E shtune, 20.04.2024, 04:45 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Shkaku i vërtetë i non-grata-s për Berishën!

E hene, 25.07.2022, 07:27 PM


Shkaku i vërtetë i non-grata-s për Berishën!

Nga Enver Bytyçi

Mbretëria e Bashkuar ka marrë një vendim në solidaritet me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës per te shpallur non-grata Sali Berishen. Vendimi britanik u mor pak me vonesë, pas 7 korrikut. Pas kësaj date sondazhet zbuluan faktin që Sali Berishën e mbështesin 600 mijë shqiptarë. Prandaj erdhi ky lloj sanksionimi. Kjo do të thotë se bota perëndimore nuk dëshiron rikthimin e Berishës në pushtet!

Të gjithë ne pyesim pse ndodh kjo? Duam të dimë se si është e mundur të sanksionohet një ish kryeministër i larguar prej gati dhjetë vitesh nga pushteti. Të duket absurd fakti pse shpallet non-grata Sali Berisha dhe jo Edi Rama, kur dihet se Rama mban lidhje me organizatat kriminale dhe eshte thellesisht i korruptuar. Kete e thone raportet ndërkombëtare të korrupsionit dhe nivelit te tij në Shqipëri në mënyrë të krahasuar.

Nje raport i fundit e rendit Shqiperine ne vendet me pakesimin me te madh te popullsise ne bote. Prej kujt ikin qytetaret shqiptare? Prej satanait Edi Rama! Por SHBA dhe Britania e Madhe po na e paraqesin si „satana“ Sali Berishen! Nëse krahasojmë skandalet që kanë ndodhur në të dy periudhat, ate te Sali Berishes dhe te Edi Rames! Nëse shohim raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit! Atëherë rezulton se paratë publike janë shpërdoruar njëqind fish me shumë me Edi Ramën sesa me Sali Berishën. Nëse numërojnë tenderët sekretë, me të cilët bëhet korrupsioni, atëherë del se raporti është 1:100 në përsim nga Edi Rama! Megjithatë sanksionohet Sali Berisha” .

Njerëzit me logjikë bëjnë një analizë racionale: Çfarë më thotë mua analiza?

Së pari, ta kesh mirë me aleatët, qofshin këta dhe perëndimorë, nuk duhet të jesh patriot. Është e ndaluar që vendet e vogla, sidomos qe ne shqiptarët të prodhojmë patriotë! Kjo shihet prej tyre si barut i thatë në zjarrin e konfliktit ballkanik. SHBA-të, Britania e Madhe e ndoshta edhe ndonjë tjetër, e kanë më të lehtë të detyrojnë shqiptarët të shesin atdheun, sesa serbët të pranojnë realitetet ballkanike të krijuara pas 10 qershorit 1999. Është sikur kur godet një gozhdë në beton e nuk e çon çekiçi. Nderkombetaret perpiqen ta ngulin gozhden ne koken e Vuciqit, por gozhda nuk ecen. Nuk ecen, sepse te gjithe politikanet jane bashke kunder Kosoves dhe shqiptareve! Atehere e nderrojne vendin e gozhdes dhe e ngulin lehte ne koken e Edi Rames! Ky i percan shqiptaret me mjeshtri. Dhe Sali Berisha „me koke te forte” ndeshkohet me non-grata!

Së dyti, në simbiozë me atë çfarë thashë më lart, ndërkombëtarët mbështesin politikanë të formatit të Ramës, të cilët në këmbim të mbajtjes së pushtetit bashkëpunojnë deri te opsionet e cenimit të sovranitetit e integritetit të territorit shtetëror e kombëtar. Mjafton që kjo të jetë interes i ndërkombëtarëve. Është e vërtetë se edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrëdhënie aq të ngushta me administratën amerikane e me atë britanike. Sepse janë beton dhe gozhda nuk ecën në trurin e tyre. Salli Berisha është simbolika e kësaj kategorie të politikanëve patriotë shqiptarë. Nëse bie Berisha, atëherë do të bien një nga një të gjitha kullat e tjera të qëndresës!

Së treti, unë i besoj faktit se në vendimmarrje ka ndikim Sorosi dhe organizata të tjera liberale e globaliste. Këto nuk e duan sovranitetin shtetëror, sepse kjo i pengon në realizimin e interesave për ta sunduar botën në mënyrën se si duan më të fuqishmit! Prandaj duhen ne pushtet tradhtaret, jo aleatet e partneret.

Po ju jap një shembull: Amerikanët i kërkuan Berishës të pranojë ujgurët e Guantemalës dhe ai mori disa, më duket se katër prej tyre. Por aty ishin dhjetëra ujgurë. Berisha nuk i pranoi të gjithë, sepse në këtë rast Shqipëria do bëhej tabelë qitje e terrorizmit. Pranoi katër për solidaritet me SHBA-të, në shenjë miqësie. Po ashtu pranoi 200 muhaxhidinë iranianë të opozitës iraniane. Por nuk i pranoi të gjithë. Gjithsej ishin 3000.

Më pas Edi Rama i mori edhe ata 2800 të tjerët. Berisha mori 200 në shenjë respekti për Amerikën, për t’i thënë se “Po ne jemi aleatë”! Por nuk rriskonte interesat e vendit të tij. Rama nuk e ka problem as sovranitetin e Shqipërisë, as jetën e shqiptarëve! Pse duhet ta ketë këtë problem dikush tjetër, kushdo qoftë ai, edhe aleatët e Shqipërisë?!.Per kete arsye sanksionohet Berisha e mbeshtetet Rama! Ky i fundit eshte gati te jape gjithcka ne funksion te pushtetit! Ndaj dhe atdheu eshte ne rrezik! Ky regjim duhet rrezuar nje ore e me pare!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora