E enjte, 06.10.2022, 03:02 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Governatorja e Nju Jorkut takohet me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti

E marte, 26.07.2022, 08:05 PM


GUVERNATORJA E NJU JORKUT TAKOHET ME SHQIPTARO-AMERIKANËT NË RRUGËN GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE NË NJU JORK

Nga Frank Shkreli

Gjatë viteve, komuniteti shqiptaro-amerikan është takuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të niveleve të larta vendore, shtetërore dhe federale për të qarë hallet dhe për të kërkuar ndihmë për komunitetin e këtushëm por edhe për mbështetje më të mëdha dhe më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me fatin e bashkatdhetarëve tanë anë e mbanë trojeve shqiptare – në përpjekjet dhe luftën për sigurimin e të drejtave të njeriut, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë së vërtetë. Është kjo një e kaluar e shkëlqyer në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Por komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të bëjë histori. Ishte një kohë që komuniteti ynë këtu në Nju Jork dhe në Amerikë, përgjithësisht, dikur kërkonte vëmendjen e udhëheqësve më të lartë të atdheut tonë të adaptuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për të na ndihmuar, në të kaluarën, sidomos, përball sfidave të diktaturave të shekullit të kaluar – shëmbjen e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimin e pavarësinë e Kosovës nga zgjedha e regjimit terrorist serb të Millosheviçit, ndër të tjera.  Por, sot ka ardhë koha politikanët amerikanë janë ata që kërkojnë vëmendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, gjë që tregon – se megjithëse i vogël në numër, në krahasim me komunitetet e tjera etnike më të mëdha, komuniteti ynë ka arritur të luaj një rol të rëndësishëm, jo vetëm në ekonominë vendore por edhe në qarqet politike amerikane.  Një rast konkret.

Të shtunën mbrëma më telefonoi Z. Mark Gjonaj, bashkvendasi im nga rrethi i Ulqinit -- aktivisti i palodhëshëm i komunitetit tonë këtu në Nju Jork dhe jo vetëm, ish-asambleisti dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jork, realizues i shumë projekteve shoqërore shumë përfituese për komunitetin shqiptaro-amerikan këto vitet e fundit -- për të më njoftuar se posa kishte folur me Guvernatoren e 57-të e shtetit të Nju Jorkut, demokraten (e para femër guvernatore e këtij shtetit), Zonjën Kathy Hochul, e cila i kishte shprehur dëshirën që të takohej me komunitetin shqiptaro-amerikan ditën e nesërme, të dielën. Marku, natyrisht, vihet në lëvizje të shpejt -- ashtu siç e ka zakon për raste të tilla -- për të organizuar brenda disa orësh takimin e Guvernatores Hochul, për ditën e nesërme, me komunitetin shqiptaro-amerikan.  Megjithëse ishte një kërkesë e “minutit të fundit”, që takimi të bëhej ditën e dielë, Mark Gjonaj ia doli që vetëm, brenda disa orësh, të organizonte një pritje të mrekullueshme mysafirës së lartë e shtetit Nju Jork, e cila po takohej – me ftesën e ardhur prej saj – për herë të parë si guvernatore me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Unë nuk jam në dijeni – megjithse mund të ketë ndodhur më parë – por nuk mbahet mend që një guvernator/re e shtetit të Nju Jork-ut të bëjë thirrje të takohet dhe të organizohet miting me komunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Nju Jork.  Zakonisht, ndodh e kundërta, komuniteti ynë fton politikanët për takime ose për pjesëmarrje në ndonjë ceremoni me rëndësi.

Por, ja Guvernatorja Hochul erdhi të dielën për takim me komunitetin shqiptaro-amerikan – në lagjën e banuar nga shumë shqiptarë në Bronx – po aty, ku disa javë më parë është zhvilluar ceremonia e emrimit të rrugës Gjergj Kastrioti- Skenderbeu – një realizim tjetër ky i aktivistit të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Mak Gjonaj. Mu aty në rrugën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, në Bronks të Nju Jorkut, komuniteti shqiptaro-amerikan i udhëhequr nga Mark Gjonaj i ofroi mirëseardhjen të parës së shtetit të Nju Jorkut, Guvernatores, Kathy Hochul, me mikpritjen tradicionale shqiptare.

Duke mirëseardhur Guvernatoren në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork në veçanti dhe në Amerikë, në përgjithësi, Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikanët i gjenë kudo të punësuar, “Në radhët e para të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, në radhët e policisë e të arsimit; ata janë zjarrëfikës, mjekë e infirmjerë në spitalet tona, janë anëtar bordesh dhe japin mësim në shkolla dhe universitetet tona. Kur flasim për shqiptarët, kemi të bejmë me njujorkezë të vërtetë të cilët janë mirënjohës për të mirat dhe mundësitë që u janë dhenë dhe për privilegjet që gëzojnë në këtë vend.”

Z. Mark Gjonaj vazhdoi duke thenë se qyshë në kohën që ai ishte anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut kishte punuar me Guvenatoren Kathy Hochul – kur ajo ishte zevendës-guvernatore dhe se ajo i kishte premtuar që atëherë se ajo donte të njihej më mirë me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe se ajo “donte të dinte më shumë edhe për nevojat dhe shqetësimet tona”, në përgjithësi. Ajo e mbajti fjalën”, tha Z. Gjonaj. “Ajo me kontaktoi dhe më pyeti nëse mund të takoheshim me komunitetin shqiptaro-amerikan, me qëllim për tu përshendetur me njëri tjetrin, një takim ku ju të beni pyetjet tuaja dhe që guvernatorja tu përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja”.  Ja ky është objektivi i vizitës dhe i takimit me ju sot”, shtoi Z. Mark Gjonaj dhe ia dha fjalën Guvernatores Kochul.

Guvernatorja Hochul, nga ana e saj, përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe me këtë rast shpalosi vizionin e saj për banorët e Nju Jorkut ndërsa ofroi edhe ndihmën e saj për komunitetin shqiptaro-amerikan.  Duke ku drejtuar Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja Hochul e cilësoi Z. Gjonaj si një, “Zyrtar publik i shkëlqyeshëm me të cilin kam patur rastin të punoj në të kaluarën”, tha ajo. “Ky është një luftëtar, gjithmonë kishte në zemër dhe në mendje interesin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe zonës së tij elektorale, duke i ndihmuar ata që përvojën amerikane t’a bëjnë pjesë të përvojës së tyre peronale. Ju falënderoj për rolin tuaj udhëheqës”, i tha ajo Z. Mark Gjonaj.  Ndërsa duke iu drejtuar përfaqsuesve të komunitetit në atë takim, “këtij komuniteti të madhërishëm këtu, mbi 100-mijë, përqëndruar këtu në këtë zonë që quhet “Shqipëria e vogël”, ku celebrohen disa prej traditave dhe zakoneve më të mira, ku nderohen dhe kujtohen njerëz të dalluar e kontribues, shumë prej të cilëve janë arratisur nga rrethanat të vështira në atdheun e tyre të prejardhjes, por në kërkim të asaj “ëndrrës amerikane”, si shumë e shumë të tjerë, përfshir gjyshin e gjyshe time. Unë shpresoj që ju të kini gjetur këtu, jo vetëm “ëndrrën amerikane”, por edhe “endërren njujorkeze” në këto hapësira, në këtë komunitet, sepse ky komunitet është më i mirë dhe më i bukur dhe më interesant, pikërisht, për arsye të pranisë së juaj këtu.  Dhe vullneti juaj për të punuar duke hapur tregti të reja, për të na ndihmuar që të ndërtojmë një Nju Jork më të mirë, nepërmjet punës tuaj, siç përmendi edhe Marku, për të na ndihmuar të luftojmë krimin, ndër të tjera. Përparësia ime, numër një, si guvernatorja juaj, është që t’ju garantojmë shëndetin, sigurinë juve dhe familjeve tuaja...kjo është përgjegjësia ime numër një...”, ka thënë guvernatorja e Nju Jorkut në takimin me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti -Skenderbe, në lagjën  Bronks të Nju Jorkut, të dielën që kaloi.

Dua të përfitoj nga ky rast i vizitës së Guvernatores së shtetit të Nju Jorkut të djelën në komunitetin shqitaro-amerikan në Bronks, një vizitë kjo që tregon rolin e shtuar politik dhe ekonomik të shqiptarëve në këtë vend. Kam theksuar shpesh nevojën e angazhimit të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve në politikën vendore dhe të niveleve të tjera shtetërore dhe federale. Unë jam munduar që të pasqyroj në të kaluarën, sadopak lëvizjet pozitive në këtë drejtim – siç është angazhimi i Z. Mark Gjonaj në proceset politike të Nju Jorkut. Çdo fillim është i vështirë, sidomos angazhimi në arenën politike amerikane nuk është i lehtë.  Por mundësitë të janë të mëdha që të rinjtë dhe të rejat e këtij komuniteti të angazhohen më seriozisht për tu bërë pjesë e  procesit politik të këtij vendi.  Mark Gjonaj, ka luajtur një rol model për këtë brez të shqiptaro-amerikanëve, se çdo të thotë angazhimi i vetëm i një personi për komunitetin që bëhet pjesë e procesit politik, si përfaqsues politik i një komuniteti, siç është komuniteti shqiptaro-amerikan – në çfardo detyre qoftë. Nëqoftse dëshironi të kontriboni për komunitetin tuaj shqiptaro-amerikan ndiqni shembullin e Z. Mark Gjonaj, “shërbëtorit të shkëlqyer publik”, siç e cilësoi Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, para një grupi shqiptaro-amerikanësh në rrugën Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Bronks, të dielën që kaloi, në takimin e saj me ta.  Duhet vetëm të shikoni përfitimet e shumta që i kanë ardhur komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë disa viteve të fundit -- falë angazhimit serioz dhe punës së rëndë të Z. Mark Gjonaj -- në procesin politik të këtij vendi të madh e demokratik për të parë nëse, vërtetë, ia vlen. Unë them se po!

Më poshtë fotot nga aktiviteti i ditës së dielë:

Z. Mark Gjonaj duke bërë simbolin e shenjtë të shqiptarëve, shqiponjës dy-krenare me Guvernatoren e shtetit të Nju Jorku, Kathy Hochul

Këmisha me mbishkrimin nga Guvernatorja: “Më takoni tek Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Bronx, Nju Jork”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Një fillim i mbarë me një hap të mbrapshtë! Frank Shkreli: Lek Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës Frank Shkreli: Apostulli i lirisë fetare - Dom Simon Jubani Frank Shkreli: Morali i Protestës Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishëmve Frank Shkreli: NATO, Rama dhe Liria e Shtypit në Shqipëri Frank Shkreli: Me rastin e 15-vjetorit të vizitës së Presidentit George Bush në Tiranë Frank Shkreli: Presidenti John F. Kennedy - Unë jam qytetar i Berlinit Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës, apel për ndihmë! Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë! Frank Shkreli: Gëzuar 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane Frank Shkreli: 60 vjet nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në New York Frank Shkreli: Amerikanizma në shërbim të shqiptarizmës - Peter Çikos, shëmbull i përbashkimit të shqiptarëve Frank Shkreli: Takimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Richard Cheney Frank Shkreli: Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri, 1991 Frank Shkreli: 'Rasti Simon Mirakaj' - Pasqyrë e një politike të pamoralshme dhe të korruptuar Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti me një rrugë të tijën në New York Frank Shkreli: Lamtumirë nga Amerika e largët! Frank Shkreli: Prishtina përqafon të madhin Ernest Koliqi Frank Shkreli: Dalip Greca ndërroi jetë, humbje e madhe për gazetarinë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora