Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Ou, Basha na flet për Kosovën!!!?

| E marte, 26.07.2022, 06:24 PM |


Ou, Basha na flet për Kosovën!!!?

Nga Zenel Çeliku

Ish kreu i PD - Lulzim Basha i cili dështoi në drejtimin e partisë së tij, akoma sot ndodhet në “listën e personavë të humbur”, nuk flet e nuk analizon për gabimet e tij të trasha në krye të opozitës që nga 2013, por çuditërisht sot po e han meraku për Kosovën. “Gojët e liga” thonë se Z. Basha është përsonazhi politik shqiptar i cili është përfolur dhe akuzuar shumë se ka qënë pikërisht personalisht Ai që ka bërë akt akuzën ndaj Ramush Haradinajt dhe disa eksponentëve të tjerë të UÇK-ës. “Gojët e liga” thonë se Ai ka qënë përkthyes në investigimet për të ashtu quajtur shtëpia e verdhë. Lidhur me këto akuza shumë të rënda anti shqiptare, Basha I ka mohuar, por nuk ka sqaruar asnjë herë pozicionin e tij real kur Ai punonte për Kombet e Bashkuara në Kosovë dhe kur ndaj Tij ka akuza shumë të rëndë në dëm të eksponentëve kryesot të UÇK. Tashmë për gjenocidin serb në Kosovë ai bën apel-Shqipëria duhet të dëshmojë se nuk ka interes më të lartë sesa për Kosovën, kështu Ai kërkoi miratimin e rezolutës dhe nëse nuk dënohet e shkuara rrezikon të përsëritet-tha Basha. Kështu Basha po mundohet të mbijetoi në rrolin e kryetarit në hije duke u ndihmuar nga Enkelejd Alibeaj si patericë të cilin Basha e propozoi të drejtoi PD në munges të Tij, por çdo prapaskenë mafioze e bashës do të dështoi e bashkë me atë edhe bashistët e tjerë që e kanë bërë tallava PD.

Mendoj se Basha bën bllofin me këto manovrime të pështira, Basha duhet të sqarojë shumë akuza ndaj tij e të mos hidhet nga dega në degë. Eshtë rasti I shumë përfolur, marëveshja e detit me Greqinë, Basha nuk ka qartësuar asgjë. Eshtë rasti i Rrugës së Kombit ku Ai akuzohet për një vjedhje me shifra historike, Basha nuk qartëson asgjë. Ai akuzohet për vrasjet tragjike të protestuesve më 21 Janarit më 2011, këtu Basha mundohet ta shpërbdajë përgjegjësinë edhe tek Berisha. Në tërësi Lulzim Basha nuk ka qartësuar publikisht pozicionin dhe rrolin e tij personal si përgjegjës politik e ministror.

Në gjykimin tim dhe të shumë e shumë gazetarëve, është e vërtetë se Shteti Shqiptar, ligjvënësit e sotëm duhet të dëshmojnë se sot Shqipëria nuk ka shqetësim më të madh sesa interesi maksimal për Kosovën. Ballkani Perëndimor nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, nuk mund të ketë një të ardhme në paqe të popujve tanë pa dënuar gjenocidin serb i cili nëse nuk dënohet sot, ajo ngjarje tragjike nuk do të harohet kurrë dhe armiqësia do të vazhdoi edhe për shumë kohë. Nga ana tjetër shikojmë qëndrimin serb të papërgjegjshëm, vazhdimisht nga serbët ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet e këtij gjenocidi, por për t’iu larguar të vërtetave për kasaphanën e Millosheviçit-nuk ka asnjë shans. Si të gjithë shqiptarët edhe unë jamë besimplot se kjo rezolutë do të miratohet sepse vetëm një rrugë kanë ligjvënësit sot, ndryshe do ti gjykoi koha. Kjo rezolute mundet të vërë në diskutim marëveshjen e Ballkanit të Hapur I cili është product I udheheqësve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, por gjykoj se në themel Ballkan i Hapur do të vazhdoi edhe pse palës sërbe do ti vij shumë keq kur kjo maxhorancë sëbashku me opozitën do të miratojnë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Kështu edhe “meraku I madh” i Lulzim Bashës do të gjej qetësi.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency 21 Korrik 2022