Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Presidenti i Republikës, a paragjykohet akoma pa hyrë në zyrë?

| E merkure, 27.07.2022, 07:03 PM |


Presidenti i Republikës, a paragjykohet akoma pa hyrë në zyrë?

Nga Zenel Çeliku

Politika shqiptare majtas dhe djathtas historikisht ka paragjykuar, akuzuar dhe përbuzur presidentët e Shqipërisë. Me akuza e përbaltje ka ndodhur me presidentët S. Berisha, R. Meidani (përjashtohet vetëm rasti i A. Moisiut), B. Topit, B. Nishanit, I. Metës dhe tashme politika për fat të keq vazhdon marifetet e vjetra. Kjo bëhet vetëm e vetëm pse Presidenti i radhës-Bajram Begaj, nuk pëlqehet nga njëra palë dhe pse është propozuar nga kjo maxhorancë. Eshtë e vërtetë se presidentët në kohë kanë bërë lojën e palës e cila i ka dhënë poltronin e kreut të Shtetit. Pikërisht kjo e ka penalizuar rëndë Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE. Le të qëndrojmë tëk rasti I Presidentit Begaj i cili kur bëri betimin në parlament, një pjesë e opozitës, PD-ja e Berishës nuk ishte e pranishme, ndërsa PD-ja e Alibeaj & Basha, vërtetë ishin të pranishëm në sallën e parlamentit kur Begaj bëri betimin, por ata nuk morën mundimin as të duartrokisnin për kortezi për kreun e Ri të Shtetit kur Ai mbajti fjalën e Tij. Kështu, të dyja palër realisht kanë lënë përshtypje dhe shije të hidhur në publikun që po e ndiqte-Live këtë ceremoni shtetërore. Ky veprim arbitrar është paragjykim i rëndë dhe injorim i rrolit të Presidentit Begaj i cili akoma pa hyra në zyren e Tij, Ai jo vetem braktiset, jo vetëm paragjykohet si i njëanshëm nga opozita, por Begaj është përfolur sikur ka CV të diskutueshme për një kryetar Shteti. Gabim, shumë gabim ky moment i cili e prezanton PD-ën e Berishës me mendime akoma të vjetra ashtu si më parë, por edhe PD-ën e Alibeaj & Basha e prezanton si grup formal dhe me mentalitet cinik.

Për një moment të largohemi nga nga të dyja PD-ët, gjë që akoma sot Gjykata e Apelit nuk ka përcaktuar kush është PD-ja ligjore por për të mos u zgjatur këtu, kalojmë drejtpërdrejtë tëk Presidenti i Ri-Bajram Begaj i cili tashmë do të jetë në provë për qëndrimet e tija Kushtetuese. Nëse opozita me qëndrimet e saj e ka paragjykuar figurën e Begajt, është pikërisht Ai që do të qartësoi pozicionin e tij objektiv, sa dhe si do t’i qëndroi korekt Kushtetutës Presidenti Begaj. Kemi parë që opozita me në krye Berishën është forcuar dukshëm, por tashmë që opizitës i bashkohet edhe ish Presidenti Meta, gjykoj se do të kemi situata të reja politike në vënd, më vjen keq por parashikoj momente jo të qeta. Do të ketë protesta të forta siç ka deklaruar Berisha, por do të ketë edhe një opizitë shtojc më shumë me Ilir Metën në krye i cili dje deklaroi se opozita e Tij do të jetë ashtu si ajo e 2 Marsit, kur Meta pushtoi bulevardin me protestues dhe përkrahësit e Tij.

Kjo nuk do të jetë e thjeshtë për maxhorancën qeverisëse edhe pse tashmë është fryer e stërfryer se negociatat BE-Shqipëri janë hapur në kohën dhe në qeverisjen e tyre. Duhet të theksojmë se hapja e nogociatave më BE-në nuk është meritë vetëm e kësaj maxhorance, sepse këtu ka vlerat dhe kontribute edhe opozita e sotme e cila ka qeverisur vëndin për 13 vite në total. Çdo forc politik, madje edhe partitë e vogla, kanë vënë tullat e tyre për këtë ditë kur sot, neve na duket vetja se jami aty-këtu me Europën. Theksoj se në këto rrethana do të ketë zhvillime të reja politike, ndoshta jo të këndshme por thëntë Zoti, të mos kemi përplasje të rënda nga të dyja palët sepse kjo do ta zymtoi suksesin e hamjes së bisedimeve me BE-në. Në këto rethana të një politike plot debate që un parashikoj, Presidenti Begaj do të ketë një rrol të rëndësishëm më qëndrimet e tija, jame I bindur se Ai do të ndjekë me shumë vëmëndje situatat politike në vënd, por është shumë ë rëndësishme që Presidenti i Ri, të qëndroi mbi palët dhe të luaj rrolin e unitetit kombëtarë.

Uroj që presidenti Bajram Begaj të ketë kurajon dhe autoritetin Kushtetus për të qënë President i të gjithëve dhe për të garantuar pa prekshmërinë e Kushtetutës.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 25 Korrik 2022