Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (6)

| E merkure, 27.07.2022, 06:59 PM |


NGA JETËSHKRIMI  (6)

Përjetime nga Qendra shkollore teknike   (6)

II. PËRJASHTIMI DHE BOJKOTIMI SI MASA DISKRIMINUESE allaudboristiqE PËR TË PENGUAR ÇDO PUNËSIM

APO ZGJIDHJE GJYQËSORE

Sihyrje

Pas kasaj gjendjeje egërsimi që e lamë Dushko Ristiqin në zyrën e tij pas vizitës problemore, ku duke më ofruar e joshur me postin e drejtorit të Qendrës nuk arriti me më futë nën sund dhe me më mbështjellë brendapërbrenda rrjetës së merimangës së politikës serbointriguese skllavëruese, atëherë pritja ndëshkim patologjik, veçori e shtetit komunist serbojugosllav, të trashëguar nga Serbokralevina që e kujtoj si dhunëngarkesë që nga fëmijëria dh që nuk pushoi së vepruarile asnjëherë kundër nesh e në veçanti kundër kuadrit intelektual shqiptar, sidomos në Kosovë. Dhe aq më keq kur një veprim i tillë i tipit partiashoudbash momentalisht te ne udhëhiqej nga udbopolitikani Dushan Ristiq, i cili kishte një mentalitet primitiv diktatorial dhe nga e prorët e tij kishte autorizim veprimi të pakufizuar. Për që kishte mentalitet diktatori e autorizim të tillë fuqiplot dëshmon katërcipërisht edhe rasti ynë. Po e rikujtojmë: Para dyvitesh, duke më konsideruar armik të përbetuar dha urdhër me gojë: Nuhiun ta përjashtoni menjëherë nga LKJ, mësimdhënia dhe kolektivi, por kur kjo nuk i eci në vijë partiake, veproi në komitet dhe e e ktheu në vijë shtetërore, i dha urdhër me shkrim drejtorit të Qendrës shkollore të më suspendojë nga mësimdhënie dhe të më përjashtojë nga bashkësia punonjëse (kolektivi). Edhe pse vetëm kushti i parë largimi nga mësimdhënia u realizua menjëhershmërisht, pjesa tjetër jo, përkundër insistimit të përsëritur muaj të tërë, kjo ngecipa u zbatuara për mungesë provash, por megjithatë, ky e implikoi rastin me një Letër të Titos, dhe me direktiva partiake e shpalli në gazetë përjashtimin tone si fakt të kryer, pa e miratuar fare kolektivi. Dhe në këtë mënyrë u shkaktua një konfrontim DushkoKomiteti në njërën anë ndaj Qendër (THLKJ kolektivi) në anën tjetër. Meqë gjendja status quo që zgjati më shumë se një vit ishte e patolerueshme, pritej konfrontimi haptë, atëherë Qendra shkollore, kolektivi i saj ishte nën ankth, sepse në këtë duel që pritej, dihej se humbësi ishte shkolla edhe pse kishte mbështetje: forcën e të drejtës dhe të së vërtetës, ndërsa fituesedo të dilte pala tjetër, DushkoKomiteti, vetëm pse kishte forcën e partisë dhe të pushtetit dhe plus urdhërin e diktatorit, prandaj shokët nga Qendra më çuan fjalë, pasi ti, ndonëse pa faj e dëshirë je i implikuar në këtë konfrontim, kërkojmëprej teja ta takosh Dushko Ristiqin, të rrëfehesh para tij për pafajsinë tënde, sepse ai ka në dorë zgjidhjen. Së këndejmi, pas disa dilemave ashtu edhe bëra. Vizita dhe biseda u krye në zyrën e tij. Dushku u paraqit si një politikan. Më testoi, mori përgjigjet. Nuk përmendi asnjë gabim tonin. Si zgjidhje, çka nuk e pritja, nga armik që më kishte shpallurme damkë më ofroi postin drejtor i Qendrës shkollore (!). Mori zjarr pasi refuzova me arsyetimin, se më lehtë e kam profesor i thjeshtë i gjuhës amtare për çka më ka shkolluar shteti dhe kam përvojë mbi dhketë vjçare.  Drejtor nuk mzund të jem sepse jam poe i fëmijëve dhe kam tipare fëmijënore dhe  ndërkohë për ta ndëprerë insistimin e tij si arsyetim refuzimi mora si shembull vetë veprimtarinë e tij konkretisht me fjalë: Edhe ti Dushka ke punue shumë në UDB, do ta keshë vështirë tash në politikle!

Kjo e vrau shumë. Filloi me ngre zërin …më quante ramik… Unë nuk mujta me durue më. Pa i kërkuar falje u largova dola jashtë pa përfilluar atë propozim. Vërtet, doli i zhgënjyer dhe kishte të drejtë. Me atë propozim, me këqyrë hollë e hollë nga logjika e situates ai kishte ndryshuar qëndrim ndaj meje. Me këtë ofertë-propozim, nëse mund t’i besohej, Dushku më rehabilitonte, duke zhvlersuar formalisht dy akuza qënësore kundër meje, siç ishin:

E para, etiketimi moralopolitikisht i papërshtatshëm në arsim i para 10 viteve që ishte në fuqi dhe

E dyta, dilnin të paqëndrueshme dhe zhvlerësoheshin të dhënat nga suspendimi, siç ishin gjoja veprimet kundër vijës së LKJ, të ndaj “të ndajmbathura” në redaktimin e fletushkës së shkollës etj.-etj.

Me shikue nga një kënd tjetër, vallë a nuk është ky manovrim që vetëm një diktatori, apo një personalitet i autorizuar mund t’i lunate fjalët e veta, siç bëri Dushku më këtë propozim, apo jo!?! Ç’është e vërteta, propozimi i Dushkut ishte një zgjidhje mençurake e problemit që vetë e komplikoi me rastin tone, po të ekzistonin kushte normale. Madje nuk di a ishte sajim i vetë Ristiqit apo i OTHLKJ të Qendrës apo ndoshta i ndonjë këshilltari fadilistë:

Hiqej drejtori Hamit Maloku, që nga fillimi ishte kërkesë e OTHLK të Qendrës, dhe këtë po e bën Dushku, pasi i doli i paaftë e mashtrues. Në vend të tij vendosej sipas Dushkut Nuhi Veselaj, person i propozuar më parë nga kolektivi i asaj Qendre, i cili, edhe pse përkohësisht, dy here e kishte udhëhequr me sukses atë Qendër si zëvendës drejtor.

Kjo zgjidhje, po përsëris, me shikue formalisht ishte një fitore e madhe imja, rezultat i punës sime në atë Qendër dhe i rezistencës së atij kolektivi që mbi një vit i rezistoi kërkesës së DushkoKomitetit që mbeta i papërjashtuar nga BP. Njëherazi, në dukje, ishte një fitore e madhe OTHKJ e Qendrës po edhe e DushkoKomitetit që shpëtonin formalisht nga një konfrontimi i palavdueshëm Komitete/Qendër (OTHLKJ).Vërtet, nëse do ta pranoja ofertën, ligjërisht e politikisht ishte planifikuar si gjithçka e zgjidhur: Hamiti transferohej gjetiu, Nuhiu drejtorme fuqi partiakopushtetoreme këtë sprovë  do ta spastrojë kolektivin dhe OTHLKJ nga të padëgjueshmit dhe do të jetë kuadër i rëndësishëm i (ndër)lidhur kokekëmbë nga organet speciale të politikën e LKJ për Krahinën Socialiste të Kosovës në kuadër të RS të Serbisë. Kështu nuk do të isha drejtor i kolektivit, si dy herat e para, po drejtor i Dushkut si edhe Hamiti i gjorë, dhe më në fund pasi të më shfytëzonte jo vetëm për çështje të shkollës, por do ta sprovojë besnikinë ton rreth qarqeve  më të larta, sidomos ato të ndërlidhjes me vatrën studimore përtej gardhi dhe kështu do të humbja lirinë e krijimtarisë dhe veten. Edhe për ato punë ka arsye të rrezikosh, për vetëm atëherë nëse për intersa të larta merr kuptim ai ofiqi “pëllumbi”, që e mbaja mbyllur në vete deh priste urdhër-veprimi që nga viti 1951. Përmdryshe “pëllumbi” gëzon liri mes njerëzish e jo mes skifterësh të egër politikë. Gjithsesi po të pranoja në këtë punë do të dile fitues i madh Dushku dhe regjimi i tij.

Sidoqoftë, sipas atij propozimi, me shikue esencialisht në parim qëndrimi  i Dushko- Komitetit nuk kishin ndryshuar. Sherri shihej pasi nuk kthehesha si mësimdhënës, po si shërbyes regjimi. Madje nëse nuk kryhet ndonjë detyrë sipas shijes së ndonjë eprori, automakisht kthehej epiteti i papështatshmërisë, i qytetarit jolojal, i armikut të popullit e shtetit, apo jo?!

S’do mend se me këtë refuzim sipas Dushkut u zbulova fytarën e v ërtetë, “armik i rrezikshëm, qytetar jolojal, andaj etiketimet, dyshimet e akuzat mëparshme kishin qenë të drejta prandaj për sjelljet e më parshme dhe për këto të rejat, ndaj Nuhiut bukëpërmbysës, duhet të ushtrohen ndëshkime plus e dhumë deri edhe vuajtje urie.

Dhe pikërisht për ndëshkime plus allaristiqe bëhet fjalë në këtë krye, të cilin e ndamë në dy nënkrerë:

A. Përjashtimi dhe bojkotimi rigoroz i punësimit allaristiqokomitet i drejtpërdrejtë kundërligjor e kundërnjerëzor dhe denim familjar me vuajtje urie dhe për këtë askush nuk guxon ta mbrojë.

B. Intervenimi allaristiqokomitet në sistemin gjyqësor me ndikim në zvarritje, në ankimim e apelim, në mënyë që kontesti gjyqësor assesi mos të zgjidhet në favor të padiparaqitësit.

A. PËJASHTIMI DHE LUFTA ALLAUDBORISTIQE KUNDËR PUNËSIMIT TONË dhe gjetshmëria jonë në luftën

e imponuar për mbijetesë

Në këtë pjesë ndërlidhur me atë që u tha më sipër do të bëjmë fjalë rreth masave konkrete ndëshkuese që ndërmori kryeudbashi i komitetit me lukuni gjoja për sanimin e gjendjes në Qendër, , të cilën e komplikoi vetë me rastin tone. Kjo kjo po nëkuptohet ishte shfryerja e mllefit kundër meje, për me u tregue kolegëve të parshëm, që nuk mundën me më largue nga arsimi, që ky është më i zoti dhe vërtet siç do të shohim do t’ia arrijë, që me metodën e tij udboallaristiqe me më largue plotësisht nga mësimdhënie, madje edhe ngaformat e tjera të paraqitjeve publike. Sidoqoftë, tnë këtë nënkrye po e trajtojmë në katër pjesë çështjet si vijon:

a) Aplikimi i Këshillit të administrimit të dhunshëm dhe përjashtimi kundërligjor dhe antihuman kundër 40 e sa punëtorë e me prishje kontratash të punësimit, e transferimesh, kanosjesh etj. Megjithatë nuk mundi me sigurue shumicë absolute të votave për jashtimin tim, por atë e bëri arbirarisht me anë të administrates së dhunshme.

b) Bllokimi i punësimit tonë gjetiu, veprim antinjerëzor dhe atak ndaj organeve vetëqeverisës të ndërmarrjeve përkatëse.

c) Ndihmë kërkesë dhe pamundësia e udhëheqësve fadilistë për zhbllokim punësimi si hehtësim për mosvuajtje urie, atak kundër autoritetit të tyre.

ç) E drejta dhe durimi ishin me ne e në ne si ndihmë e forc ë për përballimin dhe të kësaj episode dhune në luftën tonë për ekzistencë.

a) Aplikimi i Këshillit të administrimit të dhunshëm dhe përjashtimi

allaudbashoristiq kundërligjor e antihuman

Fill pas bisedës së ndërprerë Ristiqi vërtet mbeti si i tërbuar pse sipas tij, nuk desha t’i shërbeja, po as nuk munda ta dëgjoja deri në fund se ku e kishte qëllimin e vërtetë. Po, sidoqoftë,  unë si vartës rebel, u tregova bukëpëmbysës që nuk kuptova që sa shumë kishte ndryshuar qëndrim në favor timin, që sipas mendimi të tij, më rehabilitonte nga të gjitha akuzat e akumuluara që para 10 vitesh e deri më sot, ndërsa unë e refuzova në mënyrë arogante. Thonë se pasi paska pritur që brenga jave t’i kërkoja falje, por pasi këtë nuk e bëra, ai jep urdhërin që Qendra të kalojë nën regjimin e administrimit të dhunshëm. Ky urdhër filloi së zbatuari në momentet kur Dushku do të kalojë në detyra më tëlarta të Krahinës dhe pikërisht rastin tim paska lënë urdhër-amanet që asgjë mos të zgjidhet pa pëlqimin paraprak të tij. Ai do më mëshirojë vetëm atëherë, kur i molisur nga uria familjare do të përulem para këmbëve të tij. Ky amanet do të respektohet nga sekretaru i ri që e zëvendësoi dhe dhe tërë lukunia komiteto-ristiqe, ngase një dënim të tillë , edhe pse inatçe, e meritoja pasi e shpëfilla bëmirësinë e tij, të Dushko Ristiqit.

Në të vërtetë, kundër të padëgjuesve të kolektivit të Qendrës, kundër Hamitit të pa zot që mendonte me realizue duke më përdor mua si vegël i dështoi si plan, prandaj atë mllef DushkoRistiqi tash kundër rebeluesve të Qendrës dhe kundër meje do ta realizojë me aplikimin e Këshillit të dhunshëm administrativ, konkretisht me drejtor Halil Vllahia dhe zëvendës Ivko Jagodic, ku sundimtar e ligj do të jetë vetë ai, fjala e tij. Kështu jo vetëm ndodhën përjashtime, si p.sh. Nga Qendra ishin ishin përjashtuar afro 50 arsimtarë shqiptarë entuziasë, qoftë me mosnënshkrim kontratash, qoftë em trasnsferim e mënyra të tjera. Sadri Tolaj kishte pushtuar postin: sekretar i OTHLKJ në vend të Ramadan Seferajt. po megjithatë, jo ndikimi im, po kolegët që kishin mbetur vazhdonin të punonin sipas sipas frymës që aplikonim ne, edhe pse dihej se Këshilli i dhunshëm administrativ vepronte në emër të organeve të shuara të Qendrës shkollore.

Gjithsesi Halil Vllahia, drejtor i dhunshëm i Kishillit adminstrativ, në emër të Këshillit të arsimtarëve ma lëshoi vendimin e përjashtimit, duke theksuar se që nga data 07.03.’73 Nuhi Veselaj shkarkohet nga detyra, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, por të ardhurat personale i takojnë deri më 02.08.’73, kur i dorëzohet libreza e punës, ku nënkuptohet se atëherë i ndërpritej marrëdhënia e punës në këtë BP. Njëherazi citohet paflefshmëria e suspendimit që ishte në fuqi nga shtatori i vitit 1972, por si palë e pakënaqur kisha të drejtë ankimimi Pleqësisë së Qendrës. Ankimim fomalisht e bër. Pamë ftuar fare Halli Vllahia në emër të Pleqësisë e refuzon më 23.4.1973 me udhëzimin që për të drejtën time, për prishjen e vendimit të përjashtimit dhe për kthim në vendin e punës duhet t’i drejtohesha Gjykatës komunale. Si arsyetim i përjashtimit shënohet se punëtori i plotëson kushte formale, por jo ato moralopolike për arritjen e qëllimeve të arsimit dhe edukimit të nxënësve.

Kështu nuk më mbeti rrugë tjetër vetëm t’i drejtohesha Gjykatës dhe të paraqitesha në Entin për inkuadrim si i papunësuar. Padinë në Gjykatën komunale e paraqita më 25.04. 1973, ndërsa. në Entin për punësim u paraqita më 02.09.73.

Si e veçantë e këtij vendim-përjashtimi, vërtet jokushtetues, kundërligjor është edhe antihuman, ngase unë si qytetar i lire i përjashtuar nga vendi i punës pa asnjë provëfaji, i cili qëndronte i hapur, jo i shuar, ku isha caktuar me afat të përhershëm kohor nga organet legale të shtetit, pa pasur kurrfare akuze penale nga prokuroria a gjykata, sipas Rregullores, deri sa të zgjasë papunësia ose kontesti, sipas Rregullores (ligjit), si mbajtës i familjes 7 anëtarëshe më takonte gjysmë rroge e ndihma të tjera si shtesat fëmijnore, për pesë fëmijë filloristë e parashkollorë, por për çudi, me këtë vendim më mohohej çdo ndihmë-kompensimi. Masa kaq drastike ndaj familjeve kundështare nuk di se janë aplikuar diku në ndonjë shtet normal të botës as në kohë lufte a trazirash, por për çudi e keqardhje kjo ngjau në Krahinën Socialiste të Kosovës, e cila gjoja si njësi e barabartë në federate fitoi liri më të gjerë autonomie në dobi të qytetarëve!!! Çdo njeri normal mund të pyeste: Si mund të ndodhte kështu në Republikën Socialiste së Serbisë pa kahina apo brenda Federatës jugosllave të Titos, shtet ky që lavdohej në botë për sistemin e vet humanitar vetëqeverisës që edhe krahinat socialite fituan status si njësi federative edhe pse mbesin në kuadër të Serbisë, që këto të drejta duhet t’i zbatonin organet politike e administrative vetëqeverisëse të Partisë e të Pushtetit, të cilat këtë rast shkelen gjithçka ligjore e humane, apo jo?! Ku mund të ankohesh, ku vetë diktatorikryetari faktut i Kosovës, udbashpolitikan i Dushan Ristiq fjalën e kishte ligj.

Jo vetëm kaq po ndodhën veprime ë tjera kundrë meje e familjes sime që mos me ta marrë mendja, siç sdo të argumenohenm në vijim.

b) Bllokimi allaristiq i punësimit atak kundër organeve

të pavavrura vetëqeverisëse të Kosovës

Unë edhe më parë, por fill pas suspendimit e sidomos pas marrjes së vendim-përjashtimit nga drejtori i dhunshëm edhe pse e bëra padinë në gjykatë dhe u parqita në Entin për punësim, , sipas lidhjeve të mia, bëra përpjekje për punësim gjetiu, ashtu siç isha këshilluar nga Nagavci i komitetit e nga disa fadilistë të tjerë, sepse e dija se në gjykata zgjidhja përfundimtare për lëndë të kësaj natyre mund të zvarritej shumë dhe Enti nuk punësonte kudro me përgatitje profesionale të profilit tim.

Para se të jap raste kon krete, për lexuesit po shpjegoj, se më përpara posa e merrja në dijeni se kishte filluar një propozim i tillë nga UDB-ja, i ikja rrezikut. Meqë përjashtimi i tillë politik ishte i kundërligjshëm, në raste të tilla i tërhiqja dokumentat dhe drejpëdrejt kërkoja punësim në komuna e vise të tjera në të njëjtin profesion mësues, pasi kishte shumë nevojë, ndërsa unë posedoja diplomën dhe komplet dokumentacionin e kisha në rregull, bile edhe vërtetimin se nuk isha i dënuar e as nën hetime jo si lepuri nëpër qen, se nuk frigohesha, po si dhelpna, dinakërisht paraprakisht kërkoja vendimin  me shkrim se isha i pranuar dhe pasi ligji republikan parashihte që mësuesit të pranuar sipas rregullit vendimi për ndëprirjen e marrëdhnies së punës mund të dorëzohet vetëm gjashtë muaj para përfundimit të viti shkollor, kështu unë shfrytëzoja këtë të drejtë ligjore. Para përfundimit të viti shkollor tërhiqjadosjen me dokumentat dhe konkurroja në vend tjetër ose e përsëritja po aty nëse nuk kishte intervenca allaudbashe. Kështu shërbeva mbi dhjetë vjet në arsim, duke e dhënë kontributin tim pa kursyer mund e dije. Po tashti në Kosovën socialiste kishin ndërruar raportet. Nuk mund të lëvizja si më parë, jo vetëm për shkak moshe, por pse isha lidhur familjarisht me Prishtinën. Sa e pata blerë një shtëpi të vogël përdhese, sa me shti kryet, ku e strehova familjen posa u punësova në Shkollën e mesme ekonomike të Prishtinës. Madje pos halleve familjare që  kishte nevojë për përkujdesje direkte fizike, edhe fëmijëtve parashkollorë e shkollorë, po aq më tepër vetë isha ndërlidhur tashti me studimet pasuniversitare në Prishtinë, ndër të tjerë, lëndë obliguese momentalisht kishim edhe me profesorët e nderuar nga Tirana: A. Kostallari dhe E. Çabejt e të tjerë, prandaj individualisht e me këshillë shokësh mbi bazë mirëkuptimi fillova me kërkue punësim gjetiu, ngase kishte vende vakante që u dilja zot, u përgjigjeshin aftësive të mia shkollore e profesionale. Më poshtë do t’i përmend disa raste të kësaj natyre, ku ndreqja punë, mirëpo edhe pse hasja në mirëkuptimmë si nga titullarët dhe komisionet e pranimit tash drejtpërdrejt prishte punë Komiteti komunal me lukuninë vartëse të tij, sipas amanetit të DushkoRistiqit.

Në vijim po jap vetëm nja pesë raste konkrete, ku punësimin e pohuar drejtpëdrejt e prishte lukunia allaudboristiqe e servilosët e tij:

E para, meqë pas bisedës me Dushkun kisha humbur çdo mundësi kthimi në shkollë, ashtu edhe në RadioPrishtina, si lektor apo redaktor gjuhësor, iu drejtova Institutit albanologjik. Kishin një vend të lirë: bibliotekist. U paraqita me dokumenta. Abdullah Zajmi, përgjegjës, pasi foli me dikënd, më tha, je i mirëseardhur, i plotëson kushtet, po nesër paraqitu në sekretari. Sekretar ishte Zekiria Cana, shok shkolle. Ai më tha, sot kemi një takim të rëndësishëm me Komitetin komunal, kur të kthehem ta lëshoj vendim-pranimin. I thash si fore, të kontaktojë Nagavcin nga Komiteti, sepse ai më ka premtuar se ata nuk do të pengonin kudo që të punësohesha gjetiu, vetëm nga shkolla duhet të heqësh dorë patjetër, sepse urdhëri i Komitet-pushtetit gjithsesi duhet me u zbatue.

Kur u kthye Zeqa më tha:

-Nuhi, e zgjidhëm çështjen: Ty nuk të kemi pranue e Zymer Nezirin e kemi përjashtue.

E mora vesh sa ishte acaruar çështja edhe Instituti nuk ishte i sigurtë nga masat ndëshkuese të Dushkut. Me Zymerin, i pejan, jemi kolegë. Unë e pata pranuar në Qendër. Ishte aktiv te Flaka e nëndorit. Ai ndëkohë, pas suspendimit tim, ishte pranuar në Institut e në vnd të tij ishte pranuar Isa Demaj. Pra, organet e Institituti jo nga qejfi, atëbotë, besnikërinë ndaj Dushko-Partisë e paskan dëshmuar me mospranimin tim dhe me përjashtimin e shokut tim.

E dyta, deri sa punoja në Qendrën e mesme shkollore teknike, jo vetëm si zv-drejtor, bashkëpunonim me Fakultetin teknik, sidomos unë si gjuhëtar isha i interesuar të kontibuoja, aq sa dija, edhe për çështje të terminologjisë tekniko-teknologjike në gjuhën shqipe që termat të jenë, sa ishte e mundur në harmoni me ato të Tiranës, apo edhe të formoheshin sipas natyrës fjalëformuese të shqipes së njësuar dhe meqë ai Fakultet kishte vend të lirë të një përkthyesi profesional që më përshtatej dhe tashti dihej rasti im, kolegët në fakultet kishin biseduar dhe me insistimin e inxh. Mekulkës më kishin pranuar përkthyes profesional. Mirëpo kur u paraqita te sekretari, ai, më njoftoi se pak më parë paska intervenuar personalisht ai Buzëpremi, sekretari i ri i Komitetit komunal të LKJ-së që Dushku e kishte caktuar në atë post, pasi vetë ai paska kaluar në poste më të larta në organet krahinore. Kështu Buzëpremi, sipas urdhër-detyrës marrë nga Dushku i paska thënë sekretarit të Fakultetit: Nuhi Veselajn assesi nuk guxoni me punësue! (ne smete zaposliti!). Kur ky e pyet: Pse mos ka vra dikënd! /Ubio li nekoga?!/ Merr përgjigjen: On je opasniji od ubice. Nemojte ga primiti! (Ai është më i rrezikshëm se krimineli, Mos e pranoni!).

Kështu, ç’është e vërtetë, m’u shtua droja, mos po shpikin ndonjë inskenim, prandaj përforcova mbrojtjen rreth vjershërimeve të fletushkës dhe disa dorëshkrimeve të tjera.

E treta, meqë atëkohë ishte fushatë politike që të gjitha institucionet e ndërmarrjet në Kosovë duhet të kompletoheshin me të gjitha aktet e rregulloret në të dyja gjuhët: serbokroatisht e shqip dhe meqë unë kisha përvojë si lektor-përkthyes dygjuhësie, shqip-serbokroatisht, paraqitesha drejtpërdrejt si ekspert përkthimi në shërbimet e ndërmarrjeve të caktuara, dhe kështu bëja përkthimet më lirë në harmoni me stilin administrativ të Tiranës. Kështu pata rastin me i kopletue dokumentacionin zyrtar në të dyja gjuhët edhe në Entin për inkuadrim të Prishtinës, ku drejtuesve të entit si ekspert u ofrova edhe si pëkthyes i profesioneve, duke sugjeruar edhe hapje të një vendi punë, ku do të punësohesha si ekspert, ku në të vërtetë isha i paraqitur si i papunë. Ata u dakorduan dhe shoqërisht pothuaj më pranuan, por pas dy tri ditësh u arsyetuan se nuk guxojnë me më pranue pa u shpall konkursi (!). Unë e dija se kush kishte intervenuar për anulimin e pranimit. .

E katërta, në Entin për botimin e teksteve shkollore, Jak Mita, redaktor i revistës “Përparimi” provoi me më pranuen redaktor në Entin për botimin e teksteve shkollore, po nuk e dëgjuan, edhe pse drejtor Duriqi ndërkohë ishte fjalë mirë, punësimi dështoi

E pesta, do të përmend edhe rastin lidhur me vendin e punës: përkthyes në Fletën zyrtare të Kosovës, ku drejtor ishte një politikan, thoshnin se ishte me kombësi turk, i cili njëherazi ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës, të cilin e kishte autorizuar kryetari Nazmi Mustafa me i pranue palët ankimore, ku më shpesh apo njëherë në javë duhej të paraqitesha për punë te ai. Ku gjoja, fjala e tij, interesohej me më gjetë punë, andaj aty evidentohesha. E dija for mire që kuptohej lehtë që kjo ishte masë ndëshkimi me porosi të Dushkut, për me më pasë nën kontrollë dhe gjithsesi kështu të kënaqen më molisjen time lipsare nga skamja. Gjithsesi kështu ishte planifikuar gjunjëzimi i uni-karaketerit tonë. Kjo u vërtetua si e saktë kur në një ditë papritmas nënkryetari më tha:

Dushku ka dhënë pëlqimin me të pranue përkthyes në Fletën zyrtare, ku duhet ta paraqitësh kërkesën, po varet nga kolektivi.

Kuptohet, e paraqita kërkesën me komplet dokumentacionin e kërkuar. Njëherazi intimisht i tregova z. Smajl (Ramë) Bllaca, mik shpie, i cili punonte aty, të cilit i sugjerova, që së paku t’u tregojë shokëve që mos të kundërshtojnë pranimin, nëse drejtori e paraqet si rekomandim të Dushko Ristiqit, ngase kandidat jam unë që jam viktimë e jo njeri i Dushkut.

Dhe vërtet, kur vjen në renddite shqyrtimi i pranimit të një përkthyesi drejtori e paraqet propozimin me sherr, cek pëlqim-rekomandimin e Dushkut (të Komitetit komunal tash krahinor), ngase:

Kandidati, Nuhi Veselaj, professor, qenka i papunë, pasi ishte larguar nga procesi arsimor moralopolitikisht i papërshtatshëm, andaj propozohet të pranohet këtu përkthyes.

Pas kësaj, siç më tregoi Smajli, si me qenë të porositur disa të punësuar gjakovali, u treguan ma serbo-titistë se Dushku, Kundërshtuan energjikisht, sepse gjoja assesi nuk donin me pranue në këtë kolektiv njerëz të etiketuar të papërshtatshëm moralopolitikisht dhe kështu dështoi pranimi. Është interesant, siç vazhdoi me më tregue me lot në sy, Smajli, aq më keq këta refuzues, në anën tjetër, lavdëroheshin nën rogoz, si patriotë shqiptarë guxuan me refuzue, mos me pranue njeriun e Dushkut (!).

Për çudi, në anën tjetër siç më pati treguar bashkëvendasi im suharekas Shefqet Bytyqi, ish kryetar i Gjykatës supreme të Kosovës, tash avokat, në zyre i paska shkuar Dushku me sihariqin: Zamisli, Shefko, tvoj Nuhi nisu ga primili u radni odnos. (Për çudi, Nuhiun tend nuk e kanë pranue në marrëdhënie pune!). Shefqetin më shumë e kishtu çuditur fjala tvoj Nuhi. Dhe si me shqetësim ia kthen: Zasto moj (Pse i jemi?).Vërtet edhe unë u çudita, nuk po i kuptoj dy gjëra, Dushkun si politikani më i lartë i Krahinës, si me pasë lënë logjika. Mos vallë, paska menduar që unë gëzuakam autoritet edhe jashtë Qendrës shkollore, prej nga dy vjet nuk mundi me më përjashtue, apo a paska pasur edhe këtë rast si masë primitive ndëshkimi për me më plasë. Po nuk e ka ditë ai dhe argatët e tij se mua masat primitive të kësaj natyre nga armiku, si luftëtar i sprovuar. i paepur, që e ndjeja veten, këto masa po më bëjnë gjithnë e më të fortë.

c) Ndihmë kërkesë për punësimi dhe pamundësia për debllokim atak ndaj liderëve tanë fadilistë të asaj kohe

Me thënë të drejtën, mbasi u pa se si kjo rrugë: vend pune me vetëkërkim nuk ishte e munmdur me u sigurue dhe pasi u binda se edhe rruga e zgjidhjes me padinë nga data 15.04.1973, ishte po ashtu e bllokuar, rastësisht e takova Metush Krasniqin, i tregova se më keq se atij ma kanë bllokuar punësimin dhe gjyqin. Veç tjerash më tha: Kështu është e drejta e tyre. Këta bakallat tanë vetëm dine me hangër jugovinë e me pi shlivovicë Mjer na që i kemi. Provoji, le ta shohin veten ku janë.

Së këndejmi, qoftë nga kërshëria, qoftë nga halli, apo si e lyp e rendi, doli e domosdoshme t’u drejtohesha disa udhëheqësve tanë fadilistë, prej të cilëve, kërkova ndihmë për me më shpëtue mua dhe familjen time nga kthetrat gllabëruese primitive të Dushko Ristiqit, pra të ndërhyjnë për zhbllokimin e punësimit. Ndër të cilët po i përmend:

Së pari, më 15.09. 1973, iu dejtova me një letër z. Mahmut Bakalli, sekretar i Komitetit Krahinor të LKJ-së të Kosovës, ku citoja që me pa të drejtë më kishin përjashtuar nga anëtarësia në LKJ, por aq më keq edhe nga puna dhe më kishin lënë familjarisht pa kurrfarë të ardhurash. Kështu familja 7 anëtarëshe ka mbetur pa mjete jetese, pa gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e jetësore deri edhe pa shtesat fëmijënore. Madje cekja se janë mbi 10 raste vende vakante ku mund të punësohem edhe jashtë arsimi, por me intervenim ristiqopartiashëve edhe pasi po pranohem po prishet gjithçka.

Nga Mahmuti, edhe pse më njihte, nuk di që do të jetë parë ndonjë efekt.

Së dyti, pasi gjendja vinte gjithnjë duke u përkeqësuar, më 11.04 1974, iu drejtova me shkrim z. Ilaz Kurteshi, kryetar i Këshillit Ekzekutiv Krahinor, të cilin e luta të zhbllokojë bojkotimin rreth punësimit, duke i shënuar po ashtu mbi 10 vende të lira pune që profesionalisht u dilja zot, pasi përveç përvojës si profesor i gjuhës shqipe, kisha përvojë përkthimi e lektorimi, por plus si shkrimtar kijues kisha libra të botuar e në dorëshkrim, madje i kisha provimet e dhëna për gradën magjistër i shkencave filologjike në degën e gjuhës.

Me fjalë të tjera, Ilazi, sekretarit të tij, shok imi, i paska thënë vetëm kaq Nuk e njoh Nuhi Veselajn, që vërtet s’ka pasur nevojë me më njoftë personalisht, ai është dashur të ndihmonte nëse kishte mundësi, së paku, për ndihmë sociale të familjes 7 anëtarëshe të një qytetari që rastësisht ishte intelektual po ishte në hall, nga përjashtimi antiligjor e antinjerëzor sipas mënyrës udboallaristiqe, apo jo?

Së treti, më 10.06.1974 u drejtova me shkrim për ndihmë dy kryetarëve: Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Nazmi Mustafa dhe atij të Komitetit komunal të LKJ të Prishtinës,. Në të vërtetë, pritja ndihmë jo nga zëvendësuesi i Dushko Ristiqit, po nga kryetari, Nazmi Mustafa, i cili, kur na kishte shpallur kundërligjshëm të përjashtuar nga Qendra shkollore, në bazë të direktivës së Komitetit të Dushko Ristiqit, botërisht kishte shprehur zotimin se të gjithë përjashtuarit e tillë do t‘i punësonte në vende të përshtatshme, por asgjë nuk u ndërmor ndaj meje. Madje, bile ndërkohë për mua qenka deklaruar se për punësimin e Nuhi Veselajt, nuk isha i autorizuar, por, siç e ceka më sipër, rekomandonte që si ankimues për punësim duhet të paraqitesha për evidenë te nënkryetari turk i tij. Si duket kjo zgjidhje ishte sugjeruar nga vet Dushku që të kënaqej me efektin e ndëshkimit të tij si hamarrje inatçe për qëndrimin tim mosmirëfillës ndaj bashkëpunimit dhe postit të padëshiruar që më ofroi, apo jo?!

Edhe nga kjo letër-kërkesë nuk rezultoi kurrfarë zhbllokimi.

Së katërti, një ish koleg nga Qendra teknike (Dima) më pati thënë se po flitet që në Kosovë politikisht: (jaçi od Ristiqa (më i fortë se Ristiqi) është vetëm Xhavit Nimani, të cilin duhet ta zëvendësojë (Koka cila da zemeni). Një ditë, hajt thashë ta provoj. Hyra në ndërtesën e Kuvendit, Duke u ngjitur shkallëve, e hetova që para meje ishte nisur këmbë, ndoshta për kondicion vetë Xhavit Nimani, i cili në kthesë të shkallëve të katit të parë, u ndal ndoshta me u mbushë frymë. E kalova, duke e përshëndetur: Ju paçim baca Xhavit!, dhe pa e ndal tempon e ecjes shkova në katin përkatës, para zyrës së tij. Aty si më pa nuk më la me pritë Pajazit Nushi, gojë ëmbël e punëmbarë. Ai më pranoi, në zyrën e tij, Ma dinte hallin. Ai pas një kohe kaloi në zyrën tjetër u konsultua me dikënd. Në fund më tha se po e marr për sipër me më ndihmue. Edhe pse më vonë vetë Pajazit Nushi e pranonte që edhe në emër të Xhavit Nimanit, nuk mundi me më ndhmue, po me gjithatë ndoshta ndihma e tij shihej u pa nga nga sjellja kryetarit të komunës Nazmi Mustafa, i cili edhe pse nuk më pranoi, pasi e dinte situatën, po pa folur me mua fare kish porositur që të prisja te sekretaresha e tij, një crnagorkë e pashme, e cila tashmë më mbante në evidencë. Kështu nuk më dërgonte më tek ai nënkryetari turk, Ndoshta e kishte me qëllim të mirë, pse ato ditë, e priste në zyrë Dushan Ristiqin që kishte pozitën më të lartë në Kosovë, i cili vrante e kthiellte. Vërtet, një ditë isha në pritjetore pranë sekretaricës kur e pashë Dushkun që doli nga zyra e Nazmi Mustafës. Dhe vërtet ato ditë Nazmiu urdhëroi Vetime arkataren me m’i dhënë ndihmë 3000 dinarë. Si duket Dushku qënka mëshiruar pasi më paska parë tur pritë si qni një cope bukë, apo jo ?! Unë ë vërtetë pritja te sekretarica, por shfrytëzova atë pritje për vjershën humoristike “Hallet e një Sekretareshe” (Shih te Ther me pupël.

Pas një kohe Nazmiu i thotë përgjegjësit të arsimit të Komunës, Nuhiut i kam gjetë punësim, thuaj mos të kundështojë. Dhe vërtet, ndoshta në pajtim me Dushkun, ma kishte sigurue një vend pune: referent në një Ndërmarrje për ndërtimin e rrugëve Partizanski put me seli në Beograd - dega në Prishtinë (zyra në rrugën afër Fushë Kosovës). Pasi vërtet nuk kisha rrugë tjetër, për t’u hequr nga vendi i cungut të kovaçit, pranova atë vend pune, që e hapën ata të partizanskiputit pa pasur nevojë fare, vetëm pse kryetari Nazmi u kishte sigurue punë me atë kusht. Kështu, pas 15 muajsh maltretimi Nazmiu më nxori nga kthetrat diskrimiminuese të dushkoristiqëve, të cilët pa ndonjë vdendim gjyqësor, më detyruan ta lë arsimin, I etiketuar gjoja moralo-politikisht i papërshtatshtëm, që aplikohej vetëm kundër arsimtarëve shqiptarë sipas dëshirës subjektive të ndonjë udbashpolitikani, apo jo?!

Është e vërtetë që nuk doja të besoja se udhëhesit tanë pas Plenumit të Brioneve nuk po munden me më shpëtues nga kthetrat e Dushkut,por fadilistëve tanë u duhel dikush si viktimë në gojën e bishës, për të shpëtuar e manovruar vetë mëlirë drejt qëllimit që do të kurorëzohet me fitore.

Sidoqoftë, kështu me këtë punësim ideal u zgjidh zhbllokimi i punësimit tim, por lufta për ekzistencë fizike dhe ngritje intelektuale e ajo në fushën e krjimtarisë letrare e shkencore do të vazhdojë, përkundër përkufizimeve e bllokimeve të tjera, po tashti dy fjalë si munda të mbijetoja këtë episodë dhune 15 muajshe pa të ardhura personale.

ç) E drejta dhe durimi ishin me ne e në ne si ndihmëe forcë për përballimin edhe të kësaj episode dhune në luftën tone për ekzistencë.

Edhepse e kishim të drejtën hyjnore-njerëzore e ligjore të jetonim të lirë në vendin tonë, ne nuk mund ta gëzonim, jo pse nuk donim a nuk dinim, po pse nuk mundnim, sepse ishim të robëruar, Po edhe në robëri me punë e mësim tek i gjalli forcohet shpresa dhe durimi, Po vërtet shpresa e durimi që janë fundament i gjallimit të njeriut si subbjekt ontologjik të ndihmojnë botën shpirtnore të njeriut në luftën për ekzistencë, ku është edhe burimi i mbështetjes së lëvizjaçs së ringjalljes së ëndërrimit, të nismës dhe të akumulimit të force-qëndresës në luftën për liri individuale, shoqërore e kombëtare.

Sidoqoftë se si u gjindëm si e përjetuam luftën për ekzistencë të ndihur edhe nga durimi dhe shpresa si veçori hyjnore edhe në këtë episodë dhune do të bëj fjalë në dypikat vijuese:

e para, gjindëshmëria në përballje edhe me këtë dhunë të papritur në zgjatje dhe

e dyta, ndihma e pakërkuar morale nga bamirësit si sforcim shprese, jo vetëm në luftën për mbijetesë, por edhe për më shumë.

1) Shqetësimet dhe gjindshmëria në përballje me sfidën e papritur në zgjatje

Se si u gjinda në këtë sfidë, zgjatja e së cilës ishte e papritur, befasi që nuk ia dëshiroj as hasmit do të pëpiqem ta shpeh sa më shkurt në disa pika:

E para, që në vitin 1951/52 si nxënës i Normales së Gjakovën, jashtë procesit mësimor, një “mësues i ditur” për ne (Coli) qoftë individualisht, qoftë si grup, na pati këshilluar që, sipas tij:

Kur të dilni në prodhim, si mësues, mos harroni që një pjesë simbolike të pagës që merrni, kushtojani fondit të kursimit si fond rezervë, mirëpo pëveç këtij fondi, ai që është zotshpie i mirë një pjesëz të këtij fondi, ta “fshehni” edhe prej vetevetes, ta leni në një vend të veçantë të fshehtëj ose si fondi sekret që nuk duhet ta dijnë as anëtarët e familjes së ngushtë, fond ky i cili harxhohet vetëm në raste tejet të vaçanta, të papritne. Të pa pritme janë edhe telashet që vijnë prej dhunës politike kah sE kujton.

Kjo m’u rikujtua, kur m’u dorëzua vendimi i perjashtimit antiligjor e antihuman, sepse nuk ishte paraparë asnjë lehtësi-ndihmë deri sa të zgjatë papunësia. E konsultova fondin nuk kisha mjaft, sepse pata harxhuar kursimet për librat shqip nga Shqipëria, të cilat na freskuan e na forcuan gjuhësisht e kombëtarisht.Mund të thotë dikush në raste të tilla të gjendet miku, shoku, Vërtet, po, por në sistemin komunist, konkfretisht në atë serboshqiptarofobist një ndihmë e tillë dilte shumë e rrezukshme, prandaj edhe quhet fond sekret. Dhe për të kuptuar pse quhet fond sekret në raport me fondin e kursimeve po japim dy shembuj si sprovë:

E para, kur më ndodhi kjo bela pyeta shokun më të ngushtë në rast përkeqësimi a ka mundësi me më ndihmue në fondin secret? Ai më tha: -Po, por duhet ta pyes gruan. Bëzëqesha.

E dyta, po ashtu e pyeta mikun më të ngushtë që rastësishte punonte jashtë, ai më tha:-Po, kam mundësi po më duhet ta pyes të zotin e shpisë. Buzëqesha.

Në raste të të tilla kam njohuri, që në kohën e Kralevinëss jugosllave, që u trashëgoi madje edhe më egërsisht në regjimin komunist, kur dënohej një familje kaçak ose e atyre të malit me izolim të plotë që nënkupton edhe denim me uri, nëse dihej se kush po i ndihmon me bukë e me para,  jep ndimuesusi maltretohej brutalisht, familet e tilla internoheshin si familje armike. Prandaj për një ndihnmë të tillë nlëse di gruaja, di i zot i shpisë, atëherë për shtetin serbokomunistoshqiptarofobist ai nuk është fond sekret. Prandaj ndihma në raste të tilla duhet të jetë plotësisht secrete. Në të vërtetë, edhepse tash jemi në kushte tjera, rasti ynë, ngjante me dënime të asaj natyre. Sipas Dushko Ristiqit e lukunisë së tij familjarisht unë isha denuar me vuajtje urie, dënimi pse revuzova propozimin e tij, andaj vetëm ai regjim mund të më ndihmonte ose jo dhe askush tjetër. KJo ishte arsyeja e bllokimit të çdo punësimi. Së këndejmi nëse UDB-ja, merrte vesh për ndonjë ndihmë, ndihmëtari do të pësonte rëndë.

Sidoqoftë, pasi nuk isha i burgosur, edhe pse duhet të sillesha me shumë kujdes. Së këndejmi ai fond aq sa e kisha më ndihmoi që deri sa ta marrë veten, mos t’ia shtri dorën e lypës askujt.

Së dyti, nuk e dija që kjo periudhë papunësie 15 muajshe (2.09.1973 -15.02.1975) do të zgjaste përtej çdo logjike, prandaj lypsej kursim me masë. Është tepër e dhimbshme për një kryfamiljar, nëse kursimi prek: tek buka e gojës, librat e shkollarëve dhe tek ilaçet për shëndet. Këtë dëshironte ta arrinte armiku, andaj duhej gjindshmëri, por në luftë lejohet edhe ndonjë rast simulimi si strategji për me çorinetuar armikun sadist.

Së treti, pasi isha nën vëzhgim nga organet shtetërore, kush do të besonte nga qytetarët  që një familje intelektuale po vuante ose duhet të kursente për bukën e gojës, librat e shkollarëve dhe ilaçet shëndetsore, prandaj për mos me ra në atë pikë dhimbjeje jo nga qejfi, po nga halli, iu rrëfeva vëllaut Baftiut, i cili jetonte në fshat, të cilin e falenderoj pa masë që më mirëkuptoj dhe më siguroj se për nevoja më elementare nuk do të ketë nevojë fare me ia shtri dorën për lëmoshë as kurrkujt as armikut. Shiti plepat dhe të hollat ia destinoi fondit sekret. Pra falë këtij tij vëllai jo vetëm nuk vuajti familja për bukekripë, por edhe për më shumë, ngase ai bujarinë që kishte si tipar më mundësoi që muajtë e veres familja t’i kalonte bashhkë me familjen e tij në fshat, ku gjenin prehje dhe në punët fushore.

Së katërti, edhe unë meqë që kisha shëndet e vullnet, kur kishte nevojë ushtroja jo pakënaqësi punë bujqësore e ndërtimore, ku shatit, kosës, llaçit i jepte forcë fakulteti.

Së pesi, është e vërtetë që nuk e fsheh, ndihmoja privatisht disa nxënës për riprovime apo maturantë të shkollave të mesme që kërkonin ndihmë në shkrim e korrigjim tema diplomash, po në anën tjetër krahas përgatitjeve të provimev të magjistraturës, pata përgatitur si libërtim një përmbledhje të ligjëratave të prof. Kostallarit për nevoja të kolegëve pasuniversitarë. Nga kjo veprimtari më shumë më dilte leku se nga krjimtaria lerare studimore që nuk m‘i botonin, apo nëse diçka botohej hiqej emri im si autor. Kuptohet, veprat e botuara u hoqën nga shitja, madje edhe ndonjë autor kompozitor që përdorte tekstet nga vjershat e mia ka pasur pasoja,

Së pesti, pata filluar edhe si taxi, në të zezë, po nuk më eci fare.

Po sidoqoftë, edhe pse nuk e pata lehtë me shpëtue nga ato masa udbashe, shoqëruar nga lukuni agjentësh, megjithatë pata ndihma morale nga njerëzit që kuptonin e më kuptonin.

2) Ndihma morale e pakërkuar satisfaksion i shenjtëruar

Tash në disa pika po i cek disa nga ndihmëtarët bamirës që nuk ishin pak, të cilët në atë raste më kanë ndihmuar që dhimbjen ta kthej në forcë, edhe pse ndihma e tyre ishte e natyrës morale kryesisht, por që vinte në të mirë të qëndresës, për çka i falenderoj edhe edhesot nga zemra:

Së pari, falenderoj udbashët intelektualë fadilistë e profesorët tanë, meqë gjatë vacuumit e përjashtimit gjatë kësaj episode shtypëse, më kanë mundësuar përherë pa pengesa me e shfrytëzuar ndjekjen e ligjëratave studimore si student pasuniversitar, si dhe t’i ndjek ciklet e ligjëratave si ato në degën e gjuhësisë nga professor Eqerem. Çabej e prof. Kostallari si dhe tema të veçanta nga të tjerë, por dhe nga dega e letërsisë nga prof. Rexhep Qosja e profesorë të tjerë. Me fjalë të tjera kam pasur mirëkuptim nga të gjithë. Dhe kjo përkrahje, në të vërtetë, ishte ndihmë e jashtëzakonshme për ta përforcuar më shumë qëndrueshmërinë edhe në thellësi në këtë luftë të shihja fundin e shtypjes të shndërruar në fitore të madhe, prandaj edhe isha aktiv në diskutime.

Së dyti, po e përmend veprimtarin nga Ferizaj Sinan Sahiti, i cili punonte në organet e larta krahinore që si duket, një kohë epror e kishte Dushko Ristiqin, i cili, siç më pati treguar Sinani, së paku në dy mbledhje e kanë pasur në diskutim rastin tim. Dhe në të dyja rastet Dushku paska thënë haptas që Nuhiu duhet të vuajë: Nuhija treba da o/seti za uno sto je odbio. (Nuhi duhet ta ndjejë gabimin që ka refuzuar). Për mua ishte e rëndësishme që Dushku nuk po kërkonte burgosje por vetëm zgjatje maltretimi. Madje intimisht Sinani kish ndëgjue se është folur se unë qenkam enverist, por pasi mungojnë fakte nuk duan me bë “të mbathme”, sepse nuk duan me pasë komplikime ndërshtetërore në këtë kohë. POr për gabime ë paskam bërë meritoj të vuaj. Këto informata ishin ndihmë shumë e madhe për mua, për stabilitetin tonë në qëndrime e veprime të mëtejme.

Së treti, falenderoj politikanin guximtar, atbotë ministër në Federatë, Smajl Bajra, i cili në qendër të Prishtinës, duke qenë i njohur me situatën time, e ndali veturën. U përshëndet, vetëm me mua dhe u kthye, vijoj rrugën. Kuptohet qëllimi pse Bajra më nderoi kështu vetëm mua.

Së katërti, falenderoj Xheladin Topçiun me shokë që u pëpoqen me bë zhbllokimin, që derisa të punësohesha me më përfshi si kuadër rezervë në regjistin përkatës të Komunës. Ndonëse askush nuk kishte guxim e forcë me i ra ujkut, edhe kjo përpjekje për mua ishte satisfaksion i veçantë, sepse për inteketualët tanë isha ballëhapur.

Së pesti, falenderoj nga zemra ish nxënësin, Shefqet (Azem) Fanda që tash kishte një qebaptore. i cili më erdhi te shpia dhe me ofroj ndihmë në të holla. E pyeta, pse po do me më ndihmue a vetëm pse më ke pasur professor a për diçka tjetër? Ai u përgjegj:

Pak a shumë si professor, pasi ashtu të njohim me shokë. Po unë po ndihmoj Nazif Gashin si boksier që me forcën e grushtin po i nokauton kundërshtarët, kurse ti me auritetetin tënd prej punëtori e intelektuali e ke nokautue Dushan Ristiqin, i cili dy vjet si pushtet, krejt po mundet me ngrehë ngreh hundësh, vetëm ty s’ ka mujtë me të poshtnue, s’ka mujtë me të ble, me të hasmue me kolektivin, po u detyrue me të përjashtue me shtet. Ti tash po i eskivon grushtat e një shteti, që të ka lanë pa të ardhura, për me të denue me ujë buke. Po do me të plasë ty, por e plasi veten prej inati. Dushkun e ka prekë damlla. Në vend me të plasë ty e ka plasë e tranue vetveten. Me durim, me qëndrim me mend ti nuk po jepesh, po mbahesh me të drejtën e Zotit. Kështu Dushko Ristiqit ju ka prish truni veç pse ty s’ po mundet me të pa ndër kambë tue e lutë, tue ai shtri dorën për bukë…

Nuk di sa ishte e vërtetë kjo që më tha Shefqeti për Dushkun, Duhet të ketë diçka se ku ka zë s’është pa gjë, Sidoqoftë për këtë gjest human e falenderova shumë Shefqetin e Azem Fandës. I thashë: Faleminderit, i vetmi je që të ka ra ndërmend për këtë ndihmë. Nëse bie në zor, do të trokas te ti, po tashpërtash nuk kam nevojë, se vëllai im në fshat i ka shitë do plepa dhe po bëhemi idare, sa mos me e shtri dorën e lypës te askushi. Shpresoj se do da kaloj këtë krizë.

P.S.:

Lidhur me këtë bamirës, tash i ndjerë, jam në dijeni se më 1981, kur shpëthyen demonstratat te ne, Shefqeti, me porosi të dajëpatriotit Mehdi Raçi, pati shkuar në Turqi, në një mision sekret, për të njoftuar dhe me marrë edhëzime nga një person i një ambasade të huaj, detyrë kjo që Shefqeti e pati kryer me sukses.

Së gjashti, në mënyrë të veçantë, falenderoj prof. Sadri Fetiun, i cili trimnisht e pati mbrojtur fletushkën Flaka e Nëntorit edhe më ka dale zot mua ndaj disa komitetlinjve e vetë Dushko Ristiqit, por aq më tepër Sadriu më ka mbrojtë nga disa propagandistë partiashë e fadilistë destruktivë, të cilët përjashtimin tim dhe krajatat nga ndeshja me Dushko Ristiqin e ndërlidhnin si taksiratë që gjoja mua më paska zënë në luftë për karrierë, për vendin e drejtorit të Qendrës e jo siç është e vërteta, sepse sipas Sadriut:

Nuhiu, gjatë tërë jetës si mësues inetelektual me shkrime e veprime ka qenë në anën e shqiptarisë në luftë, madje të sukseshme, kundër tërë aparatit të pushtetit serbojugosllav.

Së shtati, dua ta falenderoj pinjollin e familjes së Qamil Mushtishtit, Qemalit, dy muaj nxënës imi nga viti 1952 në Mushtisht, i cili pas 23 vitesh, më dha të rinjohur në Partizanski put, madje në një rast kur ishim duke e pritur autobusin, më tregoi se punëtorët e parizanskiputit, ku punonte edhe ai, janë në hall se po i detyrojnë me punue nëpër lloç e shiovinë. I tregova se në Rregullore shkruan:

në raste të tilla punëtorëve u takojnë qizma dhe mantela shiu, prandaj pa u plotësuar këto kushte kanë të drejtë me refuzue punën.

Të nesërmen fillon kërkesa për qizma e mantela dhe ato ditë ndodhi bojkoti, greva për qizme e mantela në Partizanski put. Hetuesit dolën në gjah, Më pyetën edhe mua deklarimi im ishte i prerë:

Nuk kam kontaktuar me asnjë punëtor. Nuk njoh asnjë, Po sipas Rregullores punëtorët kanë të drejtë. Sigurisht për këtë të drejtë. Ma merr mendja se qenkan informuar nga ata të Viaduktit,

Viadukti, ishte organizatë rrugëndërtuese nga Kroacia, rivale e Partizanskiputit. Askush nga punëtorët nuk u muar në përgjegjësi, pos brigadierëve serbë për sharje e fjalë të rënda fyese kundër punëtorëve shqiptarë.

E teta, pas dymuajsh qëndrimi në Partizanski put kalova në uzinën “Amortizatorët” falenderoj drejtorin e atëhershëm të kësaj uzine, emri nuk po më kujtohet, sepse tek sa ia fillova punës lektor-përkthyes, kishin intervenuar ata të lukunisë, dhe siç më tregoi vetë drejtori gjenral (I përgjithshëm) i paskan tërhequr vërejtje që mos i lësho vendim-pranimi, refuzoje, Nuhi Veselajn.  Ktheje kah të ka ardhë, sepse është shumë rrezikshëm, kundër drejtorave. Është zaglavitë (tërthurue) me Dushko Risiqin, ai mundet me të krijue problem, me të zagllavitë ty me punëtorë. Mirëpo siç u shpreh ai:

Për hatër të anëtarëve të Komisionit që po të njohin dhe për hatër të vëllait tënd, Ramë Veselajt, që e kam pasë sekretar, mora përgjegjësi. Nuk besoj se do të sillesh keq këtu. Më mire do ta kesh këtu se në arsim, se atje përsëri mundesh me u “zaglavitë”.

Ma bleu një tavolinë dhe një makinë shkrimi. Dhe për çdo siguri më caktoi. në një zyrë me shefin e sigurimit. Edhe në këtë Uzinë, lukunia e agjentëve dhe provokatorëve nuk pushonin, por nuk ndjeja bezdisje të madhe, pasi kisha mbështetje nga disa ish nxënësit e mi të teknikës, tani drejtues repartesh, të cilë i falenderoj edhe për bashkëpunim.

Edhe pse pata provuar me u largua nga kjo uzinë, kudo që më pranonin, interevenonin lukunia nga Komiteti, që u kishte lënë amanet Dushku Ristiqi Në vitet e nëntëdhjeta, ndodhën disa turbullira në Uzinë, kish pyetur Dushku për mua. Nga njollosja e njëfarë Çerkini më ka shpëtuar Asllan Fazlia.

Në këtë uzinë, vërtet, veç si përkthyes-lektor punova pa u lodhur në ngritje profesionale. Arrita ndërkohë gradën magjistër i shkencave filologjike si dhe e përfundova temën e doktoratës. Njëherazi, bëra përgaditjen e mbi 10 veprave letrare e po aq shkencore, përfshirë edhe veprën:  Fjalor pune/Poslovni recnik, shqip-serbokroatisht kryesisht me material nga fusha terminologjisë tekniko teknologjike. Dhe prej këndej pas 18 vjetësh punë dola në pension të dhunshëm më 1992, kur edhe doktorova.

(vijon)