Mendime
Intervistë: Hava Orana Xhukolli me Idriz Zeqiraj
E marte, 26.07.2022, 06:44 PM
CILËT ISHIN KUADROT SHQIPTARË TË UDB-SË, QË SHIK-U I KISHTE NË BESË?
1. Edhe Kosova, sikurse shumë shtete tjera, është përfshirë në
krizë ekonomike. Kush është fajtor për këtë krizë?
Realisht, kriza ekonomike aktuale, në Kosovë, është pjesë e krizës
botërore. Pandemia ishte e përbotshme, e cila ndikoi në punën efikase dhe
kushtoi shumë financiarisht, në shkallë botërore. Sapo nismoi rimëkëmbja,
shpërtheu lufta bandikteske e Rusisë, kundër Ukrainës sovrane! Edhe pse Kosova
nuk kishte vartësi direkte, nga ekonomia e Ukrainës, shtrenjëtimi zinxhiror i
çmimeve preku edhe Kosovën.
Disa nisma sociale të Qeverisë, për ta zbutur varfërinë e
familjeve skamnore, kanë qenë të mirëpritura. Edhe vendimi i fundit i Qeverisë,
për punësim nga një anëtar për familje, është i qëlluar, qoftë edhe 6-mujor, me
shpresë të punësimit të përhershëm. Ligji për ngritjen e pagës minimale, për
tej 100 mijë persona, (familje), prej 264 euro, edhe pse i vonuar, ishte një
zgjidhje e pranueshme.
Por, opozita destruktive PAN, me keqardhje, edhe LDK-ja, e cila po
luhatet, duke e bërë "argatin e djallit", po e politizon me qëllim të
zgjimit të pakënaqësisë në popull, duke shantazhuar e kërcënuar, me protesta e
domonstrime rrugaçërore. Kushtëzimi me përfshirjen e ngritjes të pagës
minimale, për 13 mijë veteranët e mirëfilltë, por, edhe për 52 mijë veteranët e
rrejshëm, është, thellësisht, armiqësore dhe supër-kriminale. Përveç
përfitimit material të komandantëve, nga shitja masive e "dëshmive të
veteranit", qëllimi ka qenë edhe krijimi i klientelës elektorale partiake.
Dhe, kjo i penalizon kriminelët sabotatorë ekonomikë të shtetit të Kosovës.
Qeveria Kurti ka vetëm një përgjgegjësi faktike: Vonesa e
sigurimit të energjisë elektrike, me çmime më të volitshme.
2. Cilat janë qëllimet e Edi Ramës ndaj Kosovës, pse ai po
bashkëpunon me Vuçiqin, apo e fuqizon bashkëpunimin e tyre edhe droga?
Kryeministri shqiptar vuan nga deliri i madhështisë. Ai don të
hyjë dhunshëm në histori, qoftë edhe duke shkelur interesat shqiptare, në
veçanti, të Kosovës. Bashkëpunimi, përafrimi i Ramës me Vuçiqin, i tejkalon
edhe caqet e dy shteteve, në marrëdhënie normale bilaterale fqinjësore, që ka
sot Serbia ndaj Kosovës.
Është fatkeqësi që shteti amë ka një kryeministër, i cili
organizoi kultivimin e bimëve narkotike, nga Jugu në Veri të vendit. Pothuajse,
zyrtarisht, vazhdojnë të funksionojnë laboratorët e përpunimit të drogës, duke
krijuar edhe lehtësira transportimi e tregtimi në Evropë dhe botë. Droga lidhi
edhe më shumë miqësinë me Vuçiqin. Njëherësh i dha edhe mundësinë e riciklimit
në postin e kryeministrit, për të tretën herë, duke organizuar blerjen
industriale të votave, nëpërmjet të sistemit të shpikur të
"patronazhistëve", ku vetëm në Tiranë e Durrës u përdorën 200 milionë
euro në zgjedhjet e fundit parlamentare! Bëhet fjalë për 3 miliardë euro
përfitimi vjetor nga droga në Shqipëri!
3. Është rritur dyshimi se po tentohet të
pengohet Gjykata Speciale, kujt i konvenon kjo gjë, nëse mbesin pa u ndriçuar
vrasjet politike?
Disa muaj më? parë, në të gjitha sondazhet e bëra, rezultonte
se tej 85 % e shqiptarëve kërkonin dënimin e krimit dhe ndeshkimin e
kriminelëve. SHIK-u, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, ka mobilizuar shumë
qindra agjentë të tij, që nga Kosova, Shqipëria, e deri në Amerikën e largët,
për ta ndryshuar këtë opinion, gadi, gjithëshqiptar. Dhe, vërtet, paraja po
shpëndahet bollshëm, për ta penguar funksionin normal të Gjykatës Speciale të
Kosovës, me seli në Hagë.
Në mënyrën më të? poshtër e kriminale, jo vetëm se anashkalohen e
mohohen vrasjet politike, por, edhe po sulmohen dhe denigrohen edhe familjet e
viktimave, se, kinse, "po shpifin kundër komandantëve, për të siguaruar
azil evropian dhe përfitime tjera"!
Së fundi, është zgjuar "lugati" Edvin
Rama, i cili, në vend që të merret me hetimin dhe zbulimin e disa dhjetra
vrasjeve
të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë,
brenda territorit shqiptar, gjithnjë, në koordinim me "komandantët" e
Kosovës, që nga viti 1997 e deri në verën e vitit 1999, ai është angazhuar në
pengimin, deri në zhbërje të Gjykatës Speciale! Rama, hipokrizisht e
dëshprimisht, paralajmëroi përgaditjen e një rezolute kundër senatorit
zvicërian, Dick Marty.
Mërsin Katuçin dhe katuçët tjerë, personalisht, i njoh qysh
gjysmë-shekulli më parë. Dhe, janë njerëz të mirë. Por, "komandantët"
pa ushtarë të LPK-së, kishin një ushtrimore ushtarake në Fullqet të Klosit, në
Mat. Atyre u duhej një shtëpi e izoluar, si ajo e Katuçëve, kryesisht, për burg
të improvizuar, në atë zonë, për sakatosjen e kundërshtarëve politikë. Ishte gabimi
fillestar i Katuçëve, sigurisht me urdhër të "komandantëve", kur një
komision hetimi, u prit me refuzim kontrolli, lëshuan e ndërsyen edhe qentë dhe
sulmuan e përzunë, me mjete rrethanore, komisionin në fjalë. Kështu ngjallën
një dyshim, krejt të panevojshëm!
Të gjithë maskarenjtë e kriminelët, e përsëris, që nga Kosova,
Shqipëria, e deri në SHBA, janë bashkuar, për ta penguar hetimin dhe zbulimin e
vrasjeve politike, të cilat, tashmë, janë faktike. Së fundi, vetëm Fatmir
Limaj, e ka pranuar se "vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, këto
vrasje janë kundra-kombëtare e anti-shtet". Përveç PAN-it, me SHIK-un e
tij, që janë të akuzuarit e drejtëpërdrejtë, tashmë, janë bashkuar edhe horrakë
nga LDK-ja dhe LVV, duke u bërë pjesë e krimit, në përpjekjen për t`i
rehabilituar dhe amnistuar kriminelët.
Raporti i Dick Matry-së, për transplantim dhe trafikim organesh,
nuk është fare objekt akuze, aktualisht, në Gjykatën Speciale në Hagë, kundër
të akuzuarëve atje, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Realisht,
Carla del Ponte, më parë, dhe Dick Marty, më vonë, kanë botuar librat e tyre,
për krimet vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë, pikërisht, nga disa komandantë.
Dhe, ato, tashmë, janë faktuar nga vetë shqiptarët, të cilat vazhdojnë të
denoncohen, përtej dy dekadave më radhë, në mediet e shkruara, vizive,
digjitale, në të gjithë botën shqiptare.
Prokurori amerikan, Clint Williamson thotë se, "jo Rezoluta e
Dick Marty-së, POR KA DIÇKA TJETËR". Dhe, "këto janë vrasjet politike
të kundërshtarëve politikë". Disa komandantë banditër, me bandat e tyre,
kanë vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e
LDK-së dhe luadrot e hersëm të LPK-së, thjeshtë, për të gëzuar pushtetin e
pamerituar dhe, rrjedhimisht, për para, pasuri!
Hoshtapleri, mashtruesi, Edvin Rama, po bënë një mjegullnajë, duke
futur në "lojë", një rezolutë, që, tashmë, vet Gjykata Speciale e ka
hequr nga tavolina. Sepse, ka fakte të tjera të bollshme, për krime makabre, me
dëshmitarë, kryesisht, shqiptarë.
Mosndriçimi i vrasjeve politike, u konvenon, së pari, kryerësve të
këtyre krimeve, me bandat dhe subjektet e tyre politike, përfitues nga krimet e
bëra. Në sytë e botës, shqiptarët do të konsiderohen si mbrojtës të krimeve dhe
të kriminelëve, sepse shumësia e vrasjeve politike, ka vazhduar edhe pas luftës
dhe varret masive të këtij kontigjenti, shtrihen anekënd Kosovës. Të
ekzekutuarit politikë, nuk janë as 100 dhe as 200, por janë shumë qindra. Disa
syrësh që kërkohen jashtë Kosovës, ata janë, me varr ilegal, në tokën dhe
ujërat e Kosovës!
Gjykata Speciale shihet si e vetmja shpresë e mundësi, për të
dëshmuar se shqiptarët nuk janë cuba malesh e kriminelë masiv. Hetimi dhe
ndriçimi i vrasjeve politike, është provë e shans i shqiptarëve, për të
dëshmuar se "krimi ka emër" dhe nuk mund të përgjithësohet as me
UÇK-në dhe as me popullin e Kosovës. "Nuk digjet jorgani për një plesht"!
Kanë kaluar tre çerek-shekulli nga Lufta e Dytë Botërore, kur
partizanët e filosllavit Enver Hoxha, i vrisnin atdhetarët shqiptarë prapa
shpine, për ta marrë pushtetin me dhunë. Pas luftës, organizonin gjyqe farsë,
ekzekutonin, burgosnin, internonin, përjetshëm, kundërshtarët politikë, për ta
mbajtur, dhunshëm, pushtetin e pamerituar. Pra, ishte një fashizëm tipik, që
sundoi e shkretoi Shqipërinë londineze, për afro gjysmë shekulli radhazi.
Partizanët shqiptarë luftën çlirimtare, e konvertuan në luftë civile. Prandaj,
edhe pse ishin, të paktën, teorikisht, në anën e Aleancës fituese, nuk gëzuan
reparacionet, dëmshpërblimet e luftës!
Pikërisht, këtë model instruktimi e praktikuan Sigurimsat e
Enverit, tek "komandantët" e Kosovës. Skema e gatshme funksionoi
gjatë dhe pas luftës, me eliminimet fikzike të qindra kundërshtarëve politikë
dhe do të vazhdonte me fashizmin e Enverit, nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët
brenda Kosovës, si pjesë e mbikëqyerjes.
Tashmë, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, pranohet nga
vendorët dhe ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi, për t`i prangosur kriminelët
vrastarë e korruptivë. Kjo meritë u është njohur edhe Hashim Thaçit dhe Kadri
Veselit, të cilët, me të drejtë, lontribuan shumë, për ta aprovuar e ligjësuar
atë. Këlyshëria e tyre, me krime nëpër këmbë, vazhdojnë të bredhin të lirë.
Aktivizimi i tyre i skajshëm, për pengimin, deri në zhbërjen të Gjykatës
Speciale, nuk është halli për shefat e tyre të prangosur, por, mbrojtja e
vetëvetes, sepse "e kanë mizën pas veshit"!
Procedurat burokratike, të kësaj Gjykate, janë zhgënjyese. Lukunia
e avoketërve zhvatës e kriminelë të pangopur ekonomikë, për ta zgjatur
mandantin e tyre kriminal, kërkojnë të pamundurën: identitetin e dëshmitarëve
të mbrojtur, duke i ekspozuar ndaj rrezikut hakmarrës me jetë të tyre.
Pelegrinazhi, si në "Haxh", i vizitorëve, në burgun e Schweningenit,
është një marrëzi shtesë dhe mungesë serioziteti, që rivret viktimat e krimit
politik, lëndon familjarët e tyre dhe shqiptarët njerëzorë, të kudondodhur.
4. Si i vlerësoni qëndrimet dhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë
dhe Albin Kurtin si kryeministër?
Përpjekja për ta minimizuar rolin e Albin Kurtit, në ndryshimet
pozitive në Kosovë, është e dështuar. Për të qenë ndryshimi sa më lëndorë,
ndihmuan shumë, madje, i paraprinë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, me
ekpin e tyre simpatik dhe shumë mijëra mbështetës të tyre. Partitë-banda të
koalicionuara në PAN, gjithësesi, me logjistikë besnike klanin brenda Kryesisë
Qendrore të LDK-së, vazhdojnë "lojën" bllokuese të reformave
qeveritare.
Qysh në krijimin e Qeverisë Kurti, Albin kryeministri solli risinë
e parë. Partia, me tej 400 mijë votues, huazoi ministra profesionalë jashtë
VV-së, përkundër kryeministrat e partive tjera shantazhohen dhe u
imponohen, dhunshëm, ministra mediokër, vetëm pse janë anëtarë të partisë
fituese!
Opozita e mësuar, ndër vite, me pushtetin, po e përjeton rëndë
humbjen e saj. Andaj, nuk po arrin, assesi, të pajtohet me pozicionin pritës.
PAN-i zotëron organizatën ilegale, SHIK, të gatshëm për destabilizim,
pavarësisht, rrjedhojave për vendin. Të ashtuquajturat "Shoqatat e dala
nga lufta", me kallauzën e tyre Shoqatën e OVL të UÇK-së, krerët e së
cilës, zbatuan projektin serb të organizimit të protestave vandale, të
mars-prillit 2004, duke realizuar decentralizimin, deri ke
"Zajednica", e mbetur në tentativë dhe nuk u penalizuan kurrë, por,
qëndron si "Shpatë e Demokleut"!
Bëra këtë parantezë, për të kuptuar pengesat, qoftë edhe fizike,
që has Albin Kurti, në detyrën me shumë përgjgegjësi të kryeminstrit të
Kosovës. Kreu aktual i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i njohur si kryerrugaç në
azilin gjerman në Schwebischhall, me katalogun e të gjitha poshtërsive, bllokon
zyrën e kryeministrit! Mjafton vetëm ky fakt, për të parë katandisjen e
opozitës, të kapur nga SHIK-u dhe halabakët e tij.
Qeveria Kurti ka një ekip qeverisës të kompletuar intelektualisht.
Në mesin e tyre ka edhe kuadro të rinj, jo me shumë përvojë. Por, nga ajo
shumësi anëtarësie, ka specialistë të bollshëm, në të gjitha fushat. Të gjitha
nismat që ndërmerrë Qeveria, opozita ia faturon qëllimit elektoral dhe i
bllokon me bojkot e mosvotim!
Problemi i trashëguar, me mbylljen e disa shkollave në komunën e
Kamenicës, nuk ishte zgjidhje e duhur e Qeverisë Kurti. Çështja e shkollave,
nuk duhet të jetë barrë e komunave. Ato, ashtu siç paguhen, duhet të jenë
kompetencë e Ministrisë të Arsimit. Me pakësimin e nxënësve, në zonat rurale,
klasët janë përgjysmuar.
Në Kosovë numërohen 400 mësues që paguhen kot! Duhet një zgjidhje
edhe për ata. Por, hapja e dhunshme, me thyeje, të dyerëve të kyçura të
shkollave, zyrtarisht, nga qytetarët, i penalizon edhe mësuesit, sepse ata
fajësohen si nxitës, për ta ruajtur, qoftë edhe dhunshëm, vendin e punës!
Rrugët janë të mira, të shfrytëzohen autobusët e linjave të rregullta ose
minibusët, enkas, për bartjen e nxënësve në shkollat më të afërta.
Opozita akuzon kryeministrin Kurti se "është vetjak në
marrjen e vendimeve". Dibranët kanë një urtësi: "Në mendje-asnjë
mendje; dy-mendje, gjysmë mendje; tri mendje-një mendje". Por, nga opozita
e demantojnë opozitën, duke thënë se vendimet merren me konsensues e
kolegjialitet të strukturave të partisë, rrjedhimisht, të Qeverisë.
Pra, opozita është, kryesisht, destruktive dhe bllokuese,
pothuajse, e të gjitha nismave të Qeverisë Kurti, sepse i konsideron të
rrezikshme reformat, qoftë në drejtësi, qoftë në hetimin e pasurive të pa
mbulesë reale, në raport me të ardhurat nga puna apo bizneset tjera. Të gjitha
sondazhet flasin në favor të një qeverisje të mirë, madje me diferencë të madhe
në përqindje.
- V i j o n -