, një varg i bardhë si bora e ortekut në verë, pra ndonëse ka lirizmin brënda, kudo ka shtresa epike, eposi nga Tahiri që ka amën, gjakun, kullën.

Në këtë kullë krijimtarie, Tahir Bezhani ka arritur të krijoj unin e tij artistik, firmën e tij vetore, dhe kjo më shtyn fuqishëm për ta përshëndetur dhe uruar nga zëmra për arritje dhe suksese të reja!

Tahir Bezhani nuk është poeti snobist që shkruan e nuk din çka thotë, nuk hyn në imshta e nuk din ku del, përkundrazi është poet tokësor, kthjellorë, njerëzor, që kultivon letërsi moderne mbi shtratin e traditës duke dhënë lexuesit mesazhe por dhe cilësi të spikatura arti moderrn!!

Miku im, po të nis këtë mesazh shpirti frymëzuar nga krijimtaria juaj, me falmeshendete e tungatjeta, do zoti e takohemi një ditë si e kanë zakon burrat e Malsisë Gjakovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora