E marte, 19.03.2024, 05:46 AM (GMT)

Sport » Legjenda

Nofkat më të spikatura të 50 sportistëve më të njohur në botë

E diele, 21.12.2008, 10:00 AM


Shkruar nga Leonard Karaj  

O Rei, Pibe de Oro, Divin Codino, Spice boy, nuk janë gjë tjetër veçse emri i artit ose e thënë ndryshe nofka e disa prej sportistëve më të famshëm botërorë. Duke filluar që nga Pele e Maradona, tifozeria e marrosur pas numrave të tyre mundohej vazhdimisht të futej në karakterin e tyre duke i përshtatur niknejmin më të përafërt. Ca kjo për ti ngritur sa më lart vlerat sportistit në fjalë, ca edhe për të thjeshtëzuar sa më shumë emrat e tyre.
 E ndërsa në vitet 60-70 nofkat zgjidheshin në përvijim të lojës dhe famës së këtyre sportistëve, në dekadën e fundit të shekullit 20-t tifozët zhbiruan edhe në jetën private duke nxjerr nga repertori nofka si “Il Car d’oriernte” (Cari, mbreti i Lindjes), Andri Shevçenko, “Pinturichio” (Piktor i famshëm italian), Aleks del Piero, “Cuore de Drago” (Zemërdragoi), Paolo Maldini  e deri tek “Il pulga” (Pleshti), Lionel Mesi. Nofkat e sportistëve janë të shumta dhe intriguese, madje të paimgjinueshme për nga fantazia më të cilët ata janë pagëzuar. Pseudonime të vendosura edhe rastësisht, por që kanë mbetur përjetësisht përkrah emrave të tyre të vërtetë. Lista e pseudonimeve është e gjatë dhe në to ka emra kafshësh e insektesh, epitete të ndryshme që kanë të bëjnë me karakterin e sportistit dhe cilësitë e tij. Sot gazeta “Tirana Observer” publikon nofkat e 50 prej sportistëve më të mëdhenj në botë. 
Ndër nofkat më karakteristike nuk ka se si të lëmë mënjanë “Duracell”. Në fakt ky është emri baterive të njohura të prodhuara nga kompania më të njëjtën emër me qendër në Nju Jork, por në botën e futbollit ai përbën “niknejmin” e futbollist çek Pavel Nedved, lojtarit aktual të Juventusit dhe fituesit të “Topit të artë” në vitin 2004. “Duracell” njihen si bateritë jetëgjata dhe krahasimi që i bëhet Nedved, një punëtori të palodhur të mesfushës dhe me një aftësi të jashtëzakonshme goditëse me të dy këmbët është shumë kuptimplotë.
“O Rei” (Mbreti) është emri i Peles, futbollistit më të madh të botës, por dhe Pele është një nofkë, pasi emri i vërtetë i tri herë Kampionit të Botës është Edson Arantes do Nascimento. Me pseudonimin “Kaiser” (Perandori) njihet gjermani Franc Bekenbauer, kampion bote si futbollist dhe trajner.
“The Black Spider” (Merimanga e zezë) është pseudonimi i një prej portierëve më të mëdhenj në botë, sovjetikut Lev Yashin, të vetmit portier që ka mundur të fitojë “Topin e artë” (1963 ). Jashin i cili vdiq në vitin 1990 në moshën 61-vjeçare, dallohej për përgatitjen e tij të gjithanshme atletike, staturën imponuese dhe reflekset e jashtëzakonshme. Jashin, Kampion i Evropës në vitin 1968 u votua si portieri i mirë i shekullit të 20-të nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Ai ka 812 ndeshje të luajtura gjatë karrierës së tij në 480 prej tyre e ka ruajtur portën të “pastër”.
“Spice boy” (Djali erëz) i përket një prej lojtarëve më të marketuar në botë, Devid Bekamit, i njohur shkurt edhe si “Becks”. Fama e yllit anglez është shumë e madhe dhe jeta e tij është shndërruar në një model për të rinjtë e sotëm, aq sa emri i tij figuron edhe në listën e kërcënimeve të grupimit terrorist “Al-Kaeda”. Ish-lojtari i Mançester Junaitid dhe Realit të Madridit, tashmë të Los Anxheles Galaksi në Shtetet e Bashkuara është një nga personazhet më të mediatuar. Së bashku me Viktorian, një nga pesë këngëtaret e grupit anglez të rokut “Spice Girls” Bekam është nga më të sponsorizuarit e kompanive kozmetike, stilistëve të flokëve, dizenjusve të veshjeve apo agjencive të pushimit. Në treg është një linjë “aftershave” e quajtur “David Beckham Instinct”. “Becks” është i monituar në çdo lëvizje të tij nga paparacët aq sa futbollisti u shpreh se kishte frikë se mos përfundonte si Ledi Diana, e cila vdiq në një aksident në Paris, pikërisht për t’u shpëtuar paparacëve.
Me nofkën “Bruja” (Magjistari apo shtrigu) njihet dy futbollistë argjentinas, atë e bir, që kanë të njëjtin emër: Huan Ramon Veron Veron (i ati) ka luajtur në vitet 1960 me Estudiantes në Argjentinë dhe Panathinaikos në Greqi (njihej për golat e tij nga pozicione të pabesueshme) dhe shpikësi i golit “biçikletë”. Djali i tij, Veron, ish- mesfushori i njohur i Çelsit dhe Interit, njihej për karakterin e tij të egër, por dhe për goditjet e fuqishme.
“El buitre” (Grabitqari) është pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Spanja, Emilio Butraguenjos. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Spanjës ishte pjesë e pesëshes së legjendare të Realit, “Quinta del Buitre”, së bashku me Manolo Sanchis, Martin Vazkez, Michel dhe Miguel Pardeza. Sulmuesi Butraguenjo njihej edhe “ish-Xhentëlmeni i fushës”.
Heroi i filmave të animuar “Batman” i atribuohet në botën e futbollit sulmuesit serb, ish-lojtarit të Partizanit të Beogradit, PSV Eindhoven dhe Çelsit, aktualisht te klubi turk i Fenerbahçes, Mateja Kezhman. Sa herë që Kezhman shënonte në “Philips Stadion” për Eindohovenin (81 gola) një kolonë zanore nga filmi i animuar buçiste në mikrofonat e stadiumit që shoqërohej me thirrjet e tifozëve “Kezhman, Batman”, që rimonte edhe për shkak të mbaresës –”man”.
Pseudonimi “The Animal” (Kafsha) është “pronësuar” nga futbollisti brazilian Edmundo Alves de Souza Neto (luajti për Brazilin në Kupën e Botës 1998), i njohur për temperamentin e tij krenar dhe të ashpër njëkohësisht, ku si pasojë ish-futbollisti i Palmeriars për shkak të ndërhyrjeve të tij ishte ndëshkuar më një numër të jashtëzakonshëm të kartonëve të kuq.
“Agjenti Zero” nuk ka të bëjë me serialin që ka në epiqendër “Agjentin 007”, por basketbollistin amerikan Gilbert Arenas. Kompania franceze e fluturimeve “Air France” është nuk i përket vetëm shtetit francez, por i “përket” edhe një prej basketbollistëve më të famshëm franceze Mikael Pietrus. “Air Jordan” nuk është një kompani fluturimesh, por në shtyp dhe në jetën e përditshme përdoret për të përkufizuar me nofkën e avionit legjendën amerikane të NBA-së, basketbollistin Majkëll Xhordanit. “The Barber” (Berberi) i përket lojtarit amerikan të bejzbollit, Sal Maglie.
Nofka “Doctor” (Doktor) i përket tre sportistëve të mëdhenj; futbollistit brazilian Sokrates, pilotit të garave me motora, Valentino Rosit, por dhe një futbollisti nga Afrika e Jugut, Toefiklius Kumalo. Në fakt, nofka “Doktor”, i shkon shumë për shtat futbollistit Sokrates, i cili ishte edhe me profesion mjek (i diplomuar në fakultetin e mjekësisë Riberaio Preto), por dhe kishte marrë gradën e doktorit në filozofi. Sokrates, një prej futbollistëve më të mesfushës në historinë e futbollit, dallohej për inteligjencën e tij në fushën e lojës, por dhe të gjatësisë (192 cm),njihej për mjekrën e tij dhe në jetën e përditshme si një pirës i “rëndë” pijesh dhe duhani. “Doktori” tjetër është italiani i motorrave, Valentino Rosi, i cili ka fituar shtatë tituj kampionë bote. “Doktor” Rosi, sipas revistës amerikane “Sports Illustrated” është sportisti i shtatë me më shumë të ardhura në botë dhe fitimet e tij vjetore kalojnë 30 milionë dollarë në vit. Ditët e fundit “Doktor” Rosi ka rënë pre e zyrtarëve të financave italian për një evazion fiskal që përllogaritet në 60 milionë euro, që në rast se do të rezultojë i vërtetë, do të konvertohej me shtatë vjet burg.
“Il Pirata” (Pirati) është përcaktimi sportiv i një prej çiklistëve më të mëdhenj italianë, Marko Pantanit, i cili vdiq në një motel pas marrjes së një sasie overdoze të kokainës në vitin 2004.
“The Crab” (Gaforja) i përket futbollistit Rej Uilkins, që njihej edhe me nofkën “Butch” (Kasapi). Uilkins ka luajtur për Mançester Junaitid, Çelsin, Milanin, Paris Sën Zhermenin dhe një numër të madh ekipesh të vogla.
“Il Divin Codino” (Hyjnori) njihet një nga futbollistët më virtuzorë që ka nxjerrë Italia e futbollit, Roberto Baxho, fituesi i “Topit të artë” (1993) dhe “Lojtari më i mirë i FIFA” (1993) si dhe “Këpuca e artë” (1993). Baxho, i cili ka luajtur me Vicencëm, Fiorentinën, Juventusin, Milanin dhe luajti edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë në Tiranë kur luante me Breshian, njihej edhe me pseudonimin “Bishtaleci”, për shkak të flokëve të të lidhur si dhe “Budisti” për shkak të bindjeve të fetare me sfond budist.
“God” (Zoti) është nofka e Alan Shirerit, futbollistit të njohur anglez të Njukasëllit, tashmë një prej ekspertëve të futbollit të BBC-së. Shirer gjatë karrierës së tij shënoi 422 gola për klubet për të cilat luajti dhe Kombëtaren anglezë dhe mban rekordin në Premier Ligë me 260 gola.
Furtbollisti nga Kili, Ivan Zamorano, njihet në ambientet e ngushta dhë në gjirin e tifozëve me pseudonimin “The Helicopter” (Helikopteri). Zamorano, një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Kili, ka luajtur për Seviljen, Realin e Madridit, Interin. Ivani njihej për festimet e tij kur vraponte në fushë duke tundur krahët në formën e një helikopteri.
Johan Krujf, futbollisti i madh holandez ka disa nofka dhe për ta dalluar nga Johan Neskens, një tjetër futbollist i shquar, thirrej “Johani I”. Ylli i Ajaksit njihej edhe me pseudonimin “El Salvador” (Shpëtimari).
“The Rock” (Shkmëbi) është pseudonimi i Marsel Desaji, kapitenit të kombëtares franceze, lojtar i Marsejës, Çelsit, Milanit dhe klubeve arabe të Al-Garafit dhe Katarit. “Shkëmbi” fitoi me Francën Kampionatin Botëror (1998) dhe Kampionatin Evropian (2000).”The Snake” (Gjarpri) i përket futbollistit të njohur francez Juri Xhorkaef, i cili ka luajtur si mesfushor sulmues dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të rrëshqiste midis lojtarëve kundërshtarë. Me nofkën “Sniffer” (Narkomani) njihet futbollisti anglez Alan Klark. Kur mund të kërkoni “The Steak” (Biftek) në një restorant në Itali, kamarieri (i cili mund të jetë një tifoz i Interit) do të buzëqeshë, pasi me këtë nofkë njihet edhe futbollisti brazilian, Adriano. Me pseudonimin “Boom boom” (Bum Bum), njihen tenisti gjerman Boris Beker dhe boksieri amerikan, Rej Mançini. Në nofkat e përzgjedhura është edhe boksieri kosovar Luan Krasniqi, i cili thirret edhe “The Rotveiller” për shkak të vendit ku banon në Gjermani Rotëeiler dhe egërsisë së tij në ring si qentë e racës rotvajller.
 

“O Rei” (Mbreti), Pele

“Il pibe de oro” (Njeriu i artë), Maradona 

“Spice boy” (Djali erëz), Devid Bekam

“Il Car d’oriernte” (Cari, mbreti i Lindjes), Andri Shevçenko

“Pinturichio” (Piktor i famshëm italian), Aleks del Piero

“Le Roi” (Mbreti), Mishel Platini

“Kaizer” (Mbreti), Franc Bekenbauer

“The black tulip” (Tulipani i zi), Rud Gulit

“Cuore de Drago” (Zemërdragoi), Paolo Maldini

“Il pulga” (Pleshti), Lionel Mesi

“Matrix” (Matriks), Marko Materaci

“Psycho” (Psikopati), Stjuart Pirs

“Il ringhio” (Hungëruesi), Xhenaro Gatuso

“Il puma” (Puma), Emerson

“Pantera nera” (Pantera e zezë), Klarens Sedorf  

“Il Divin Codino” (Hyjnori), Roberto Baxho

“The Snake” (Gjarpëri), Juri Xhorkaef

“Duracell” (Bateri), Pavel Nedved

“Il fenomeno” (Fenemoni), Ronaldo

“El Angel de Madrid” (Engjëlli i Madridit) Raul

“Il Genio” (Gjeniu), Dejan Stankoviç

“Il Pirata” (Pirati), Marko Pantani

“The Rock” (Shkmëbi), Maresel Desaji

“Boom boom” (Bum Bum), Boris Beker

“The Animal” (Kafsha), Edmundo,

“Batman” (Batman), Mateja Kezhman

“The Black Spider” (Merimanga e zezë), Lev Jashin

“El buitre” (Grabitqari), Emilio Butraguenjo

“La bruja” (Shtrigu), Huan Sebastian Veron

“God” (Zoti), Alen Shirer

“The crab” (Gaforrja), Rej Uilkins

“The helicopter” (Helikopteri), Ivan Zamorano

“Areoplanino” (Aeroplani), Vinçenco Montela

“El Salvador” (Shpëtimtari), Johan Krujf

“San Marco (Shën Marko), Marko Van Basten

“Agent zero” (Agjenti zero), Gilbert Arenas,

“Air France” (Air France), Mikael Pietrus

“Air Jordan” (Air Xhordan), Michael Jordan

“The Alaskan Assassin” (Vrasësit i Alaskës)”, Trajan Langdon

“The Barber” (Berberi), Sal Maglie

“Doctor” (Doktori), Socrates

“Doctor” (Doktori), Valentino Rosi,

“The ice man” (Njeriu i akullt”, Kimi Raikonen

“Doctor” (Doktori), Theophilus Khumalo

“The Steak” (Bifteku), Adriano

“Sniffer” (Narkomani), Alan Klark

“Shrek” (Shrek), Kevin Mench

“Iron Mike” (Majku i hekurt), Majk Tajson

“The Rotveiller” (Rotvajlleri), Luan Krasniqi

“The Champ” (Kampioni), Muhamed Ali (Kasus Klei)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora