Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një poete që "djeg vajguri" me hallet e botës

| E diele, 24.07.2022, 04:10 PM |


Një POETE që "djeg vajguri" me hallet e botës

Libri "Botë e pikëpyetjeve të mëdha", i POETES DAVA GJOKA LLESHAJ

(ese)

Nga Përparim HYSI

Kur mbarova librin me poezi të POETES DAVA GJOKA LLESHAJ, mes meditimeve të mia, nuk kam si mos them atë që thotë populli:jo çdo e keqe është krejtësisht e keqe. Ra vërtet e keqa e madhe siç është corona apo covidi që na izoloi dhe na ndau së gjalli me shokët apo miqtë, por, në të njëjtën kohë, për krijuesit vitalë bëri paksa mirë:ata e shndrruan izolimin në një veprimtari të madhe krijuese dhe erdhën para lexuesëve me veprat e tyre,  Pak paradoksale, por, gjithësesi, është e vërtetë e paluajtshme:POETJA DAVA GJOKA LLESHAJ, gjatë kësaj kohe doli para lexuesëve me tri libra poetikë njëherësh. Vetëm kur lexova këto tri libra,  them sa të drejtë paska patur filozofi francez ZHAN POL SARTËR që shkroi:" Kurrë nuk kam qenë aq i lirë për të shkruar, sa në kohën e pushtimit gjerman".Kur hasa në këtë thënie, natyrshëm e gjykova pak si dyshues. Po kur thotë SHËN THOMAI:- Unë besoj kur ta zë plagën me dorë". Dhe"plaga që zura me dorë" janë këto tri libra njëherësh të DAVA GJOKA LLESHAJ. Dhe pyetjes tjetër se si është me të vërtetë e mundur, më vjen në ndihmë një diturak tjetër:ky është PEARL S BUCK që thotë:"Brenda vetes sime është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk shterin kurrë". Në"këto burime që nuk shterin kurrë",  DAVA GJOKA LLESHAJ, pse i shfrytëzoi këto burime racionalisht, "duke djegur vajguri" me hallet e botës vjen si një autore shumë e pranishme për lexuesit. Se, në tërësinë e poezive që ka ky vëllim me 102-poezi,  ajo si të thuash,  trajton një larmi problemesh. Një mori, por trajtuar ato artistikisht dhe pa rënë në prozaizëm. Ka një qartësi stili të përtypshëm për çdo lexues dhe pyetjes tjetër, se si është e mundur kjo qartësi, them me mendjen plot:"Qartësia është vlerë intelektualësh, - thotë KARL POPPER, por, në të njëjtën kohë,  vlera cilësore e poezive ndodhë dhe për faktin tjetër shumë domethënës: "Ka disa njerëz që pijnë ujë në burimin e dijes dhe ca të tjerë bëjnë gargarë". DAVA GJOKA LLESHAJ hyn në grupin e parë.

*     *    *

Kur e shoh në tërësi librin me poezi, vërej se"asgjë njerëzore nuk është e huaj për poeten". Aty gjen plagët sociale që rrjedhin dhe POETJA mundohet që vargjet t'i kthej në balsam shërues. Sa vlera fiton lexuesi në një poezi, si:"Jo, vëllavrasjenuk duam më". Në këtë apel që është aq njerëzor, POETJA, që është dhe nënë, i vë pikat mbi I:akuzon ligjvënësit, shtetarët dhe për ta bërë më sinjifikativ apelin, e mbyll me thirrjen:-

"Mosni, pra, ju lutet motra,

Ulni armët përmbi dhe!

Të bashkuar ju don votra

Jo:vëllavrasje nuk duam më

Tek poezia"Paraja e mërgimtarit", nëpër rreshta kupton se"mërgimi" është një plagë që rrjedh dhe, sidomos, nënat nuk e duan.Ato e dinë mirë që"paraja e mërgimtarit" është e fituar me lot. Apogjeu i poezive me temë sociale, arrihet përmjet poezisë"Botë e pikëpyetjeve të mëdha".Poetja në poezi futet në ato mendësitë hamletiane, përmjet pyetjeve që mbetin pa përgjigje:si?Qysh? dhe në këtë pozicion nuk është krejt e vetme. Nobelist portugez FERNANDO PESSOA shkruante:- Më vjen të ulërij në këto vise qenësh". Poetja ka "ulërimën e saj", se ajo ka zërin e saj krejt origjinal dhe ja se si e shpreh:" "jetojmë në një botë krejt të ngrirë", "jetojmë në një botë tymnajë"; "... botë e pikëpyetjeve të mëdha" që ende askush nuk ua di përgjigjen.Tek poezia"Vetëm paqe e liri", POETJA godit me vargje politikën famkeqe që  prish paqen e bukur dhe sjell rrënimin përmjet luftrave.Bota, -thotë POETJA, -nuk don asgjë tjetër:vetëm paqe dhe liri! Dhe nuk ke se si mor qëndrosh në një poezi tjetër me këtë motiv të madh social:

"Ti botë e pashpirt dhe kaq e ftohtë

Ashtu si Oqeani i Ngrirë!

Akull ma ke bërë shpirtin e ngrohtë

Buzëqeshjen ma ke mpirë.

Motivet sociale tek autorja i gjen dhe në poezi, sI;"Pasuria ka me i mbytë";Të gjithë fatet nuk janë njësoj; Ti, brezi im me shpirt të pasur etë tjera. Poezi të veçanta me vlerë janë ato, si: "Me hapin e kohës":"Kur jeta të lë pa fjalë";"Veç paqe të mbjellim në tokë", "S'hoqëm dorë kurrë nga zakoni e të tjera. E gjen"ulërimën" tek"Ku po shkojmë me këto çmime".

Cikli me poezi për dashurinë është si "torta" e poezive. Janë lirika erotike dhe duke qendruar qoftë dhe me ndonjërën prej tyre, bindesh se vargjet janë sa të ndijshëm, por dhe aq shpirtëror.Ja një prej tyre:"Se bota ime je veç ti"

"Eja imja dashuri

SE tek ti unë kam një botë

Eja, mos më lër në vetmi:

Pa ty jeta është e kotë."

Ka disa poezi për dashurinë, si"Merre zemrën time" ose"... do t'i shkruaj dashurisë/vargje pambarim/është ilaçi i njerëzisë/dhe për shpirtin tim.

Një cikël me vete janë ato me dashurinë për vendin;për prindërit;për vlalln që ka humbur jetën.Trasta e mallit poetik të poetes fiton vlera kur këndohet për vendlindjen.Kur amplifikohet mirënjohja për POLICINË;mirënjohja për mësuesen;për Madelen Albright, për poetin që u nda nga jeta, Bardhyl LONDO.Poezitë e mirënjohjes marrin atribute të epërme se ajo e ka normë morale:mirënjohjen.Ja se si shkruan ajo:

"Ti që meriton mirënjohjen më të thellë,

Faleminderit, me zemër po të them

Në zemrën time do jesh përherë

Deri sa frymë unë të kem".

Mund të vazhdoja edhe më që të vija në dukje vlerat artistike të POETES DAVA GJOKA LLESHAJ, por jam i privuar shëndetërisht dhe tek e mbyll, në pyetshi se kush është POETJA DAVA GJOKA LLESHAJ,  ju përgjigjem me atë që ka thënë ALAIN BOSQUE:"Unë jam ajo që shkruaj".

Tiranë, 19 korrik 2022