E enjte, 25.04.2024, 08:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Ulku Bardh: Sikur e parandjejshme

E premte, 29.07.2022, 06:33 PM


SIKUR E PARANDJEJSHE

Mendimet i lshoje sikur t’ishin re te lira

Mbase e parandjeve murlanin qe po afrohet

N’shpirtin tand ti preferojshe qe t’ishe ma e mira

Brigjeve te dashunisë s’hershme kulla yte rrenohet.

Une dhe fajin e pranova për me thënë se kam gabue

Ndjenjat prush i mblova n’pritje t’farës mbjellë në ara

Sa here zjarrmit u përshkova për nji zemër t’lendue

Nji here etjen nuk va shove buzve nga malli te çame.

Parandjenat m’kanë ndjekun herë i vetëm e herë me ty

Asnjihere nuk jam mekun m’kanë fresku ata dy sy

Qe mbanin lotin n’qerpikë sikur retë qjellit kapun

Edhe dhimta ashtë për mik kur thuhet zemërhapun.

Tash kujtimet m’xiglojnë si gjerdani qe rrin për qafe

S’duen zemrën ta lendojnë por veç shpirti po ban gafe

Bregut te dashnisë s’hershme i kërkon puthjet e valve

Dhe kur ban te ngjitet nalt shket e bie n’pellg t’fjalëve.

© Ulku Bardh



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora