E marte, 23.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Njerëzit e famshëm që u ndanë nga jeta në 2008

E diele, 21.12.2008, 03:52 PM


Paul Newman (1925-2008)
Shkruar nga Blendina Cara    
 
Gjatë vitit 2008 u ndanë nga jeta një sërë figurash sa interesante aq edhe polemizuese, nga legjenda të Hollivudit e deri tek shkrimtarë e së fundmi dhe nofka më e famshme në histori, “Deepthroat”. Disa prej këtyre figurave ndonëse nuk janë më, nuk do të harrohen sepse lanë gjurmën e tyre në botë. William Mark Felt, u nda nga jeta ditën e kaluar. Ai ka punuar në shumë zyra të FBI-së përpara se të promovohej në shtabin e byrosë së Uashingtonit. Gjatë hetimeve të skandalit “Watergate”, Felt ishte numri dy në FBI. Në atë kohë ai i dha reporterit të “Washington Post” fakte kritike nga ngjarja, të cilat shkaktuan dorëheqjen e presidentit Richard M. Nixon në vitin 974. Në vitin 1980 Felt u dënua se kishte shkelur të drejtat civile të njerëzve që mendohej se kishin lidhje me anëtarët e “Weather Underground”, duke urdhëruar agjentët e FBI-së të kontrollonin në shtëpitë e tyre. Ai u detyrua të paguante nj gjobë prej pesë mijë dollarësh, por u fal nga presidenti Ronald Reagan gjatë apelit. Në vitin 2006 ai publikoi një autobiografi me titullin “Piramida e FBI-së”. Solzhenitsyn ishte një tjetër figurë e njohur që u nda nga jeta këtë vit. Me anë të shkrimeve të tij ai njohur gjithë botën me kampet e punës së detyruar në Rusi dhe për këtë arsye u zbua në vendi në vitin 1974. Ai jetoi në azil për shumë vite dhe në vitin 1970 mori çmimin Nobel në letërsi. Ai u kthye në Rusi në vitin 1994. Heath Ledger ishte një aktor i ri mjaft i talentuar, për të cilin kritikët kishin parashikuar një karrierë të madhe përpara, i cili u nda nga jeta duke shokuar gjithë botën. Vdekja e tij erdhi si pasojë e përzierjes së qetësuesve të ndryshëm dhe ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në Nju Jork. Lista vijon me emra të tjerë të njohur si Paul Newman dhe Yves Saint Laurent. 

Emri: Sir Edmund Hillary
Datëlindja: 20 qershor 1919
Vdekja: 11 janar 2008
Profesioni: Alpinist
Njihet për: Është njeriu i parë i bardhë që ka arritur të ngjitet në malin Everest në vitet ’50.

Emri: Brad Renfro
Datëlindja: 25 korrik 1982
Vdekja: 15 janar 2008
Profesioni: Aktor
Njihet për: Ka qenë fëmijë aktor i talentuar (Klienti), i cili shkatërroi një karrierë brilante pas përdorimit të drogës.

Emri: Bobby Fischer
Datëlindja: 9 mars 1943
Vdekja: 17 janar 2008
Profesioni: Shahist
Njihet për: Ai ka qenë një kampion shahu, i cili mundi Boris Spasky në vitet ’70.

Emri: John Stewart
Datëlindja: 5 shtator 1939
Vdekja: 19 janar 2008
Profesioni: Kantautor
Njihet për: Ka qenë pjesëtar i “Kingston Trio”, njihet më së shumti për tesktin e hitit “Daydream Believer” të “The Monkees”.

Emri: Heath Ledger
Datëlindja: 4 prill 1979
Vdekja: 22 janar 2008
Profesioni: Aktor
Njihet për: Ka interpretuar në “Brokeback Mountain” përpara “The Dark Knight”. Ishte parashikuar që të kishte një karrierë brilante përpara.

Emri: Margaret Truman Daniel
Datëlindja: 17 shkurt 1924
Vdekja: 29 janar 2008
Profesioni: Shkrimtare
Njihet për: Vajza e presidentit amerikan, Harry Truman, ishte e njohur veçanërisht për romanet e misterit si “Vrasje në Shtëpinë e Bardhë”.

Emri: Robert Jastrow
Datëlindja: 7 shtator 1925
Vdekja: 8 shkurt 2008
Profesioni: Astronom
Njihet për: Ka shkruar “Zoti dhe astronomët”, si dhe ka qenë drejtor i institutit “Goddard” në NASA.

Emri: William F. Buckley Jr.
Datëlindja: 24 nëntor 1925
Vdekja: 27 shkurt 2008
Profesioni: Shkrimtar
Njihet për: Botues dhe komentator i “National Review”, ai ka shkruar “Zoti dhe Njeriu në Jeil”.

Emri: Albert Hoffman
Datëlindja: 11 janar 1906
Vdekja: 29 prill 2008
Profesioni: Kimist
Njihet për: Ai ka sintetizuar LSD-në në vitin 1938 dhe e ka testuar në vitin 1943.

Emri: Alexander Courage
Datëlindja: 10 dhjetor 1919
Vdekja: 15 maj 2008
Profesioni: Kompozitor
Njihet për: Njihet më së shumti për kolonën zanore origjinale të  filmit “Star Trek”.

Emri: Dick Martin
Datëlindja: 30 janar 1922
Vdekja: 24 maj 2008
Profesioni: Komedian, regjisor
Njihet për: Drejtues për një kohë të gjatë i shfaqjeve humoristike.

Emri: Sydney Pollack
Datëlindja: 1 korrik 1934
Vdekja: 26 maj 2008
Profesioni: Regjisor, aktor
Njihet për: Një prej regjisorëve më të njohur, ai ka drejtuar filma si “Out of Africa”, “Tootsie” etj.

Emri: Yves Saint Laurent
Datëlindja: 1 gusht 1936
Vdekja: 1 qershor 2008
Profesioni: Stilist
Njihet për: Ai ka punuar për “Dior” dhe ka bërë popullor kostumet për femra.

Emri: George Carlin
Datëlindja: 12 maj 1937
Vdekja: 22 qershor 2008
Profesioni: Komedian
Njihet për: Ai ka shkruar një sërë librash dhe nuk e humbi kurrë pasionin për humorin politik.

Emri: Thomas M. Disch
Datëlindja: 2 shkurt 1940
Vdekja: 4 korrik 2008
Profesioni: Shkrimtar
Njihet për: I njohur për librat “Camp Concentration”, “The brave little toaster”.

Emri: Aleksandr Solzhenitsyn
Datëlindja: 11 dhjetor 1918
Vdekja: 3 gusht 2008
Profesioni: Shkrimtar
Njihet për: Fitues i çmimit Nobel, i cili për shumë vjet nuk u lejua të jetonte në Rusi.

Emri: Jo Stafford
Datëlindja: 12 nëntor 1917
Vdekja: 16 korrik 2008
Profesioni: Këngëtare
Njihet për: Njihet për këngën e famshme “I’ll be seeing you”, hit në vitet ’50 në SHBA.

Emri: Ralph Young
Datëlindja: 1 korrik 1919
Vdekja: 23 gusht 2008
Profesioni: Këngëtar, komedian
Njihet për: Për shumë vite ka bërë turn me Tony Sandler; performanca e fundit publike ishte për të mbledhur fonde pas sulmeve të 11 shtatorit.

Emri: Paul Newman
Datëlindja: 26 janar 1925
Vdekja: 26 shtator 2008
Profesioni: Aktor
Njihet për: Aktor i famshëm dhe njëkohësisht ka qenë pilot garash me makina kur ka qenë i ri.

Emri: Bettie Page
Datëlindja: 22 prill 1923
Vdekja: 11 dhjetor 2008
Profesioni: Modele kopertinash
Njihet për: Ka qenë një ndër modelet e para që ka pozuar për “Playboy”. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora